Lajme Online Shqip » PD

PD reagon për “djegien e flamurit të NATO-s”
Partia Demokratike tha sot se në protestën e djeshme “të Edvin Kristaq Ramës, Ilir Xhelil Gjonit,  Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut, Gramoz Rucit dhe pinjollëve të  tjerë të bllokut, militantë të Partisë Socialiste shkelmuan dhe i vunë flakën flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, flamurit të NATO-s, flamurit të lirisë  së shqiptarëve”.

Erla Mëhilli në daljen e posaçme  për mediat akuzoi se “para këtij akti të turpshëm e të dënueshëm që fakton se bijtë  nuk i lënë gjë mangët etërve në ideologjinë e tyre, udhëheqja tjetër e Partisë Socialiste me verbëri dhe skllavëri të plotë hesht duke dëshmuar kështu  se ka qenë porositëse dhe organizatore e tij”.

Në këtë pikë ka mbërritur dhe  komenti i mazhorancës: “Urrejtja  e Edvin Kristaq Ramës, Gramoz Rucit, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut dhe e Dashnor  Myslym Pezës ndaj flamurit të lirisë është gjenetike, por heshtja e drejtuesve  të tjerë të PS ndaj këtij akti antikombëtar që dëshmon rikthimin e Partisë  Socialiste në identitetin e saj të Partisë së Punës  së Shqipërisë është tejet i rëndë e shumë i turpshëm”.

“Sot jam para jush për tu deklaruar  në emër të Partisë Demokratike pinjollëve të rinj të bllokut se kohërat e  shqiptarëve janë kohërat e NATO-s, janë kohërat e lirisë, kurse ato të etërve të tyre  kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë”, – përfundoi Mëhilli  deklaratën në emër të PD.

PD ankimon Fierin në Kolegj
Vendimi, pasi KQZ rrëzoi kërkesën ankimore për tre kuti votimi

Partia Demokratike çon çështjen e Fierit në Kolegjin Zgjedhor. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, reagoi menjëherë pas rezultatit të KQZ-së që i dha Partisë Socialiste mandatin e 9-të për Qarkun e Fierit. “Mandati i Fierit, të cilin PS ia merr PDI-së me 160 vota më shumë, pavarësisht nga rezultati i shpallur, do të jetë objekt i një hetimi ligjor nga Kolegji Zgjedhor”, tha zëdhënësja e PD-së, Mëhilli. “Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe presionin e Edi Ramës, humbësit të këtyre zgjedhjeve, i vetmi politikan që këndon në humbje, i cili çdo ditë me presione dhe kërcënime përpiqet të maskojë përgjegjësinë e tij për humbjet e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën për shtyp. Duke iu referuar qëndrimit të zëdhënëses Mëhilli, “PD i bën edhe një herë thirrje zotit Rama të heqë dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor. Të vërë në zbatim politikën e tij të re për të pranuar me dinjitet dhe mëndje të hapur humbjen”. Mëhilli bën me dije se “PD është e vendosur të pranojë çdo rezultat që del nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”. Vendimi për të ankimuar në Kolegjin Zgjedhor u parapri nga shqyrtimi dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ rrëzoi kërkesat e paraqitura nga Partia Demokratike për tre kutitë e këtij qarku dhe miratoi rezultatin duke përfshirë edhe kutitë e numëruara. Partia Demokratike ankimoi konkretisht rezultatin e tre kutive të votimit: 3006, 3185 dhe 3188. Në kutinë 3006, PD e mbështetur dhe nga përfaqësuesi juridik i Partisë Drejtësi dhe Integrim kërkoi që të shpallej e pavlefshme dhe rezultati i saj të mos përfshihej në tabelën përfundimtare të këtij qarku, për shkak se 315 fletë votimi gjatë numërimit rezultuan të mos ishin të rregullta për shkak se u mungonte shenja dalluese, logoja e KQZ dhe e Republikës së Shqipërisë. Ndërsa kërkoi që për kutinë numër 3185 dhe 3188 të shpallen të pavlefshme, duke konsideruar se në to kishte shkelje të rënda. Pavarësisht pretendimeve juridike të juristëve të PD-së, Komisioni Qendror nuk i mori parasysh këto kërkesa, duke vlerësuar se çdo procedurë e ndjekur ishte e ligjshme. Përfaqësuesit juridikë të Partisë Socialiste i kërkuan palës kundërshtare që të tërhiqte kërkesën për shkak se nuk kishin asnjë provë që ta bazonin të mbështetur edhe nga përfaqësuesi juridik i LSI-së, Ilirian Muho, i cili u shpreh se KQZ e kishte dhënë tashmë vendimin e saj për këto kuti. Nga ana e tij, Genci Gjonçaj, përfaqësuesi i PS-së, vlerësoi se këto kërkesa ankimore ishin veç një tentativë për të bllokuar procesin. “Si ka mundësi që në KZAZ 20, kur patë se rezultati ishte në favor të Partisë Socialiste, ndërhytë dhe urdhëruat që kutitë të vinin në KQZ? Ndërsa tani, kur shihni se cili është raporti mes dy partive, sillni ankimim. Pse e bllokoni dhe zhbllokoni një proces sipas interesit?”, deklaroi Gjonçaj.

