Lajme Online Shqip » lajme shqip

Qeveria: Nuk ka krizë, nuk e duam bërthamorin
Bullgari

Ministri bullgar i Ekonomisë, Traiko Traikov, përsëriti edhe një herë dje se qeveria e tij nuk ka në plan të financojë ndërtimin e termocentralit bërthamor dhe as nuk e sheh të nevojshëm një investim të tillë, bëri të ditur media vendëse.

“Këtu bëhet fjalë thjesht për financime dhe qeveria përballet me shumë rreziqe, ku rreziku më i madh është pamundësia për ta financuar. Bullgaria nuk do të përballet me krizën energjetike edhe në rast se termocentrali bërthamor nuk ndërtohet, pasi shumë projekte të tjera janë në ndërtim”, tha ai.

Në janar 2008, Bullgaria nënshkroi një kontratë prej 4 miliardë eurosh me industrinë ruse të energjisë bërthamore, “Atomstroiexport”, për të ndërtuar dy reaktorë me 1 mijë MW. Por sipas konsulentëve të projektit, vlera e përgjithshme e investimeve mund të kapërcejë 9 miliardë euro. Vlerësohet se konsumi i energjisë elektrike në Bullgari do të kapërcejë prodhimin rreth vitit 2012, duke zhytur në vështirësi të gjithë Ballkanin. Por sipas Traikov, një situatë e tillë nuk ka pse të vijë.

“Nëse pyetja është a kemi nevojë për një central të dytë bërthamor për konsum të brendshëm, përgjigjja është jo, ne nuk kemi nevojë. Nëse të gjitha projektet e deklaruara do të zbatohen, atëherë do të kemi kapacitet prodhues me tepri”, tha ai. “Ne nuk do të kemi kufizime në furnizim me energji në rast se ne nuk e ndërtojmë termocentralin”.

Qeveria e re e djathtë bullgare, e cila filloi punë pak muaj më parë, beson se paratë e taksapaguesve nuk është mirë të rrezikohen në një projekt të tillë. Megjithëse energjia bërthamore është shumë ekonomike, projekte të tilla masive shumë shpesh kanë pësuar rritje të konsiderueshme kostosh gjatë zbatimit, ndërsa afati i dorëzimit është jashtëzakonisht i vështirë për t‘u përcaktuar.

Statusi i kandidatit, Brukseli kushtëzon shqyrtimin me zgjedhjet
Bashkimi Europian pranoi dje në Bruksel aplikimin e Islandës për anëtarësim, ndërsa zvarritja e procesit zgjedhor ka bërë që shqyrtimi i aplikimit të Shqipërisë të shtyhet. Këshilli i Ministrave të Jashtëm europianë i kërkoi komisionit që të përgatisë opinionin mbi aplikimin e Islandës për statusin kandidat. Vendi nordik aplikoi 4 ditë më parë, ndërsa Shqipëria e paraqiti kërkesën e saj për statusin kandidat 3 muaj më parë. “Unë shpresoj që të ecim përpara me të gjitha çështjet për zgjerimin, që kemi në tavolinë. Për Islandën nuk kemi të bëjmë me rrugë më të shpejtë, por me një rrugë më të shkurtër, pasi ata janë tashmë pjesë e tregut unik dhe e zonës “Shengen”. Ne do t‘i hedhim hapat një nga një. Siç e dini, kemi dhe aplikimin e Shqipërisë, me të cilin nuk kemi mbërritur ende aty ku duhet”, ka deklaruar ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt. Në deklaratën përfundimtare, ministrat e Jashtëm evropianë shprehen se BE do t‘i kthehet shqyrtimit të aplikimit për anëtarësim të Shqipërisë, pasi të ketë përfunduar procesi i zgjedhjeve në vend. “I nisëm gjithashtu mesazh të qartë Shqipërisë, se aplikimi i saj do të shqyrtohet sapo të jetë kompletuar procesi zgjedhor në atë vend dhe ne sot mirëpritëm sërish perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Cecilia Malmstrom, ministrja suedeze për Çështjet Europiane. Islanda parashikohet të shënojë anëtarësimin më të shpejtë në historikun e zgjerimit të BE-së. Opinioni i komisionit pritet të mbyllet brenda këtij viti dhe në fillim të 2010-ës mendohet çelja e negociatave për anëtarësim. Sipas presidencës suedeze të BE-së, Islanda jo vetëm i ka plotësuar kriteret ekonomike e politike të Kopenhagenit, por dhe i ka tejkaluar ato. Negociatat për anëtarësimin e Islandës do të fokusohen në politikat e peshkimit, i vetmi problem që paraqet ky vend nordik ndaj disa shteteve europiane për shkak të konkurrencës. Po dje, e përditshmja “Financial Times” botoi një artikull me titull “BE-së i kërkohet të mbështesë dëshirën për anëtarësim të Ballkanit, ose të rrezikojë mungesën e stabilitetit”. Në artikullin e bazuar në një intervistë të gazetës me Carl Bildt, ministrin e Jashtëm të Suedisë, vendit që ka presidencën e radhës të BE-së, rreshtohen rreziqet me të cilat përballet vetë BE-ja, por dhe rajoni, nga shuarja e mundshme e shpresave për anëtarësimin në bllok të vendeve të Ballkanit. “BE rrezikon të humbasë kredibilitetin dhe të kontribuojë në destabilizimin politik të Ballkanit, nëse nuk i afron shtetet e Ballkanit më pranë objektivit të tyre të anëtarësimit në BE”, shkruan gazeta, duke cituar zotin Bildt. Më tej ajo thekson se Bildt ka paralajmëruar që nacionalistët në rajon mund të fuqizohen në dëm të forcave politike pro-europiane në disa shtete të ish-Jugosllavisë. Bildt ka përmendur rastin e Serbisë, “vendit më të fuqishëm të rajonit”, ku forcat pro-europiane kanë korrur sukses që nga rizgjedhja e z.Tadiç në postin e Presidentit në shkurt 2008.

