Lajme Online Shqip » Rripi i Gazes

GAZA – HAMASI KONFIRMON HUMBJEN E 48 MILITANTËVE GJATË OFENSIVËS IZRAELITE
Hamasi konfirmoi sot se vetëm 48 militantë kishin humbur jetën gjatë ofensivës izraelite në Rripin e Gazës.

”Njoftojmë popullin se gjatë ofensivës izraelite kanë humbur jetën vetëm 48 militantë”, deklaroi në një konferencë shtypi Abou Oubeida, zëdhënës i krahut ushtarak të Hamasit.

Izraeli konfirmoi se ishin vrarë 500 militantë të Hamasit gjatë ofensivës izraelite që u ndërmor më 27 dhjetor. Luftimet u ndërprenë të dielën.

Zëdhënësi konfirmoi gjithashtu se ”kapaciteti i Hamasit për të hedhur raketa kundër Izraelit nuk ishte ulur, ndërkohë që objektivi kryesor i ushtrisë izraelite ishte ndërprerja e hedhjes së predhave dhe raketave kundër territorit izraelit”.

GAZA – HAMASI REAGON NË FAVOR TË PLANIT EGJIPTIAN
Lëvizja islamike Hamas reagoi mirë ndaj përpjekjeve të Egjiptit lidhur me mundësinë e një armëpushimi në Gaza, bënë të ditur burime egjiptiane, cituar nga agjencia e lajmeve ”Mena”.

“Lëvizja islamike Hamas reagoi në favor të planit egjiptian për t’i dhënë fund gjakderdhjes së palestinezëve, gjatë bisedimeve që u zhvilluan në Kajro tre ditët e fundit”, deklaruan të njëjtat burime, cituar nga agjencia e lajmeve

Një delegacion parlamentarësh europianë arriti të hynte sot nëpërmjet Egjiptit në Rripin e Gazës
Një delegacion parlamentarësh europianë arriti të hynte sot nëpërmjet Egjiptit në Rripin e Gazës, territor palestinez objekt që prej më tepër se dy javësh i një ofensive të përgjakshme izraelite, njoftoi shefja e këtij misioni.

Këta parlamentarë, të cilët janë tetë, përdorën pikën e kalimit në Rafah, mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës,  ku pritet të qëndrojnë deri të martën për të vlerësuar situatën, shpjegoi zëvendëskryetarja e Parlamentit Europian, italiania Luisa Morgantini, në një mesazh elektronik dërguar AFP-së.

Gjatë qëndrimit të tyre, tetë deputetët, të cilëve u shtohet një senator italian, do të vizitojnë veçanërisht disa kampe të refugjatëve dhe spitale të Gazës bashkë me anëtarë të agjencisë së OKB-së për ndihmën për refugjatët palestinezë, Unrwa.

Kur të kthehen në Strasburg, ata do t’i japin llogari Parlamentit Europian për vizitën dhe do të mbajnë një konferencë shtypi, shtoi Morgantini.

TRUPAT IZRAELITE VRASIN VRASIN 10 PALESTINEZË TË ARMATOSUR NË QYTETIN E GAZËS
Ushtarët izraelitë vranë sot 10 palestinezë të armatosur gjatë përleshjeve në qytetin e Gazës, bënë të ditur zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Përleshjet në anën jugperëndimore të qendrës më të madhe të populluar në Rripin e  Gazës tregojnë se Izraeli po intensifikon ofensivën e tij dyjavore. Më parë trupat zhvillonin përleshje në periferi të zonave urbane të Gazës.

IZRAELI: EGJIPTI DUHET TË KETË ROLIN E KONTROLLIT TË KUFIRIT NË GAZA
Izraeli u shpreh sot se detyra e ndalimit të trafikimit të armëve nga Egjipti për në Rripin e Gazës duhet të bëhet nga forcat egjiptiane dhe hodhi poshtë idenë e një force ndërkombëtare.

Diplomatë izraelitë dhe europiane kanë thënë se një forcë ndërkombëtare  është pjesë e një pakete që mediatorët po përpiqen ta realizojnë  për t’i dhënë fund ofensivës izraelite në Rripin  e Gazës.

Egjipti tha dje se nuk do të lejonte që një forcë e tillë të vendosej në anën e tij të kufirit me Gazën . Nga ana tjetër, Hamasi ka thënë se nuk do të pranojë trupa të huaja.