KQZ miraton ankimimin e PD-së për 11 qendra të Lezhës
Përfshirja e tyre në tabelën e rezultateve përfundimtare duket se nuk ndryshoi ndarjen e mandateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje kërkesën e Partisë Demokratike për të përfshirë në tabelën përfundimtare të Qarkut të Lezhës rezultatin e 11 qendrave të votimit të KZAZ-së numër 37. Kërkesa ankimore synonte përfshirjen në rezultatin përfundimtar të këtyre 11 kutive, të cilat më parë, vetë KZAZ nuk i kishte përfshirë në rezultatin e saj. Kjo ishte lënë si e tillë më parë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por një ankimim i Partisë Demokratike e risolli sërish në vëmendjen e këtij institucioni këtë çështje. Megjithëse me shumicë votash, duket se përfshirja e këtyre 11 kutive në tabelën përfundimtare të rezultateve nuk e ndryshon raportin e mandateve në këtë qark dhe rezultati mbetet i njëjtë. Nënkryetarja e Komisionit Qendror, Dëshira Subashi, sakaq vlerësoi se pati një tejkalim të kërkesës ankimore nga ana e ankimuesve për shkak të çështjes së komisionerëve që kanë prishur zgjedhjet në disa zona të vendit. Për këtë ajo kërkoi një mbledhje të posaçme nga ana e KQZ, ku të diskutohet për këto raste. Qarku i Lezhës pati mjaft kontestime, por ato u zgjidhën menjëherë nga ndërhyrja në kohë e KQZ. Gjashtë kutitë e Fushëkuqes mbajtën peng rezultatin për pak ditë, edhe pse dihej se rezultati i tyre nuk do ndryshonte raportin 4 me 3 që u shënua qysh në fillim në këtë qark. Kutitë e Fushëkuqes mbetën pa një zgjidhje konkrete për shkak se nuk kishte asnjë vendim nga ana e Komisionit Zonal që i administronte ato. Në këto kuti, gjatë numërimit, PD kishte avantazh kundrejt PS, por jo aq sa të shënonte një mandat më shumë. Sakaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdoi dje pasdite me përgatitjen për procesin zgjedhor në Komunën e Ballagatit, ku në fillim të gushtit pritet të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për pushtetin lokal. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi buxhetin prej 20 milionë lekësh për procesin përgatitor, si dhe ngritjen e strukturave zgjedhore në këtë komunë. Më parë është hedhur shorti për konstituimin e KZAZ dhe disa procedurave të tjera. Mbledhja e

Zëdhënësja e fushatës znj.Majlinda Bregu, deklaratë për shtyp lidhur me fitoren e e qendrës së djathtë në Evropë
Qendra e djathtë, zgjeron bindshëm fitoren e saj në të gjithë Evropën, edhe në vendet ku qeveris koalicioni me qendrën e majtë.