Fshatarët europianë,në krizë për shitjet
Çmimi i qumështit po bie në mënyrë dramatike në Evropë, gjë që i shqetëson shumë fshatarët. Të mërkurën e kaluar, Komisioni i BE-së paraqiti një analizë të tregut të qumështit. Në bazë të saj ai do ta zgjerojë kuotën, pra kufizimin e prodhimit të qumështit, siç ishte planifikuar. Shumë fshatarë evropianë kanë kërkuar uljen e kuotës me 5%. Komisonierja e BE-së për çështjet agrare, Mariann Fischer Boel, problemin kryesor e sheh më fort në rënien e kërkesës. “Do të doja të kisha një shkop magjik, por nuk kam”, thotë me keqardhje Boel, duke mos u dhënë shpresë fshatarëve evropianë se do ta zgjidhë shpejt krizën në tregun e qumështit.

Në vjeshtën e 2007-ës çmimi për një litër qumësht ishte ende 40 cent, tani ai është mesatarisht 24 cent. Këtë e ka llogaritur komisioni në raportin e tij.

Kur kërkesa për qumësht në vitet e fundit filloi të ngrihej në mbarë botën, ministrat e Bujqësisë të BE-së vendosën ta rrisin gradualisht kuotën për ta hequr përfundimisht atë në vitin 2015. Për shkak të çmimeve shumë të ulëta, blegtorët në gjithë Evropën kërkojnë ta mbajnë kuotën dhe ta ulin atë. Por komisonierja nuk konsideron rritjen e kuotës, por rënien e kërkesës si shkak që çmimi ka rënë kaq shumë. “Kur një fshatar e ka kapërcyer kuotën e tij personale, duhet të paguajë taksë, edhe pse kuota e vendit të tij nuk është kapërcyer ende”, thotë Boel.

Makina del nga rruga, plagoset familja
Nje aksident rrugor me pasoje plagosjen e 5 anetareve te se njejtes familje eshte regjistruar para pak castesh ne aksin Librazhd-Peshkopi.  Sipas njoftimeve te fundit, dy prej anetareve te familjes, Petrit dhe Edi Koxha kane mbetur te plagosur rende dhe jane derguar nga policia ne spitalin e Elbasanit.

Ndersa tre personat e tjere, shtetasit Besim, Xhevdet dhe Blerina Koxha kane marre vetem plage te lehta dhe jane jashte rrezikut per jeten.

Makina me te cilen familja po udhetonte, tip fuoristrade, doli nga rruga per shkak te shpejtesise se larte.

