Lajme Online Shqip » INSTAT

INSTAT: Rritja ekonomike 6 per qind
Ne kulmin e krizes ekonomike me te ashper qe bota ka provuar pas Luftes se Dyte Boterore, Instituti i Statistikave ka surprizuar serish publikun me shifrat per rritjen ekonomike te tremujorit te pare te ketij viti.  “Ekonomia shqiptare gjate ketij 3 mujori ka pasur nje rritje prej 6% me shume se ne tremujorin e vitit 2008”, ka deklaruar Ledion Shahini, pergjegjes i llogarive kombetare tremujore ne INSTAT.

Ky institucion thote se pavaresisht krizes, disa sektore te ekonomise, duke perfshire dhe ndertimin kane vijuar te mbajne ritme te larta rritjeje, ne disa raste edhe dyshifrore, ndersa i vetemi sektor me renie eshte industria.

“Sektori qe ka pasur me shume renie ka qene ai i industrise me 2.3 per qind”, ka saktesuar Shahini.

Por keto shifra jane me baze vjetore. INSTAT ende nuk ka publikuar se sa eshte rritur ekonomia ne tremujorin e pare te 2009, krahasuar me tremujorin e fundit te vitit 2008, ku mendohet se kriza ka dhene edhe efektin me te rende ne ekonomine shqiptare, e cila sipas parashikimeve te Fondit Monetar Nderkombetar do te rritet ne vitin 2009, rreth 15 here me pak se sa rritja 6 per qind qe thote Instituti i Statistikave.

Tiranë,rriten çmimet e fruta perimeve në treg
Gjatë janarit janë rritur ndjeshëm çmimet e perimeve. Shitësit shprehen të pakënaqur për këtë fakt pasi vetë tregëtarët e shumicës i kanë rritur ato, sidomos te produktet e importit. Edhe shitjet kanë rënë thonë ata, veçanërisht pas festave të fundvitit, dita ditës blerjet pakësohen akoma më shumë. Edhe blerësit e pranojnë që ka ngritje të çmimeve por ata janë të detyruar që t’i blejnë produktet aq më tepër perimet të cilat janë të domosdoshme. Më tepër është rritur çmimi i patëllxhanit, bamjeve, kastravecit, domates, qepës dhe pateteve. Edhe Instituti i Statistikave Shqipëtare në bilancin e çmimeve të konsumit për muajin dhjetor ka pohuar një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe në veçanti atyre të importit. Me sa duket kjo rritje po vazhdon edhe gjatë muajit janar.

SHKËMBIMET TREGTARE ME MAQEDONINË NË 11 MUAJ ARRIJNË NË 12 MILIARDË E 75 MILIONË LEKË
Shkëmbimet tregtare me Maqedonisë po njohin rritje, çka tregon se tregu maqedonas është bërë një fushë të mirë e zhvillimit tregtar.

Gjatë periudhës janar-nëntor të 2008-tës shkëmbimet tregtare me Maqedoninë arritën në vlerën e 12 miliardë e 75 milionë lekë, ku importet zunë pjesën kryesore të tyre.

Sipas të dhënave më të fundit, të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), vlera e importeve në 11 muaj arriti në 9 miliardë e 10 milionë lekëve.

Ndërsa eksportet e Shqipërisë drejt tregut të Maqedonisë për të njëjtën periudhë, arritën në 3 miliardë e 65 milionë lekë.

Nisur nga zhvillimet e tregjeve rajonale, qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase po diskutojnë projekt-idetë për zhvillimin rajonal në fushën e transporteve, si një nga faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të tyre.

Bashkërendimi i projekteve për krijimin e një tregu rajonal në sistemin e transportit do të mundësojë lidhje të shpejtë të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe vendeve të tjera si dhe daljen e tyre në det.

IMPORTET NGA GREQIA NË 11 MUAJ SHËNUAN NJË VLERË PREJ 59 MILIARDË E 432 MILIONË LEKË
Shkëmbimet tregtare me Greqinë gjatë njëmbëdhjetë muajve të vitit 2008 llogariten në vlerën e 68 miliardë e 829 milionë lekëve.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave Shqiptare (INSTAT), eksportet e Shqipërisë drejt vendit fqinj arritën në rreth 9 miliardë e 397 milionë lekë, ndërsa totali i importeve nga Greqia arriti në 59 miliardë e 432 milionë lekë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë muajit nëntor të vitit 2008 importet nga Greqia llogariten në vlerën e 5 miliardë e 151 milionë lekëve, ndërsa eksportet në vlerën 635 milionë lekë.

