Lajme Online Shqip » Korçë

Korçë, babai rreh mësuesin e së bijës
E qëlloi dhe e kërcënoi pasi nuk pranoi të merrte para për të justifikuar mungesat

Fyen dhe dhunon fizikisht mësuesin kujdestar të së bijës dhe arrin t‘i shmanget policisë. Alit Leska nga fshati Voskop i Rrethit të Korçës ka shkuar dje në shkollën e mesme të këtij fshati, për të biseduar me Thomaq Renxhën, mësues në këtë shkollë për masën e përjashtimit nga shkolla që ky i fundit kishte dhënë për të bijën.

Mungesat e shumta dhe të përsëritura të adoleshentes e kanë detyruar mësuesin 55-vjeçar të merrte masa ndëshkimore ndaj nxënëses së tij. Vajza kishte kohë që nuk i frekuentonte rregullisht orët e mësimit. Mungesa e një justifikimi bindës e ka detyruar mësuesin e saj kujdestar, që ta paralajmëronte se do të merrte masa të rrepta për të. Por mesa duket vajza, nxënëse në vitin e dytë, nuk e kishte vënë “ujin në zjarr”, për paralajmërimet dhe javën e fundit nuk ishte paraqitur asnjë ditë në mësim. Përballë këtyre fakteve, Renxha kishte komunikuar përjashtimin nga shkolla të 15-vjeçares.

Por si duket, kjo nuk i ka pëlqyer babait të vajzës, i cili është përpjekur të zbusë “rreptësinë” e mësuesit. Ai ka shkuar të bisedojë me mësuesin, për të gjetur një rrugëzgjidhje që nuk e penalizonte të bijën. Mësohet se fillimisht ai i kishte ofruar të holla mësuesit, në mënyrë që ai të tërhiqte vendimin për përjashtimin nga shkolla, por mesa duket Renxha nuk është tërhequr.

Pasi ka tentuar të “bjerë në ujdi” duke i ofruar të holla, ai ka ushtruar presion mbi mësuesin. Leska e ka kërcënuar, sharë dhe më pas e ka goditur. Burime nga policia thanë se mësuesi Thomaq Renxha shkonte çdo ditë nga fshati Vithkuq për në Voskop. Duke qenë i ardhur në atë zonë, ai nuk ka pasur asnjë mbështetje për të përballuar zemërimin e prindit të vajzës.

Megjithatë ai është treguar “kokëfortë” në vendin e tij dhe nuk ka pranuar kurrsesi ujdinë me babanë e nxënëses së tij. Pas incidentit, autori i ngjarjes është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk ka rënë në duart e policisë.

Forcat e Komisariatit të Korçës janë vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, dhe ndaj tij rëndon akuza e “fyerjes dhe kanosjes për shkak të detyrës”.

Rastet e dhunës në shkolla kanë qenë të shpeshta këtë vit, por asnjëherë më parë objekt i dhunës nuk kanë qenë mësuesit. Në Fier, në harkun kohor të një muaji, ndodhën dy incidente të rënda, ku u përfshinë dhjetëra nxënës. Në një rast, fëmijë të dy shkollave nëntëvjeçare u përleshën me mjete të forta me njëri-tjetrin, ndërsa në rastin tjetër, një adoleshent u plagos me thikë në klasë. Pas këtyre ngjarjeve, mësuesit dhe prindërit ngritën zërin për të pasur më shumë kontrolle në shkolla, kërkesë kjo që iu parashtrua edhe policisë.

Dhunimi i mësuesit në gjimnazin e fshatit Voskop të Korçës ngre përsëri problemin e sigurisë në shkolla.

Vrasje ne Tirane, ekzekutohet 35-vjecari
Nje person eshte ekzekutuar me tre plumba ne trup dhe koke rreth ores 19 e 10 minuta te se martes ne zonen e quajtur ish-parku i autobuseve ne kryeqytet.

Shpetim Gjinollari, 35 vjec, lindur dhe banues ne Korce eshte ekzekutuar vetem pak metra pasi ka dale nga nje pike e llotove te sportit.

Sipas policise, ai eshte qelluar ne nje distance teper te afert dhe mendohet t’i kete njohur ekzekutoret e tij.

Ngjarja ka ndodhur ne sheshin e pushimit midis pallateve te reja ne rrugen “Bab Rexha”, ne Tirane.

Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje per te bere ekzaminimet e rastit, por ende nuk ka mundur dot te bjere ne gjurmet e autoreve te krimit.

Policia e ka cilesuar si nje ngjarje te rende per rrethanat dhe vendin ku ka ndodhur vrasja.

Ne nje deklarim per shtyp ajo ka njoftuar se 35-vjecari nuk ka patur me pare precedente kriminale dhe eshte duke hetuar disa pista te cilat mund te cojne ne gjetjen e autoreve te mundshem te ketij krimi.

Policia ka shoqeruar ne komisariatin numer 2 disa prej deshmitareve okulare te ngjarjes, por nuk beri te ditur detaje me te hollesishme.