Reformat, Berisha i shtrin dorën Ramës
Me nisjen e një tjetër faze të shqyrtimit të ankimimeve për procesin zgjedhor, kreu socialist, Edi Rama, konfirmoi se nuk do të tërhiqet për asnjë moment nga qëndrimi i tij për të zbardhur krimin elektoral të 28 qershorit. Në një komunikim me mediat, Rama uroi që Kolegji Zgjedhor të mos shkelë ligjin siç bëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Urojmë që Kolegji Zgjedhor të mos sillet si KQZ-ja me ligjin e me të drejtën tonë për të kërkuar zbatimin e tij, ashtu sikundër i siguroj të gjithë votuesit e mbështetësit tanë se ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër në këtë përpjekje që s‘ka të bëjë thjesht me fatin e një beteje elektorale, po me fatin e demokracisë në Shqipëri dhe me domosdoshmërinë për të mos lejuar që zgjedhjet në këtë vend të bëhen një skemë e mbyllur ku fiton gjithnjë pushteti pavarësisht si voton qytetari”, tha Rama. Nga ana tjetër, kryesocialisti deklaroi se vazhdon maskarada e KQZ-së, vazhdon pengmarrja e zgjedhjeve, vazhdon farsa e Kryeministrit në detyrë që bën sikur ecën pa paterica, që rrit taksa e inauguron rrugë të pambuluara me financime duke thelluar gropën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që kriza ekonomike po troket fort në derë dhe gjendja e demokracisë në Shqipëri është përditë e më dramatike. Nisur nga kjo, ai shprehu bindjen në angazhimin deri në fund për të konsumuar hallkat ligjore të një procesi tërësisht të degjeneruar pavarësisht abuzimit të skajshëm të KQZ-së me ligjin zgjedhor. Sipas tij, PS do të vijojë të kërkojë të drejtën e saj të padiskutueshme për hapjen e kutive në Berat, Tiranë e Shkodër. Ndërkohë, procesi zgjedhor ka kaluar në fazën e dytë të shqyrtimit, në Kolegjin Zgjedhor. Partia Socialiste ka deklaruar se do të ankimojë në këtë kolegj vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e ndryshuar tabelën përfundimtare të qarkut, pavarësisht kërkesave për rinumërim dhe rivlerësim të votave në këto qarqe. Kërkesat ankimore për Beratin, Shkodrën dhe Tiranën u rrëzuan me shumicë votash në KQZ, ndërsa Partia Socialiste reagoi duke vijuar me procedurat ligjore përmes ankimimit në Kolegj. Gjatë fazës së shqyrtimit të ankimimeve në KQZ, Partia Socialiste akuzoi disa herë katër anëtarët e shumicës për vendime partiake, ndërsa pas vendimit për Qarkun e Beratit bëri me dije se do të padiste katër anëtarët, Ristani, Shtjefni, Zguri dhe Osmanaj për shkak se votimi i tyre binte ndesh me ligjin. Qarku i Fierit deri në marrjen e vendimit për hapjen e kutive ka shkaktuar mjaft debate dhe pas numërimit u vërtetua pretendimi i selisë rozë se mandati i nëntë, i papërcaktuar ende i takonte kandidatit të kësaj partie.

Reformat, Berisha: Do bashkëpunoj me Ramën

“Ai është lider i mundësive të humbura. Kishte një shans të telefononte, por s‘e bëri”

Kryeministri Sali Berisha i shtrin dorën opozitës për përmbushjen e reformave. “Siguroj grupin parlamentar të PS-së se unë do t‘i shtrij dorën që të bashkëpunoj në interesin e vendit. Por kam bindjen e thellë se pavarësisht nga momenti dhe tronditja e natyrshme që ka humbja dhe mossuksesi në zgjedhje, koha tjetër do të jetë një kohë bashkëpunimi dhe prania e LSI është një dëshmi apo një faktor tjetër i rëndësishëm në kuadrin e një klime të re bashkëpunimi”, tha Berisha. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë paralajmëron se do të bashkëpunojë me forcën më të madhe opozitare, e cila do të ketë në Kuvend 3 deputetë më pak se Partia Demokratike, pa përfshirë aleatët që janë në koalicion me këto forca. “Bëra koalicion me Metën dhe jo me Ramën, jo për inat, por nuk mund ta lija vendin pa opozitë, se vendi mbetej me katër veta në opozitë nëse do kisha vepruar ndryshe. Kemi një mazhorancë funksionuese dhe një opozitë të konsoliduar. Kjo është politika. Politika është arti i të mundshmes, është marrëveshje”, tha Berisha. Kryeministri premtoi se do i shtrijë dorën të majtës për të realizuar reformat që do ta çojnë vendin drejt liberalizimit të vizave. Një sërë ligjesh në Kuvend kërkojnë një numër më të madh se ai që ka mazhoranca aktuale dhe për këtë, kreu i qeverisë Berisha paralajmëroi sinjalin e bashkëpunimit me opozitën, të cilin ai e cilësoi si të fortë. “Koalicioni i imponuar i sovranit është shumë më i dobishëm për vendin. Nëse nuk do ekzistonte LSI, do i shtrija dorën PS, që të formojmë një koalicion për ta çuar vendin drejt BE-së. Nuk voton kurrë sovrani për inatet e politikanëve. Ai jep verdiktet e tij dhe ti je i detyruar ta lexosh pa inate atë dhe të faktosh që i nënshkruhet pushtetit e vullnetit të sovranit”, shtoi Berisha. Kryeministri hodhi gjithashtu edhe teoremën e tij se çfarë do të bënte nëse partia e tij do të dilte e dyta në vend. “Sikur PD të ishte e dyta në zgjedhje, kisha vetëm një rrugë, do dorëhiqesha dhe do të krijoja koalicionin me një Kryeministër socialist”, tha Berisha, duke theksuar se ka një maturitet demokratik ndryshe nga çfarë thuhet në opinionin publik. Kreu i qeverisë nuk nguroi të lëshonte edhe batuta ndaj situatës në të cilën është përfshirë kampi socialist. “Më duhet të them se zoti Rama do mbetet në historinë e këtij vendi si politikani i shanseve të humbura personale. Kishte një shans të telefononte, por atë nuk e bëri. Për të tjerat ju garantoj se ai nuk është axhenda e Sali Berishës”, tha ai.