Referuar këtyre shifrave, Greqia vazhdon të mbetet partneri i dytë në shkëmbimet tregtare me vendin tonë, mbas Italisë, që zë vendin e parë.

Eksporti me Greqinë llogaritet në 7 për qind të totalit të eksporteve dhe importi në 13.2 për qind të totalit.

Vendin kryesor në mallrat e importuara nga shteti fqinj e zënë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike. Importi i kësaj kategorie arriti për njëmbëdhjetëmujorin e këtij viti vlerën e mbi 24 miliardë e 619 milion lekëve.

Ndërsa në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për 11 mujorin vlerën e 3 miliardë e 587 milionë lekëve.

“Paniku, i vetmi problem për 2009-n”
INTERVISTA/ Flet Artan Hoxha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Bashkëkohore dhe analist i ekonomisë. “Qëndrimet e FMN-së, konservatore”

Reformat e qeverisë, por edhe fati, krijuan një mburojë për krizën ekonomike, e cila po reflekton shumë pak në Shqipëri. Për Artan Hoxhën, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Bashkëkohore dhe analist i ekonomisë, rritja ekonomike nuk do të jetë poshtë 8 përqindëshit, ndërsa sa i takon parashikimeve të FMN-së, “ndonjëherë paraqiten konservatore”. Hoxha, i cili është edhe kreu i Këshillit Mbikëqyrës në KESH, thotë se 2009-a do të tregojë provën e madhe rreth rezultatit të reformave të kryera në këto vitet e fundit, përballë krizës ekonomike. Po cilat do të jenë impaktet negative, nëse do të ketë dhe qëndrimet rreth rritjes ekonomike? Artan Hoxha ka komentuar për “Shqip” situatën ekonomike në vend, duke propozuar disa rekomandime që konsumatorët dhe biznesi duhet t‘i marrin në konsideratë.

Z. Hoxha, Kryeministri, duke u bazuar tek INSTAT-i, flet për një rritje ekonomike 9-10% gjatë vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë ka parashikuar rritje rreth 5% për vitin 2008. Kjo krijon konfuzion te qytetarët. Sipas jush, cila është shifra më pranë realitetit?

Parashikimi i Bankës së Shqipërisë (BSH) është i kahershëm. Mbi bazën e tij, Banka e Shqipërisë kishte programuar instrumentet e veta të politikës monetare 2008. Për sa kohë që gjatë vitit 2008 nuk ka pasur vlerësim tjetër përfundimtar, BSH s‘kishte arsye të ndryshonte këtë parashikim dhe instrumentet e programuar për pasojë.

Në lidhje me rritjen ekonomike, BSH-ja i referohet INSTAT-it. Në fakt, të gjithë i referohen dhe/ose duhet t‘i referohen INSTAT-it për këtë tregues. Kjo pasi INSTAT-i është programuar si një institucion për këtë qëllim. Vlerësimet e INSTAT-it për rritjen ekonomike gjatë vitit 2008, bazuar në metodën e llogaritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për çdo tremujor, u bënë publike në dhjetor 2008 për periudhën 1 tetor 2007 – 30 shtator 2008. Treguesi i rritjes 12-mujore sipas kësaj metode dhe për këtë periudhë rezultoi 9.9%.

Metoda e PBB tremujore me atë vjetore japin objektivisht rezultate të ndryshme, por diferencat duhet të jenë të vogla e të shpjegueshme. Në fakt, rezulton pikërisht kështu. Po t‘i referohemi viteve 2004-2007, rezultatet e rritjes sipas dy metodave janë me diferenca të vogla mes tyre, si dhe të dyja kurbat janë thuajse paralele.

