Lajme Online Shqip » kartat e identitetit

Kartat, Poni: Aplikuesit mbi 1 milion e 300 mije
Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni njoftoi sot se numri i aplikanteve per kartat e identitetit ka kalur mbi nje milion e 300 mije persona.  Por megjithate, zyrtari pergjegjes per kete proces u beri apel qytetareve qe kane aplikuar qe te terheqin kartat

“Numri i aplikanteve ka arritur ne 1 milion e 366 mije persona. Ministria e Brendshme perfiton nga rasti qe edhe ne kete moment te kenaqshem te kerkoje vemendjen e qytetareve per te vazhduar procesin e aplikimit dhe per te terhequr kartat”, ka pohuar Poni.

Nuk ka internet, ngec procesi i kartave të identitetit
Bllokohet prej katër ditësh procesi i aplikimeve të kartave të identitetit në qytetin e Fierit. Mësohet se shkak për ndërprerjen është bërë mungesa e internetit. Operatorët e zyrave nuk dinë të japin një përgjigje se kur mund të bëhet i mundur rifillimi i punës. “Jemi në pritje të ndonjë specialisti nga Tirana për të ndërhyrë në internet”, shprehet një nga punonjësit. Edhe pse u deklarua nga qeveria se pas 15 ditësh nga aplikimi qytetarët do të kenë mundësinë të marrin në dorë letërnjoftimin elektronik, ende nuk është prodhuar asnjë kartë. “Ne kemi sqaruar qytetarët se dy javë pas aplikimit do të kishin mundësi të marrin kartën, por ende nuk kemi ndonjë udhëzim. Sapo të sinjalizohemi do të informojmë dhe qytetarët”, thotë Ermir Dashi, operatori i zyrës së aplikimit. Ndërkohë problemet në procesin e aplikimit janë konsideruar si të qëllimshëm nga kreu i selisë rozë së Fierit, Arjon Muça. “Me keqardhje konstatojmë se procesi është në fazën fillestare. Nuk mund të them se është i vështirë përfundimi i këtij procesi deri në zgjedhje, por për mendimin tim, ai tashmë është i pamundur. Me kaq shumë probleme: shkëputje të energjisë elektrike, mungesë interneti, orar i kufizuar, është e pamundur plotësimi me karta identiteti për shtetasit deri në zgjedhje. Ne kërkojmë reflektim të menjëhershëm, duke filluar që nga shtimi i orareve kryesisht gjatë pasdites, ku ka dhe më shumë aplikantë”, – deklaroi Muçaj. Që nga fillimi i procesit në qytetin e Fierit numërohen 4000 aplikime, nga 52000 që priten të jenë në total.

Tiranë: Nis shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike
Në Tiranë, sot nis shpërndarja e letërnjoftimeve të reja elektronike, në të gjitha njësitë bashkiake, me përjashtim të asaj numër 2. Lajmin e konfirmon Ministria e Brendshme, duke sqaruar se në minibashkinë 2, ende nuk është çelur zyrë, për mungesë ambjentesh. Ndërkaq, ministria, sërish i bën thirrje qytetarëve pa pasaporta të nisin aplikimet, që të pajisen me karta identiteti. Ky dikaster thekson se kapacitetet janë jashtëzakonisht të mëdha, por nuk po shfrytëzohen sa duhet.