Kabineti i ri do të ketë të njëjtin numër dikasteresh që ka qeveria aktuale. Qeveria e re do të përbëhet nga 14 ministra dhe nuk do të krijohet në variantin e saj optimal jo përpara datës 10 shtator. Sipas Kryeministrit Berisha, Parlamenti i ri nuk do të mblidhet përpara datës 4 shtator dhe buxhetin e ri të vendit do ta hartojë qeveria aktuale, ndërkohë që qeveria e ardhshme do të ketë mundësi vetëm ta shqyrtojë atë. “PD dhe LSI kanë rënë dakord që të nisin negociatat për qeverinë e re në afatin e përcaktimit të Kushtetutës dhe unë këtu dua të falënderoj shumë për mirëkuptimin që gjeta te Meta dhe përgjegjësinë”, tha Berisha, duke shtuar se kjo është dëshmi që dy forca politike bashkohen për parime dhe jo për karrige. Për sa i takon bashkëpunimit me PBDNJ-në, Berisha theksoi se “në politikë nuk thuhet asnjëherë ‘kurrë mos thuaj kurrë‘” dhe së dyti kujtoi paralajmërimin që i bëri kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kur u nda nga koalicioni i djathtë, duke i thënë “Kujdes Vangjel”. Në projektet e ardhshme të Parlamentit, Kryeministri Berisha u tregua i vendosur për të mos hequr moratoriumin e skafeve.

Për KQZ

“PD u lëndua nga

mandati i Fierit”

Kreu i PD-së, njëkohësisht Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ripërsëriti qëndrimin e tij se do të njohë dhe respektojë verdiktin e KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet e 28 qershorit. “Për sa i përket KQZ, unë nuk kam bërë asnjë koment dhe mendoj se kam vepruar drejt, ndonëse përfaqësuesit e mi në KQZ kanë bindjen më absolute se mandati i Fierit iu dha PS, duke konsideruar të vlefshme dy kutitë e Libovshit, numërimi i të cilave është bërë jashtë kamerave dhe pa praninë e koalicionit Aleanca për Ndryshim dhe një kuti e tretë është gjetur me fletë që nuk plotësonin kushtet kryesore”, tha Berisha. Ai shtoi se “unë nuk kam sulmuar KQZ-në dhe nuk do të sulmoj Kolegjin Zgjedhor”. Kreu i demokratëve bëri me dije se “po të flasim me fakte, pjesë e lënduar jemi ne me mandatin e Fierit”. Kreu i qeverisë theksoi se “nga 410 ankesa në 2005-ën, janë gjithsej të depozituara 30 ankesa në KQZ”.

Negociatat

Qeveria krijohet

vetëm në 10 shtator

Nëse LSI nuk do të ekzistonte, do të bashkëpunoja me PS-në për ndërtimin e qeverisë dhe nuk do ta çoja vendin sërish në zgjedhje. Kjo ishte teorema me të cilën kreu i PD-së mbrojti tezën e bashkëpunimit PD-LSI, duke kujtuar se këtë bashkëpunim do t‘ia ofronte edhe partisë më të madhe opozitare, nëse LSI s‘do të plotësonte numrat për mazhorancën. “Nëse s‘do ekzistonte LSI, do ia shtrija dorën PS-së, që të formonim një koalicion për të çuar vendin drejt BE-së”, tha ai. Berisha theksoi se është i kënaqur me Kodin Elektoral, sepse ishte konsensual mes partive, por theksoi se “u përjashtua forca e tretë e vendit nga komisionet, por unë isha i detyruar ta ndiqja konsensusin më të mundshëm”. Sipas Berishës, PD dhe LSI kanë rënë dakord që të nisin negociatat për qeverinë e re në aftin e përcaktimit të Kushtetutës. “Qeveria nuk mund të krijohet në variantin më optimal përpara datës 10 shtator dhe Parlamenti nuk mund të mblidhet para datës 4 shtator”, tha ai.

Berisha shprehu besimin se qeveria do të jetë eficente dhe se PD dhe LSI ndajnë të njëjtat pikëpamje. “Procesi i integrimit është harta e rrugës”, tha ai.

Batutat

Berisha-Dules: Të

thashë, kujdes Vangjel!

Demokratët zbardhin negociatat me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kryeministri Berisha bëri me dije dje se PBDNJ është ftuar të bëhet pjesë e koalicionit të ri. “Ne jemi të hapur për koalicion. Edhe PBDNJ është ftuar në koalicion”, tha ai. Kreu i qeverisë nuk rezervoi as batutat për ish-bashkëpunëtorin me të cilin qeverisi për katër vjet, duke i përcjellë kryetarit të PBDNJ-së dy mesazhe. I pari ishte se në politikë “never say never” dhe për mesazhin e dytë, Kryeministri u përpoq të shkëpusë gjithashtu edhe një frazë nga “Përrallë nga e kaluara”, duke i kujtuar kohën kur Vangjel Dule u nda me Partinë Demokratike për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste. “Së dyti unë i dola borxhit, se kur u ndamë i thashë: Vangjel kujdes”. Berisha theksoi gjithashtu se qeveria e ardhme do të jetë një koalicion, por përjashtoi plotësisht shtimin e kabineteve. “Nuk mund të shtoj unë kabinetet dhe nuk pranoj një praktikë të tillë dhe do ta lehtësoj edhe më tej peshën e administratës mbi supet e taksapaguesve”, tha ai.