Në llogari të fundit, rezultatet e INSTAT-it për dy tremujorët e parë të vitit 2008 dhe për të gjithë tremujorët e viteve 2004-2007 janë certifikuar zyrtarisht si të sakta nga FMN, i cili ka ofruar modelin e përllogaritjes së PBB tremujore. Ndaj mendoj se vlerësimi i INSTAT-it është i besueshëm. Dhe për pasojë, nga llogaritjet e PBB tremujore mund të kuptojmë edhe rritjen vjetore 2008 me përafërsi të kënaqshme. Kështu, nëse tremujori i katërt i 2008-ës do të ketë të njëjtin nivel rritjeje si ai i tremujorit të katërt të 2007-ës, rritja vjetore 2008 do të jetë 9.9%. Në rastin më të keq, sikur rritja e këtij tremujori të jetë 0% (kjo nuk ka gjasa të ketë ndodhur), rritja vjetore 2008 sipas kësaj metode do të jetë afërsisht 8%. Si përfundim, mund të themi me bindje se rritja vjetore 2008, sipas metodës tremujore, do të luhatet në intervalin 8-10%. Edhe ajo sipas metodës tjetër do të jetë afërsisht me këtë interval. Pavarësisht nga vlera, ky është një interval i një rritjeje shumë të lartë. Pra konfirmohet parashikimi se në vitin 2008, ekonomia shqiptare bëri një kërcim të ndjeshëm mbi nivelin tradicional 5-6% të 5-6-vjeçarit të fundit.

Po t‘i referohemi Memorandumit Ekonomik, Banka Botërore në vitin 2004 dha alarmin se ekonomia shqiptare, po të vazhdonte me po ato politika, rrezikonte të binte shpejt në nivelin e rritjes nën 3%. Në fakt, ndodhi e kundërta dhe arsyet besoj se tashmë janë të kuptueshme. Gjithsesi, le të presim me durim llogaritjet e INSTAT-it për shifrën përfundimtare të vitit 2008. Ato do të jenë të vlefshme diku nga fundi i marsit 2009.

Për mendimin tim, tema e debatit nuk është dhe nuk duhet të jetë shifra e dhënë nga INSTAT-i. Ajo nuk vihet në diskutim. Mendoj se ia vlen të debatojmë për natyrën apo ndryshe arsyet e kësaj rritjeje të lartë. A përbën rritja 2008 një kombinim pozitiv rastësor të faktorëve apo është edhe një produkt i faktorëve të programuar? Unë besoj se janë të dyja.

Në 2008-ën, kemi pasur edhe faktorë rastësorë në favor të rritjes. P.sh., viti hidrik 2008 ishte më i mirë se ai 2007 me efekte pozitive në energjetikë dhe bujqësi. Por përmirësimi i klimës së biznesit, politikat fiskale, shëndeti i sistemit bankar, investimet masive publike janë faktorë kryesisht të programuar që kanë kontribuar në rritjen e lartë të vitit 2008. Nëse gjatë vitit 2009, këta faktorë, qofshin rastësorë apo të programuar do të vazhdojnë të zhvillohen njësoj si në 2008-ën, ekonomia shqiptare do të prodhojë rritje të brendshme mjaftueshmërisht të lartë që të kompensojë edhe efektet negative të importuara të krizës ndërkombëtare. Pra, në rezultante të fundit, edhe 2009-a do të ketë një rritje reale neto pozitive. Në fakt, sipas parashikimeve më shumë se konservatore nga FMN-ja, duke konsideruar efektet e mundshme të krizës ndërkombëtare, rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2009 pritet të jetë 3.5-4%. Kjo rritje është e nivelit mesatar dhe, të më falin skeptikët dhe pesimistët, por ky nivel rritjeje dhe për këto arsye, veçse krizë nuk mund të quhet.

Kryeministri shprehet se Shqipëria nuk është e prekur nga kriza. Ndërkohë, shumë analistë të ekonomisë thonë se kemi filluar të prekemi dhe përmendin edhe disa sektorë ku janë ndjerë pasojat e para të krizës. Cili është mendimi juaj, kush ka të drejtë?

Nuk e di nëse Kryeministri është shprehur saktësisht kështu dhe në çfarë konteksti. Nëse i referoheni debatit të së martës së kësaj jave, besoj se Kryeministri ka pasur parasysh në tërësi vitin 2008 dhe jo thjesht dy-tre muajt e fundit të tij. Në fakt, sipas të dhënave, në tremujorin e fundit vihen re shenjat e para të efekteve të importuara të krizës botërore. P.sh., ka rënë eksporti i mineraleve në këtë tremujor. Gjithsesi, jemi veçse në fillimet e ndikimit dhe ato janë ende të dobëta në tërësinë e ekonomisë dhe nuk komprometojnë rritjen ekonomike shumë të lartë të vitit 2008.

