Lajme Online Shqip » Kosovë

Serbet plagosin tete police
Nje grup fshataresh ne Shillove te Gjilanit, kane protestuar dje, kunder vendimit te KEK-ut, te cilet nuk kishin riparuar nje defekt ne rrjetin e ketij fshati, me argumentin se vendasit nuk i kryejne obligimet ndaj KEK-ut. Protestuesit fillimisht ishin grumbulluar para Fabrikes per ruajtjen e pemeve dhe perimeve (Frigoriferit). Me tej, masa ka marshuar drejt udhekryqit te fshatit Shillove dhe magjistrales Gjilan-Kamenice, duke depertuar me force kordonin e policise dhe duke hedhur gure dhe mjete te tjera te forta ne drejtim te policeve. Policia ndaj ketij veprimi te protestuesve ka reaguar me masa proporcionale, duke penguar turmen qe te dalin ne rrugen kryesore. Nga raportet e policise, tete efektive jane plagosur lehte ne duar, koke dhe pjese te tjera te trupit, si pasoje e gjuajtjes me gure dhe mjete te tjera te forta nga ana e protestuesve. Kurse sa u perket protestuesve, nuk dihet sakte se sa jane te lenduar. “Dy protestues me te dhunshem, nje burre dhe nje grua, qe te dy te nacionalitetit serb, banore te fshatit Shillove, jane arrestuar nga policia dhe pas intervistimit ne stacionin policor ne Gjilan, jane liruar”, njoftoi policia.

PRISHTINË – FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS AKTIVIZOHET MË 21 JANAR
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) aktivizohet këtë javë, më 21 janar kur deaktivizohen Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), që lindën nga transformimi i UÇK-së dhe luajtën një rol të rëndësishëm në nëntë vitet e pasluftës.

Forca e re, e ngritur sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s, në të cilën do të përfshihen më shumë se 1 000 pjesëtarë të TMK-së, do të jetë e përbërë nga 2 500 pjesëtarë aktivë e 800 rezervë.

Për rekrutimet plotësuese për FSK-në, me përbërje shumetnike, do të hapet konkursi për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Ministria e FSK-së pret që rreth 10 për qind e pjesëtarëve të forcës së re të jenë nga komunitetet pakicë.

Kjo ministri ka paralajmëruar edhe se një nga zëvendësministrat e FSK-së do jetë nga komuniteti pakicë serb.

FSK do të vendoset në shtatë kazerma, Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Pomozitin. Këto kazerma ku vendoset forca e re dhe objektet e tjera që ishin të TMK-së kalojnë në menaxhim të qeverisë së Kosovës në një proces të nisur në janar e të përfunduar sot.

Gjatë ditës së sotme zhvillohet edhe një ceremoni e përmbylljes së misionit të TMK-së, para deaktivizimit në përfundim të ditës së nesërme.

Nuk lëviz Prokuroria
Avokati i Hajrush Nuhiu

Në mesin e të akuzuarve të ish-punëtorëve të Sigurimit Shtetëror serb gjendet edhe një shqiptar nga Gjilani.

“Lidhur me shkresën tuaj të datës 27. 12. 2006, u bëj me dije se kam kërkuar nga Prokuroria Publike në Gjilan që t’ju informojë për ecurinë e çështjes sipas kallëzimit penal, të cilin e keni dërguar tek ajo Prokurori”, kështu shkruan në përgjigjen e kryeprokurorit të Kosovës, Hilmi Zhitia, drejtuar familjes së dëshmorit të kombit, Rexhep Bislimi, më 05. 01. 2007. Megjithatë, kanë kaluar fiks dy vjet dhe Prokuroria në Gjilan nuk e ka lëvizur çështjen nga vendi. Nuk ka lëvizur as Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ku një kallëzim i ngjashëm është bërë edhe për dëshmorin tjetër nga Ferizaj, Cen Dugollin.

