Lajme Online Shqip » Edi Rama

Rama: Ndërhyrja e policisë do të ishte provokim
Faza e dytë, protesta zinxhir në të gjithë vendin. Shtohet numri i  grevistëve.

Greva e urisë dhe protesta e opozitës ka mbërthyer në vetvete të gjithë  komunikimin mediatik dhe politik. Ekipi drejtues i Partisë Socialiste ka  qenë dje prezent përgjatë gjithë ditës në një komunikim mediatik të  pandërprerë që ka nisur me deklarimet e forta të kryetarit të PS-së, Edi  Rama, dhe ka vijuar me deputetë të tjerë si Namik Dokle, Arta Dade,  Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, por edhe përfaqësues të aleatëve si  Spartak Ngjela. Arsenali i fjalorit politik ka pasur në vëmendje  mbajtjen e temperaturës politike në nivelin e duhur në funksion të  mbajtjes gjallë të ritmit protestues. “Të bëjmë ç’të mundemi për të  rezistuar, për t’i dhënë kësaj kauze çdo energji pozitive në funksion të  zgjedhjeve e të zgjidhjeve, për një Shqipëri ku rrënimi ekonomik duhet  të ndalet”, u shpreh kryetari i PS, Edi Rama. Ai ka paralajmëruar  përshkallëzim të mëtejshëm të protestës që duket se do të drejtohet edhe  në qytetet e tjera të Shqipërisë. Lidhur me këtë skenar që mund të  cilësohet edhe si faza e dytë e skenarit opozitar burime nga PS, bëjnë  të ditur se angazhimi i strukturave të bazës, por edhe kapacitetet e së  majtës të shpërndara sipas njësive të pushtetit vendor do të japin  maksimumin. Kështu, mesi i javës pritet të shpërthejë një reaksion  zinxhir protestash në kohezion me tubimin e Tiranës i cili nuk do të  ndalet deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Oferta socialiste në këtë  drejtim mbetet e hapur dhe kjo gjë është konfirmuar edhe nga deputetja  Mimi Kodheli, e cila ka deklaruar gatishmërinë e opozitës për të  negociuar zgjidhjen. “…nuk do të ketë asnjë hap mbrapa, presim hapa  konkretë nga qeveria. Qeveria e sotme duhet ta kuptojë që ne e kemi  seriozisht, se populli e ka seriozisht, sepse nuk mund të durohet më  deformimi i zgjedhjeve dhe mohimi i fjalës së lirë”, theksoi ajo.  Ndërkaq, paralajmërimit të Policisë së Shtetit për të zbrazur bulevardin  “Dëshmorët e Kombit”, opozita i është kundërpërgjigjur me zgjerimin e  pjesëmarrjes në grevë. Kjo gjë u bë e ditur nga deputetja Vasilika Hysi,  që gjatë pasdites, por në të vërtetë ka hyrë në axhendën e diskutimit  të Grupit Parlamentar. Kjo thirrje e policisë ka vënë në lëvizje edhe  qëndrime të reja politike, ku spikat deklarimi i Ramës sipas të cilit  ndërhyrja e uniformave blu do të përbënte provokim. Ai ka vizituar  ndërkaq çadrat e grevistëve ku janë mbyllur rreth 200 njerëz. Stacionimi  para Kryeministrisë duket se i përmbahet skenarit të rrethimit me  kordon njerëzor të selisë së qeverisë në një përpjekje për të lënë edhe  drejtuesin e saj jashtë zyrës së vet. Nga ana tjetër duket se edhe  përfaqësues të tjerë të opozitës si drejtuesi i G99, Erjon Veliaj, do të  bëhen pjesë e saj në shenjë solidariteti me kolegët, por edhe si një  dëshmi e kohezionit opozitar që është përforcuar sipas gjasave nga emri i  Sali Berishës.

Rama: Bashkimi Meta-Berisha, si në vendet ish-komuniste
Dy kandidatët për kreun e Partisë Socialiste vijojnë fushatën, takime me anëtarësinë në Vlorë

Kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, dhe kandidati tjetër për postin e kreut të PSSH, Maqo Lakrori, prezantuan dje përpara anëtarësisë socialiste të Vlorës programet e tyre për katërvjeçarin e ardhshëm të drejtimit të PS-së. Takimin e hapi kandidati për kryetar Maqo Lakrori, i cili e nisi fjalën e tij duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi seriozitetin e garës.