Për 2009-ën, është e mira që parashikimet t‘i bëjmë në mënyrë sa më të matur. Vlerësimet e FMN-së për vitin 2009 që përmenda më sipër duhet të shërbejnë si pikë orientuese minimaliste. Por gjithsesi, do të doja të përmendja që rritja ekonomike 2009 mund të jetë edhe më e lartë se ky parashikim. Në fakt, Shqipëria është një ekonomi e vogël dhe situata ekonomike botërore nuk ndikon vetëm negativisht. P.sh., është e pritshme që turizmi në shkallë botërore do të ketë rënie, por jo domosdoshmërisht në Shqipëri. Mundet që të ndodhë e kundërta, që për shkak të çmimeve relativisht më të lira, të rritet dhe më tej numri i turistëve. Efekte të tilla “paradoksale” janë të mundshme në disa sektorë. Ndaj, duke sugjeruar që parashikimet t‘i bëjmë sa më të matura, gjithashtu nuk ka pse të bëhemi pesimistë, aq më pak të ndjejmë panik. Mendoj se nuk ka arsye për asnjërën nga këto dy ndjenja.

Qeveria ka përcaktuar një sasi parash për të përballuar krizën. Gjithashtu edhe ministri i Financave është shprehur se nëse do të jetë nevoja, do të përdoren për këtë përballim edhe paratë që do të arkëtohen nga privatizimet masive. A mendoni se këto para mjaftojnë?

Mendoj se dalin e teprojnë edhe për skenarin më të keq të mundshëm që komentova më lart, duke iu referuar FMN-së. Jam i prirur të besoj se nuk do të na hyjnë në punë për këtë qëllim dhe me të njëjtat metoda si në vendet që kanë rënë në këtë krizë. Aq më mirë që ka një rezervë të konsiderueshme, se do të mund të përdoren për investime, rritje pagash e pensionesh dhe shpenzimesh të tjera të dobishme në arsim, shëndetësi apo për përkrahjen sociale. Kjo është edhe përgjigjja më e mirë ndaj efekteve të mundshme të krizës botërore mbi ekonominë shqiptare.

Të gjithë e kanë mendjen te paratë e emigrantëve (ç‘ka ata sjellin këtu) dhe te fakti që këto para të prura po pakësohen. Sa gjykoni do të pakësohen ato gjatë këtij viti dhe kush mund t‘i kompensojë, që leku ynë të vijojë të jetë i shëndetshëm?

Pakësimi i dërgesave të emigranteve, edhe nëse ndodh gjatë 2009-ës, do të jetë në nivele të tilla plotësisht të absorbueshme e të kompensueshme. Në fakt, përgjatë këtij dhjetëvjeçari, pesha e këtyre dërgesave në përqindje të PBB ka ardhur në rënie. Ndërkaq, ne kemi vazhduar të rrisim importin e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa leku ka qenë i qëndrueshëm dhe inflacioni i ulët. Si shpjegohet? Në fakt, ekonomia ka krijuar gradualisht burime alternative, si p.sh. eksportet, turizmi apo investimet e huaja. Ky kompensim do të ndodhë edhe në 2009-ën. Ndaj mendoj se nuk kemi të bëjmë me ndonjë shqetësim thelbësor.

Cila do të ishte këshilla juaj për bizneset dhe për qytetarët në këtë vit të vështirë?

Qytetarëve do t‘u sugjeroja që të vazhdojnë të konsumojnë sipas nevojave dhe mundësive, por pa ekzagjerime, tepricat monetare t‘i depozitojnë në bankat vendase ose t‘i investojnë në letrat me vlerë të qeverisë ose të pushtetit vendor. Ky i fundit, në 2009-ën, do të ketë të drejtën të marrë hua për investime publike vendore.