Korçë, dy vëllezër masakrojnë një 20-vjeçar
Policia arreston dhunuesit. Viktima përfundon me shumë fraktura në kokë e trup

Masakrohet me leva dhe mjete të forta një i ri nga Pogradeci. Burimet zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se Edison Rusi, 20 vjeç, nga ky qytet, është plagosur rëndë me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke rrezikuar jetën. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri që 20-vjeçari ka pasur me dy vëllezër nga fshati Vërdovë. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në orën 19:30 në qendër të qytetit, kur dy vëllezërit Luan dhe Ilir Kromollari, nga fshati Vërdovë e kanë gjetur të riun në qytet dhe pasi e kanë tërhequr, e kanë goditur disa herë me leva në pjesën e kokës dhe në trup, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Burimet e policisë thanë se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pasi pak kohë më parë Rusi ishte konfliktuar me dy vëllezërit, gjë që ka bërë që ata të hakmerren ndaj tij. Sipas policisë, ndërsa kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, dy personat kanë masakruar të riun, të cilin e kanë lënë në rrugë, ku më pas është transportuar nga kalimtarë të rastit drejt spitalit civil të qytetit. Policia ka arrestuar Ilir dhe Luan Kromollarin, përkatësisht 32 dhe 27 vjeç, me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim. Ndërkohë i plagosuri, për shkak të gjendjes kritike për jetën, pasi ka marrë trajtimin fillestar në spitalin civil është dërguar me urgjencë nga mjekët për një ndërhyrje të specializuar pranë Spitalit Ushtarak të Tiranës. Sipas mjekëve, në trupin e 20-vjeçarit Rusi janë konstatuar dëmtime të shumta dhe nisur nga gjendja kritike ai është transportuar drejt kryeqytetit.

Korçë, gjendet i vdekur nga korenti 60 vjeçari
Një 60 vjeçar nga rrethi i Korçës është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti. Sipas policisë personi i gjetur i vdekur është 60 vjeçari Nuri Muça nga Zemblaku i Korcës,i cili punonte si rojë në pikën e karburatit që ndodhej në afërsi të fshatit Plasë. Sipas ekspertëve të policisë vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e djegjes me mjetet ngrohëse elektrike pasi në trupin e viktimës janë konstatuar shenja djegie.

Arrestohet nga policia, Reshit Adri
Policia e Korçës bëri të mundur prangosjen e 53 vjeçarit Reshit Adri i cili vrau dje pasdite kushëririn e tij Lulëzim Lazen. Sipas policisë vrasësi Adri u arrestua në vendin e quajtur Koria e Vakëfit me një granatë dhe një automatik në dorë. Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorine të komunës Vreshtas, 20 kilometra larg qytetit.

Korçë, policia ende në kërkim të vrasësit
Policia e Korçës ende nuk e ka prangosur 53 vjeçarin Reshit Adri i cili vrau dje pasdite kushëririn e tij Lulëzim Lazen. Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorine të komunës Vreshtas, 20 kilometra larg qytetit. Sipas policisë 53 vjeçari në gjendje të dehur kishte dalë i armatosur në rrugët e fshatit dhe kishte qëlluar me kallashnikov. Nga plumbat ka mbetur e plagosur edhe një grua tjetër, banore e fshatit. Pas marrjes së njoftimit për krimin, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i bëri thirrje 53 vjecarit të dorëzohet. Por ai nuk ka pranuar dhe ka shkëmbyer zjarr me forcat e policisë. Në ndihmë të bluve të Korçës kanë ardhur dhe forcat Renea por nuk kanë mundur të prangosin Reshit Adrin.

Korçë, vetëvaret në qeli i arrestuari për vrasje
Një person i arrestuar nën akuzën e vrasjes është vetëvarur në një qeli në dhomën e paraburgimit në Drenovë të Korçës. Bashkim Muça, u gjet i varur me çarçaf në qelinë ku qëndronte. Muça, akuzohej për vrasjen e kambistit, Beqir Basha, në qytetin e Pogradecit. Vrasja e kambistit ndodhi në tetor të 2008-ës. Policia po heton për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Korçë, përplasje me armë në Podgorie
Shkëmbim zjarri midis policisë dhe një vrasësi ka ndodhur në fshatin Podgorie të Korçës rreth orës 17 e 50 minuta të pasdites së sotme. Shkak i këtij shkëmbimi zjarri është bërë operacioni i ngritur nga ana e bluve të Korçës për kapjen e Reshit Adrit. Ky i fundit ka vrarë pasditen e sotme me armë zjarri të afërmin e tij. Viktima ishte Lulëzim Laze 41 vjeç. Bëhet e ditur se pas vrasjes së 41 vjeçarit në fshat kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po mundohen të kapin vrasësin e Lazes. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet të cilat e detyruan Reshti Adrin të vrasë të afërmin e tij. Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se Adri për t’iu larguar policisë pas kryerjes së krimit ndodhet i fshehur në një zonë malore, ç’ka e bën më të vështirë kapjen e tij. Gjithashtu thuhet se vrasësi Adri është i armatosur me automatik tip kallashnikov dhe nuk po i përgjigjet thirrjes së policisë për tu dorëzuar. Në përplasje me armë të ndodhur midis policisë dhe vrasësit në fshat mbeti e plagosur dhe një grua, e cila ishte banore e fshatit. Gruaja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe nga burimet spitalore bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetën.