Familja e dëshmorit Rexhep Bislimi, nëpërmjet avokatit Hajrush Nuhiu, më 18. 01. 2005 ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan. Kallëzimi penal është bërë kundër atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen mizore të Rexhep Bislimit në korrik të vitit 1998, ndërsa gjendej në burg. Në këtë kallëzim penal, si të akuzuar janë: Bozhidar Trajkoviq nga Tërpeza e Vitisë, ish-shef i Shërbimit Regjional të Sigurimit Shtetëror të Serbisë në Gjilan, Bozhidar Gariq, nga Ferizaj, shef i Sigurimit Shtetëror të Serbisë për Ferizaj, Fatmir Dërmaku, ish-punëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë në Gjilan, Nebojsha Gjorgjeviq, nga Neredimja e Ferizajt, ish-punëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë në Ferizaj dhe Rajko Doder, nga Ferizaj, ish-punëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë në Ferizaj.

Vetëm pak muaj më vonë, në vitin 2005, avokati Hajrush Nuhiu, në emër të familjes së Cen Dugolli, ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë. Edhe në këtë kallëzim janë përfshirë disa nga ish-punëtorët e sigurimit serb në Ferizaj, ndërsa kallëzimit penal i janë shtuar edhe disa emra si ai i Boban Kërstiqit, vrasësit të vogëlushit Fidan Brestovci, Danica Marinkoviqit, ish-gjykatëse në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe Lubomir Qumburoviqit, ish-drejtor i burgut në Prishtinë.

Që të dy këta dëshmorë të kombit, pasi janë arrestuar nga policia serbe, nga torturat që kanë përjetuar në burgun e Prishtinës dhe të Gjilanit, kanë ndërruar jetë në spitalin e Prishtinës, ku në fakt ishin dërguar nga policia vetëm sa për të konfirmuar vdekjet e tyre. Që të dy këta nga dhuna ranë dëshmorë në vitin 1998. Kallëzimeve penale, avokati Hajrush Nuhiu ua ka bashkangjitur edhe fotot e bëra të trupave të masakruar në mënyrën më çnjerëzore të këtyre dy veprimtarëve të njohur nga Ferizaj.

Avokati Hajrush Nuhiu nuk e ka të qartë se përse nuk veprojnë dy prokuroritë, ajo në Prishtinë dhe në Gjilan. Ai thotë se nga të akuzuarit ka informacione të sigurta se Fatmir Dërmaku jeton në Gjilan, ndërsa ka dyshime se edhe të akuzuarit e tjerë lëvizin shpesh nëpër Kosovë, ose edhe jetojnë nëpër enklavat serbe. Pra, as pas katër vitesh Prokuroria e Prishtinës dhe e Gjilanit nuk ka lëvizur, ndërsa Prokuroria Publike e Kosovës sikur e ka harruar fare këtë rast.

Geschwister von Arigona wieder in Österreich
Drei der vier Geschwister von Arigona Zogaj sollen sich nach Berichten von “Kurier” und “Standard” (Dienstag-Ausgaben) wieder in Österreich befinden. Über den genauen Aufenthaltsort war zunächst nichts bekannt.

Wie unterdessen bekannt wurde, wurde der Antrag auf Asyl für Arigona und ihre Mutter Nurie angenommen.

Mbërrin në presidencë propozimi i qeverisë për ambasadorin në Kosovë
Mbërrin në presidencë emri i ambasadorit shqiptar në Kosovë. Islam Lauka është kandidatura e propozuar nga Kryeministri Sali Berisha që në shkurt të vitit 2008. Vetë kryeministri Berisha e ka cilësuar Laukën si një nga diplomatët me eksperiencë të Ministrisë së Jashtme, një diplomat që ka vepra të tëra kushtuar Kosovës. Shqipëria aktualisht nuk ka ambasador në Kosovë përveç të ngarkuarit me punë Arben Çeku i cili është emëruar si ambasador në Maqedoni

Demaçi: Të hapen menjëherë dosjet edhe në Kosovë
Adem Demaçi, një nga eksponentët politikë më të rëndësishëm të Kosovës, ka kërkuar që të hapen të gjitha dosjet e komunizmit të ish-Jugosllavisë. “Le të hapen të gjitha dosjet, menjëherë. Atyre që sot janë në pozita vendimmarrëse, sikur të ishin patriotë të vërtetë, ndërsa dihet që kanë bashkëpunuar me okupatorin, nuk duhet t`iu lihet vend sot ku merren vendime. Jugosllavia ishte një prej regjimeve më shtypëse dhe më të egra që kanë përjetuar shqiptarët”-ka deklaruar Demaçi për gazetën e Prishtinës “Express”.