Partia Demokratike Shqiptare përshëndet këtë fitore të madhe të partive simotra në të 23 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo fitore është një tjetër dëshmi e qartë që tregon se Evropa e ka gjetur tashmë rrugën e saj të zhvillimit: “right is right”, duke votuar djathtas.

Nëse, sic ka deklaruar dhe presidenti i Partisë Socialiste evropiane kjo është dita më e trishtuar në historinë e Socialdemokracisë në Evropë, për Partinë Demokratike Shqiptare dhe për gjithë shqiptarët , kjo fitore përkthehet si një mbështetje e fuqishme për liberalizimin e vizave, për zhvillimin e mëtjeshëm të projekteve madhore që qeveria shqiptare ka ndërmarrë e ka projektuar të ndërrmarrë në mandatin e saj të dytë për ta çuar edhe më tej zhvillimin e këtij vendi.

Kjo fitore na dëshmon se Shqipëria ka përkrahës e miq të mëdhenj në Komisionin dhe Parlamentin Evropian.

Këta miq të mëdhenj të PD-së shqiptare, me në krye presidentin e parlamentit evropian  H. G Potering,  kanë fituar dhe do të udhëheqin Brukselin.

Fitorja e Qendrës së Djathtë në mbarë Evropën është një thirrje e fuqishme që na fton të vazhdojmë në rrugën tonë të ndryshimit. Të votojmë si e gjithë Evropa, vetëm djathtas.

Fitorja e qendrës së djathtë në 23 vendet e BE-se tregon se vetëm vota djathtas është rruga për të ndërtuar  Shqipërinë evropiane.

Znj. Majlinda Bregu iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve lidhur me sondazhin e zgjedhjeve të publikuar nga USAID.

Pyetje :  USAID ka publikuar një sondazh që nxjerr fituese Partinë Demokratike, por ndërkohë PS akuzon se këtë sondazh e kanë bërë njerëz pranë PD-së, cili është komenti juaj?

Znj. Bregu: Ne nuk kemi dashur të bëjmë komente për sondazhin sepse ju e dini sepse sondazhet janë të pavarura , por besoj që është qesharake të pretendosh që Drejtuesi  Kryesor i Organizatës, i cili ka realizuar sondazhin dhe është z. Gent Ibrahimi.

I kërkoj ndjesë që po i përmend emrin, por  në fakt Genti nuk është I PD-së, as nuk anon djathtas, por është kunati I zonjës Kodheli dhe nuk besoj që qoftë për lidhje familjare ka ndonjë tendencë për të votuar djathtas.

