Lajme Online Shqip » Tirana

Me 37 firma pro, Tirana vendos për asamblenë brenda 15 ditësh
Nuk kanë munguar kundërshtimet, por vendimi është miratuar me më shumë se 1/3

Brenda 15 ditësh, klubi Tirana do të mbledhë asamblenë e saj. Ky është verdikti i mbledhjes së grupit iniciator të kësaj ideje, i cili përbëhej nga më shumë se 1/3 anëtarë të asamblesë. Lajmi është konfirmuar nga Riza Icka, anëtar i asamblesë dhe anëtar i kryesisë së klubit. “Kërkesën për thirrjen e asamblesë e kanë firmosur 37 anëtarë të saj, ndërsa në mbledhjen e sotme u vendos që kjo asamble të mblidhet brenda 15 ditëve të ardhshme”. Tashmë duket se gjithçka është vendosur, pasi, sipas statutit të klubit, për të mbledhur asamblenë vendos vetë klubi, ose kjo bëhet pas kërkesës së të paktën 1/3 të 71 anëtarëve të saj. Në rastin konkret janë plot 37 anëtarë, të cilët kanë firmosur kërkesën për thirrjen e asamblesë, çka është brenda rregullores. Po ashtu, në mbledhjen e djeshme është përcaktuar edhe motoja e kësaj asambleje, e cila sipas zotit Icka është: “Donatorë bashkohuni për të mirën e Tiranës”. Thirrja e asamblesë, sipas anëtarit të kryesisë së klubit bardheblu, bëhet pasi kishte përfunduar afati i asamblesë së parë. Kjo do të jetë një asamble zgjedhore, ku pritet të ketë edhe një rinovim të anëtarëve të saj, sepse në listën aktuale të asamblesë figurojnë ende 7 persona të cilët janë të vdekur, mes të cilëve ish-presidenti El Sajedi, Bari Ishka etj., por edhe disa të tjerë që janë të sëmurë (disa nuk lëvizin, ose lëvizin shumë pak). Po ashtu, në këtë asamble do të miratohen vendimet, të cilat do të jetë të vlefshme deri në momentin kur edhe do të bëhet kthimi i klubit në shoqëri aksionere. Por jo gjithçka ka shkuar vaj. Kjo, pasi një pjesë e anëtarëve të asamblesë janë kundër thirrjes së saj. Gjithçka mbetet për t‘u verifikuar në ditët e ardhshme. Menjëherë pas përcaktimit të afatit kohor të thirrjes së asamblesë ka reaguar edhe donatori Refik Halili (që nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së djeshme, por është “pro”), i cili thekson se kjo “nuk i sjell asnjë të keqe askujt, por do të shërbejë për të rregulluar punët te Tirana, e cila prej disa kohësh nuk funksion si në anën administrative dhe ku problemet vazhdojnë të jenë ekzistente”. Vetë Halili thekson se dëshira e tij është që në këtë asamble të zgjidhen të gjitha problemet dhe donatorët të vazhdojnë të bashkuar përpara. “Unë jam për bashkëpunim. Por jo për këtë lloj bashkëpunimi, ku disa punojnë dhe të tjerët (Papuli dhe Nuri) prishin punë, nuk respektojnë kontratat me klubin”. Gjithsesi, ditët në vazhdim priten të jenë të zhurmshme, ndërsa asambleja shpresohet të zgjidhë situatën kaotike në drejtim administrativ të klubit Tirana.

Teatri i Metropolit premton rikthimin në skenë të Vaçe Zelës
Viti i ri ka filluar dhe bashkë me të dhe projektet e mëdha të institucioneve të Tiranës. Teatri i Metropolit sjell evenimente, të cilat kërkon ti vendosë fortë në kalëndarin artistik të Tiranës, si institucioni më i madh kulturor në qytet. Këtë herë institucioni ka ardhur në një fytyrë të re, pas një rikonstruksioni të madh të të gjithë ambjenteve të qëndrës kulturore Tirana. Një investim i madh këtë herë do të vijë për një sallë moderne në shërbim të të apasionuarve të teatrit. Do të ketë mundësi që për herë të parë pas kaq e kaq viteve e madhja këngëtare shqiptare Vaçe Zela te rikthehet në vendlindje dhe në sallën e Pallatit të Kongreseve të ketë një spektakël të madh, për një figurë të madhe si ajo. Por vazhda e projekteve nuk ka lidhje vetëm me gjendjen fizike të institucionit, por dhe të projekteve që Teatri i Metropolit kërkon të sjellë në Tiranë. Do të fillojë menjëherë puna për realizimin e një vepre të madhe francese më një staf shqiptaro francez. E në fakt është hera e dytë që TM sjell në shqipëri vepra të një teknike bilinguale.Teatri i Metropolit i përqëndruar krejtësisht në një frymë të re, e cila përqëndrohet në fuqitë e n jë brezi të tërë të rinjsh, do të tentojë që 2009-ta të jetë vazhda e projekteve të mëdha. Gjithçka bëhet e mundur për qytetarët e Tiranës nga Teatrin e Metropolit me sponsorizim të plotë nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.

