Lajme Online Shqip » LSI

Meta: Zgjedhjet, Dibra do votojë për LSI
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shprehu bindjen për fitoren e kësaj partie në Qarkun e Dibrës. Gjatë një takimi ne Peshkopi, Meta tha se dibranët duhet të votojnë LSI edhe për një arsye shumë të rëndësishme, sepse LSI është alternativa e vetme që del para Dibrës dhe Shqipërisë me një program të qartë që është pikërisht “Plani për Veprim”. “Është ky Plan për Veprim, i vetmi dokument që garanton nxjerrjen e bujqësisë dhe blegtorisë nga kriza, që garanton krijimin e industrisë agropërpunuese që në emër të luftës kundër komunizmit nga Sali Berisha u shkatërrua, sepse prodhimet e Dibrës eksportoheshin edhe jashtë Shqipërisë. Prandaj Dibra do të votojë për LSI, sepse LSI do të ndihmojë dibranët që të punojnë dhe të korrin frytet e punës së tyre”, tha ai.

Vasili: Plani për veprim, alternative për zhvillimin e Korçës
“LSI do jetë përcaktuese e fitores në zgjedhje”

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i pari në listën e kësaj partie për Qarkun e Korçës, analizon përparësitë e programit “Koha për Veprim”, si një ndër alternativat që do të çojë Korçën drejt zhvillimit. Në vlerësimin e tij, kandidati i LSI-së e konsideron këtë parti si përcaktuese të fitores të së majtës në këtë qark, duke përmendur faktin që disa bashki të këtij rajoni janë të majta falë mbështetjes së LSI. Më tej, ai bën bilancin e problemeve që hasen në këtë zonë, duke theksuar problemet me bujqësinë, papunësinë, sidomos tek të rinjtë dhe problemet me infrastrukturën. Sa i përket konkurrentëve të partive të tjera, Vasili nuk ka një përcaktim konkret, por e konsideron të pamoralshme që janë të detyruar të premtojnë dhe ripremtojmë ato që nuk i kanë realizuar deri më sot. “Nuk kam asgjë të veçantë për të thënë për ta, në fund të fundit, është një sfidë vërtet shumë e rëndë nga pikëpamja morale përveçse politike që janë të detyruar të ripremtojnë ato që nuk i kanë bërë kurrë deri më sot”, shprehet Vasili.

Zoti Vasili ju kandidoni në një qark ku dy partitë e tjera, PD e PS kanë mjaft ndikim në elektorat. Cili është objektivi i LSI-së për këtë qark?

Mendoj se Qarku i Korçës është i rëndësishëm për shumë arsye të karakterit zhvillimor, si dhe të traditës kulturore mjaft të pasur. Nuk gjej ndonjë kuptim të veçantë në konstatimin se dy partitë e përmendura nga ju kanë ndikim të veçantë. Sa i takon së majtës, vetëm në sajë të votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në disa bashki të rëndësishme të qarkut drejton e majta, ndaj dhe gara është plotësisht e hapur. Mendoj se premtimet e pafundme, të shfrenuara dhe pa asnjë logjikë ekonomike kanë zbehur besueshmërinë e partive të tjera dhe i ka bërë ato simbol të partive që premtojnë për të kaluar radhën dhe gënjyer zgjedhësit. Duke iu marrë kështu votën dhe më pas jua kanë kthyer krahët dhe gjërat vazhdojnë të jenë si më parë. Plani ynë për veprim është një provë e seriozitetit tonë dhe e qëndrimit tonë objektiv për t‘i zgjidhur gjërat dhe jo për t‘u hedhur hi syve njerëzve. Sepse kjo është e turpshme, po aq e turpshme sa që njerëz me shumë pushtet në të kaluarën dhe në të tashmen vijnë, premtojnë përsëri dhe bëjnë të paditurin për njëmijë gjëra që nuk kanë bërë, por nejse ky është edhe morali i shprishur politik, të cilit po i vjen fundi.