Për PS

Nuk do të ndërhyj

në axhendën e PS-së

“Nuk kam ndërhyrë dhe s‘do ndërhyj kurrë në sovranitetin e forcave politike. Jam i detyruar të respektoj vendimet e saj”. Ky ishte mesazhi që kreu i PD-së përcolli për kampin socialist, i cili doli i dyti pas zgjedhjeve të 28 qershorit. “Rama nuk është pjesë e axhendës sime. Është kryetari i minorancës së Bashkisë së Tiranës, sepse koalicioni im është multidimensional”, tha Berisha. Ai shtoi se “unë kam qëndruar dorëjashtë në të gjitha problematikat e brendshme të forcave politike, qoftë aleate dhe qoftë kundërshtare. E vërteta është se kam bashkëpunuar me të dhe jam treguar vlerësues për bashkëpunimin. Rama më ka sulmuar personalisht, kurse unë nuk u mora as me të dhe as me familjen e tij”. Për bashkëpunimin me Metën, Berisha u shpreh se nuk e bëri këtë veprim për inat të Ramës. “Bëra koalicion me Metën dhe jo me Ramën, jo për inat, por s‘mund ta lija vendin pa opozitë, se vendi mbetej me katër veta në opozitë. Kemi një mazhorancë funksionuese dhe një opozitë të konsoliduar. Kjo është politika”, tha ai.

Skafe

Qeveria lë në

fuqi moratoriumin

Qeveria “Berisha 2″ do të vazhdojë në të njëjtat gjurmë si qeveria “Berisha 1″. Ndonëse në muajin shtator skadon afati për moratoriumin e skafeve, kreu i qeverisë bëri me dije se nuk do të sakrifikojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve për lëvizjen e lirë të disa skafeve në bregdetin shqiptar. Kryeministri Berisha u shpreh qartë se nuk do të rrëzojë apo shfuqizojë ligjin për moratoriumin e skafeve, duke lënë “të varfër” sërish turizmin në bregdetin shqiptar. “Moratoriumi është në fuqi gjersa Parlamenti nuk e ka anuluar atë. Kjo s‘ka asnjë ekuivok dhe nuk do të punojmë ne kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve për lëvizjen e lirë të 20-30 skafeve”, tha Berisha. Edhe për vitet e tjera, skafet dhe mjetet motorike lundruese nuk do të kenë mundësi të lundrojnë në bregdetin shqiptar.

Premtimi

Liberalizimi i vizave

brenda vitit 2010

“Vizat do të liberalizohen në vitin e parë të mandatit tonë të dytë”, tha Berisha. Sipas tij, “shqiptarët në këto zgjedhje votuan për të ardhmen e tyre, votuan projektin e Shqipërisë europiane, me të cilin ata do të gëzojnë standarde, kritere dhe praktika të vendeve anëtare të BE-së. Pra votuan për të përgatitur vendin për verdiktin final të BE-së, votuan për lëvizjen e lirë të tyre”. Kreu i qeverisë theksoi se brenda vitit të parë të mandatit të dytë do të liberalizohen vizat.

“Zgjedhjet përcaktuan edhe një koalicion thellësisht të dobishëm për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, i cili ka të gjithë potencialin e madh politik, profesional, teknik për të shndërruar në realitet me shpejtësi projektin e Shqipërisë europiane”, tha ai. Sipas tij, “qytetarët në 28 qershor nuk votuan për të ndëshkuar njeri, por për ta filluar dhe shndërruar në realitet ëndrrën e tyre europiane”.

Fier, PS merr mandatin e nëntë
Tetë kuti votimi numërohen në KQZ. Avantazh i dukshëm i koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste. Sot, vendimi zyrtar

