Lajme Online Shqip » Kukës
Kukes, komisioneret e PS nxirren nga qendra
Gabimet ne mbiemrin e disa personave jane bere molla e sherrit ne qendren e votimit ne shkollen “Bajram Curri”, ne Kukes. Sipas informacioneve te fundit, nje grup policesh kane nxjerre nga qendra e votimit kryetarin dhe nenkryetarin socialist te qendres zgjedhore, per shkak se kane lejuar te votojne nje grup personash, mbiemri i te cileve eshte Elezaj, ndersa ne karten e identitetit Elezi.
Ngjarja ka bere qe ne qendren zgjedhore te rritet prania e vezhguesve te OSBE-se dhe e policise.
Kandidati per deputet i PD, Flamur Noka ka fajesuar komisioneret e PS per kete situate. “Gjithcka ka ndodhur per shkak te komisionereve te PS”, ka deklaruar ai.
Nderkohe qe kandidati socialist ka deklaruar se ngjarja eshte presion i qeverise ndaj komisionereve, gje qe pengon sipas tij zhvillimin normal te procesit.
“Deri ne keto momente ne kemi konstatuar votime familjare ne fshatrat Bele dhe Letaj, ku madje ka patur te shtena armesh. E gjithe administrata ne komunen Has ndodhet nen presion per te manipuluar voten. I bej thirrje qeverise qe te terhiqet nga keto incidente dhe veprime te cilat nuk i meritojne kuksianet”, ka deklaruar Kandidati.
Nderkohe, nje banor i Kukesit ka denoncuar per Top Channel gabimin qe i eshte bere vajzes se tij ne listat zgjedhore.
“Jam banor i Kukesit dhe mua me ka dale emri ketu, ndersa vajzes time i ka dale ne Elbasan. Tani e mora vesh kete. Une personalisht kam votuar”, ka deklaruar banori.
Taking the Pulse: Eastern Europe
Last year we followed four families across Eastern Europe to see how rising food prices had changed their daily lives.
Now a year on, Steven Eke has re-visited them to see how the global financial crisis has affected them.
A year on and the Mucmata family in the Albanian city of Kukes are facing new challenges.
Drita, a mother of two children, says they need new clothes for school. Prices are high and she cannot afford everything she needs.
Like many other women in the region, she is unemployed and there are no social benefits.
Many political parties are making pledges ahead of parliamentary elections on 28 June but Drita says these promises mean little and she doubts they will reduce women’s unemployment in Kukes.
On the positive side, Drita says there are now fewer power cuts, but the water supply remains irregular.
Some days, the family – which lives on the ground floor of their apartment block – has water for just two hours a day. Those living in the flats above them have more irregular supply because of low water pressure.
Bujar, the children’s father, says his salary has gone up a little. He takes home 35 euros a month more than a year ago, but his monthly salary of 240 euros still isn’t enough to cover the high cost of living.
The family borrowed 3,000 euros from a local bank to refurbish their old flat but he has been forced to borrow money from friends and family to cover the loan repayments.
The family has at times fallen behind with their electricity payments and it has been cut off.
But Bujar says he is still lucky to have a regular wage as many of his friends are unemployed.
KUKËS- PROJEKTE PËR REHABILITIMIN E RRUGËVE RURALE
Rikonstruksioni i rrugëve rurale në qarkun e Kukësit është përfshirë në një program investimesh, të financuara nga fondet e Bankës Botërore, ç’ka pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore të zonave rurale, që në stinën e dimrit, përballen me vështirësi të mëdha.
Sipas përgjegjësit të zyrës së Financës në Këshillin e Qarkut të Kukësit, Avdyl Menaj, ”Rikonstruksioni tërësor i tyre është domosdoshmëri në kuadër të përballimit të situatave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim, janë angazhuar  si projektet, edhe fondi i investimeve”.
Rritja e kujdesit për mirëmbajtjen e akseve rrugore rurale është domosdoshmëri në kushtet kur mbi 60 për qind e popullsisë së qarkut të Kukësit jeton në zonat fshatare.
“Disa prej projektet janë miratuar dhe puna ka nisur në rikonstruksionin e aksit rrugor Kolosjan-Ura e Lapajve, që lidh Kukësin me Peshkopinë”, thotë Menaj. Nga viti i kaluar Këshilli i Qarkut të Kukësit ka miratuar  projektin për rikonstruksionin e 25 rrugëve rurale, prej të cilave, 10 në rrethin e Kukësit, 4 në rrethin e Hasit dhe 11 në rrethin e Tropojës, ku përfshihet jo vetëm zgjerimi i i akseve rrugore, por edhe asfaltimi.