PS: Qeveria, pengese per kartat
Partia Socialiste vijoi edhe dje shqetesimin per procesin e kartave te identitetit. Nensekretari per ceshtjet ligjore, Gjiknuri akuzoi mazhorancen se me refuzimin qe po i ben komisionit Ad-Hoc per zgjedhjet, po perpiqet te sabotoje nismen e opozites. Teksa ka paraqitur detaje ne lidhje me menyren e bllokimit te procesit, te monitorimit te pajisjes me leternjoftimet biometrike, Partia Socialiste ka hedhur akuza mbi qeverine per pengese te qellimshme te procesit. Gjiknuri, ka deklaruar se mazhoranca po refuzon ngritjen e nje komisioni Ad-Hoc duke u perpjekur te pengoje procesin dhe transparencen e tij. “Mungesa e transparences dhe mos berja publike, e nje grafiku te qarte te shperndarjes ne territor, po shoqerohet edhe me refuzimin sistematik te mazhorances per ngritjen e nje komisioni monitorues parlamentar, te perfaqesuar ne shumice nga opozita. Pikerisht kjo vendosmeri ne refuzimin e ngritjes dhe krijimit te aksesit te nevojshem te opoziten ne kete proces, te ben te mendosh qe vonesat me teper se paaftesi, jane nje proces i miremenduar per te sabotuar kete ndermarrje”, ka thene Gjiknuri gjate nje deklarate nga selia roze. Partia Socialiste eshte shprehur e shqetesuar per pajisjen e shqiptareve me leternjoftime dhe per pergatitjen e infrastruktures zgjedhore. “Ka kaluar mbi 1 muaj nga fillimi i procesit te aplikimit dhe akoma asnje shtetas nuk eshte pajisur me nje te tille, pervec shtetasit fatlum qe e mori nga dora e kryeministrit”, u shpreh Gjiknuri per gazetaret. Nderkohe PS i ka bere thirrje qeverise per transparence dhe per informim te vazhdueshem, ne lidhje me shperndarjen e sistemit te aplikimit ne te gjithe territorin e vendit. “Detyra jone si opozite na ben qe cdo dite, t’i bejme thirrje qytetareve te aplikojne per karta, t’i kerkojme qeverise qe te mos pengoje kete proces gjoja per shkaqe objektive, qe lidhem me koncesionarin dhe jo me te”, eshte shprehur zyrtari socialist. Sipas tij, pertej deklarimit zyrtar se brenda shkurtit procesi do te shtrihej ne te gjithe vendin, vetem 10 dite nga fundi i shkurtit, procesi akoma nuk ka filluar, ne pjesen me te madhe te bashkive te vendit, pa le me ne komunat e vendit. Nje konstatim ky, qe sipas Gjiknurit tregon shkallen e ngadalesimit te procesit. S.P

KQZ, sot shorti per anetarin e shtate ne komisione

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te hedhe sot shortin per zgjedhjen se kujt partie, do t’i takoje anetari i shtate i Komisioneve Zonale Zgjedhore. Keto komisione, ne baze te Kodit Zgjedhor, do te perbehen nga shtate anetare. Konkretisht dy anetar te PD, dy te PS, nje anetar do t’i takoje PR dhe anetari i gjashte PSD. Shorti do te percaktoje sot, se kujt partie PD apo PS, do t’i takoje anetari i shtate ne keto komisione. Ne zgjedhjet per pushtetin vendor, ishin socialistet ata, qe me short fituan anetarin e shtate. I cili ne 50 per qind te komisioneve do t’i takoje PS dhe ne 50 per qind te tjerave PD. Sot percaktohen qarqet.

“Brenda shkurtit, aplikimet ne cdo qark”

Drejtori i pergjithshem i gjendjes civile, Armand Teliti ka bere te ditur se shume shpejt do te filloje procesi i shperndarjes se leternjoftimeve. Sipas tij, procesi i aplikimit per kartat e identitetit, vazhdon te shtrihet ne qytetet e vendit dhe brenda muajit shkurt do te kete filluar ne te gjithe qarqet. Teliti u ka bere thirrje qytetareve dhe ne vecanti atyre qe jane pa pasaporte, te bejne aplikimet per kartat. Nderkohe ai ka bere te ditur, se shume shpejt do te filloje edhe procesi i shperndarjes se leternjoftimeve. “E rendesishme eshte qe qytetaret, vecanerisht ata pa pasaporte, te paraqiten per te aplikuar ne zyrat e aplikimit duke ndihmuar keshtu ne realizimin e qellimit madhor te pajisjes se tyre me leternjoftime”, eshte shprehur drejtori i Gjendjes Civile ne nje konference per mediat. Nderkaq, nuk eshte bere e ditur nje date e sakte, kur do te filloje procesi i shperndarjes se kartave. Teliti theksoi se procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftime, po ecen sipas parashikimeve dhe ne zbatim te nje kalendari te qarte. Nder te tjera ai i ka bere thirrje opozites, te mos beje deklarata spekulative per mungese transparence ne lidhje me kete proces.