“Më pyetën nëse e kemi seriozisht këtë garë, u shpreh ai, më lejoni të sqaroj se nuk ka asnjë falsitet. Kjo është një garë serioze. Ne kemi vizione të ndryshme dhe një objektiv të vetëm, që Partia Socialiste të vijë në pushtet sa më shpejt”. Në kuadër të sqarimit të programit të tij dhe platformës përpara socialistëve Lakrori u ndal te ndryshimet statutore, nismat referendare për ndryshimet kushtetuese, heqjen e pushtetit nga një individ i vetëm dhe vendimmarrjen kolegjiale. Ndërsa theksoi se për çdo socialist ky proces zgjedhor brenda partisë duhet të jetë i përkryer. “Ky proces duhet të jetë i përkryer, që pavarësisht se sa votojnë, shumë apo pak, u shpreh Lakrori, ky proces duhet të jetë i përkryer që ne të jemi të ndërgjegjshëm me veten dhe të respektojmë votën e çdo anëtari dhe vullnetin e tij”. Më tej fjalën e mori kandidati për kryetar Edi Rama. Në fjalën e tij përpara socialistëve vlonjatë, Rama u ndal në këtë vizitë. Ai iu drejtua socialistëve vlonjatë, duke ju thënë se: “Ju vetë jeni dëshmitarë të dhunës që shoqëroi procesin zgjedhor, e po na shoqëron ende me heqjet nga puna të të majtëve, të komisionerëve të majtë”. Rama u përqendrua te mosnjohja e zgjedhjeve, qëndresa e socialistëve dhe deputetëve të saj për të mos hyrë në Parlament, ndërsa hodhi akuza të drejtpërdrejta për shtet të korruptuar. Sipas tij, kjo s‘është një risi, por një projekt i realizuar edhe më parë, në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ku një grup njerizosh veprojnë vetëm për interesa personale. “Dhe e vetmja kundërshtuese reale e këtij projekti është PSSH. Partia Socialiste, më 28 qershor mori nga populli shqiptar atë që meriton, votën, e cila u deformua nga kjo makineri dhe u vu në pushtet nga mashtrimi dhe grabitja e votës shqiptare prej Ilir Metës, i cili i fitoi votat duke u sjellë si armik i Berishës dhe i përdori ato për të mbajtur Berishën në pushtet”, deklaroi kreu i PS.

Rama: Berisha, pa mandat të dytë për të qeverisur
Pas vendimit të KQZ-së për Fierin, kreu i PS-së këmbëngul: Do vijojmë betejën për Beratin, Shkodrën e Tiranën