Ky është qëndrimi i njeriut që ka vuajtur më së shumti dënim me burg në kohën e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, Adem Demaçit. Aktivisti 73- vjeçar, pas debatit që ka hapur gazeta Express për procesin e lustracionit të periudhës së komunizmit, thotë se mijëra shqiptarë janë vrarë, persekutuar, burgosur e dëbuar nga trojet e tyre me nënshkrimin e Ali Shukriut, Fadil Hoxhës, Kolë Shirokës, Sinan Hasanit dhe pjesës së nomenklaturës udhëheqëse të komunistëve jugosllavë nga Kosova.

Për mendimin e Demaçit, Jugosllavia që nga vitet 1945 e deri më 1990, për shqiptarët ka qenë njëra ndër regjimet shtypëse dhe më të egra. Gjithë ata që kishin punuar dhe kontribuuar në mbajtjen e atij regjimi, ai pa ndonjë hezitim i quan kolaboracionistë. Sipas tij, ata persona që kanë qenë të përfshirë në atë regjim, e që sot punojnë në institucionet e Kosovës, thotë se duhet larguar menjëherë nga këto pozita.

Dritehijet e vizites se Topit ne Kosove
Tre kryetare komisionesh te rendesishme parlamentare, qe i perkasin Partise Demokratike, nuk ju bashkangjiten Presidentit te Republikes gjate vizites se tij ne Kosove,duke mos iu pergjigjur keshtu fteses zyrtare te kreut te shtetit per te qene pjese protokollare e delegacionit.

Prec Zogaj, kryetar i Komisionit parlamentar per Politiken e Jashtme, Leonad Demi kryetar i Komisionit te Sigurise Kombetare dhe Edmond Spaho, i Komisionit Parlamentar per Ekonomine kane nxjerre arsye individuale per mospjesemarrjen ne kete vizite te rendesishme, por nderkohe kane dale pikepyetjet e para, te nje skenari tjeter.

Te vetmit deputete demokrate qe shoqeruan Presidentin ishin Sali Shehu, Bujar Leskaj dhe Besnik Mustafaj, pra ose mbeshtetes te deklaruar te tij ose figura me integritet. Hartimi i listes se delegacionit zyrtar, ka qene ne fakt protokollar.

Keshtu, sipas parashikimit, Presidenti u shoqerua nga dy nenkryetaret e Kuvendit, Neritan Ceka dhe Ylli Bufi. Po sipas parashikimit, u shoqerua edhe nga nenkryetaret socialiste te komisioneve parlamentare. Por dhe kesaj here jashte parashikimi, delegacionit i munguan tre kryetaret e komisioneve.

Te tre keta, figura te rendesishme ne Partine Demokratike, kishin konfirmuar pjesmarrjen e tyre deri ne vigjilje. I kontaktuar me telefon nga Top Channel, Leonard Demi i Komisionit te Sigurise, tha se kishte qene i zene me pune ne Delvine dhe Sarande.

Edmond Spaho tha se u pengua per te marre pjese nga nje problem familjar.

Kurse Prec Zogaj, qe eshte angazhuar shume ne vendosjen e marredhenieve nderinstitucionale me homologet e Komisionit te Jashtem te Kuvendit te Kosoves, ka bere nje telefonate afer mesnates. Burime thane se zoti Zogaj i ka telefonuar vete Presidentit Topi, per t’i shpjeguar personalisht arsyet e mosvajtjes, por keto arsye nuk jane bere publike.