POSTA SHQIPTARE SHPËRNDAN 11 MIJË KUPONA PËR QYTETARËT QË KANË APLIKUAR PËR KARTAT E IDENTITETIT
Posta Shqiptare sh.a ka shpërndarë sot deri në orën 11:00 për qytetarët e Tiranës, 11 mijë kupona të aplikimit për kartat e identitetit.

Burime nga Posta Shqiptare, bënë të ditur se pas shpërndarjes së 4 mijë kuponave në ditën e parë të proçesit të aplikimit për kartat e identitetit më 12 janar, do të vazhdojë furnizimi i vazhdueshëm dhe dinamik me kupona çka do të mundësojë që ky proçes të hapet në të gjithë Shqipërinë.

Proçesi i aplikimit për kartat e identitetit nisi më 12 janar dhe konsiderohet mjat i rëndësishëm pasi jo vetëm do të pajisë shqiptarët me një dokument standart sipas BE-së, por siguron dhe infastrukturën e nevojshme për zgjedhjet e 28 Qershorit.

Ndërkohë qytetarët që kanë marrë kuponat nga Posta Shqiptare po vazhdojnë proçesin e aplikimit për tu paijsur me kartat e identitetit.

“Kartat”, aplikimi në Durrës nuk nis deri në fund të janarit
Shpërndarja e kartave të identitetit në qytetin e Durrësit nuk do të nisë deri në fund të janarit, ndërsa zyrat e gjendjeve civile janë ende në pritje të udhëzimeve nga qendra. Personat e interesuar për këtë dokument të rëndësishëm identifikimi janë rreth 150 mijë në qytetin e Durrësit, ndërsa shpërndarja e tyre do të bëhet nga vetëm 5 zyrash gjendjesh civile me 14 punonjës që janë pranë rajoneve apo lagjeve të qytetit. Për postën që do të kryej edhe hapin e parë të procesit duke i dhënë mundësi qytetarëve për të bërë pagesën e kësaj procedure drejtori i Durrësit thotë se janë 25 sportele në qytet dhe komuna ndërsa sistemi i adresave është një element kyç për të dhënat e kartës së identitetit dhe është ende i pa plotë me emrat dhe numrat përkatës.

Procesi parashikon marrjen e shenjave të gishtave firmën e personit në mënyrë digjitale dhe një seri veprimesh që për çdo njeri kërkon të paktën 7 minuta. Po të bësh një llogari të thjeshtë duke u bazuar tek numri i sporteleve i cili është vetëm 5 dhe për kohën që do i nevojitet 150 mijë banorëve është teknikisht e pamundur që procesi të përfundoj në kohë për zgjedhjet. Deri tani askush nuk mund ti japë një përgjigje të saktë këtij problemi, ndërsa në bazë të ligjit ai pose ajo që nuk pajiset me kartë identiteti rrezikon të mos shërbehet nga institucionet shtetërore.

Kartat e identitetit,Berisha:Kompensim për disa kategori
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se për disa kategori qeveria do të kompensojë vlerën e kartave të identitetit. Kështu, për pensionistët kjo vlerë do të jetë 800 lekë, për studentet dhe shtresat në nevojë, vlera e kartave do të jetë 500 lekë. Edhe punonjësit e administratës do ta marrin kartën e identitetit me vlerën 1 mijë lekë, ndërsa pjesa tjetër do të paguajë 1200 lekë për t’u pajisur me dokumentin e ri, shpërndarja e të cilit duhet të perfundojë brenda datës 15 shkurt. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha reagoi edhe për rrëzimin e buxhetit të bashkisë ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke shtuar se nëse do të ishte rrëzuar në parlament buxheti i qeverisë, atëhere ai do të kishte dhënë dorëheqjen.