PD si PS, lista e kandidateve, 10 dite para fushates
Partia Demokratike pritet te publikoje vetem ne mesin e muajit maj, kandidaturat e saj per deputete, ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Burime prane partise me te madhe te mazhorances, deklarojne per gazeten se publikimi vetem pak dite perpara nisjes se fushates zgjedhore eshte strategjia qe ka vendosur te ndjeke PD, ne lidhje me publikimin e emrave te kandidateve per deputete ne listen shumeemerore. Sipas po ketij burimi, mesohet se nje ide e tille per shtyrjen ne limitet e fundit ligjore te berjes publike te listes se kandidaturave per deputete, nuk eshte vetem fenomen shqiptar, por eshte nje praktike e njohur nga te gjitha partite e djathta, por dhe te majta ne Evrope. Por duket se kjo strategji perkon edhe me ate te partise me te madhe te opozites, Partise Socialiste, kreu i te ciles eshte shprehur disa here se listat me kandidaturat per deputete do te publikohen vetem pak dite perpara fillimit te fushates zgjedhore. Ne menyre te perseritur, ne mbledhjet e mbyllura te grupit parlamentar, kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se publikimi i kandidaturave per deputete nuk mund te behet i parakohshem. Ne kete menyre te dyja partite e medha duket se do te jene ne te njejten gjatesi vale, per sa i perket kohes kur do te nxjerrin emrat e kandidaturave te tyre per deputet. Kjo edhe per faktin se cdo njera nga partite e medha, per efekt taktike zgjedhore, nuk do te pranonte te bente publik emrat, duke pritur qe partia kundershtare ta ndermarre kete hap. Nisur nga kjo, mesi i muajit maj do te jete koha me e pershtatshme per nxjerrjen e kandidaturave zyrtare per deputete, ndonese pergatitjet organizative te partive per keto zgjedhje kane nisur qe tani. Nje strategji te kundert po luajne partite e vogla parlamentare ne te dyja krahet e politikes. Keshtu aleatet me te ngushte te Partise Demokratike, republikanet ne fundin e kesaj jave nxjerrin ne menyre perfundimtare edhe listen e kandidaturave te tyre per deputet. Pas mbledhje se kryesise se PR-se qe do te zhvillohet ne fund te javes, te gjitha kandidaturat e PR-se ne te gjitha qarqet do te behen publike. Po keshtu ne te njejten rruge po ecen edhe Levizja Socialiste per Integrim, e cila ka prezantuar kandidaturat ne qytetet kryesore ku pretendon te marre deputete, ndersa ne ditet ne vazhdim do te nxjerre kandidaturat per deputete ne te gjitha qarqet e vendit. Ne kete menyre duket se partite e vogla te majta dhe te djathta, po japin nje shembull me te mire transparence sesa partite kryesore ne vend, per sa i perket berjes publike te kandidaturave per deputete, per zgjedhjet e ardhshme elektorale qe do te mbahen ne 28 qershor te ketij viti. Kete vit per here te pare, ne vend do te perdoret sistemi zgjedhor proporcional-rajonal, ndryshe nga sistemi i meparshem elektoral i cili ishte nje sistem zgjedhor miks, ku 100 deputete zgjidheshin ne menyre mazhoritare dhe 40 te tjere sipas menyres proporcionale.

28 Qershori Eshte caktuar edhe si data ne te cilen do te mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Ne keto zgjedhje partite do te kandidojne si pjese e koalicioneve te perbera, ne nje sistem proporcional rajonal, ndryshe nga sistemi miks, i zgjedhjeve te kaluara.

28 Maj Eshte data ne te cilen do te nise fushata elektorale. Dy partite e medha ne vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do te bejne publike kandidaturat e tyre, vetem pak dite perpara se te nis fushata, nje ide per te shmangur pakenaqesite.

Proporcionali

Duke qene se sistemi aktual zgjedhor eshte nje proporcional rajonal deputetet nuk do te kene mundesi te kene nje zone te caktuar elektorale. Ne kete menyre, do te jene ne listat proporcionale rajonale, ku lideret e partive do te kene me shume akses perzgjedhjeje.

PD rrëzon projektligjin e LSI-së për Statusin e Minatorit
Me 58 vota kundër, 21 pro dhe 6 abstenime, Kuvendi ka rrëzuar dje projektligjin për statusin e minatorit të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas mazhorancës dhe konkretisht ministrit të Financave, Ridvan Bode, ky projektligj nuk ishte i plotë, ndaj duhet të rishikohej para se të bëhej votimi i tij në Parlament. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar LSI-së që të tërheqë projektligjin për t‘i lënë hapësirë qeverisë të hartojë një projektligj të plotë. Pretendim ky i cili nuk është pranuar nga ana e LSI-së, e cila nëpërmjet deputetit Braho i ka kërkuar opozitës që të largohej nga salla e Kuvendit në shenjë proteste. Thirrje e cila është pranuar nga PS-ja, e cila është larguar bashkë me LSI-në. Projektligji për statusin e minatorit kishte të bënte me të drejtat e minatorëve, si dhe përcaktimin e kohës së pensionit të tyre.