Burime te mireinformuara konfirmojne se pas ketij bllokimi, qendron perplasja jo vetem institucionale, mes kryeministrit Berisha dhe presidentit Topi. Presidenti i Republikes ne fakt, ne vizitat e tij jashte Shqiperise eshte treguar gjithmone luajal me mazhorancen, duke ngritur lart arritjet e Shqiperise ne lemin e ekonomise, integrimit apo projekteve infrastrukturore, si rruga Durres-Kukes.

Kjo nuk fsheh gjithsesi tensionin ne rritje mes dy drejtuesve te larte, vetem pak dite para vendimit te pritshem te presidentit per Ligjin per Lustracionin, apo te Dosjeve. Veprimet indirekte ne kete drejtim nuk kane munguar edhe para vizites se Topit ne Prishtine.

Por fakti, qe debati i brendshem politik ne Tirane, ka cenuar nje vizite kaq te rendesishme qe ngrihej mbi te gjitha palet, e ben te rende aktin e bllokimit te deputeteve te mazhorances, per te qene ne delegacionin qe shkoi ne Prishtine.

Doris Pak: Ndarjen e Kosovës e synon vetëm Beogradi
Europarlamentarja gjermane akuzon Serbinë

“Çdo incident në Kosovë, shihet me sy të mirë në Beograd, pasi kryeqendra serbe dëshiron t‘i përdorë këto incidente si një dëshmi se pavarësia e deklaruar nuk po funksionon”, ka deklaruar eurodeputetja gjermane, Doris Pak. Një gjë është e ditur, thotë ajo, serbët e Mitrovicës jetojnë nga mbështetja e Beogradit, i cili nuk e njeh qeverinë e Kosovës. “Gjithashtu, kjo do të thotë se serbët nuk kanë interes që në veri të vendoset paqja, pasi duan të arrijnë qëllimin e ndarjes së veriut, gjë që nuk e dëshiron askush përpos Beogradit”, është shprehur Doris Pak për mediat gjermane. Ndërkaq, ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është më e vështirë nga sa mendohej dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë. “Situata mbetet e vështirë, por mendoj se BE dhe EULEX e kuptojnë mirë se sa delikate është ajo dhe do të bëjnë shumë kujdes”, ka pohuar Petersen. Ish-shefi i UNMIK-ut shprehet i bindur se situata në Mitrovicë, ku së fundmi u regjistruan disa incidente, do të vihet përfundimisht nën

kontroll pas dy vjetësh. “Mendoj se pas një ose dy vjetësh ndërhyrja e EULEX do të qetësojë situatën”, ka shtuar Petersen.

Topi: Në Kosovë duhet një ambasador i shkëlqyer
“Shqipëria duhet të përfaqësohet me diplomatët më të mirë”

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka deklaruar në një intervistë dhënë të përditshmes së Prishtinës “Kosova Sot”, i ka bërë thirrje qeverisë që të emërojë si ambasador të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, një nga diplomatët më të shkëlqyer që ka vendi. Duke sqaruar problemin e ngecjes së dekretimit të ambasadorit shqiptar në Prishtinë, kreu i shtetit, thekson se propozimi zyrtar ende nuk ka mbërritur në Presidencë. Në këtë intervistë, Topi flet edhe për prioritetet e politikës së shqiptarëve për vitin 2009…

Z. President, ky vit duket më i frytshmi për të dyja vendet. Çfarë do të veçonit nga zhvillimet politike më të rëndësishme që po i lëmë pas?

Dy janë ngjarjet kulmore: 17 shkurti dhe 4 prilli: Pavarësia e Kosovës dhe ftesa që iu bë Shqipërisë për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit. Janë jo vetëm aspirata, realizimin e të cilave e përjetuam me shumë emocion së bashku, por edhe hapa shumë të rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e vendeve tona, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Këto janë arritje të jashtëzakonshme që na nxitin të shikojmë me shumë optimizëm të ardhmen dhe me shumë realizëm përmbushjen e ambicieve tona integruese.

Cilat ishin vështirësitë më të mëdha të drejtimit gjatë këtij viti?

