Lajme Online Shqip » Policia

Gjirokastër, policia shpall në kërkim dy doganierë, nuk zhdoganuan një kamion me mallra
Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim dy doganierë të Doganës Kakavijë, pasi nuk kanë regjistruar në sistemin elektronik në Doganë të dhënat e një kamioni të ishte zhdoganuar, ndërsa kanë pajisur shoferin e kamionit me dokument fals.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës thanë sot se për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat e dy doganierëve të shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre” ndërsa u arrestua 43-vjeçari renato Tushe, drejtuesi i kamionit.

Sipas policisë, Specialistët e Sektorit Kundër krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një kamion tip-Volvo , po transportonte mallra ushqimore kontrabandë në drejtim të Tiranës dhe ishte duke lëvizur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë , janë vënë në ndjekje të tij dhe në hyrje të qytetit të Tepelenës është bërë i mundur bllokimi i kamionit.

Automjeti tip Volvo kamion me targa TR 18 80 R  koka e kamionit  dhe trajleri me targë TR 18 82 R , që drejtohej nga shtetasi Renato Tushe i datëlindjes 1966, lindur dhe banues në Gjirokastër është shoqëruar nga Sektori Kundër Krimit Financiar për në ambientet e Doganës Kakavijë për të bërë verifikimet e dokumentacionit të zhdoganimit të mallit.

Kamioni i bllokuar sot

Policia kreu të gjitha verifikimet dhe u ballafaqoi praktikën që mbante me vete drejtuesi i mjetit  me atë që ndodhej në sistemin elektronik në Doganën e Kakavijës ku rezultoi se praktika shoqëruese e mallit që dispononte drejtuesi i automjetit ishte e falsifikuar dhe në sistemin elektronik në Doganë nuk ishte hedhur asnjë e dhënë që tregonte  se ky automjet ishte zhdoganuar.

Pasi u bënë verifikimet në Sistemin TIMS të Policisë Kufitare, në pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë dhe të kamerave të doganës, rezultoi se ky automjet kishte hyrë nga Greqi për në Shqipëri rreth orës 16.43, të datës 11.12.2009  dhe është larguar nga ambienti i territorit doganor pa bërë zhdoganimin e mallit.

Nga ana policisë u bë sekuestrimi i mallit si dhe arrestimi i drejtuesit të kamionit për veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjera”, ndërsa doganierëve të turnit, për dy prej tyre ku për arsye hetimi nuk bëjmë të ditur gjeneralitetet e tyre ka nisur procedimi penal me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe janë shpallur në kërkim.

Tiranë, policia kryen një superoperacion, shkatërron një bandë të madhe kriminale
Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda organizuan një operacion të koduar “Hijet e Natës” i cili u finalizua me arrestimin e shtatë personave, anëtarë të një organizate të gjerë kriminale.

Aksioni, më i madhi i zhvilluar gjatë këtyre viteve të fundit në territorin e Tiranës, shkatërroi një rrjet të fuqishëm të grabitësve.

Burime nga policia tha se anëtarët e këtij grupi vepronin në vjedhjet e bizneseve të mëdha në Tiranë dhe gjobëvënie.

Elton Lika, Sajmir Kuci, Euklit Habili, Taulant Mataj, Sulejman Bakalli, Dritan Duka dhe Admir Gurri janë shtatë të arrestuarit të cilët akuzohen për një sërë veprash penale, kryesisht vjedhje.

Grupi kriminal ka arritur të mbledhë shuma të mëdha parash duke vjedhur me dhunë dhe kërcënime.

Burime nga policia thanë se janë dokumentuar tërësisht disa prej vjedhjeve të kryera nga ky grup në kohë dhe vende të ndryshme.

Kështu ata akuzohen se kanë vjedhur disa kompjutera në ambasadën daneze, dhe disa kompani të njohura në vend, prej nga kanë marrë shuma të konsiderueshme parash.

Sipas policisë, autorët dyshohet se kanë përfituar nga vjedhjet një shumë parash prej 60 milionë lekë të reja, një pjesë e së cilës u sekuestrua nga policia.