Polica po merret me zgjidhjen e kësaj ngjarjeje.

Korçë, ekzekutohet një narkotrafikant
Gjendet i vrarë me katër plumba një 24-vjeçar i sapoliruar nga burgu në Greqi

Qetësia pas festës është prishur në Korçë nga një krim i rëndë. Një vrasje e tipit mafioz ka shënuar edhe ngjarjen e parë të rëndë për këtë vit kur një 24-vjeçar është gjetur i hedhur në rrugë i ekzekutuar me armë zjarri. Një plumb në kokë dhe tre të tjerë në trupin i kanë marrë jetën 24-vjeçarit Pëllumb Çollaku nga qyteti i Korçës. Ai është gjetur i vdekur në rrugën e Voskopojës, i hedhur buzë rrugës, në afërsi të fshatit Voskop. Viktima është identifikuar menjëherë nga ana e policisë, pasi prej disa ditësh ai kërkohej si person i zhdukur. Kanë qenë disa kalimtarë të rastit të parët që kanë vënë re një kufomë të hedhur në rrugë dhe më pas kanë sinjalizuar policinë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në orën 11:30 të ditës së shtunë, për të kryer edhe veprimet hetimore ndërsa ka rrethuar në një rreze të afërt zonën ku është gjetur trupi. Ekspertët që këqyrën vendin e ngjarjes dhe kufomën thanë se 24-vjeçari është vrarë me një plumb në kokë, ndërkohë që sipas të dhënave të policisë në trup ka pasur dëmtime të tjera dhe plagë të shkaktuara me armë zjarri të tipit pistoletë. Pëllumb Çollaku ishte shpallur i humbur nga familjarët më datë 26 dhjetor me një denoncim në Komisariatin e Policisë së Korçës. Një javë pas këtij denoncimi ai është gjetur i vrarë në anë të rrugës pranë fshatit të tij të origjinës, Voskop. Viktima kishte pak kohë që ishte vendosur me banim në qytetin e Korçës, pasi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se viktima është vrarë shumë afër vendit ku u gjet, megjithatë edhe pse është rrethuar zona ku mendohet se ka ndodhur krimi, për shkak të dëborës policia nuk ka mundur të gjejë gëzhoja, ndërsa një plumb i vetëm është gjetur gjatë ekspertizës mjekoligjore në kokën e 24-vjeçarit. Policia dyshon se viktima është hedhur atje pasi është vrarë më parë në afërsi të rrugës. Për shkak të reshjeve ka qenë e vështirë të identifikohet me çfarë mjeti është transportuar deri në vendin e ngjarjes 24-vjeçari, pasi gjurmët janë mbuluar. Sipas policisë, Pëllumb Çollaku ka qenë emigrant në Greqi, por është dënuar nga ana e drejtësisë greke për trafik lëndësh narkotike dhe pasi ka dalë nga burgu është kthyer në Shqipëri dhe është vendosur në qytetin e Korçës. Policia dyshon se viktima është vrarë për pazare droge dhe larje hesapesh. Hetimet e policisë mbi pistën lidhen me të kaluarën e 24-vjeçarit që ishte kapur me një ngarkesë me lëndë narkotike në shtetin grek ku dhe ishte dënuar për trafik narkotikësh. Fakti se 24-vjeçari është lënë i lirë nga ana e palës greke, është një tjetër motiv që mund të jetë bërë shkak për vrasjen e 24-vjeçarit, i cili nga ana e tij mund t‘i ketë rrëfyer policisë së shtetit fqinj lidhjet në trafikun e drogës, gjë që është bërë më pas edhe shkaku kryesor për larjen e hesapeve. Nga ana e policisë që ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë, bëhet e ditur se i riu kërkohej nga disa persona pas ardhjes në Korçë. Sipas policisë, viktima është vrarë pasi mund të jetë rrëmbyer nga autorët, të cilët e kanë çuar në zonën e Voskopit, ku dhe e kanë vrarë me armë zjarri. Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar disa persona me të cilët ai kishte lidhje shoqërore. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se pista kryesore e hetimit është ajo për larje hesapesh, që lidhen me aktivitetin e tij të mëparshëm në trafikimin e lëndëve narkotike. Ai është larguar nga banesa pak kohë pasi kishte ardhur nga Greqia, ndërkohë që familjarët e kanë deklaruar të zhdukur vetëm kur Çollaku kishte disa ditë që nuk bëhej i gjallë. Edhe pse ka qenë në kërkim nga ana e policisë, 24-vjeçari nuk është gjetur deri ditën kur disa kalimtarë të rastit kanë parë kufomën e tij të hedhur në rrugë dhe kanë sinjalizuar policinë lokale. Hetimet janë përqendruar vetëm në pistën e vrasjes për larje hesapesh, ndërkohë që provat janë të pakta.