Nuk mund të them që ka pasur vështirësi. Qëndrimet dhe vendimet e Presidentit të Republikës kanë qenë gjithnjë konform ligjeve e në respekt të Kushtetutës, me ndjeshmëri njerëzore e institucionale për fenomene e ngjarje të ndryshme. Presidenti i Republikës i është përmbajtur premtimit të deklaruar publikisht, që në momentin e marrjes së detyrës për të qenë mbi partitë politike dhe për të përfaqësuar unitetin e popullit. Pavarësisht ndjeshmërive politike, nuk ka pasur hezitim nga ana e kryetarit të shtetit në përmbushjen e këtyre qëllimeve. Dhe ju siguroj se kështu do vazhdojë edhe në të ardhmen.

Z. President, keni deklaruar se pavarësia e Kosovës është zhvillimi më i rëndësishëm në Ballkan në shekullin 21. Si e vlerësoni ritmin e njohjes së pavarësisë?

Kurorëzimi i pavarësisë së Kosovës nuk u arrit lehtë. Ai përmbylli procesin e gjatë, të vështirë, të përgjakur dhe të dhimbshëm të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Ajo provoi se e drejta dhe liria e popujve mund të fitojnë ndaj padrejtësisë dhe regjimeve shtypëse dhe se rajoni i Ballkanit mund të kthehet në një hapësirë ku luftërat dhe konfliktet t‘i përkasin së kaluarës.

Njohja e pavarësisë përbën një tjetër sfidë. Njohja e saj nga shumë vende me peshë në arenën ndërkombëtare, globale apo evropiane, nuk është e rastësishme. Mbështetja në vazhdimësi e këtyre vendeve dhe e Shqipërisë, së bashku me angazhimin e vetë shtetit të Kosovës do të bëjnë që ky proces, i kushtëzuar nga një sërë faktorësh gjeopolitikë rajonalë e globalë, të intensifikohet, pavarësisht se duket sikur nuk ecën me shpejtësinë që do të dëshironim. Duke vënë theksin te rëndësia e vazhdimësisë së këtij procesi dëshiroj të nënvizoj se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm tashmë.

Çfarë është duke ndërmarrë politika shqiptare rreth zgjerimit të listës me njohje të reja?

Unë jam shumë i vëmendshëm dhe i ndjek me shumë kujdes zhvillimet e brendshme në Kosovë, por dhe ato të jashtme që kanë të bëjnë me të. Procesi i vazhdimësisë së njohjes është rregullisht temë e bisedimeve dy dhe shumëpalëshe të politikës së jashtme shqiptare. Në të gjitha takimet që unë kam, dhe jo vetëm unë, me homologë dhe me faktorë të politikës botërore, e ardhmja e Kosovës përbën një çështje që shtrohet me seriozitet dhe vendosmëri. Zgjerimi i listës me njohje të reja do të realizohet duke ndërtuar strategji të përbashkëta me vendet mike, dhe së bashku në një plan dypalësh, rajonal, evropian dhe global, të shtrihet synimi i vazhdimësisë së këtij procesi. Shqipëria së bashku me Kosovën po e bëjnë këtë.

Megjithatë, zhvillimet e fundit, sidomos me 6-pikëshin, janë ngritur zëra qoftë të opinionbërësve mediatikë, qoftë të segmenteve të caktuara politike, të cilët kanë dhënë vlerësime të ndryshme. A konsideroni se në vorbullën e këtyre zhvillimeve diplomacia shqiptare ka bërë maksimalen?

Kosova është një çështje globale. Faktorët që janë angazhuar në forcimin e pavarësisë e sovranitetit, zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës janë sa rajonalë dhe evropianë po aq edhe euroatlantikë. Diplomacia shqiptare ka pasur një angazhim konstant në këtë drejtim. Ajo, pikërisht, duhet t‘i përshtatet me dinamizëm dhe me shpejtësi, zhvillimeve të reja në Kosovë, por edhe të analizojë dhe të veprojë, së bashku me diplomacinë kosovare, për të mbështetur procesin e ndërtimit të një shteti evropian në Kosovë dhe për të penguar tendencat apo përpjekjet për të ndalur apo devijuar këtë proces. Kjo është një sfidë e jona, që duhet përballur me sukses.