Trafiku i klandestinëve, policia arreston një grua dhe dy burra
Dy të mitur, në grupin e personave që do të kalonin ilegalisht në Greqi

Policia e Korçës në bashkëpunim me agjentë të krimit të organizuar në Tiranë, kanë arritur të godasë një rrjet të trafikut të klandestinëve me destinacion Greqinë. Operacioni i koduar “Pranvera” është finalizuar mesnatën e së dielës, me prangosjen e tre personave. Ylli Palla, 48 vjeç, nga fshati Koshnicë i Rrethit të Devollit, Florian Martaneshi nga Tirana, si dhe Lule Hamzallari, 27 vjeçe, nga Pogradeci, janë vënë në pranga me akuzën e “dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”. Burime të Policisë rajonale të Korçës bëjnë të ditur se këta shtetas u kanë marrë 6 mijë euro pesë qytetarëve, mes të cilëve dy të mitur, për t‘i kaluar ilegalisht në shtetin helen. Nga hetimet e kryera është arritur të zbardhet plotësisht itinerari i trafikut të klandestinëve. Grupi prej pesë personash është sjellë nga Pogradeci nga Lule Hamzallari, me një veturë tip “Mercedes Benz”, me targa DV 1410 A. Ata janë lënë në banesën e Ylli Pallës, në fshatin Koshnicë të Rrethit të Devollit, ku i priste edhe 25-vjeçari Florian Martaneshi, i cili do t‘i udhëhiqte nëpër kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pas sinjalizimit, policia bëri të mundur kapjen dhe bllokimin e trafikantëve. Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e Pallës, policia ka gjetur edhe një qese plastike me lëndë narkotike, që dyshohet të jetë kanabis sativa. Veç akuzave që rëndojnë mbi 48-vjeçarin nga Devolli, atij do t‘i shtohet dhe ajo e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”. Burime nga policia thonë se aksioni nuk ka përfunduar dhe se po punohet në rrethe të tjera për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të këtij rrjeti trafiku të qenieve njerëzore. Afrimi i pranverës dhe ngrohja e motit favorizojnë riaktivizimin e trafikut të klandestinëve në zonën e Korçës. Shtimi i kontrolleve nga policia ka bërë që ky aktivitet të minimizohet, por njëkohësisht ka ndikuar në rritjen e “tarifave” që kërkojnë udhërrëfyesit për të realizuar kalimin e kufirit.

Vrasje ne Tirane, ekzekutohet 35-vjecari
Nje person eshte ekzekutuar me tre plumba ne trup dhe koke rreth ores 19 e 10 minuta te se martes ne zonen e quajtur ish-parku i autobuseve ne kryeqytet.

Shpetim Gjinollari, 35 vjec, lindur dhe banues ne Korce eshte ekzekutuar vetem pak metra pasi ka dale nga nje pike e llotove te sportit.

Sipas policise, ai eshte qelluar ne nje distance teper te afert dhe mendohet t’i kete njohur ekzekutoret e tij.

Ngjarja ka ndodhur ne sheshin e pushimit midis pallateve te reja ne rrugen “Bab Rexha”, ne Tirane.

Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje per te bere ekzaminimet e rastit, por ende nuk ka mundur dot te bjere ne gjurmet e autoreve te krimit.

Policia e ka cilesuar si nje ngjarje te rende per rrethanat dhe vendin ku ka ndodhur vrasja.

Ne nje deklarim per shtyp ajo ka njoftuar se 35-vjecari nuk ka patur me pare precedente kriminale dhe eshte duke hetuar disa pista te cilat mund te cojne ne gjetjen e autoreve te mundshem te ketij krimi.

Policia ka shoqeruar ne komisariatin numer 2 disa prej deshmitareve okulare te ngjarjes, por nuk beri te ditur detaje me te hollesishme.

Tiran-Durres rreth 900 “viktima” nga radaret e rinj.
Janë vendosur sot radaret e rinjë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës të cilet punojne ne menyre te pavarur ne matjen e shpejtesise se levizjes te automjeteve. Ata kushtojne rreth 40 000 Euro dhe bejne te mundur fotografimin e automjetit dhe te drejtuesit te mjetit nese kalohet shpejtesia e lejuar. Rreth 900 eshte numri i kundravajtesve te cilet kanë ecur mbi normat e lejuara te shpejtesise ne autostraden  Tirane-Durres.

Task force ballkanike kunder krimit
Drejtori i pergjithshem i policise italiane, Antonio Manganelli gjate takimeve me drejtues te policise shqiptare, kryeprokuroren Ina Rama, por edhe kryeministrin Berisha, ka publikuar per mediat projektin e autoriteteve per krijimin e nje skuadre te perbashket hetimore qe perfshin vendet e Ballkanit.