Sipas Menajt, pranë këshillit të qarkut një grup specialistësh kanë përcaktuar rrugët rurale prioritare që duhen rikonstruktuar si dhe po ndjekin në vazhdimësi miratimin e punimet që kanë nisur në këto akse rrugore.
Kukës, akulli dhe shiu vështirësojnë qarkullimin
Rreshjet e shiut që ranë natën e mbrëmshme kane ngrirë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar vështirësi në disa prej akseve rrugore të rrethit të Kukësit.
Shtresat e akullit të krijuara nga rreshjet e shiut të orëve të para të mëngjesit, kanë vështirësuar kalimin në aksin kryesor rrugor Morin-Kukës-Qafë Shllak, si dhe në akset Kukës-Shishtavec e Kukës-Krumë. Nga drejtoria rajonale e rrugëve të këtij rrethi mësohet se edhe pse po punohet pa ndërprerje për hedhjen e kripës e skorjeve me 3 kamionë, parlajmërohet që drejtuesit e automjeteve të vendosin zinxhirë për qarkullim.
Për të evituar aksidentet, janë shtuar postoblloqet e policisë rrugore në akset kryesore rrugore, të cilat jo vetëm nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve pa zinxhire, por kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.
Kukës,rinis procesi mësimor në të gjitha shkollat
Ka rinisur procesi mësimor në të gjitha shkollat e qarkut të Kuksit. Pas mbylljes së shkollave për shkak të kushteve të vështira të motit dhe bllokimit të rrugëve nga rreshjet e dendura të dëborës, prej gati dy javësh, fëmijët e sistemit parauniversitar në shumë rrethe të vendit nuk kanë shkuar nëpër shkolla.
Sipas Drejtorit rajonal të arsimit në qarkun e Kuksit janë hapur të gjitha shkollat, në të cilat ishte pezulluar procesi mësimor. Vetëm në një shkollë të zonën e Zapodit, mësimi nuk ka nisur për shkak të carjeve në muret e jashtme të godinës.
Bëhet e ditur se pas hapjes së shkollave frekuentimi ka qenë në nivelet maksimale, ndërkohë që është siguruar lënda ngrohëse për të përballuar të ftohtin e këtyre ditëve.
Kukës, shënohet temperatura rekord, arrin -20
Gjatë natës së mbrëmshme, është shënuar temperatura rekord në rrethin e Kukësit. Sinoptikanët bëjnë të ditur se gjatë natës në Kukës, temperatura ka shënuar 16 gradë nën zero, ndërsa në zonat malore ka shënuar -20 gradë Celsius. Për pasojë tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë, duke vështirësuar furnizimin me ujë të pijshëm për banorët. Punonjësit e ujësjellësit kanë vepruar me mjetet rrethanore për të bërë të mundur shkrirjen e akullit në tubacione, për të furnizuar me ujë qytetin.
Identifikohet kufoma e gjetur pranë lumit Fan, Mirditë
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet këtë mëngjes në brigjet e Lumti Fan në afersi te autostradës Rrëshen-Kalimash në rrethin e Mirditës. Personi quhet Fran Letaj 68 vjec dhe eshte banor i nje fshati te Mirdites. Trupi i tij i pajetë u gjet sot në mëngjes nga banoret e zonës në bregun e lumit. Pas mbërritjes së policisë së Mirdites në vendgjarje si dhe eksperteve mjeko-ligjor nga hetimet e bëra u mësua se trupi i pajete i përkiste 68 vjecarit te mbytur ne ujërat e Fanit. Letaj ishte banor i fshatit Blinisht të komunës Orosh. Identifikimi u vërtetua dhe nga te aferm te viktimes te ardhur ne vendin e ngjarjes. Sipas tyre viktima kishte shkeputur kontaktet me ta qe prej tri ditësh teksa paraditen e sotme eshte bere e mundur dhe gjetja e trupit të pajetë te 68 vjecarit. Letaj shkeputej here pas here nga shtepia dhe kerkonte lemoshe ne firmen turke “Bektel Enka” qe po nderton aktualisht autostraden Durres-Kukes-Morine. Policia po punon per zbardhjen e shkaqeve te vërteta te kesaj ngjarjeje por nuk le jashte si piste te mundshme, vdekjen nga i ftohti.