Berisha dhe Meta: Tirana ne zgjedhje
Kryeministri eshte perfshire ne debatin e hapur publik pas rrezimit te buxhetit te kryeqytetit me votat e Partise Demokratike dhe te LSI-se.

Sipas kreut te selise blu, nese do t’i kishte ndodhur atij vete nje gje e ngjashme, dihej se si ai do te reagonte.

“Po te ishte rrezuar buxheti i qeverise une do te kisha dhene doreheqjen”, u shpreh Berisha.

Nderkohe vete kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, partia e te cilin e shpjegoi nje dite me pare voten ne keshillin bashkiak, e ka ngritur diskutimin ne nje nivel te ngjashem me kryeministrin.

“Ne rast se mungon dhe reflektimi per propozimet e bera nga grupi i keshilltareve tane qe buxheti te jete i detajuar dhe cdo qindarke te kete destinacion te sigurte atehere nuk do te jete faji yne qe per kete vullnet duhet te shprehen qytetaret e Tiranes me votime”, u shpreh Meta.

Deklarata e forte e Metes sipas burimeve brenda LSI-se, le te kuptohet se ligji i pushtetit lokal kerkon qe nese buxheti nuk miratohet, shkrihet Keshilli Bashkiak dhe votohet vetem per te.

Por nderkohe per nenkryetarin e bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi, deklarata e Metes lexohet vetem ne nje menyre.

“Berisha dhe Meta votuan kunder me nje dore dhe problemet e njerezve jane vetem ushqim per politiken e tyre te vjeter. Per ne politika eshte mision per zgjidhjen e halleve te njerezve”, u shpreh Shalsi.

LSI e PD, rrëzojnë buxhetin e bashkisë për 2009-ën
LSI bashkon votat me PD-në duke rrëzuar për të dytën herë buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009-të. Për këshilltarët demokratë dhe ata të LSI-së buxheti nuk është transparent, ka një fond të lirë prej gjashtë milion eurosh që mund të përdoret për fushatë elektorale si dhe nuk pasqyron priporitet e qytetarëve të Tiranës. Ndërkohë që këshilltarët socialistë kanë deklaruar se buxheti po bllokohet politikisht dhe të dëmtuarit mbeten qytetarët e Tiranës.

Topi duhet të shpallë zgjedhjet brenda janarit
Me 116 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka votuar Kodin e ri Zgjedhor të kthyer për rishikim nga Presidenti i Republikës. Pas këtij votimi me unanimitet, tashmë Presidenti i Republikës brenda muajit janar duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, ose më saktë duhet të zgjedhë

mes 21 dhe 28 qershorit se cila do të jetë e diela që shqiptarët do të shkojnë para kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Para fillimit të procesit të votimit, deputeti Arian Madhi ka lexuar para Kuvendit raportin e komisionit të reformës zgjedhore të firmosur nga dy bashkëkryetarët e tij, Ilir Rusmali për PD-në dhe Fatmir Xhafa për PS-në. Në konkluzionet e këtij raporti thuhet se amendamenti i propozuar plotëson kërkesën e parashtruar nga Presidenti i Republikës me dekretin e tij. Ai bën të mundur që Presidenti i republikës të nxjerrë dekretin