Sipas zotit Manganelli, kjo lloj task force do te ishte me efektive ne luften ndaj kriminalitetit dhe trafiqeve. I pyetur nga Top Channel se si e shpjegon faktin se pjesa me e madhe e operacioneve italiane qe behen me Shqiperine lidhen vetem me luften ndaj droges, numri nje i policise italiane u pergjigj:

“Bashkepunimi mes policive zhvillohet mbi trafiqet qe jane me evidente, vite me pare ishte kontrabanda e cigareve, pastaj erdhi emigrimi klandestin dhe tani trafiku i paligjshem i droges, qe ka kaluar kontrabanden e cigareve dhe klandestinet. Me pare arrestonim kontrabandiste dhe skafiste, sot arrestojme trafikante droge. Nese do kemi serish kontrabande cigaresh dhe trafik klandestinesh, atehere ne serish do te arrestonim ata. Le te themi se droga eshte nje nga problemet qe po luftojme”, eshte shprehur Manganelli.

Ndersa drejtori i pergjithshem i policise italiane pohoi se konfiskimi i pasurive qe vijne nga krimi kerkon pune dhe eksperience, drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci shtoi: “Ndonese per ne eshte nje eksperience e re, ne dy vitet e fundit jane 11 milione euro te sekuestruara nga grupe te fuqishme kriminale qe kane vepruar ne Lushnje, Durres e Tirane. Gjithashtu, kemi filluar nje pune per krijimin e nje databaze per persona qe kane veprimtari kriminale”, ka pohuar Premci.

Arrestohet nga policia, Reshit Adri
Policia e Korçës bëri të mundur prangosjen e 53 vjeçarit Reshit Adri i cili vrau dje pasdite kushëririn e tij Lulëzim Lazen. Sipas policisë vrasësi Adri u arrestua në vendin e quajtur Koria e Vakëfit me një granatë dhe një automatik në dorë. Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorine të komunës Vreshtas, 20 kilometra larg qytetit.

Aksioni i Policisë “Mesfushori1″, arrestohen 4 persona ne Elbasan
Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  përfunduan të shtunën në mbrëmje me sukses operacionin e koduar “Mesfushori 1″ për arrestimin e shtetasve Gjergji Gjika, 29 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Thanas Bebi, 40 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Mikel Dima, 38 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Bexhet Hidri, 40 vjeç, lindur e banues në Elbasan, taksist.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “trafikut të lëndëve narkotike në bashkëpunim”, vepër penale e parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet paraprake të kryera me metoda speciale shtetasit Mikel Dima dhe Bexhet Hidri janë ndaluar në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, duke transportuar me dy automjete rreth 4 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, që mendohet se vinte nga Maqedonia me destinacion tregun shqiptar.

Ndërkohë, dy bashkëpuntorët e tjerë të këtij grupi, shtetasit Gjergji Gjika dhe Thanas Bebi, u arrestuan në flagrancë në një magazinë në Elbasan. Magazina ishte kthyer në një laborator ku përzjehej lënda narkotike për t’u shpërndarë në tregun vendas. Në këtë magazinë janë sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe pajisje të tjera të përzierjes së lëndës narkotike.

Materialet proceduriale për të arrestuarit e mësipërm i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Mirditë, gjendet një trup i pajetë në brigjet e lumit Fan
Një trup i pajetë është gjetur sot në mëngjes në Reps të Mirditës pranë lumit Fan. Policia e cila ndodhet në vendin ku u gjet kufoma bëri të ditur se trupi i pajetë është i seksit mashkull. Nuk dihet ende identiteti i personit të pagjetur pajetë në brigjet e Fanit pasi në rrobat e tij policia nuk gjeti asnjë dokument identifikimi. Janë lajmëruar banorët e zonës për të parë trupin e pajetë, pasi dyshohet se mund të jetë banor i atyre rrethinave. Policia ka nisur menjëherë nga puna për të zbuluar shkaqet e mundshme të vdekjes së shtetasit të gjetur pajetë pranë lumit Fan, Mirditë.