Partia Socialiste vijon të mos e njohë mandatin e dytë qeverisës për Partinë Demokratike. Kreu i selisë rozë, Edi Rama, në një dalje të menjëhershme pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Fierin, deklaroi se hetimi për procesin zgjedhor vijon, ndaj, sipas tij, 28 qershori nuk e ka mandatuar Sali Berishën për një tjetër qeveri. Pas rezultatit për Fierin, PS do t‘i shkojë më tej betejës ligjore për Beratin, Shkodrën dhe Tiranën, duke kërkuar rinumërim të votave. “28 qershori nuk ka sjellë mandat të ri qeverisës për Sali Berishën, kjo tanimë është përfundimisht e qartë”, tha Rama. Sipas tij, një gjë shumë më e madhe jetike jo vetëm për Parlamentin e ri, por në radhë të parë për demokracinë tonë, është të sqarohet deri në fund e vërteta e 28 qershorit dhe të hetohet deri në fund qoftë shpërndarja e votave në Berat, Shkodër e Tiranë. “Qoftë edhe dokumentacioni zgjedhor, nga listat deri tek identitetet e zgjedhësve në të gjitha kutitë e dyshuara, gjë të cilën jemi të vendosur ta bëjmë pas daljes së rezultatit në rrugët që parasheh ligji”, tha Rama. Dalja e Ramës për mediat ishte pak orë para vendimmarrjes së KQZ për Qarkun e Beratit, ndaj i pyetur për këtë çështje, në rast se ankimi rrëzohej, kreu i PS-së, bëri të ditur se PS është e vendosur të mos njohë një rezultat zgjedhor të imponuar nga shkeljet e ligjit. “Në mënyrën më absolute, ne nuk do të pranojmë rezultat të imponuar në rrugën e shkeljes së ligjit, që tanimë është bërë rruga ku shkel orë pas ore KQZ e Sali Berishës”, tha ai. Kryesocialisti bëri të ditur se beteja ligjore, hetimi i procesit zgjedhor për Beratin, Shkodrën dhe Tiranën mbi të gjitha është një kontribut i jashtëzakonshëm për demokracinë ndaj si populli i Fierit edhe ai i Beratit, Shkodrës dhe Tiranës duhet të shohin se si lexohet vota e tyre. “Hetimi i Beratit, Shkodrës, e Tiranës bazuar në të drejtën e padiskutueshme që na jep ligji, është sot detyrimi ynë elementar ndaj një populli të tërë që nuk mund të shkelet në sovranitetin e tij dhe kontributi ynë i pashmangshëm për demokracinë në këtë moment shumë delikat kur duhet të vendoset nëse vota është e drejta themelore e qytetarëve apo prona e patundshme e pushtetarëve”, shtoi kreu i PS-së. Rama paralajmëroi KQZ-në e Sali Berishës, siç e konsideroi ai, se nuk duhet të guxojë t‘i mohojë Partisë Socialiste të drejtën ligjore për të kërkuar mandatin e 5-të përmes rivlerësimit të të gjitha votave të pavlefshme, numri i të cilave në atë qark është më i madhi në të gjithë Shqipërinë për qendër votimi dhe rinumërimit të një sërë kutish të dyshuara. Sa i përket Qarkut të Fierit, një çështje e mbyllur tashmë për KQZ, por pritet të hapet në Kolegjin Zgjedhor, kreu socialist vuri në dukje se përmes numërimit të kutive më në fund gjithë Shqipëria e pa me sytë e saj se çfarë fshihej në këto kuti, pikërisht mandati i 9-të për PS-në. Leximi deri në fund i verdiktit të popullit të Fierit, vijoi ai, i dha Partisë Socialiste mandatin e 9-të dhe provoi katërcipërisht drejtësinë e qëndrimit tonë të prerë në këtë proces, duke nxjerrë në dritën e diellit të vërtetën se, edhe pa bërë transparencë mbi Beratin, Shkodrën e Tiranën, Sali Berisha nuk e ka marrë mandatin për të qeverisur edhe 4 vjet të tjera Shqipërinë. Në mbylljes të fjalës së tij, kreu i PS gjeti rastin që të falënderojë të gjithë qytetarët e Fierit, të cilët jo vetëm e votuan, siç tha ai, si asnjëherë më parë Partinë Socialiste, por edhe e mbështetën pa asnjë lëkundje në përpjekjen për të mbrojtur votat e tyre.

Rama: Nuk lejojme grabitjen e mandatit te Fierit
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne nje dalje per mediat pak minuta me pare deklaroi se askush nuk mund te preke mandatin e 9-te te Fierit, perndryshe populli i ketij qyteti dhe gjithe Shqiperise, do te reagoje. Sipas tij, socialistet nuk do te terhiqen nga zbardhja e krimit te 28 qershorit, nderkohe qe bashkepunimin mes Berishes dhe Metes, e quajti marredhenie te nje cifti te ri ne politiken e vjeter.

“Ne nuk jemi Berisha dhe Meta, po jemi Partia Socialiste, forca e pare politike ne vend dhe kemi per detyre te mbrojme me cdo mjet dhe dinjitet voten e cdo zgjedhesi”, u shpreh Rama.

Duke e vleresuar procesin zgjedhor te 28 qershorit, pa standarte, Rama theksoi se sot po tentohet te ngrihet nje qeveri e dy familjeve klanore, ne dem te demokracise dhe lirise.

Rama: Po degjeneron numerimi i votave
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaron se procesi i numerimit te votave po degjeneron per shkak te krijimit te nje amullie ne zonat e medha.

Sipas Rames ne terren po futen njerez te veshur me pushtet, te cilet po nderhyjne per bllokimin e qendrave te numerimit Lushnje, fier dhe Elbasan.