BILANCI I OFENSIVËS IZRAELITE NË GAZA ARRIN 854 TË VDEKUR
Bilanci i të vdekurve në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës është rritur ndjeshëm sot, duke arritur shifrën 854, pas sulmeve të tjera vdekjeprurëse dhe marrjes së trupave nga shërbimet e ndihmës, njoftuan këto shërbime.

Mes të vdekurve, 270 janë fëmijë, ndërsa 3 490 persona janë plagosur, shtoi shefi i shërbimit të urgjencës në Rripin e Gazës, Mouawiya Hassanein.

Sipas tij, pesë persona janë vrarë në mbrëmje në Beit Lahya dhe dy të tjerë në Choujaiya, një lagje në lindje të qytetit të Gazës.

NJË ZYRTAR USHTARAK I HAMASIT VRITET NGA USHTRIA IZRAELITE NË GAZA
Një shef ushtarak i lëvizjes islamike Hamas, Amir Mansi, përgjegjës për të shtënat me raketa, u vra sot në mbrëmje nga ushtria izraelite në Gaza, njoftojnë burime palestineze dhe izraelite që përputhen.

Amir Mansi, djali i Jusef Mansit, ministër i Telekomunikacioneve në qeverinë e Hamasit, është vrarë në qytetin e Gazës, njofton krahu i armatosur i Hamasit, brigadat Ezzedine al Qassam.

Sipas një zëdhënësi ushtarak izraelit, Amir Mansi ishte përgjegjës për të shtënat me raketa Grad, rrezja e të cilave është afro 40 kilometra. Ai u vra nga një njësi e këmbësorisë, teksa mbikëqyrte të shtënën e një rakete, vazhdon ky burim.

Ushtria izraelite u shpreh sot se ka vrarë 15 luftëtarë të Hamasit duke u bazuar në raporte të aktiviteteve të forcave të saj tokësore.

MIJËRA PERSONA MANIFESTOJNË NË LONDËR KUNDËR OFENSIVËS NË GAZA DUKE SHKAKTUAR DISA PËRPLASJE
Mijëra persona manifestuan sot në qendër të Londrës kundër vazhdimit të goditjeve izraelite në Rripin e Gazës dhe policia përmendi përplasjet e para me disa manifestues.

Rreth 12 000 persona sipas një vlerësimi të bërë fillimisht nga policia, 100 000 sipas orgaizatorëve, u mblodhën pasdite pranë Hyde Park. Vargu i njerëzve, i drejtuar nga artistë dhe politikanë të majtë, u drejtua për nga ambasada e Izraelit në lagjen Kensington.

Disa manifetues mbanin në duar parrulla të zbukuruara me flamuj palestinez ku kërkonin: “Lironi Palestinën”, “Ndaloni masakrën në Gaza” ose “Ndaloni holokaustin në Gaza”.

Pati disa përplasje me policinë, pasi disa manifestues u përpoqën të çanin rrethimin në rrugën që të çon në ambasadën e Izraelit dhe të largonin pengesat për hyrjen në ambasadë. “Policia u bë objekt sulmi nga një numër i vogël manifestuesish të cilët hodhën shkopinj dhe gurë”, deklaroi Scotland Yard në një komunikatë.

Organizatorët, me në krye koalicionin pacifist “Stop the War”, ishin shprehur se do të shmangnin përleshjet e konstatuara të shtunën e kaluar.

Ky manifestim i parë masiv në Londër për të protestuar kundër situatës në Gaza ka mbledhur rreth 12 000 persona sipas policisë dhe më tepër se 60 000 sipas organizatorëve.

“Shpresoj të arrijmë dy gjëra: njëra është t’i themi qeverisë britanike se shumë njerëz ndihen të përfshirë dhe tjetra t’i themi Izraelit se pjesa tjetër e botës e di se çfarë po ndodh”, i deklaroi BBC-së këngëtari Brian Eno.

“Jam i lumtur t’ju them se ka shumë oratorë hebrej në protestë”, shtoi ai. “Janë njerëz të cilët ashtu si të gjithë ne mendojnë se kjo është një situatë e tmerrshme që ka pasoja për të gjithë ne”.

Ish-kryetari laburist i Londrës, Ken Livingstone, theksoi në një komunikatë se “qeveria britanike dhe Bashkimi Europian kanë leva ekonomike për ta ndaluar këtë gjakderdhje”.

Rreth 10 000 persona, sipas organizatorëve, manifestuan në Edimburg, në veri, për të denoncuar politikën e Izraelit.