Policëve, 300 lekë ora për aksionet e OSSH-së
Marrëveshje mes Policisë së Shtetit dhe Operatorit të Shpërndarjes për të rritur arkëtimet

Ruajtësit e rendit publik do t‘i vihen në ndihmë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes-OSSH gjatë kohës së kryerjes së aksioneve për lidhjet e paligjshme. Synimi është rritja e arkëtimeve dhe lidhja e kontratave me konsumatorët që nuk paguajnë dritat, kryesisht në zonat informale. Për të arritur qëllimin, OSSH-ja ka nënshkruar një marrëveshje me kreun e Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi, i cili zotohet se do të ndihmojë Operatorin e Shpërndarjes gjatë aksioneve për lidhjet e paligjshme elektrike. Nga ana tjetër, OSSH do të paguajë me 300 lekë ora çdo punonjës policie që merr pjesë në ndihmën e dhënë gjatë aksionit, i cili do të lajmërohet të paktën 1 muaj përpara. Marrëveshja e bashkëpunimit është firmosur dje në prani të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, si dhe zv/ministrit të Brendshëm, Gent Strazimiri.

Pakti

Sipas marrëveshjes së firmosur, Policia e Shtetit merr përsipër të mbështesë OSSH-në në kryerjen e disa prej detyrave të saj ligjore, si arkëtimin e të ardhurave, apo ndërprerjen e energjisë elektrike për abuzuesit dhe debitorët. Ministri Ruli tha se marrëveshja është në funksion të realizimit të objektivit të qeverisë për furnizimin sa më të mirë të popullatës me energji elektrike. Duke iu referuar ndryshimit të Kodit Penal, të miratuar së fundmi nga Parlamenti, Ruli theksoi se çdo ndërhyrje në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike tashmë është një vepër penale, konsumimi i së cilës tani parashikon burgun dhe jo vetëm gjobën. Ministri Ruli saktësoi se marrëveshja do të jetë plotësisht e vlefshme edhe pasi OSSH-ja t‘i dorëzohet kompanisë çeke, që fitoi tenderin e privatizimit. “Ndryshimi i pronësisë nuk ka të bëjë me ndryshimin e performancës dhe të rolit të këtij sektori të rëndësishëm”, tha ministri Ruli. Sipas marrëveshjes, drejtoria e Policisë së Shtetit kryen një funksion vetëm mbështetës ndaj OSSH-së në realizimin e detyrave të tij, qoftë në raste të ndërhyrjeve për të shmangur lidhjet e paligjshme, vjedhjet e energjisë elektrike, apo mospagimin kronik të faturave të energjisë elektrike.

Policia

Neni 1 i marrëveshjes thotë se, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet drejtorive të policisë në qarqe dhe komisariateve të policisë në rrethe, merr përsipër të vendosë në dispozicion punonjësit e policisë që do të kryejnë detyra në mbështetje të punonjësve të OSSH-së. Komisariatet e policisë në rrethe, mbi bazën e projekt-planit mujor të paraqitur nga drejtoritë e zonave të OSSH-së, hartojnë planin e përbashkët të operacioneve mbështetëse dhe në bazë të saj organizojnë mbledhjen e informacioneve për objektet përkatëse. Detyra e policisë do të jetë shoqërimi dhe mbrojtja e punonjësve të OSSH-së ndaj rasteve të dhunshme që mund të vijë nga konsumatorët e energjisë elektrike.

OSSH

Nenet 5-8 saktësojnë detyrimin e OSSH-së ndaj zbatimit të marrëveshjes së firmosur dje me Policinë e Shtetit. Kështu, OSSH-ja, në çdo fillim muaji paraqet pranë Komisariatit të Policisë planin e veprimeve që do të kryejë, ndërsa filialet e saj, 24 orë përpara kryerjes së aksionit, paraqesin kërkesën me shkrim në komisariatet e policisë, në juridiksionin e të cilit ndodhet zona e veprimit.

Plani

Pagesa për policët,

më 7 të çdo muaji

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sh.a., nëpërmjet strukturave të varësisë, merr përsipër t‘i paguajë komisariatit të policisë, ku janë efektivë punonjësit e policisë që kryejnë detyra mbështetëse në dispozicion të filialit, tarifën për pagesën e mbi kohës normale të punës në vlerën 300 lekë për një orë shërbim (përfshirë TVSH) për një punonjës policie. Strukturat e varësisë së OSSH-së mbi bazën e akt-rakordimit të mbajtur me strukturën përkatëse policore brenda datës 7 të muajit pasardhës transferojnë në llogarinë e thesarit të drejtorisë së policisë së qarkut, ose komisariatit të policisë detyrimin e përcaktuar në akt-rakordim.