“Shfaqjet e tilla nuk e nderojne vendin tone tone dhe nuk perbejne asnje arsye per t’u krenuar”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-se shprehu shqetesimin e fundit per pershkallezimin e veprimeve kercenuese te paligjshme qe ministra te qeverise se Berishes po bejne ne qendrat

Rama: Shqiperia s’eshte vendi per exit poll
“Ky eshte nje moment historik, ku populli shqiptar po kerkon te marre vesh vendimin per zgjedhjet e sotme”.

Keshtu u shpreh kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ne daljen e dyte te tij ne nje konference per shtyp,duke i kerkuar mediave qe te ndjekin procesin e transportimit te kutive te votimit dhe te mos perqendrohen te exit poll-et.

“Procesi vazhdon dhe askush nuk mund te na krijoje nje situate te pafavorshme duke nisur festimet pa u numeruar zyrtarisht votat”, u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se eshte me interes perfundimi i fazes se dyte, ai i transportimit te plote te kutive te votimit.

“Shqiperia nuk eshte vend per exit poll-e. Rezultati i tyre sot nuk vlen”, tha Rama, duke i bere thirrje personave pergjegjes qe te vazhdojne te numerojne votat, pasi misioni i tyre eshte historik.

Rama: Erdhi dita e ndryshimit historik
“Pak ore na ndajne nga dita per ndryshuar faqen e historise me voten tone”.

Keshtu u shpreh ne fillim te fjalimit te tij per te pranishmit ne mitingun e fundit ne kete fushate zgjedhore, lideri socialist, Edi Rama, i shoqeruar mes ovacionesh te shumta.

Kreu socialist, theksoi se u deshen kater vjet qe te vinte dita, kur do te ndodhte ndryshimi i madh.

“Erdhi dita kur secili prej jush ne te ardhmen te thote; ‘po’ votova per ndryshimin historik,per Shqiperine pa kufinj me Evropen, ishte 28 qershor 2009″, u shpreh Rama.

Duke premtuar liberalizim vizash, tekste shkollore per femijet, zgjatjen e lejes se lindjes per nenat e reja dhe sigurim te tyre, sherbim shendetesor te mirefillte me te gjitha kushtet e standartet evropiane, Rama theksoi se vota me 28 qershor do te sherbeje per nje Shqiperi ku fshati jeton denjesisht, ku uji nuk mungon dhe ku shteti nuk eshte me i pushtetareve po i qytetareve.

“Kjo eshte beteja e Shqiperise ndaj analfabetizmit, papunesise, varferise, korrupsionit, dhunes, minatoreve te vuajtur, fshatareve te varfer, ndaj ne do ta fitojme”, u shpreh Rama.

Kreu socialist u shpreh i bindur per fitoren e betejes sepse Shqiperia nuk mund te humbase dhe se ajo qendron pertej te majtes dhe te djathtes.

“Ne do ta fitojme kete gare per te fituar qytetaret dhe jo pushtetaret sic ka ndodhur gjithnje”, tha me tej Rama.

Lideri socialist ftoi qytetaret qe te votojne per te bere keshtu qe politika te jete mjet sherbimi ne funksion te tyre.

“Keto jane oret per ta marre politiken ne dore dhe per ta bere ate fuqi te nje ndryshimi historik, duke qendruar te gjithe bashke. Te tregojme se ne shqiptaret nuk jemi me pak te gatshem per te bere sakrifica sic kane bere qytetaret e vendeve te tjera. Nuk ka arsye perse te mos e bejme Shqiperine, zonje te bukur ne Evrope”, u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se me 28 qershor do t’i jepet fund politikes se paarsyeshme, frikes per te mos votuar te lire, percarjes per te mos qendruar te gjithe bashke.

“Me 28 qershor do te largojme kryeplakun e politikes shqiptare dhe oborrtaret e tij. Keto jane oret per ndryshimin e madh”, tha Rama, duke i ftuar te gjithe te votojne per alternativen e Partise Socialiste te Shqiperise.

[There is a video that cannot be displayed in this feed. Visit the blog entry to see the video.]

Mitingu i PS, tension dy dite para zgjedhjeve
Ne nje shfaqje te paprecedente te viteve te fundit, policia perdori forcen, duke bllokuar qendren e Tiranes per mitingun e opozites. (UPDATE)

48 ore para zgjedhjeve, drejtuesit e policise se Tiranes dhane urdher per rrethimin dhe pushtimin e bulevardit me emrin e shenjte, “Deshmoret e Kombit”, vetem per te bllokuar punimet anesore per mitingun e opozites se kryesuar nga Partia Socialiste.