Çfarë problemesh vëreni në Qarkun e Korçës dhe si mendoni t‘i zgjidhni ato?

Në të gjithë Qarkun e Korçës ka një varfëri që sa vjen e thellohet. Biznesi është tërësisht i pamotivuar, sepse megjithëse ka aftësi të mëdha dhe mentalitet bashkëkohor, nuk ka mundësi konkrete për të bërë biznes dhe kësisoj papunësia është tepër e madhe dhe kritike. Infrastruktura veçanërisht në zonat rurale është e mjerueshme dhe zona të tëra si Mokra janë thuajse të izoluara. Gjithashtu papunësia në radhët e të rinjve është e jashtëzakonshme dhe është e dhimbshme që një rini vitale dhe plot ide si rinia korçare detyrohet të përplaset me papunësinë më të egër. Bujqësia është plaga më e thellë e Qarkut të Korçës dhe viti i fundit ishte më shumë se dramatik. Qindra e qindra kuintalë prodhime dhe djersë e gjithë vitit, edhe tani që flasim, vazhdon të kalbet pa u shitur dot si gruri, molla, qepët, patatet etj.

Si i vlerësoni konkurrentët e partive të tjera që kandidojnë në këtë qark?

Nuk kam asgjë të veçantë për të thënë për ta. Në fund të fundit për ta është një sfidë vërtet shumë e rëndë nga pikëpamja morale përveçse politike. Janë të detyruar të ripremtojnë e ripremtojnë ato që nuk i kanë bërë kurrë deri më sot, është vërtet e rëndë të gënjesh përsëri e përsëri.

Në disa qarqe, LSI mund të përcaktojë se nga cila anë peshon fitorja? A është Qarku i Korçës një rast i tillë?

Pa asnjë diskutim që është i tillë dhe morali i komunikimit me qytetarët nga ana jonë ka qenë jo ai i përdorimit të tyre për qëllime mediatike, por leximi i halleve të tyre me shumë vëmendje dhe seriozitet. Lëvizja Socialiste për Integrim ka një mision të madh, atë të krijimit të moralit, të mbajtjes së premtimeve dhe ajo do ta bëjë këtë në Korçë më mirë se kudo gjetkë.

CV

Petrit Vasili

Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës për degën e mjekësisë

Ka kryer disa specializime pasuniversitare në Itali, në vijimësi të shkollimit të tij

Nga viti 2001 deri në vitin 2003 ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë

Është pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë në Departamentin e Shëndetit Publik

Mban detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, z.Petrit Vasili
Vasili: LSI si në zgjedhjet e 28 Qershorit, ashtu dhe në zgjedhjet e vitit 2005, sikurse dhe në ditën kur u ndryshua Kushtetuta, ashtu si dhe në ditën kur ndodhi Gërdeci, ka një kundershtar politik që quhet Sali Berisha

Zgjedhjet në Shqipëri ndodhen në një moment shumë delikat të tyre tani që na ndajnë më pak se 20 ditë nga mbajtja e tyre në 28 Qershor.

Kodi Zgjedhor dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përcaktojnë qartë se procesi i numërimit të votave duhet të kryhet në vendet e numërimit të percaktuara dhe ku instalohet sistemi i kamerave që evidenton çdo votë të numëruar. Kërkesat e ligjit thonë qartë se kjo duhet të bëhej 40 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Eshtë shumë preokupante gjendja e vendeve të numërimit, sepse procesi i instalimit të sistemit të kamerave është shumë  i  ngadaltë jashtë të gjithë afateve ligjore, duke rrezikuar seriozisht standartin e zgjedhjeve dhe posaçërisht procesin shumë të rëndësishëm të numërimit transparent të votave.

LSI kërkon prerë nga KQZ që ajo të marrë situatën në dorë, të aplikojë vendime e qëndrime emergjente për zgjidhjen e procesit të instalimit të kamerave, si dhe të informojë qartë partitë dhe publikun e gjerë mbi ecurinë e procesit, sepse kjo ka të bëjë me standartet e zgjedhjeve dhe vërtetësinë e tyre.