për caktimin e datës së zgjedhjeve pas hyrjes në fuqi të Kodit Zgjedhor. Me këtë amendament parashtrohet çdo mundësi për keqkuptimin apo keqinterpretimin lidhur me datën e zgjedhjeve. Presidenti është i detyruar që në konsultë me partitë politike parlamentare të dekretojë si datë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare një nga dy datat ligjërisht të mundshme, 21 qershor ose 28 qershor 2009. Ndërsa lidhur me propozimet e paraqitura nga deputetët e LSI-së dhe PDK-së, Madhi tha se ato nuk u morën parasysh nga komisioni, pasi dalin jashtë objektit të punës dhe kompetencës së tij. Ligji i ri zgjedhor përcakton rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë dhe për organet e qeverisjes vendore. Ky pretendim është kundërshtuar nga LSI-ja, e cila nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar, Pëllumb Xhufi, ka akuzuar PD-në dhe PS-në për pazare të pista politike. Sipas Xhufit, është e pakuptimtë tradita që ka bërë tashmë mazhoranca dhe opozita që ligje të rëndësishme i kalojnë ditët e fundit, ndërkohë që ato duan më shumë kohë në dispozicion për diskutime dhe shqyrtime. Por, ka theksuar Xhufi, ligji për reformën zgjedhore, megjithëse do shumicë të cilësuar në Kuvend, nuk do ta ketë shumë të vështirë për t‘u miratuar, pasi mazhoranca dhe PS-ja janë shprehur pro tij, duke bashkuar votat në Kuvend duke i quajtur thjesht cicmic deklaratat kundërshtuese të ditëve të fundit të mazhorancës dhe të opozitës, pasi, ashtu siç parashikohej, konsensusi mes tyre është arritur. Në shenjë proteste, LSI-ja është larguar nga salla e Kuvendit, duke mos marrë pjesë as në votimin e dekretit të Presidentit për Kodin

e ri Zgjedhor dhe as në projektligjin e propozuar nga qeveria për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë.

Gara për PD-në e Tiranës. Deputetët nisin lobingun
Mustafaj: Hyrja ime në garë ka nxitur rivalitetin në kryeqytet

Fushata për zgjedhjet në Tiranë ka ndezur polemikat në kampin blu dhe ka bërë që të shtohen kandidatët për kryesimin e degës së PD-së në kryeqytet. Deputeti Besnik Mustafaj ka theksuar se “futja ime në garë ka nxitur edhe kandidatët e tjerë të vetëshpallen për kryesimin e degës së PD-së në kryeqytet”. Sipas deputetit Mustafaj, statuti i Partisë Demokratike lejon që secili kandidat që gjen mbështetjen e zonës së tij të bëhet pjesë e garës dhe më pas në fund do të fitojë më i miri dhe ai që ka mbështetje më të gjerë. Deri tani, Tirana ka katër emra favoritë për postin që vazhdon të mbahet nga Sokol Olldashi. Besnik Mustafaj, Edi Paloka, Gjergji Bojaxhi dhe Lajla Përnaska janë deri tani pretenduesit për postin më të lakmueshëm të kampit blu në kryeqytet.

Mbledhjet e seksioneve të demokratëve kryeqytetas kanë bërë që të shtojnë emrat që propozohen si kandidatë të mundshëm për kreun e PD-së. Së fundmi, seksionet kanë propozuar një sërë emrash dhe dalja e tyre ka bërë më interesante garën politike.

“Do të ishte nder për mua që të kandidoja për kreun e PD-së së Tiranës dhe të jem i propozuar nga mbledhjet e seksioneve të bazës”, është shprehur deputeti Paloka, i cili doli deputet pasi ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, la mandatin e deputetit të PD-së për t‘u bërë Presidenti i Shqipërisë. Ndërsa Mustafaj, kritik ndaj drejtimit të PD-së që pas zgjedhjeve të 2005, ka theksuar se është e domosdoshme ringritja e PD-së së Tiranës. “Siç i mungon kryetari Bashkisë së Tiranës, ashtu i mungon dhe kryetari i PD-së së kryeqytetit”, është shprehur Mustafaj. Deputetja Përnaska do të jetë gruaja e vetme e cila do të përballet me kandidatët e tjerë. “Propozimi për këtë post erdhi nga disa struktura të partisë, dhe prandaj mendova se kjo do të ishte një gjë e mirë. Duke marrë parasysh statutin e PD-së, që e lejon një gjë të tillë, mendova të përfshihem në garë”, u shpreh Përnaska. 30% i grave në politikë ka rritur edhe ambicien e deputetes Lajla Përnaska, e cila kërkon të marrë postin më të lartë drejtues të Partisë Demokratike në Tiranë.