Berisha, vizitë me helikopter në Kukës dhe Dibër
Kryeministri: Fonde shtesë për zonat e prekura nga bora
Kryeministri Sali Berisha ka “sfiduar” motin e keq, duke zhvilluar dje një vizitë të papritur në Kukës dhe Peshkopi. Situata e rëndë në këto vende, e cila ka ardhur si pasojë e motit të keq, ka qenë edhe motivi kryesor i vizitës së Kryeministrit. Kryeministri u kërkoi strukturave shtetërore që të jenë të mobilizuara për të përballuar situatat që mund të paraqiten. “Duhen bërë të gjitha përpjekjet për të realizuar lidhjen e komunave me rrugët nacionale, veçanërisht për të përballuar rastet emergjente në shëndetësi”, tha Berisha. “Ne kemi një flotilje helikopterësh, por jo në çdo rast mund të ngrihen, ndaj duhet një organizim që transporti i të sëmurëve të kryhet edhe me çdo mjet të mundshëm”, u kërkoi ai drejtuesve lokalë. Kryeministri Berisha tha se Shtabi Qendror i Emergjencave Civile do t‘i mbështesë me fonde shtesë për shpenzimet që po kryhen gjatë kësaj periudhe, duke u kërkuar mbajtjen e gjendjes së emergjencës. Kryeministri bëri të ditur se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. “Gjatë 3 viteve kemi shpenzuar vetëm për rrjetin elektrik 600 milionë dollarë, kemi rezerva ujore të mjaftueshme, ndërsa brenda dy vjetëve do të fusim në prodhim burime të reja të energjisë elektrike”, theksoi ai. Po kështu, kreu i qeverisë kreu edhe një vizitë në spitalet e dy qyteteve të Kukësit e Peshkopisë dhe gjithashtu kreu edhe takime me kryetarët e bashkive e komunave, duke marrë informacion për situatën pas reshjeve të mëdha të dëborës në ditët e fundit.
Rikthimi i reshjeve mban mbyllur shkollat e fshatrave të thellë
Probleme edhe në zona për të cilat nuk ishte parashikuar ndërprerja e mësimit
Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dje duhet të niste mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në zonat veriore ku u vendos të bëhej një pushim treditor i, për arsye të kushteve të vështira të krijuar nga moti me reshje dëbore dhe temperature të ulëta. Por sipas informacioneve të marra nga komunat e qarqeve Dibër, Kukës dhe Shkodër, jo në të gjitha shkollat 9 vjeçare dhe të mesme ka nisur mësimi. Kështu edhe në ditën e djeshme, një numër i konsiderueshëm shkollash në zona të thella malore të Dibrës e kanë pasur të vështirë nisjen e mësimit. Sipas këtyre burimeve, mësohet se mësimi ka pasur vështirësi të nisë në shkollat e komunave Macukull, Xibër, Derjan, Gurrë e Vogël, në rrethin e Matit, Ostren, Martanesh, Zerqan në rrethin e Bulqizës dhe Lurë, Kala e Dodës, Selishte, Sllovë etj, në rrethin e Dibrës. Kjo për faktin se fshatrat e thellë malorë në këto komuna nuk lidhen as me rrugë këmbësore me qendrat e komunave dhe me njëri tjetrin për të mundësuar vijimin e mësimit nga fëmijët. Veç bllokimit të rrugëve, një tjetër vështirësi në rifillimin e mësimit në shkolla mbeten edhe kushtet e këqija në mjaft shkolla, ku mungojnë drutë e zjarrit për ngrohje, sobat, xhamat, dyert, dritaret, çatitë të amortizuara që pikojnë ujë etj.
Mësimi nuk ka nisur dje as në shkollat e nëntë komunave të thella të Kukësit, ku dje ka pasur përsëri reshje dëbore që e kanë bërë situatën edhe më të rëndë se në ditët e para të javës, kur Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi shtyrjen e hapjes së shkollave. Në Qarkun e Shkodrës kanë qëndruar të mbyllura shkollat e pesë komunave të rrethit të Pukës, dy komunave të Malësisë së Madhe dhe dy komunave në rrethin e Shkodrës. Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, dje ka pasur ndërprerje të procesit mësimor edhe në disa shkolla fshatrash në rrethet Elbasan, Librazhd dhe Korçë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë rënë gjatë natës dhe orëve të paradites.