Gjithashtu LSI vlerëson shumë shqetësuese deklaratat e Ministrit të Brendshëm për rreth 500 000 karta identiteti të patërhequra ende.

Ky fakt është shumë serioz dhe mbi të duhet të hetohet menjëherë nga drejtësia, por edhe nga partitë politike, sepse është paradoksale dhe e dyshimtë, që këta qindra mijëra qytetarë që kanë shpenzuar paratë dhe kohën e tyre, nuk e gjejnë të udhës të tërheqin karta e tyre.

Situata bëhet edhe më serioze realisht, sepse duke i shtuar këtyre 500 000 votuesve edhe mijëra qytetarë, të cilët për arsye të keqfunksionimit të sistemit të aplikimit nuk kanë aplikuar ende do të thotë që më shumë se gjysma e qytetarëve votues të Shqipërisë do t’i mungojnë procesit të votimit duke kompromentuar shumë rëndë besueshmërinë e tij.

Ne i kërkojme gjithashtu misionit të posaçëm vëzhgues të OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 28 Qershorit, që të luajë rolin e tij lidhur me këto dy fakte të një rëndësie shumë të madhe për fatin e standarteve të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri.

Në disa takime të ditëve të fundit, z.Rama ka hedhur sulme edhe ndaj LSI. Cili është komenti juaj?

Komenti ynë është një dhe vetëm një; Lëvizja Socialiste për Integrim si në zgjedhjet e 28 Qershorit, ashtu dhe në zgjedhjet e vitit 2005, sikurse dhe në ditën kur u ndryshua Kushtetuta, ashtu si dhe në ditën kur ndodhi Gërdeci, ka një kundershtar politik që quhet Sali Berisha. Ndërsa në mënyrë të natyrshme si një forcë shumë përparimtare dhe progresiste e së majtës, LSI ka si aleat të saj të natyrshëm socialistët dhe progresistët.

“Ne do të marrim pjesë vetëm në një qeveri të majtë”
Kandidati i LSI-së, Pëllumb Xhufi

Zëvendëskryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, është ndër të parët në listën e kësaj partie në Tiranë. Xhufi tregon sesi do të jenë aleancat paszgjedhore.

Z. Xhufi, cilat janë objektivat me të cilat LSI-ja përfshihet në këtë konkurrim elektoral?

Forca jonë politike paraqitet me shumë ambicie në këto zgjedhje, e bindur se do të luajë një rol themelor në zgjedhje, qoftë për sa i përket ruajtjes se integritetit të tyre, qoftë sa i përket edhe rezultateve të këtyre zgjedhjeve. LSI-ja do të jetë forca garante, e cila do të sigurojë qeverisjen e nesërme të majtë dhe progresiste dhe si e tillë do të luftojë që të përçojë në qeverisjen e paszgjedhjeve ato politika që reflektojnë interesat e vendit, pra LSI-ja pretendon ta kthejë politikën në funksionin e saj primordial, që është ai i shërbimit ndaj njerëzve. Ne kemi një program, i cili është vlerësuar tashmë nga opinioni, i hartuar me seriozitetin më të madh në muaj e muaj punë ekspertësh të brendshëm dhe të jashtëm, një program i cili reflekton prioritetet kryesore dhe shqetësimet kryesore.

Ju keni deklaruar se LSI-ja është e gatshme për koalicion paszgjedhor me PS-në. Cilat janë kushtet për të ndodhur diçka e tillë?