Partia Socialiste duket se ka marrë mandatin e nëntë në Qarkun e Fierit, ashtu sikundër ka deklaruar që në momentin kur u bllokuan nëntë kuti në katër KZAZ të këtij qarku. Pas numërimit të tetë kutive dhe përfshirjes në tabelën e rezultateve në dy qendra votimi të tjera, Partia Socialiste shënoi avantazh të dukshëm, duke i konfirmuar asaj mandatin e nëntë. Në 10 kuti koalicioni i PS mori 2174 vota dhe koalicioni i PD mori 1468 vota. Numërimi i kutive i dha avantazhin por duket se nuk ka përfunduar betejën ligjore, pasi Partia Demokratike ka kontestuar rezultatin e kutisë 3006 ku janë 315 fletë që u mungojnë disa elemente. Këto fletë votimi gjatë numërimit u konsideruan të vlefshme ndonëse PD i kontestoi. Qendra e votimit 3196 gjithashtu sipas Njazi Kosovrastit duhet të përfshihet në rezultatin final për Qarkun e Fierit. Kandidati për deputet Pirro Lutaj deklaroi se e kishte fituar mandatin e nëntë nën siglën e Partisë Socialiste. Prej më shumë se dhjetë ditësh, kutitë e Qarkut të Fierit kanë sjellë reagimin e ashpër të PS-së, e cila ka deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe se po i grabitej mandati nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Procesi i numërimit të votave nisi dje paradite përmes dy grupeve të punës të ngritur nga punonjës të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Numërimi u shoqërua me mjaft debate mes anëtarëve, për shkak të problemeve që u konstatuan në rastin e kutisë 3005, ku 315 fletë votimi u kontestuan, pasi nuk kishin në krye të tyre simbolin e KQZ-së dhe të Republikës së Shqipërisë. Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike, Niazi Kosovrasti, deklaroi që të mos përllogariteshin si pjesë e rezultatit të kësaj qendre votimi. Një rast tjetër që shkaktoi debate ishte kutia me numër 3052, ku 439 fletë votimi rezultonin të kishin vetëm një vulë nga dy që parashikon ligji. Anëtarët e KQZ-së u ndanë në pro dhe kundër, por shumica e votoi vlefshmërinë e tyre me katër vota, ndërkohë që kjo ishte një kuti ku Partia Demokratike mori shumë vota në favor të saj. Numërimi u ndërpre pasdreke, duke rifilluar sërish pasdite, ndërkohë që brenda sallës së mbledhjes ka qëndruar gjatë gjithë kohës kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Piro Lutaj, i cili është renditur i 9 në këtë listë. Deri dje, në orën 15.00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numëroi tri kutitë e KZAZ-së 18 për Qarkun e Fierit, për të cilin mori vendim mbrëmjen e të shtunës. Në qendrën e votimit 3006, PS mori 301 vota, PD 135 vota, PDI 35 vota, LSI 22 vota, LZHK 14 vota, PBK 3 vota, PR 9 vota, PLF 1 votë, PBDK 1 votë, G99 3 vota, PBDNJ 1 votë, ADS 1 votë, PDM 10 vota, PDK 1 votë, PSD 7 vota, PSV91 1 votë, PFA 1 votë, duke shënuar në total si koalicione, “Aleanca e ndryshimit” 194 vota, “Bashkimi për ndryshim” 312 vota. Ndërsa në qendrën e votimit 3017 janë përdorur 298 fletë votimi, ndërsa të papërdorura u gjetën 345 fletë votimi; u shpallën të pavlefshme 13 fletë votimit. Në këtë kuti, Partia Socialiste mori 124 vota, ndërsa PD 94 vota, PAD 1 votë, PBLD 1 votë, PAA 1 votë, PDM 1 votë, PLL 11 vota, PDI 15 vota, PR 3 vota, LZHK 1 votë, LSI 15 vota, PSV91 2 vota, PBDNJ 1 votë, PDS 1 votë, G99 9 vota, PSD 2 vota dhe PLD 2 vota. Ndërsa në kutinë 3027, Partia Socialiste shënoi përsëri rezultat pozitiv, me 134 vota, PD 88 vota dhe LSI 14 vota. Ndërsa në KZAZ numër 19, në qendrën e votimit 3116, Partia Socialiste ishte sërish në avantazh me 306 vota, ndërsa Partia Demokratike me 94 vota, AMIE me 1 votë, PBK 1 votë, PDI 4 vota, LZHK 1 votë, PDK 1 votë, LSI 48 vota, PSV91 1 votë, PDS 5 vota, PSD 8 vota. Sakaq, sa i përket kutisë së votimit 3052, KQZ vendosi të konsiderojë të vlefshme 439 fletët e votimit, të cilat kishin vetëm një vulë, atë të sekretarit të qendrës së votimit. Votimi u kundërshtua nga anëtarët që përfaqësojnë të majtën në KQZ me rezultatin 4 me 3. Në këtë qendër votimit pati një e epërsi të dukshme të Partisë Demokratike me 362 vota kundrejt Partisë Socialiste me 9 vota. PPA 3 vota, PBK 11 vota, PBKD 1 votë, PDI 2 vota, PR 26 vota, LZHK 2 vota, PDK 3 vota, LSI 3 vota, PDS 4 vota, PSD 7 vota. Në qendrën e votimit 3122, në avantazh ishte Partia Socialiste me 115 vota, kundrejt Partisë Demokratike me 77 vota. PADS 3 vota, PDRE 2 vota, PR 13 vota, LSI 16 vota, PLD 2 vota. Sa i përket kutisë së votimit 3197, që i takon Komisionit Zonal të Administrimit Zonal me numër 20 në Libofshë të Fierit, koalicioni i Partisë Socialiste ka marrë 113, ndërsa koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka marrë 51 vota gjithsej. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me numërimin e kutisë së fundit, asaj 2919 për të dhënë rezultatin përfundimtar: PS 354 vota, PD 116, PAA 7, PDRE 1, PFA 1, PLL 9, PR 3, LZHK 31, LSI 10, PDS 2, G99 1, PSD 4 dhe PLD 2.