A ka pasur ndonjë reflektim në raportet e Shqipërisë me vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë?

Njohja e pavarësisë së Kosovës, për vende të ndryshme kushtëzohet nga faktorë të ndryshëm, qofshin këta interesa të brendshëm politikë, gjeopolitikë a strategjikë. Angazhimi i vazhdueshëm diplomatik i Shqipërisë veçanërisht ndaj vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, është mbështetur në argumente specifikë në funksion sa të njohjes aq edhe të vazhdimit të dialogut për këtë çështje në kuadër të raporteve dypalëshe në të ardhmen.

Konsideroni se shqyrtimi i iniciativës serbe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të ndikojë në procesin e njohjes?

Pavarësia e Kosovës është plotësisht e ligjshme dhe e bazuar fuqimisht në të drejtën ndërkombëtare. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosovën e kanë njohur 53 vende dhe shtete të tjera pritet ta njohin, çka tregon se njohja pavarësisë së saj është një proces që ka marrë drejtimin e duhur për qëllimin e caktuar. Cilido qoftë mendimi këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk do të ketë asnjë efekt juridik mbi pavarësinë e Kosovës, as mbi procesin e njohjes së saj si shtet i pavarur dhe sovran.

Por, Kosova ende nuk ka siguruar ulëse në tavolinat ndërkombëtare. Në ç‘masë kjo mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik?

Shqipëria dhe miqtë e Kosovës janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ne kemi përshëndetur zhvillimin e Konferencës së Donatorëve për Kosovën, më 11 korrik 2008, në Bruksel dhe besojmë në zbatimin e shpejtë të saj. Organizmi i kësaj konference ishte mbështetje konkrete e këtyre vendeve për zhvillimin e Kosovës, ndaj gjej arsye të besoj se vendi i saj në tavolinat ndërkombëtare është vetëm çështje kohe.

Z. President, misioni i EULEX-it do të jetë i paanshëm në raport me statusin e Kosovës si shtetet sovran. A e cenon ky fakt në ndonjë mënyrë pavarësinë e saj?

Misioni EULEX ka një mandat të përkohshëm. Unë besoj se në Kosovë po ndërmerren veprimet e duhura për shtrirjen e misionit në përshtatje me realitetin e ri të krijuar pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Është e rëndësishme të shmanget sidomos çdo vakum pushteti në këtë proces përcjellje kompetencash dhe të shmanget çdo ndarje institucionale mbi baza etnike dhe mbivendosje të kompetencave si policore ashtu edhe doganore. Sa më shpejt të zbatohet kjo mënyrë shtrirjeje, aq më i suksesshëm do të jetë ky mision i rëndësishëm.

Disa thonë se plani gjashtëpikësh sinjalizon se BE-ja është e gatshme që në heshtje të miratojë faktin që veriu i Kosovës të mbetet jashtë juridiksionit të Prishtinës?

Që nga data 9 dhjetor, Misioni i Bashkimit Evropian EULEX, po shtrihet në të gjithë hapësirën territoriale të shtetit të Kosovës përfshi edhe pjesën veriore të saj. Ky proces po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet legjitime vendase dhe nën monitorimin e partnerëve dhe miqve euroatlantikë të Kosovës. Ky proces në thelb duhet të ndihmojë zbatimin e Kushtetutës dhe të gjitha ligjeve të Kosovës në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e saj dhe forcimin e shtetit të së drejtës, edhe në ato hapësira ku ka pasur vështirësi për t‘u kontrolluar edhe pas shpalljes së pavarësisë.