Ne nuk kemi vënë asnjë kusht, ne kemi deklaruar diçka që bën pjesë në ADN tonë, në pozicionimin tonë, në spektrin politik shqiptar, pra në do të marrim pjesë në një qeverisje të majtë dhe progresiste dhe në këtë kuptim, socialistët janë aleati ynë i natyrshëm. Natyrisht që historia jonë me PS-në, që nga momenti kur u krijua LSI-ja e deri më sot, nuk kanë qenë marrëdhënie të thjeshta, janë marrëdhënie të karakterizuara veçanërisht në këto dy vitet e fundit nga debate dhe përplasje të cilat për sa i përket LSI-së janë debate që ne i kemi bërë jo për interesat egoiste të lëvizjes sonë, por për interesa të mëdha, i kemi bërë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të institucioneve, në mbrojtje të zgjedhjeve. Megjithatë ne kemi për objektiv rrëzimin e qeverisë “Berisha”, qeveri e ngarkuar me shumë mëkate, mes të tjerash edhe me mëkatin origjinal të saj, të prishjes së zgjedhjeve dhe këtë po e bën deri në minutën e fundit. Ne po luftojmë ta ruajmë këtë integritet të zgjedhjeve, po bëjmë presion jo vetëm mbi qeverinë, por edhe mbi PS-në që të ulen në tryezë të gjejnë një zgjidhje, e cila do të miratohet pa kushte nga LSI-ja, e cila është e gatshme, nëse thirret, të marrë pjesë dhe të ofrojë kontributin e saj për të gjetur një zgjidhje, sepse nesër do të jetë vonë.

Z. Meta deklaroi se i takon atij përgjegjësia për të formuar qeverinë e ardhshme. Përballë një kandidati të shpallur për Kryeministër si Rama a rrezikohet të krijohet një situatë ngërçi paszgjedhor, edhe në rast se e majta është para së djathtës?

Ne jemi plotësisht konform rregullave të lojës. Ne kemi hyrë në një garë zgjedhore, ku forcat e vërteta politike, forcat serioze politike, natyrisht hyjnë në garë për të fituar. Ne hyjmë në garë për të fituar, jo thjesht se kemi një ambicie të tillë, por se jemi një parti e cila është renditur e treta në disa zgjedhje. Ne luftojmë për të fituar, për të nxjerrë Kryeministrin, në rast se kjo nuk do të realizohet, gjë që është mundshme, kemi deklaruar se do të marrim pjesë në një qeveri të majtë që do dalë nga këto zgjedhje dhe z.Meta ka deklaruar se Kryeministri i vendit do jetë ai që do të zgjedhin qytetarët shqiptarë.

A keni një pritshmëri tuajën për rezultatin e zgjedhjeve në kryeqytet, pra si do të ndahen 32 mandatet mes kampeve?

Unë nuk mund të spekuloj me parashikime, nuk është në profesionin tim. Megjithatë mund të them se ne kemi kërkesat e mëdha për Tiranën e konsiderojmë epiqendrën e LSI-së. Ne kemi planin tonë maksimalist, që është të fitojmë 32 deputetë, nëse nuk e arrijmë këtë, kemi një plan më të moderuar, pastaj të arrijmë minimumin 10 deputetë.

A keni ndonjë vlerësim për kundërshtarët tuaj politikë në kryeqytet, si i shikoni ata?

Unë i respektoj të gjithë kandidatët e forcave të tjera politike, gjithsesi kam një gjykim timin ndaj dy kategorive politikanësh, që janë edhe në garë, që i shoh edhe në garë. Gjykoj shumë negativisht ata politikanë të tipit dhe me histori të vjetër, që ripërtypin sloganet e krerëve të tyre, për të ashtuquajtur politikë të re, sikur kishin gojën të mbushur me harapash. Gjykoj negativisht dhe një rrezik do të thosha për vendin ata politikanë të gjeneratës së re, të cilët janë në gjendje të prodhojnë vetëm folklor politik, të cilët janë të privuar ndaj çdo lloj skrupulli, ndaj çdo lloj ndjenje politike, ndaj vendit, ndaj publikut, ata politikanë të cilët kanë lindur me para të cilat nuk dihet se nga vijnë, nuk njohin realitetin shqiptar dhe të cilat bëhen më pas vektorët e politikave të mbrapshta dhe akteve të mbrapshta. Këta lloj politikanësh të rinj qofshin dhe me diploma të huaja, i konsideroj një rrezik serioz për politikën shqiptare dhe do të doja t‘i shihja sa më shpejt jashtë politikës shqiptare. Do të doja që në këto zgjedhje, shqiptarët kësaj kategorie t‘u jepnin një mësim të mirë.