Bizneseve do t‘iu sugjeroja që të konsolidojnë bizneset ekzistuese dhe/ose të ndërmarrin nisma të reja, por duke shmangur ato me risk të lartë, ndërsa bankat të vazhdojnë të rrisin kreditë, por duke i vlerësuar më me kujdes kërkesat.

Mendoj se media ka shumë vend për t‘u treguar më objektive, më profesionale dhe më e urtë përgjatë 2009-ës lidhur me këtë temë. Më ka rënë në sy një fakt interesant. Më shumë zhurmë dhe konfuzion po krijon media lidhur me të gabimquajturën “krizë”, sesa vetë opozita. Përkundrazi, opozita meriton të përgëzohet që nuk po keqpërdor këtë moment. Shpresoj të vazhdojë kështu dhe të mos rrëmbehet nga ethet elektorale. Paniku është “armiku” ynë më i madh dhe i vetëm në vitin 2009. Ndërsa nuk ka arsye për panik, cilido që do ta shkaktojë atë, me apo pa dashje, do t‘i bënte një shërbim shumë të keq vendit dhe shqiptarëve, majtas, djathtas apo përtej këtyre.

FMN ikën dhe “rrëzon” Berishën
Bode e Fullani nuk guxojnë të japin shifra. Batutat e “lamtumirës”

Rritja ekonomike për vitin 2008 nuk do të jetë më shumë se 6 për qind, ndërsa sa i takon llogaritjeve të bëra nga INSTAT-i, ato do të rishikohen. Fondi Monetar thotë fjalën e fundit, pasi ka firmosur marrëveshjen përfundimtare me qeverinë, duke hedhur poshtë pretendimet e Kryeministrit për një rritje 9.9 për qind. Pavarësisht deklaratës së FMN-së, Kryeministri Berisha nuk është tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm, duke thënë se “i takon vetëm INSTAT-it të japë rezultatin për rritjen ekonomike”.

Ceremonia e firmosjes së fundit të marrëveshjes së FMN-së, që u zhvillua dje në Kryeministri, nuk ka kaluar pa batutat e Berishës, emocionet e shprehura nga Guvernatori Fullani, skepticizmin e ministrit Bode dhe ironinë e përfaqësueses së Fondit, Westin. Në fund të ceremonisë, palët ranë dakord se, duke nisur nga shkurti që vjen, Shqipëria dhe FMN-ja do të kenë një bashkëpunim ndryshe, që do të thotë se qeveria do të vendosë vetë mbi politikat makro, ndërsa Fondi Monetar do të jetë një konsulent në distancë. Në 15 vjet, FMN-ja ishte monitoruesja e zbatimit të buxhetit dhe i politikave fiskale, ndërsa paraqiste qëndrimet e saj pro apo kundër politikave monetare të Bankës së Shqipërisë. Pa firmën e FMN-së, qeveria nuk mund të merrte një vendim, ndërsa në muajin shkurt e tutje do të vendosë vetë, pa u penguar nga Fondi Monetar.