Në tavolinat politike dhe mediatike janë dëgjuar zëra për ndarjen e Kosovës, pastaj të konfederatave të ndryshme dhe të ngjashme…

Energjitë tona duhet të shkojnë drejt procesit të njohjes së Kosovës, drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike evropiane dhe funksionimit të shtetit të së drejtës, drejt gjetjes dhe zbatimit të programeve për zhvillim të ekonomisë kosovare dhe drejt integrimit të saj në NATO dhe Bashkimin Evropian. Shqiptarët nuk kanë kohë të humbin më, me zëra anonimë apo variante shterpë për të ardhmen e tyre. Ata e kanë zgjedhur tashmë rrugën e tyre të integrimit euroatlantik.

Deri më tani janë zhvilluar një sërë takimesh që kanë për objektiv krijimin e një fryme më të mirë konstruktive ndërmjet të gjitha vendeve të rajonit. Megjithatë, marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit ende vazhdojnë të jenë të kapura nga një ngërç, jo vetëm për shkak të mendimeve politike në planin e jashtëm, por edhe për shkak të zhvillimeve të tjera të brendshme. Si mund të tejkalohen këto probleme?

Mendoj se Ballkani Perëndimor ka ndryshuar pozitivisht shumë. Në krahasim me vitet e kaluara ka ndryshuar pozitivisht, jo vetëm klima e raporteve dypalëshe, por edhe ajo e politikave rajonale të vetë këtyre vendeve. Në të gjitha këto vende, brenda specifikave të tyre, qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike, kanë përfshirë në programet e tyre procesin e rëndësishëm të stabilizim-asocimit dhe strategjinë afatgjatë të integrimit në Bashkimin Evropian, me kushtin e domosdoshëm të zbatimit të politikës rajonale të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë. Sa më shpejt që këto procese të implementohen, aq më pozitive dhe rezultative bëhet fryma e bashkëpunimit mes vendeve tona. Kjo është e vetmja rrugë për të kapërcyer edhe ngërçet e krijuara nga faktorë të shumëllojshëm historikë apo politikë, duke synuar pranimin e diversiteteve tona dhe duke nxitur fort bashkëpunimin tonë ekonomik. BE-ja është shembull konkret i funksionimit të suksesshëm të kësaj filozofie.

Politika e disa nga vendet e rajonit ende nuk po e merr veten nga ndryshimet në hartën politike të Ballkanit. Në ç‘drejtim mund të çojë kjo?

Unë jam optimist për të ardhmen e rajonit tonë. Procesi i integrimit të tij është i pandalshëm. Politikanët e këtyre vendeve nuk kanë zgjedhje tjetër përveçse të pranojnë realitetet e reja gjeopolitike si zhvillime të pandalshme politike, demokratike e historike dhe të bëhen pjesë e tyre. Synimet e përbashkëta të deklaruara të politikës së jashtme të vendeve tona, orientimi drejt integrimit euroatlantik dhe zbatimi i këtyre politikave do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimet e mëtejshme politiko-ekonomike të të gjitha vendeve të rajonit tonë.

Me këtë panoramë politike, sa mund të jenë premtuese tendencat e proklamuara për integrime në familjen evropiane?

Pavarësisht qëndrimeve specifike dhe nuancave që shpalosen në funksion të zhvillimeve të brendshme politike, aspirata për integrim mbetet po aq e fortë sa edhe vetë vizioni i Bashkimit Evropian për ta përfshirë rajonin tonë në familjen e madhe evropiane.

Si i vlerësoni raportet ndërmjet dy vendeve. Nga gjykimi i vëzhguesve të ndryshëm nga të dyja anët thuhet se në disa fusha këto raporte sikur po stagnojnë dhe duke lënë për të dëshiruar një impuls të ri?

Marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera. Ato po zhvillohen duke ndjekur vizionet tona të përbashkëta integruese si në planin dypalësh ashtu edhe në atë rajonal. Vizitat e ndërsjella dypalëshe dhe numri i konsiderueshëm i marrëveshjeve të nënshkruara lëvizin në një dinamikë shembullore. Vizita ime zyrtare në Kosovë dhe ajo e Presidentit Sejdiu në Shqipëri janë dëshmi e qartë se të dy vendet kanë një vullnet politik gjithëpërfshirës, si të qeverive, ashtu edhe të forcave në opozitë, për të zhvilluar marrëdhëniet në të gjitha fushat si dy shtete të pavarura aspirante të denja për familjen euroatlantike.