Pëllumb Xhufi

- Është diplomuar në Universitetin e Romës “La Sapienza” në degën e Letrave Klasike, në vitin 1977, pasi kishte mbaruar në Tiranë Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja për latinisht dhe greqishte të vjetër.

- Në vitin 1997 hyn në Ministrinë e Jashtme, ku mbulon detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale dhe të zëvendësministrit të Jashtëm.

- Ka qenë ambasador në Itali, jep dorëheqjen, duke iu bashkuar LSI

- Deputet i LSI-së, aktualisht zëvendëskryetar i LSI-së

LSI: PD, fushate me parate e shtetit
Levizja Socialiste per Integrim ka akuzuar qeverine se po perdor administraten shteterore dhe fondet e taksapaguesve shqiptare per fushaten zgjedhore, duke paralizuar plotesisht te gjitha institucionet, te cilat sipas sekretarit te Pergjithshem Petrit Vasili jane kthyer ne zyre elektorale. “Komunikimi i qytetareve me administraten shteterore per problemet e tyre eshte bere i pamundur, sepse kjo administrate eshte shnderruar ne sektor elektoral qe behet vetem per te mbushur sheshet elektorale te Berishes”, u shpreh Vasili.

Sipas LSI-se, ky eshte nje rikthim mbrapa ne vitin 1996, kur Berisha pergatiste manipulimin e turpshem, kostot e te cilit u paguan edhe ne vitin 97.

“Berisha duhet te kthehet sa me pare ne zyren e kryeministrit per te drejtuar qeverine ne keto dite, sepse drejtimi i shtetit eshte nje detyrim publik ndaj 3.5 milione shqiptareve”, u shpreh Vasili.

LSI I KËRKON QEVERISË TË JETË MË REALISTE NDAJ PROBLEMEVE QË KA VENDI
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga qeveria të jetë më me këmbë në tokë dhe dhe të shohë në sy problemet e mëdha që ka dhe me të cilat përballet vendi.

Nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi, u shpreh të premten në një konferencë për shtyp, se “në këtë vit sfide të madhe, siç është viti 2009, qeveria duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe të shohë në sy problemet e mëdha që ka dhe me të cilat përballet vendi”.

Sipas tij, “Qeveria  është tërësisht e papërgatitur dhe e pamotivuar për t’u përballuar me krizën finaciare,  dhe se buxheti i vitit 2009, nuk parashikon asnjë fond të veçantë emergjence për t’u përballur me situatat e krizës që po vjen”.

Berisha dhe Meta: Tirana ne zgjedhje
Kryeministri eshte perfshire ne debatin e hapur publik pas rrezimit te buxhetit te kryeqytetit me votat e Partise Demokratike dhe te LSI-se.

Sipas kreut te selise blu, nese do t’i kishte ndodhur atij vete nje gje e ngjashme, dihej se si ai do te reagonte.

“Po te ishte rrezuar buxheti i qeverise une do te kisha dhene doreheqjen”, u shpreh Berisha.

Nderkohe vete kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, partia e te cilin e shpjegoi nje dite me pare voten ne keshillin bashkiak, e ka ngritur diskutimin ne nje nivel te ngjashem me kryeministrin.

“Ne rast se mungon dhe reflektimi per propozimet e bera nga grupi i keshilltareve tane qe buxheti te jete i detajuar dhe cdo qindarke te kete destinacion te sigurte atehere nuk do te jete faji yne qe per kete vullnet duhet te shprehen qytetaret e Tiranes me votime”, u shpreh Meta.