Banesat e reja nuk furnizohen me ujë
Tirana është zgjeruar cep e më cep kufijve të saj. Investimet në këto zona, kanë bërë që të rritet ndjeshëm dendësia e banorëve, që përveç banesave të reja, duket se nuk po i gëzojnë më shumë jetesës në metropol. Shumë prej këtyre pallateve kanë problemin e madh të furnizimit me ujë. Në këto zona të reja, të ndërtuara mesatarisht në 5 vjeçarin e fundit nuk ka rrejt ujësjellësi. Kjo ka bërë që banorët e rinj të këtyre pallateve të blejnë ujë me autobote për të plotësuar nevojat familjare. Një bllok pallatesh pranë Lliqenit Artificial, edhe pse në dukje reflekton zhvillim modern, vuan nga mungesa më thelbësore e zhvillimit të jetës. Në këto kushte, banorët u mbijetojnë nevojave sipas mundësive rrethanore. Ligji për ndërtimin, parashikon që 5 % e taksës së objektit të shkojë për investime në infrastrukturë. Që së paku duhet të garantojnë kushtet bazë për zhvillimin e jetës, ndër të cilat edhe rrjetin e ujësjellësit. Dukshëm shihet që këto zona janë pjesë e investimeve shumë të mëdha, por që këtë kusht nuk e garantojnë prej vitesh.

Tirana dhe Shishtaveci, skuadrat kampione ne ski
Skuadra e Tiranes per femra dhe Shishtaveci per meshkuj jane kampionet shqiptare ne sportin e skive.

Ne kampionatin kombetar qe behet per te dytin vit radhazi ne Dardhe te Korces, Tirana ka mundur te grumbulloje 28 pike, ndersa ekipi i Shishtavecit 30 pike.

Ne nje piste me gjatesi prej 200 metrash kane startuar garen 50 sportiste skiatore nga i gjithe vendi nga te cilet 18 kane qene femra, nje pjesemarrje e larte kjo per kete sezon dimeror.

Skipista e rinovuar ne Bigell te Dardhes ka sjelle edhe nje nivel me te larte per garat e sivjetshme, pasi ka plotesuar te gjitha kushtet teknike.

Ne kete kampionat morren pjese ekipet e Pukes, Shishtavecit, Korces, Kukesit, Tiranes, Durresit, Elbasanit, Voskopojes, Vikthuqit, Borjes dhe shkolla e Shishtavecit.

Skipista eshte ndertuar ne nje lartesi prej 1735 metra mbi nivelin e detit, e vetmja ne vend me kushtet optimale per organizimin e nje kampionati me permasa kombetare.

Tirana nis me ngadalë normalitetin pas festimeve të “lodhshme”
Kryeqytetasit kanë mbushur qendrën, ish-Bllokun, muzikë dhe festë për të rinjtë, fishekzjarrë për fëmijët

Kryeqyteti shqiptar ka nisur me ngadalë t‘i futet normalitetit pas ditëve të “gjata” të festimeve të Vitit të Ri. Pas netëve frenetike të 31 dhjetorit, duke u gdhirë 1 janari, por edhe mbrëmjen e ditës së parë të 2009-ës, Tirana i është futur rrjedhës së jetës me një ngadalësi, pasi thuajse të gjitha dyqanet, që nga furrat e bukës kanë qenë të mbyllura në tri ditët e para të vitit që sapo hyri. Tashmë është kthyer një traditë, pak më ndryshe nga shumë vende, ku Shqipëria “zgjohet” me vonesë pas një “dehjeje” të gjatë ditëve të festave.

Festimet

Ata që patën pjesë të “programit” daljen pas orës 00:00 natën e ndërrimit të viteve, frikën më të madhe kanë pasur fishekzjarrët. Në qendër, në periferi, në lagje, nga dritaret, nga makina, madje dhe brenda në shtëpi, janë hedhur, dëgjuar e parë gjithfarëlloj ngjyrash dhe “specie” lëndësh plasëse. Më të pasionuarit pas këtij “sporti” kanë qenë fëmijët, bashkë me prindërit. Më të frikësuarit ishin të rriturit. Natën e ndërrimit të viteve, por edhe më datë 1, fishekzjarrët e kanë mbushur qiellin, tokën, parvazet e dritareve me dritë dhe ngjyra. Për më shumë, më të lumturit kanë qenë fëmijët, por më të fituarit tregtarët e këtyre produkteve. Ndezëset më të bukura janë hedhur në qendër të kryeqytetit, ku festimet ishin edhe më të zjarrta.

Nata e ndërrimit të viteve, ashtu si në të gjithë botën, ka mbushur rrugët e kryeqytetit jo vetëm me njerëz, por me urime, me dhurata e përqafime. Nata e ndërrimit të viteve është gdhirë me festë, muzikë, këngë, kërcim dhe shumë pije.