Përplasja

Përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë, Ann-Margret Westin, pranoi se për nxjerrjen e rezultatit të përgatitur nga INSTAT-i, sipas të cilit rritja ekonomike është rreth 10 për qind, është punuar me ekspertë të FMN-së. “Treguesit tremujorë të PBB-së mbështeten në disa të dhëna dhe këta janë më të ngushtë sesa ata me të cilët matet rritja vjetore e PBB-së, pra treguesit tremujorë të jenë më të luhatshëm”, u shpreh Westin. Përfaqësuesja e FMN-së shtoi se, meqenëse rezultati i INSTAT-it për rritje ekonomike tremujore është i pari, shifra 9.9 për qind do të jetë subjekt i rishikimeve. Për Kryeministrin, pak rëndësi ka parashikimi i FMN-së, i cili paraqet një rritje ekonomike më të vogël sesa INSTAT-it. “Unë pres që Instituti i Statistikave të japë rritjen vjetore ekonomike. Ndaj, duke mirëkuptuar plotësisht parashikimin e FMN-së, mendoj se është në detyrimin e të gjithë faktorëve kombëtarë e ndërkombëtarë, që këtë t‘ia atribuojmë Institutit Kombëtar të Statistikave”, iu përgjigj Kryeministri deklaratës së Westin. Qëndrimet e kundërta të Westin dhe Berishës kanë shkuar edhe më tej, kur përfaqësuesja e FMN-së është shprehur se “mënyra se si është matur PBB-ja tremujore reflekton edhe formalizimin e ekonomisë, pra, kalimin e bizneseve nga sektori informal në atë formal. Por, nëse formalizimi i ekonomisë është një fenomen shumë i mirëpritur, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje ekonomike në vetvete”. Kryeministri Berisha u mundua të bindte përfaqësuesen e FMN-së duke thënë se “është e vërtetë që ka një formalizim të ekonomisë, pasi ka rritje të bizneseve të reja, me rreth 4 mijë për vitin 2008. Është e vërtetë që ka një formalizim të ekonomisë, por ka rritje të ndjeshme të eksporteve. Është e vërtetë që viti 2008 ndryshon qartësisht nga 2007-a, pasi energjia elektrike në vitin që lamë pas nuk ka munguar”. Në fund të deklaratave rreth rritjes ekonomike, Westin tha se “për rritjen vjetore të PBB-së për vitin 2008, mbajmë parashikimin tonë për 6 për qind”. Kryeministri pranon në fillim shifrën 6 për qind, duke e cilësuar si të shkëlqyer, por nuk nguron të paraqesë dyshimet rreth parashikimeve të FMN-së. “Unë kam shumë fakte për të numëruar për sa i përket këtij nënvlerësimi që bën FMN-ja sa i takon rritjes ekonomike”, u shpreh në fund Berisha.

Hezitimi

Ministri i Financave foli gjerë e gjatë rreth bashkëpunimit 15-vjeçar me FMN-në, duke i cilësuar si të frytshme. Sipas Bodes, një pjesë e arritjeve të qeverisë në tre vitet e fundit i takojnë bashkëpunimit me FMN-në, e cila ka shërbyer si konsulente e afërt në ndërmarrjen e një sërë vendimeve, si buxhetore ashtu dhe fiskale. Tone të shkëlqyera përcolli edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili tha se me ekspertët e FMN-së kishte një përvojë bashkëpunimi 18-vjeçar. Ajo që ra në sy në fjalimin e dy krerëve të institucioneve financiare ishte fakti i hezitimit për të përmendur rritjen ekonomike. Në deklaratat e tyre mungoi një qëndrim i qartë rreth rritjes ekonomike, duke treguar pasigurinë rreth rezultatit të INSTAT-it.

Arsyet pse kundër!

“Krahas arsyeve të përmendura të mbivlerësimit të rritjes në statistikat tremujore, arsyeja përse ne mbajmë parashikimin për një rritje prej 6 përqindësh vjetore në vitin 2008, është sepse që në tremujorin e tretë janë parë disa shenja ngadalësimi dhe e dimë të gjithë që kriza botërore ekonomike ka pasur ndikime më të mëdha në tremujorin e fundit të vitit 2008. Kjo duhet të merret parasysh. Sa për t‘ju rikujtuar, në nëntor të këtij viti, për shkak të krizës botërore, FMN-ja reduktoi parashikimet për rritjen ekonomike për këtë vit dhe vitin tjetër, për të gjitha vendet e botës”.

Batutat

Bode: Sot, është një ditë e lumtur për të gjithë, por jo aq shumë për Ministrinë e Financave.

Fullani: Bashkëpunimi me FMN-në është si puna e policës së sigurimit.

Fullani: Dhe në fund, që është qershia mbi tortë, dua të falënderoj znj. Westin, për mbështetjen e dhënë.

Berisha: Ju zoti guvernator nuk mund të bëni dot pa tortat…

Berisha: Mediat kanë zero njohuri, madje minus zero sa i takon rritjes ekonomike.

FMN-ja, dedikim qeverisë “Nano”

Falënderimet, Berisha “harron” Boden

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë, Sali Berisha, nuk nguroi të falënderonte Bankën e Shqipërisë dhe INSTAT-in për punën e bërë në tre vitet e fundit, duke “harruar” Ministrinë e Financave, e cila ka një departament të posaçëm që bashkëpunon me FMN-në. Nëse do të ishte rastësi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe pas mbylljes së konferencës, ku Kryeministri i dha dorën të gjithëve, duke përjashtuar vetëm ministrin Bode. Falënderime kishte edhe nga ana e përfaqësueses së FMN-së, Ann-Margret Westin, e cila tha se “bashkëpunimi me këtë qeveri ka qenë i frytshëm”. Westin shtoi në fund se falënderonte edhe qeverinë e mëparshme, drejtuar nga socialistët, ku Kryeministër ishte Fatos Nano.