Ata hodhën rreth 300 këpucë në drejtim të konsullatës së Shteteve të Bashkuara, një gjest që të kujton simbolikisht atë të një gazetari irakian ndaj presidentit amerikan George W. Bush.

Rreth 5 000 persona, po sipas organizatorëve, janë mbledhur në Belfast për të shprehur solidaritetin me palestinezët.

Një manifestim me thirrjen e lëvizjeve proizraelite është parashikuar për nesër në mëngjes në orën 11:30 GMT në Londër, në Trafalgar Square. Një tjetër është parashikuar për në orën 11:00 GMT në Mançester.

IZRAELI DHE HAMASI SHPËRFILLIN THIRRJET PËR ARMËPUSHIM
Avionët, tanket dhe anijet izraelite bombarduan sot Rripin e Gazës, ndërsa militantët e lëvizjes islamike Hamas hodhën disa raketa në territorin izraelit, duke shpërfillur përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar konfliktin.

Gjatë shkëmbimit të fundit të zjarrit, të paktën tetë palestinezë u vranë si pasojë e shpërthimit të një predhe nga një tank i ushtrisë izraelite në Jabalya, një kamp refugjatësh në veri të qytetit të Gazës, njoftuan zyrtarët e shëndetësisë.

Një raketë e hedhur nga Hamasi shkaktoi plagosjen e dy ushtarëve palestinezë në Ashkelon, në veri të Gazës.

Të shqetësuar lidhur me ndikimin e thellë të luftës tek banorët e Rripit të Gazës, më shumë se gjysma e të cilëve varen nga ndihmat ushqimore të OKB-së, Kombet e Bashkuara theksuan se shpresonin që të rifillonin sot shpërndarjen e plotë të ndihmave, por kërkuan që Izraeli t’i siguronte më parë se stafi i tyre nuk do të dëmtohej.

Pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku bëhet thirrje për një armëpushim, dhe përpjekjeve egjiptiano-europiane për ndërmjetësim, Izraeli duket i vendosur të vazhdojë ofensivën, që ka si synim ndalimin e hedhjes së raketave nga Hamasi. Hamasi hodhi sot raketa të tjera në territorin izraelit.

“Izraeli është i vendosur të merret me këtë çështje deri kur të arrijë një përfundim pozitiv, në mënyrë që të mos ketë më terrorizëm në Gaza kundër Izraelit”, deklaroi Rafi Eitan, një anëtar i kabinetit izraelit të sigurisë, për radion izraelite.

Zyrtarët e shëndetësisë në Rripin e Gazës deklaruan se numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 795, ku më shumë se një treta e tyre ishin fëmijë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Trembëdhjetë izraelitë janë vrarë, ndër të cilët 10 ushtarë, nga sulmet me raketë të Hamasit.

Hamasi ka hedhur afro 40 raketa në territorin izraelit gjatë 24 orëve të fundit, ku disa prej tyre kanë goditur Ashkelon, një qytet afro 20 kilometra në veri të Rripit të Gazës.

AFRO 2500 MANIFESTUES NË KOPENHAGË KUNDËR DHUNËS IZRAELITE NË GAZA
Afro 2 500 persona, sipas policisë, pjesa më e  madhe me origjinë arabe, manifestuan sot në Kopenhagë për të denoncuar dhunën izraelite në Gaza.

Duke mbajtur flamuj palestinezë dhe banderola, në të cilat shkruhej “Rroftë Palestina”, “Stop masakrës ndaj fëmijëve në Gaza”, manifestuesit hodhën parrulla kundër Izraelit duke e quajtur “vrasës”.

Shumë pak danezë vendas dalloheshin mes turmës të nisur nga bashkia për të ndaluar përpara kështjellës Christiansborg, selia e parlamentit.

“Mjaft më me masakra të pafajshmësh që i shohim përditë në kanalet televizive arabe, të tilla si Al-Jazira dhe që televizionet daneze nuk i japin. Duhet që kjo të marrë fund”, i deklaroi AFP-së Hamid El Mousti, një danez me origjinë marokene.

Manifestimi u shkurtua nga organizatorët, me qëllim shmangien e ndonjë degradimi të situatës, pasi të rinjtë filluan të qëllonin me fishekzjarrë kundër policëve të pranishëm në sheshin Christiansborg.

Policia mbylli ndër të tjera rrugët që të çonin në sinagogën e Kopenhagenit, me qëllim që të pengonte një grup prej rreth njëzet manifestuesish propalestinezë  t’i afroheshin ndërkohë që që po zhvillohej një shërbesë fetare.