Dollapi: Borxhet? Nga qeveria prisja më tepër
Reshjet e dëborës, kufizimet do të vijojnë
Situata financiare aspak pozitive e OSSH ka detyruar kreun e saj, Sait Dollapi, që t‘i bëjë thirrje qeverisë për më shumë mbështetje me fonde. Ndryshe nga KESH, e cila mori 2.6 miliardë lekë për garantimin e energjisë nga importi, OSSH nuk arriti të sigurojë as 30 për qind të fondit të kërkuar për shlyerjen e borxheve të vjetra. Në konferencën e djeshme për shtyp, Dollapi deklaroi hapur se nga qeveria priste më tepër, duke qenë se situata financiare nuk paraqitet dhe aq optimiste. “Ne kërkuam nga qeveria që të na jepte rreth 2 miliardë lekë, por vendimi u mor për një fond prej 600 milionë lekësh. Pra, janë dhënë më pak se 30 për qind e detyrimit që ka shteti ndaj kompanisë”, tha Dollapi. Një pjesë e ndërmarrjeve shtetërore kanë borxhe tek OSSH për shkak të faturave të papaguara të energjisë elektrike të konsumuar ndër vite. Situata paraqitet tepër e rëndë aq sa OSSH po përgatitet të marrë kredi nga bankat e nivelit të dytë në mënyrë që të zbatojë si duhet planin e investimeve. Më herët, kreu i OSSH-së, Sait Dollapi, foli për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës, të cilat sollën ndërprerje të energjisë elektrike për ditë me radhë. Madje, në disa zona në veri të vendit vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike.
Borxhet
Aktualisht, OSSH ka një nivel borxhi të pashlyer ndaj bankave të huaja prej rreth 140 milionë euro. Fondet janë marrë ndër vite, kur divizioni ishte pjesë e KESH-it, me synim përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes. Përveç këtyre huave, vetë OSSH-së i kanë borxh një sërë ndërmarrjesh shtetërore, sidomos ujësjellësit, të cilat me vite të tëra nuk po arrijnë të shlyejnë të gjitha detyrimet. I gjithë fondi i domosdoshëm për pastrimin e bilanceve të OSSH ishte rreth 2 miliardë lekë. Të paktën këtë shumë kërkuan drejtuesit e OSSH-së, por qeveria mori në konsideratë miratimin e shumës prej 600 milionë lekësh, duke lënë disi të pakënaqur ndërmarrjen që ndodhet në prag privatizimi. Megjithatë, Dollapi shtoi se, “OSSH do të marrë të gjitha masat, kundrejt të gjithë konsumatorëve, qofshin këta buxhetore dhe jobuxhetore, duke i trajtuar si abonentë privatë në marrëdhënie me OSSH”.
Kufizimet
OSSH gjatë festave të fundvitit arriti në një farë mënyrë të garantojë furnizim normal me drita, Dollapi pranoi se disa zona të vendit, përfshi edhe Tiranën nuk kanë pasur energji elektrike për shkak të reshjeve të shumta të shoqëruara me dëborë. Në 31 dhjetor janë konsumuar rreth 26 milionë kilovat/orë, më shumë se asnjëherë tjetër. Vetëm Tirana konsumoi rreth 9 milionë kilovat/orë ose 1.5 milionë kilovat/orë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa Durrësi ka pasur konsum rreth 3.6 milionë kilovat/orë. Konsumi i lartë dhe rrjeti i amortizuar, ndikuar edhe moti i keq kanë bërë të mundur stakimin e linjave të energjisë elektrike, duke krijuar shqetësim te konsumatorët. Dollapi pranoi se do të ketë ndërprerje të dritave, por jo për faj të OSSH, pasi masat janë marrë që në sezonin e verës me kryerjen e remonteve. Gjatë këtyre 3 ditëve, konsumi mesatar ishte 23 milionë kilovat/orë në ditë.
Zonat
Zonat më problematike kanë qenë fillimisht zonat Kukës, Has, Tropojë, zona e Mbishkodrës, e Malësisë së Madhe, një pjesë e Lurës dhe Burrelit, e Librazhdit, duke mos përjashtuar defekte të
vogla në disa komuna të Korçës dhe në disa zona të tjera të Shqipërisë që kanë të bëjnë me Sarandën dhe me disa zona të tjera verilindore. “Aktualisht, mbi 95 për qind e territorit të vendit furnizohet me energji elektrike pa ndërprerje me përjashtim të një komune në Arrëz të Peshkopisë e duke u nisur nga situata e vështirë dhe kushtet e këqija të motit, të cilat nuk lejojnë punonjësit tanë që të punojnë në riparimin e defekteve. Po ashtu, të tjera zona si në Komunën Fajza të Hasit dhe në disa fshatra në Librazhd kanë pasur probleme me furnizimin e dritave”, tha Dollapi.