Balla:Pa karta identiteti nuk ka zgjedhje
Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Integrimit në PS, Taulant Balla, bëri të ditur gjatë një konference për shtyp në selinë e kësaj partie, se “qeveria duhet ta ketë të qartë se pa pajisjen me karta identiteti të të gjithë qytetarëve, nuk ka zgjedhje në Shqipëri dhe se për këtë qëllim është i rëndësishëm prioritizimi i pajisjes me karta identiteti të qytetarëve pa pasaporta të vlefshme për votim”.Duke folur për proçesin e aplikimit të letërnjoftimeve elektronike, Balla tha se “ky proçes dështoi që ditën e parë, sepse sistemi u bllokua brenda tre orëve të para dhe qytetarët nevojtarë u shtynë në radhë”. Balla gjithashtu shtoi se Berisha ka gënjyer sot përmes një pseudo-raporti edhe Komisionin Evropian, sepse për pjesën më thelbësore të pyetësorit ende nuk ka rezultate konkrete, ndërsa kalimet e paligjshme të kufirit vazhdojnë të rrezikojnë jetët e shqiptarëve.

Kartat, Berisha shkëmben replika me Nishanin
Në kuadër të pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për diferencim tarifash për shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare.

Sipas këtij vendimi do të ketë kompensim në pagesën për kartat e identitetit për punonjësit e administratës, pensionistët, studentët dhe familjet me asistencë.

Konkretisht punonjësit e administratës publike do të paguajnë 1 mijë lekë, pensionistët 800 lekë, ndërsa për studentët dhe familjet me asistencë kartat e identitetit do të merren me një cmim prej 500 lekësh.

Kryeministri Sali Berisha sqaroi në mbledhjen e qeverisë se në zyrat postare këto kategori sociale do të paguajnë vlerën 1200 lekë, por pas mriatimit të fondit që do vërë në dispozicion qeveria do të bëhet dhe kompensimi i tyre.

Procesi i aplikimit dhe më pas pajisja e qytetarëve në Tiranë me kartat e identitetit, i cili nisi të hënën ka ngecur për shkak të mungesës së kuponave. Zyrat postare shpërndanë sasinë prej 4000 mijë kuponave që në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa është njofuar se kontigjenti tjetër I kupoanve do të jetë gati nesër (ditën e enjte).

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha pranoi problemin por shtoi për tu sqaruar se “sasia e parë ishte provë, dhe kjo konfirmoi vullnetin e madh të qytetarëve për tu pajisur me kartat e identitetit” . Kryeministri shtoi se “Pas të premtes nuk do të ketë më probleme me kuponat pasi kompania garanton se do të sjellë sasinë totale të kuponave per kartat e identitetit”.

Replika

Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha shkëmbeu replika me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani përsa i përket orarit që punonjësit e administratës pranë zyrave të aplikimit për kartat e identitetit kanë punuar.

Kryeministri kërkoi që në zyrat e aplikimit pranë 11 njësive bashkiake në Tiranë të punohet me orar të zgjatur. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha se „në këto zyra që ditën e hënë është punuar me 12 orë“. Përgjigja e tij nuk është pranuar nga kryeministri Berisha i cili tha se „Kjo nuk ishte e vërtetë pasi dje qytetarët kishin gjetur zyrat e mbyllura pas orarit zyrtar“

Teliti: Nga e enjtja jo me probleme me kuponat
Drejtori i pergjithshem i Gjendjes Civile, Armand Teliti ka bere te ditur se se shpejti nuk do te kete me probleme ne procesin e pajisjes se shqiptareve me kuponat per kartat e identitetit.

“Sic u pa dhe diten e djeshme, nga shqiptaret pati nje interesim te jashtezakonshem. Duke filluar nga e enjtja nuk do te kete me probleme me kupona”, ka deklaruar Teliti.

Procesi i pajisjes se qytetareve me kuponat per kartat e identitetit edhe sot u bllokua per shkak te mungeses se kuponave perballe fluksit te madh te kerkesave.