Në qarkullim nga disa parti, mbahet gjallë ideja për bashkim, si një zgjidhje e përhershme, e cila siguron një qëndrueshmëri të stabilitetit. Komenti juaj?

Shqipëria dhe Kosova qartësisht dhe me vendosmëri synojnë integrimin evropian dhe euroatlantik. Në përballjen me sfidat e përbashkëta për sigurimin e stabilitetit në rajon, për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe një zhvillim afatgjatë, si dhe për të përmbushur synimet tona, ne jemi bashkë dhe po ashtu do të jemi edhe brenda familjes euroatlantike.

Ju jeni komandant i forcave shqiptare. Si po e ndihmoni Kosovën në formimin e FSK-së?

Forca e Sigurisë së Kosovës është një strukturë që do t‘u shërbejë sfidave të brendshme dhe qëllimeve të jashtme integruese. Ajo kërkon seriozitet dhe vizion bashkëkohor. Shqipëria ashtu si edhe partnerët ndërkombëtarë ndihmon me përvojën e saj në këtë drejtim. Strukturat e saj u janë përshtatur hapave të Shqipërisë drejt NATO-s dhe ky është një model shumë i mirë për Kosovën. Strukturat tona të specializuara janë në kontakte të ngushta dypalëshe.

A jeni të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos sa i përket ekonomisë, ku ende bilanci është tepër modest?

Është e vërtetë se niveli i shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve nuk pasqyron nivelin e shkëmbimeve politike dhe vullnetin politik dypalësh. Ky fakt u evidentua nga të dy Presidentët edhe gjatë vizitës zyrtare të Presidentit Sejdiu në Tiranë. Por kjo mund të jetë një periudhë kalimtare ku marrëveshjet e nënshkruara dhe programet dypalëshe të miratuara, të mund të japin produktin e tyre pozitiv dhe më shumë intensitet në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Vendosmëria e Shqipërisë për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha planet, dhe për të ofruar mbështetje maksimale ndaj proceseve tashmë të nisura në Kosovë, dëshmohet sidomos nga ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës dhe nga një sërë projektesh dypalëshe në fushën e energjisë. Efekti pozitiv i ndërtimit të rrugës do të jetë i menjëhershëm, jo vetëm në planin dypalësh por edhe në atë rajonal dhe Shqipëria është e vendosur ta realizojë atë brenda afateve.

Z. President, a keni njohuri pse ende Shqipëria nuk ka një ambasador në Kosovë, megjithëse është emëruar Islam Laukaj para pak muajsh?

Emërimi i një ambasadori, sipas Kushtetutës së Shqipërisë duhet të ndjekë disa procedura dhe disa shkallë institucionale duke u përmbyllur me dekretin e Presidentit të Republikës. Shqipëria duhet të përfaqësohet në Kosovë me diplomatët e saj më të mirë dhe me një ambasador të shkëlqyer. Procedurat që përmenda më lart, akoma nuk kanë mbërritur në Presidencë për të dekretuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë.

A kanë ndryshuar raportet tuaja me Berishën që kur jeni bërë President?

Natyrisht! Nga raportet e mëparshme personale e partiake, janë shndërruar në raporte institucionale, si përfaqësues të dy institucioneve të ndryshme dhe këto të dytat gjithmonë prevalojnë, në respekt të ligjit e në mbrojtje të Kushtetutës.

A keni frikë se e djathta mund t‘i humbë zgjedhjet vitin e ardhshëm?

Kjo pyetje u takon partive politike në fakt. Zgjedhjet politike të vitit 2009 janë prova më e madhe e demokracisë, e pluralizmit politik dhe e integrimit të Shqipërisë. Etika politike dhe transparenca elektorale, të detyrueshme për t‘u respektuar, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, do të jepnin garanci të qëndrueshme për zgjedhje të standardeve demokratike dhe nxitje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në votime. E rëndësishme është që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve, të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve votues dhe të mos kontestohen.