Shpallja

Në gusht pritet rezultati

përfundimtar i zgjedhjeve

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit pritet që të shpallet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në muajin gusht, vetëm pasi të kenë marrë fund një sërë procedurash e mbi të gjitha çështja e ankimimeve. Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të shqyrtojë të gjitha ankimimet që dorëzohen nga subjektet politike për zonat zgjedhore, si dhe të presë vendimin e Kolegjit Zgjedhor në rast se partitë i çojnë ankimimet edhe në këtë shkallë. Sakaq, paralelisht bëhet konstatimi dhe bilanci i gjithë procesit për materialin zgjedhor, fletët e kutitë e votimit, përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje, ndarja e mandateve etj. Vetëm në fund të të gjithë këtij procesi, KQZ-ja harton raportin përfundimtar, duke certifikuar rezultatin zgjedhor. Deri më tani, KQZ-ja ka bërë një shpallje paraprake të rezultatit zgjedhor, ndërsa ndodhet në proces ankimimi. Një tjetër detyrë mjaft e rëndësishme është detyrimi i KQZ-së për të bërë verifikimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore nga subjektet politike në bazë të Kodit Zgjedhor.

Llogaritë

Diferenca midis kampeve kryesore politike vazhdon të jetë edhe më e ngushtë

Si e ndryshojnë rezultatin kutitë e Fierit

Epërsia e Partisë Socialiste në kutitë që u hapën dje nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregoi se mandati i nëntë i këtij qarku shkonte në favor të kësaj partie. Një rezultat i tillë ndryshon balancat mes dy partive kryesore duke ngushtuar diferencën. Pa hapur këto kuti, Partia Demokratike, si subjekt politik kishte 69 mandate duke i shtuar dhe dy mandate të dy partive brenda koalicionit të saj, një nga Partia Drejtësi dhe Integrim, mandat i marrë në Vlorë dhe një mandat i marrë nga ana e Partisë Republikane në Qarkun e Tiranës. Ky rezultat i siguronte Partisë Demokratike shumicën që i duhej për të hyrë në negociata, me qëllim formimin e qeverisë së re në muajin shtator. Ndërsa edhe pse pritet zyrtarizimi i mandatit të nëntë në Fier, Partia Socialiste shkon me 66 mandate deputetësh, përfshirë këtu edhe mandatin e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Sipas këtij rezultati, Partia Demokratike ka të drejtë të hyjë në negociata për të formuar qeverinë duke siguruar kështu edhe shumicën e duhur me katër mandatet e marra nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sakaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit. Por sipas rezultateve paraprake, në Kukës tre mandate i ka marrë Partia Demokratike dhe një mandat Partia Socialiste. Në Shkodër, shtatë mandate i ka marrë Partia Demokratike dhe katër Partia Socialiste. Në Dibër, katër mandate Partia Demokratike dhe dy mandate Partia Socialiste. Në Lezhë, katër mandate Partia Demokratike dhe tre mandate Partia Socialiste. Në Durrës, shtatë mandate Partia Demokratike dhe pesë mandatë Partia Socialiste. Në Tiranë 15 mandate Partia Demokratike, 15 Partia Socialiste, ndërsa nga një mandat është marrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane. Në Fier, zyrtarisht, tetë mandate janë marrë nga Partia Socialiste, gjashtë mandate Partia Demokratike, një Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe një Lëvizja Socialiste për Integrim. Në Berat, tre mandate nga Partia Demokratike dhe katër nga Partia Socialiste, si dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në Vlorë, gjashtë mandate janë të Partisë Socialiste, katër nga Partia Demokratike, një nga PBDNJ dhe një nga PDI. Në Gjirokastër, tre mandate PS dhe dy mandate PD. Në Korçë gjashtë mandate Partia Demokratike dhe gjashtë Partia Socialiste.

Numerimi, probleme ne Tirane dhe Paskuqan
Probleme me numerimin e votave ne Qarkun e Tiranes.  Ne njesine bashkiake nr.10 qe ndodhet prane sheshit “Avni Rustemi” eshte bllokuar numerimi i fleteve te votimit per arsye qe nuk dihen ende. Probleme jane vene re edhe ne Paskuqan ku procesi i numerimit eshte bllokuar nga komisioneret.

Nderkohe, vezhguesit nderkombetare do publikojne nje raport paraprak per ecurine e zgjedhjeve rreth ores 14.

Blushi: Zgjedhjet pas 19:00, ne dore te policise
Kandidati socialist per deputet, Ben Blushi, deklaron se deri ne oren 19:00 procesi i votimit do te shkoje normalisht, nderkohe qe pas kesaj zgjedhjet i ka ne dore policia. Ne nje interviste per Top Channel, Blushi theksoi se monitoruesit socialiste do te ndjekin cdo makine qe vjen nga fshatrat e Shqiperise drejt qendrave te medha per te vezhguar me kujdes cdo manipulim te mundshem.

“Policia duhet te garantoje transportimin e kutive nga zonat e thella”, tha Blushi.

Kandidati socialist shprehu optimizmin e tij per pjesemarrjen e votuesve, numri i te cileve pritet te rritet ne oret e mbetura.