Deklarata e forte e Metes sipas burimeve brenda LSI-se, le te kuptohet se ligji i pushtetit lokal kerkon qe nese buxheti nuk miratohet, shkrihet Keshilli Bashkiak dhe votohet vetem per te.

Por nderkohe per nenkryetarin e bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi, deklarata e Metes lexohet vetem ne nje menyre.

“Berisha dhe Meta votuan kunder me nje dore dhe problemet e njerezve jane vetem ushqim per politiken e tyre te vjeter. Per ne politika eshte mision per zgjidhjen e halleve te njerezve”, u shpreh Shalsi.

LSI e PD, rrëzojnë buxhetin e bashkisë për 2009-ën
LSI bashkon votat me PD-në duke rrëzuar për të dytën herë buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009-të. Për këshilltarët demokratë dhe ata të LSI-së buxheti nuk është transparent, ka një fond të lirë prej gjashtë milion eurosh që mund të përdoret për fushatë elektorale si dhe nuk pasqyron priporitet e qytetarëve të Tiranës. Ndërkohë që këshilltarët socialistë kanë deklaruar se buxheti po bllokohet politikisht dhe të dëmtuarit mbeten qytetarët e Tiranës.

Koçi:PS’91 në zgjedhje koalicion me LSI-në
Kreu i PS’91n Petro Koçi ,i ftuar në Ora News deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do hyjw në koalcion me LSI-në. “PS ’91 përfaqëson një alternativë, por do jetë në një koalcion me LSI-në”, u shpreh ai. Kryetari i PS-91 e vlerësoi si “jashtë kontrollin” pozitën e së majtës lidhur me procesin e kartave të identitetit. Sipas tij i gjithë procesi duket se është në dorë të PD-së dhe kjo mund të çojë në probleme në regjistrin e zgjedhësve. “Gjykoj se jemi vonë me procesin e kartave të identitetit. Gjithsesi besoj se procesi nuk duhet të ketë difekte dhe opozita duhet të jetë më e vëmendshme ndaj tij”, deklaroi Koçi. Lidhur me bllokimin e gazetës “Tema”, Koçi deklaroi se nuk mund të mendohet puna e gazetarëve do rrezikonte procesin e bërjes së kartave të identitetit vetëm se ishin në të njëjtën ndërtesë. Sipas tij ky raport i dhunshëm vjen sepse “Tema” ka qenë denoncuese e patrembur i disa spektakleve të qeverisë dhe vetë kryeministrit Berisha. “Është për të ardhur keq që liria e medias goditet kaq keq. Gazeta “Tema” ka qenë e balancuar nga krahët politikë dhe nuk mendoj se i ka shërbyer Ramës. Rasti i “Tema” duhet të jetë një leksion për të gjithë median”, shtoi kreu i PS’91. Ai theksoi se “Sot veç Berishës është edhe fotokopja e tij në opozitë, ndaj ka pak shpresa për ndryshim edhe në marrëdhëniet me median. Jam solidar me “Temën” dhe gazetarin Mero Baze në këtë rast dhe përfundimi që unë nxjerr për marrëdheniet media- politikë është se duhet t’i jepet fund klientelizmit”. Lidhur me zgjedhjet e 2009-ës Koçi theksoi se fushata ka filluar. Sipas tij PS’91 përfaqëson një projekt politik që synon fitoren e së majtës, dhe jo të Ramës si individ. ” Zgjedhjet do t’i fitojë e majta, socialistët kanë arsye për të zgjedhur sepse nuk është vetëm alternativa e vjetër. “PD-ja dhe PS-ja janë e njëjta, u ndryshon emri dhe jo fizionomia dhe teknologjia”, shtoi ai. Sipas Koçit “Pajtimi mes të majtës do vinte nëse do kishim një platformë që do korrigjonte pazaret e 2005-ës, por nuk duket se po ndodh kështu. Sistemi elektoral nuk nxit marrëdhëniet parazgjedhore”. Në fund të fjalës së tij ai theksoi se “Proporcionali rajonal është më i mirë për Berishën dhe jo për të majtën. Por duke nxitur pjesëmarrjen masive të socialistëve ne do t’i sjellim të majtës fitore”.

