Tag Archives: Rripi i Gazes

GAZA – HAMASI KONFIRMON HUMBJEN E 48 MILITANTËVE GJATË OFENSIVËS IZRAELITE

Hamasi konfirmoi sot se vetëm 48 militantë kishin humbur jetën gjatë ofensivës izraelite në Rripin e Gazës. ”Njoftojmë popullin se gjatë ofensivës izraelite kanë humbur jetën vetëm 48 militantë”, deklaroi në një konferencë shtypi Abou Oubeida, zëdhënës i krahut ushtarak të Hamasit. Izraeli konfirmoi se ishin vrarë 500 militantë të Hamasit gjatë ofensivës izraelite që u ndërmor më 27 dhjetor. [...]

Full Story

GAZA – HAMASI REAGON NË FAVOR TË PLANIT EGJIPTIAN

Lëvizja islamike Hamas reagoi mirë ndaj përpjekjeve të Egjiptit lidhur me mundësinë e një armëpushimi në Gaza, bënë të ditur burime egjiptiane, cituar nga agjencia e lajmeve ”Mena”. “Lëvizja islamike Hamas reagoi në favor të planit egjiptian për t’i dhënë fund gjakderdhjes së palestinezëve, gjatë bisedimeve që u zhvilluan në Kajro tre ditët e fundit”, deklaruan të njëjtat burime, cituar nga agjencia e [...]

Full Story

Një delegacion parlamentarësh europianë arriti të hynte sot nëpërmjet Egjiptit në Rripin e Gazës

Një delegacion parlamentarësh europianë arriti të hynte sot nëpërmjet Egjiptit në Rripin e Gazës, territor palestinez objekt që prej më tepër se dy javësh i një ofensive të përgjakshme izraelite, njoftoi shefja e këtij misioni. Këta parlamentarë, të cilët janë tetë, përdorën pikën e kalimit në Rafah, mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës,  ku pritet të qëndrojnë deri të martën [...]

Full Story

TRUPAT IZRAELITE VRASIN VRASIN 10 PALESTINEZË TË ARMATOSUR NË QYTETIN E GAZËS

Ushtarët izraelitë vranë sot 10 palestinezë të armatosur gjatë përleshjeve në qytetin e Gazës, bënë të ditur zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Përleshjet në anën jugperëndimore të qendrës më të madhe të populluar në Rripin e  Gazës tregojnë se Izraeli po intensifikon ofensivën e tij dyjavore. Më parë trupat zhvillonin përleshje në periferi të zonave urbane të Gazës.

Full Story

IZRAELI: EGJIPTI DUHET TË KETË ROLIN E KONTROLLIT TË KUFIRIT NË GAZA

Izraeli u shpreh sot se detyra e ndalimit të trafikimit të armëve nga Egjipti për në Rripin e Gazës duhet të bëhet nga forcat egjiptiane dhe hodhi poshtë idenë e një force ndërkombëtare. Diplomatë izraelitë dhe europiane kanë thënë se një forcë ndërkombëtare  është pjesë e një pakete që mediatorët po përpiqen ta realizojnë  për t’i dhënë fund ofensivës izraelite në [...]

Full Story

BILANCI I OFENSIVËS IZRAELITE NË GAZA ARRIN 854 TË VDEKUR

Bilanci i të vdekurve në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës është rritur ndjeshëm sot, duke arritur shifrën 854, pas sulmeve të tjera vdekjeprurëse dhe marrjes së trupave nga shërbimet e ndihmës, njoftuan këto shërbime. Mes të vdekurve, 270 janë fëmijë, ndërsa 3 490 persona janë plagosur, shtoi shefi i shërbimit të urgjencës në Rripin e Gazës, [...]

Full Story

NJË ZYRTAR USHTARAK I HAMASIT VRITET NGA USHTRIA IZRAELITE NË GAZA

Një shef ushtarak i lëvizjes islamike Hamas, Amir Mansi, përgjegjës për të shtënat me raketa, u vra sot në mbrëmje nga ushtria izraelite në Gaza, njoftojnë burime palestineze dhe izraelite që përputhen. Amir Mansi, djali i Jusef Mansit, ministër i Telekomunikacioneve në qeverinë e Hamasit, është vrarë në qytetin e Gazës, njofton krahu i armatosur [...]

Full Story

MIJËRA PERSONA MANIFESTOJNË NË LONDËR KUNDËR OFENSIVËS NË GAZA DUKE SHKAKTUAR DISA PËRPLASJE

Mijëra persona manifestuan sot në qendër të Londrës kundër vazhdimit të goditjeve izraelite në Rripin e Gazës dhe policia përmendi përplasjet e para me disa manifestues. Rreth 12 000 persona sipas një vlerësimi të bërë fillimisht nga policia, 100 000 sipas orgaizatorëve, u mblodhën pasdite pranë Hyde Park. Vargu i njerëzve, i drejtuar nga artistë [...]

Full Story

IZRAELI DHE HAMASI SHPËRFILLIN THIRRJET PËR ARMËPUSHIM

Avionët, tanket dhe anijet izraelite bombarduan sot Rripin e Gazës, ndërsa militantët e lëvizjes islamike Hamas hodhën disa raketa në territorin izraelit, duke shpërfillur përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar konfliktin. Gjatë shkëmbimit të fundit të zjarrit, të paktën tetë palestinezë u vranë si pasojë e shpërthimit të një predhe nga një tank i ushtrisë izraelite në Jabalya, një kamp refugjatësh në [...]

Full Story

AFRO 2500 MANIFESTUES NË KOPENHAGË KUNDËR DHUNËS IZRAELITE NË GAZA

Afro 2 500 persona, sipas policisë, pjesa më e  madhe me origjinë arabe, manifestuan sot në Kopenhagë për të denoncuar dhunën izraelite në Gaza. Duke mbajtur flamuj palestinezë dhe banderola, në të cilat shkruhej “Rroftë Palestina”, “Stop masakrës ndaj fëmijëve në Gaza”, manifestuesit hodhën parrulla kundër Izraelit duke e quajtur “vrasës”. Shumë pak danezë vendas [...]

Full Story
Login