Malaj: Berisha, presion financave
Ish-ministri i Financave ne mandatin e fundit te qeverisjes se socialisteve, Arben Malaj, e shikon debatin mediatik mes kryeministrit Berisha dhe ministrit te tij te Financave Bode, per te verteten e shifres se rritjes ekonomike, si nje rrezik qe mund te shdnerrohet ne nje kercenim per administrimin e parave publike.

“Ministria e Financave ne kushtet kur rritja ekonomike nuk eshte reale ka pergjegjesi te tregoje te ardhurat. E rendesishme eshte impakti i shpenzimeve. Kur kryeministri mendon se ka nje rritje dyshifrore mund te beje presion tek institucionet per rritje masive te shpenzimeve, aq me teper ne nje vit elektoral. Ekziston rreziku i demtimit te parave”, deklaron Malaj.

Por pse opozita dhe  tashme dhe vete ministri i Financave Bode e shohin me dyshim shifren 9.9 per qind, e cila u perllogarit fillimisht nga INSTAT, por qe tashme po mbrohet fort nga kryeministri?

“Se pari rritja ekonomike do kohe te perllogaritet. Metoda e re e perllogaritjes tremujore nuk ka ekspertizen e duhur dhe per pasoje  kredibilitetin e duhur. Ne rast se nje pozicion konservator i rritjes ekonomike i ben me te mira shpenzimet ne buxhet, ky institucion i ben me te mira sherbimet publike”, pohon Malaj.

Edhe pse institucioni qe llogarit rritjen ekonomike eshte INSTAT, Malaj thote se Ministria e Financave e ka kapacitetin te beje matjen e saj te pavaruar.

“Ministrite e Financave ne cdo vend jane me te kujdesshme. Ato kane ekspertizen e nevojshme dhe kane nje pergjegjesi te vecante per rritjen ekonomike. Kjo ka nje rendesi jetike ne kredibilitetin e shifres se PBB-se”, shton Malaj.

Debati per shifren e rritjes ekonomike, tani edhe brenda qeverise, nxjerr ne pah edhe njehere nje problem te hershem te ekonomise shqiptare, qe ka te beje me saktesine e shifrave zyrtare dhe perdorimin e tyre per qellime politike dhe elektorale, gje per te cilen nderkombetaret me shume se nje here i kane rekomanduar qeverise reforma urgjente.

INSTAT: RRITJA EKONOMIKE ËSHTË 9.9 %
Zv/drejtore e Përgjithshme e INSTAT-it Ledia Dhomo deklaroi se rritja ekonomike për 3-mujorin e fundit të 2007 dhe 3- tremujorët e parë të vitit 2008 është 9.9 %

Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, Ledia Dhomo deklaroi të mërkurën gjatë një konference për shtyp se rritja ekonomike me bazë tremujore deri në muajin shtator të këtij viti është 9.9 %.

“INSTAT e ka ndjekur me vëmendje debatin e djeshëm në lidhje me shifrat e rritjes ekonomike në Komitetin e Planifikimit të Strategjive dhe duke ndjerë detyrimin për informimin sa më transparent të publikut shqiptar në lidhje me treguesit që ai boton, INSTAT konfirmon që rritja ekonmike me bazë tremujore deri në muajin shtator, duke përfshirë katër tremujorë (i katërti 2007 plus 3 tremujorët e parë 2008) është 9.9 % dhe deri tani nuk disponon asnjë të dhënë tjetër mbi këtë tregues”, deklaroi znj. Dhomo.

Sipas zv/drejtores Dhomo, kjo shifër është konfirmuar dhe nga eksperti i FMN-së, i cili ka punuar në INSTAT dhe është dërguar në formën e një raporti zyrtar. “Sigurisht që kjo nuk është një shifër përfundimtare pasi të dhënat për rritjen ekonomike janë objekt i revizionimit të vazhdueshëm në kohë”, shtoi Dhomo.