Opozita: Kartat të jepen edhe falas
PS e LSI i kërkojnë qeverisë të subvencionojë disa shtresa të caktuara

Opozita i kërkon qeverisë shpërndaje falas të kartave të identitetit për disa shtresa të caktuara popullsie. Në komunikimet e djeshme mediatike funksionarët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ishin në një zë për këtë çështje. Sekretari për çështjet zgjedhore në selinë rozë, Kastriot Islami, tha se në rast se do pranohet një variant i tillë, shtohen mundësitë për pajisje maksimale të shtetasve me këtë dokument dhe arrihet standardi i kërkuar nga ndërkombëtarët për mënyrën e votimit. Kategoria e parë që duhet të pajiset me karta sipas Islamit duhet të jenë shtetasit mbi moshën 18 vjeç, që votojnë për herë të parë. Drejtuesi socialist konstatoi me shqetësim se po vihet re mungesë transparence nga ana e qeverisë për procesin sesi do të prodhohen kartat e identitetit. “Një kalendar i detajuar duhet të hartohet për të arritur afatet për pajisjen e qytetarëve përpara zgjedhjeve parlamentare”, u shpreh Islami. Gjithsesi, ai beson se me një organizim në mënyrë të veçantë nga ana e qeverisë, ka hapësirë që të kapet vonesa dhe të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme konform standardeve ndërkombëtare. “Natyrisht që duhet pritur përfundimisht hyrja në fuqi e kodit dhe dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti dhe në këtë moment Parlamenti do të zhvillojë të gjitha përgjegjësitë e tij për të realizuar atë çka përcakton kodi”, theksoi Islami. Duke iu referuar procedurës së zgjedhjes së KQZ-së, Islami konfirmoi se do të zbatohet jo vetëm teknikisht, por edhe politikisht, në mënyrë që të ketë një konsensus sa më të gjerë jo vetëm midis forcave parlamentare, por të gjitha forcave, në mënyrë të veçantë atyre të majta. “Unë besoj se LSI është forcë e majtë dhe nuk bëra stigmatizim për ndonjë forcë të veçantë”, tha Islami teksa u pyet posaçërisht për LSI-në. Sakaq, Lëvizja Socialiste për Integrim vlerësoi se për arsye të varfërisë se skajshme, varfëri e cila është thelluar në mënyrë të frikshme në vitet e qeverisjes së Berishës për mjaft qytetarë shqiptarë, pajisja me karta do të jetë e pamundur. “Për të kapërcyer këtë problem shumë të rëndësishëm në momentin dhe në kohën e duhur, i kërkojmë qeverisë që në mënyrë të menjëhershme të marri masa dhe të pajisë pa pagesë disa kategori”, u shpreh Petrit Vasili. LSI mendon që këto kategori të jenë; pensionistët në fshat dhe qytet, studentët dhe nxënësit, personat që marrin pagese papunësie, të papunët, personat anëtarë të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre dhe personat me pagë minimale në sektorin publik dhe privat. Qeveria, insistoi Vasili, duhet të zgjidhë në mënyrë të menjëhershme këtë problem për këtë kategori qytetarësh, sepse përndryshe rrezikohet qe rreth 1 milion qytetarë të mos marrin pjesë, pra, të përjashtohen nga procesi i votimit. “Ky investim i qeverisë në këtë moment, është i domosdoshëm për të sotmen dhe të nesërmen, sepse sot ai do të garantonte standardet e zgjedhjeve, duke u mundësuar të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në to dhe është shumë i rëndësishëm për të nesërmen, ku në një Shqipëri normale, qytetarët që punojnë dhe paguajnë taksat do të garantonin të ardhurat mjaft të larta”, tha Vasili.