Gratë në politikë, takohen në Porto Romano
Kandidatet gra për deputete në Durrës, përballë grave të zonave informale dhe problemeve të tyre. Ditën e djeshme u organizua në zonën periferike të Porto Romanos një takim me kandidatet për deputete Eglantina Bekteshi e PD-së, Ingrid Shuli e PSD-së, Lili Golemi e PSV-së dhe Afërdita Plepi e PDS-së. Të pranishëm në këtë takim ballafaques programesh dhe alternativash ishin edhe përfaqësues të OSBE-së dhe ODIHR-it, të cilët vëzhguan nga afër problematikat e kësaj zone. Problemi i punësimit, mungesa e një shkolle të mesme profesionale në zonë, problemet në furnizimin me ujë të pijshëm, vlefta e transportit urban për nxënësit e shkollës që vijnë nga familje të varfra, si dhe ndihma sociale për fëmijët jetimë dhe invalidë qenë disa nga çështjet e ngritura gjatë takimit për të cilat votueset gra presin zgjidhje. Ngritja e shërbimeve sociale për fëmijët, kryesisht krijimi i një qendre ditore me një vakt të ngrëni të përfshirë u propozua nga komuniteti si një ndihmë për të zbutur sadopak varfërinë e familjeve të kësaj zone tejet problematike. Kandidatet për deputete prezantuan programin e partive përkatëse e në mënyrë të veçantë programin rajonal të fokusuar te respektimi i të drejtave të grave dhe shërbimet sociale ndaj tyre dhe më pas iu përgjigjën pyetjeve.

Rama i përgjigjet Metës: Voto edhe ti për Partinë Socialiste
Deklarata, një ditë pas ftesës për takim nga kreu i LSI

Bashkohu me Partinë Socialiste. Një formë origjinale e selisë rozë për të refuzuar ftesën e Ilir Metës për t‘u bashkuar kundër Sali Berishës. Karshi ish-aleatit të saj, Partia Socialiste vijon të mos ndryshojë qëndrimin. Edi Rama deklaroi mbrëmë në një emision televiziv se “nuk shoh në këto zgjedhje asnjë arsye për të ngatërruar gjërat që janë të qarta. Qytetarët duhet të zgjedhin mes politikës së vjetër dhe politikës së re, rrugës së vjetër dhe rrugës së re. Unë bie dakord që Berisha të largohet, por për ta bërë këtë duhet të votohet për Partinë Socialiste. Ilir Meta duhet t‘u bëjë apel njerëzve të votojnë për PS. Edhe vetë ai do të jepte një kontribut nëse do votonte për PS”. Sipas Ramës, 28 qershori nuk është beteja për të ndërruar një Kryeministër apo disa ministra me disa të tjerë, por për të

ndërruar një fletë të historisë. Rama tha se vetëm përmes politikës së re do të mund të ndërtohet vizioni i ri për Shqipërinë duke ndryshuar realitetin ku ne jetojmë. “Përmes turit nëpër Shqipëri kam bërë pjesë të realitetit tim, Shqipërinë reale që nuk lexohet përmes sondazheve, atë Shqipëri të mësuesve e mësueseve që kanë shumë për të treguar e për të sugjeruar”, deklaroi Rama. Më herët kandidati për Qarkun e Tiranës, Saimir Tahiri, deklaroi qëndrimin e selisë rozë për ftesën e Ilir Metës. “Ne e ftojmë Ilir Metën të japë kontributin e tij konkret në këtë drejtim, duke iu bashkuar apelit tonë që më 28 qershor të gjithë duhet të votojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë, numrin 33, sepse vetëm duke votuar për Partine Socialiste të Shqipërisë garantohet vota për ndryshimin historik dhe fundi i politikës së vjetër të së shkuarës”, tha Tahiri. Tahiri vlerësoi se zgjedhjet e 28 qershorit janë historike për të ardhmen tonë të përbashkët, se janë zgjedhjet e ndryshimit, që do i japin çdo shqiptareje e shqiptari mundësi dhe shpresë për të ardhmen. Sipas tij, ndryshimi do të nisë duke mbyllur kapitullin e politikës së vjetër dhe hapur kapitullin e politikës së re. “Prandaj, duke shprehur kënaqësinë që edhe Ilir Meta pranoi më së fundi qëndrimin tonë, se largimi i Sali Berishës është një domosdoshmëri, theksojmë se kjo mund të realizohet vetëm duke i bashkuar të gjitha votat për Partinë Socialiste”, deklaroi Tahiri. Lëvizja Socialiste për Integrim përsëriti sërish ftesën për bashkim. Sekretari për marrëdhëniet me mediat në LSI, Luan Rama, theksoi këmbënguljen e kreut të kësaj partie për të zhvilluar takimin. “Asnjëherë nuk është vonë bashkimi për fitoren e së majtës dhe asnjëherë nuk është vonë bashkimi për të larguar Berishën”, tha ai. Në ftesën e kreut të LSI ishin renditur tri arsye për bashkimin, së pari bashkim për të mbrojtur votën e 28 qershorit, së dyti, ndërprerja e diversioneve brenda së majtës dhe së treti, dhënia e mesazhit të bashkimit tek elektorati i majtë.