Lokalet, baret, pubet, diskotekat, restorantet, klubet kanë qenë të tejmbushura njësoj si rrugët kryesore të Tiranës. Ofertat e tyre kanë qenë të shtrenjta, por përfshinin shumë pije brenda, prandaj shumica e klientëve janë kthyer në shtëpi jo vetëm me marrje mendsh, por me energji totalisht të konsumuara. Një natë e zhurmshme, e mbipopulluar dhe me shumë rrëmujë ishte ajo e Vitit të Ri. Të rinjtë, në mënyrë të veçantë kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit, duke lënë më pas një qytet komplet të shkretë, duke zëvendësuar zhurmën me qetësinë dhe muzikën me qetësinë e shtratit. Shumë urime, “Gëzuar Vitin e Ri”, “Vit i mbarë”, “Shëndet dhe para”, “Harmoni dhe suksese”, “Për shumë vjet gëzuar”, kanë qenë më të përdorurat. Shumë urime janë thënë gojarisht, të tjera me emaile, me mesazhe telefonike, me thirrje dhe me vizita. Vitet e fundit pak më rrallë, por mbeten ende pjesë e traditës shqiptare vizitat e urimit. Data 1 ka nisur me vizita, me urime, duke festuar bashkë. Madje për shumë nga ata të cilët kanë festuar Vitin e Ri në punë ka qenë data 1 më festive se 31. Shumica e shërbimeve për qytetarët ka munguar në ditët e para të janarit, por datat 3 dhe 4 kanë qenë rikthimi në normalitet për një pjesë të mirë të të punësuarve. Administrata pritet të fillojë nga puna sot. Ndërkohë që për një pjesë të madhe të shkollave në Veri të vendit, ku ka pasur dhe reshje të shumta bore, do të shtyhet hapja e shkollave për disa ditë.

Deri në mbylljen e takimeve, vizitave do të shkëmbehen urimet për një vit të mbarë, për shkollë, punë, shëndet, harmoni dhe gëzime.

Kola ndryshon mendje, tani do edhe merkato
“Skuadrën time të vërtetë do ta shihni pas janarit”

“Kemi bërë përmirësime në aspektin psikologjik”. Kështu ka thënë dje trajneri i Tiranës, Agustin Kola, i cili pas afro dy javësh nën drejtimin e skuadrës, tashmë ka ndryshuar mendje: Nëse ditën e parë theksonte se nuk i nevojitej merkato, tashmë dritaren e transferimeve e shikon si një mundësi të domosdoshme. “Do të ndërhyjnë në merkato, për të përforcuar ekipin në disa reparte. Do të bëjmë disa blerje, të cilat do të mund të na shërbenin për pjesën tjetër të sezonit drejt arritjes së objektivave që kemi. Por ende nuk janë përcaktuar se cilët do të jenë kandidatët, që do të synohen të afrohen gjatë periudhës së transferimeve të lojtarëve”. Po ashtu trajneri Kola ka premtuar se, fytyrën e vërtetë të skuadrës së tij do ta shikojmë në pjesën e dytë të sezonit. “Tirana e vërtetë do të duket pas muajit janar. Do të bëj të pamundurën për këtë ekip dhe premtoj se nuk do t‘i zhgënjej tifozët e Tiranës”, shtoi trajneri bardheblu. Abrahami e Lila nuk do të aktivizohen këtë javë, për shkak se rezultojnë të skualifikuar pas kartonëve të marrë. Ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e disponueshme për trajnerin Kola në prag të ndeshjes së fundit të këtij viti. Agolli do të luajë për herë të parë në mbrojtje, pasi mungon Abrahami i skualifikuar. Vendin e zakonshëm të Agollit në mesfushë do ta zërë Sefa. Do të mungojë edhe Lila dhe në pozicionin e tij do të jetë Arapi.

Titulli? Kola beson te përmbysja
Tirana humbet në Vlorë dhe nxjerr në pah një anë tjetër të trajnerit të ri të Tiranës, atë të nevrikut, që refuzon të dalë para gazetarëve në konferencën e detyrueshme për shtyp. Por këtë e rregullon disi me prononcimin e djeshëm. “Kemi ngërç psikologjik, nga i cili nuk po mundemi të çlirohemi. Ekipi luajti jo dhe aq mirë në Vlorë, ndërkohë që më duhet të shtoj se kundërshtari arriti të na mundë me meritë në këtë takim. Ne bëmë disa gabime që na kushtuan”. Kola nuk dorëzohet, nëse dikush i përmend një Tiranë shumë larg luftës për titull: “Por sezoni është ende shumë i gjatë dhe do të vazhdojmë të luajmë, duke përmirësuar si në finale për të përmbysur gjithçka

kampionati ka kohë deri në fund dhe unë jam optimist për përmbysje”, tha trajneri i Tiranës, duke iu referuar duelit të fortë me Vllazninë. Për fundjavën nuk do luajnë Andi Lila dhe Abraham Aleçenu, pasi të dy futbollistët kanë tashmë nga tre të verdha, që rrjedhimisht i skualifikon për një ndeshje. Toni Pezo nuk ishte në stërvitje, i dëmtuar lehtë, por mësohet se do të luajë në ndeshjen e kësaj jave kundër Bylisit. Lojtarët e aktivizuar në ndeshjen ndaj Flamurtarit bënë stërvitje të diferencuar, vetëm vrapime, ndërsa pjesa tjetër u stërvit normalisht”.