Forcat e shumta policore, te nderhyrjes se shpejte, ato speciale dhe te asistuar nga ajo qe quhet Garda e Republikes, bllokuan me automjete policore dy anet e bulevardit.

Shfaqja e forces se papare te policise ndaj opozites, qe prej viteve 96- 98, kryhej nen syte e qindra qytetareve, vezhguesve te huaj dhe kreut te opozites, Edi Rama. Opozitaret duket se pak jane te shqetesuar dhe thone se kjo shenje e intimidimit ekstrem ne nje vend qe quhet demokratik dhe anetar i NATO-s eshte shenje deshperuese e humbjes se Sali Berishes.

Ata kane berre thirrje qe gjate dites se sotme me shume qytetare te bashkohen me ta.

“Lajm i keq eshte qe po na pengojne te mbajme mitingun, lajm i mire eshte se Berisha ka frike dhe rrethon veten me policise ashtu sic beri kur iku ne Tropoje. Ftoj qe njerezit te vijne ne oren 20:00 ne mitingun tone”, u shpreh Veliaj.

Socialistet kishin kerkuar policise me ane te nje shkrese zyrtare qe ne daten 17 qershor dhe kjo e fundit ka detyrim ligjor qe te ktheje pergjigjie nje dite me pas ne rast objeksioni. Por gjate dites se djeshme policet jane shfaqur nervoze ne perballjen me opoziten.

Tensioni vazhdoi gjate gjithe nates deri ne oret e para te mengjesit te se premtes. Opozitaret dhe policia kane qendruar duke debatuar pothuajse gjate gjithe kohes per gjithcka qe nga muzika ne boulevard.

Ndersa ne oret e para te mengjesit te se premtes policia tentoi qe te bllokonte me blloqe betoni bulevardin “Deshmoret e Kombit”, i cili me heret ishte bere i pakalueshem nga mjetet per shkak te disa kamioneve te vendosur nga forcat e rendit.Tentativat per te ngritur kete mur betoni deshtuan per shkak te protestes se opozitareve.

Vezhguesit dhe ambasadoret e huaj kane ndjekur nga afer kete konflikt me i rendi gjate kesaj fushate elektorakle. Gjate mbremjes se djeshme kreu i OSBE-se, Robert Bosh, i cili negocioi gjithe pasditen mes paleve, vizitoi vendngjarjen.

Ndersa ne mengjesin e se premtes ishte ambasadori amerikan John Withers ai qe pa nga afer dhe degjoi shqetesimet e opozitareve qe ishin perballur gjithe naten me policine ne shesh.

Withers me pas ka ecur ne kembe ne drejtim te kryeministrise.

E gjithe skena eshte ndjekur direkt nga kryeministri Berisha i cili gjendjen ne zyren e tij ne kryeministri. Ai ka dale disa here ne dritare per te pare qe ne bulevard socialistet kishin nisur ndertimin e podiumit per mitingun e sotem gjate gjithe kohes kryeministri ndersa vezhgonte komunikonte ne telefon.

E ndersa kryeministri vezhgonte pas perdes kundershtaret e tij politik ne momente tensioni per shkak te perplasjeve me policine, nje tjeter perplasje ndodhi pak metra me tutje ne uren e bulevardit “Deshmoret e Kombit”, ku organizatoret e mitingut te PS, tentuan te mos lejojne vendosjen e karrotrecave te sjella nga policia per te mos lejuar hyrjen e pajisjeve per mitungun e opozites.

Ne keto momente ka mberritur ne bulevard kryetari i opozites Edi Rama, i cili eshte ndalur vendin ku pritet te ngrihet plateja kryesore e mitingut te pasdites.

Ai vezhgoi nga afer situaten dhe bisedoi me drejtues te shtabit organizator dhe krejt i qete u largua serish, ne kembe drejt qendres.

Ndersa ne bulevard socialistet vazhdonin punen vetem me krahe dhe nen vezhgimin e policise ne sheshin “Skenderbej” prej oresh kishte nisur puna per pergatitjen e ambientit per mitingun permbylles te Partise Demokratike.

Policia bllokon përgatitjet për mitingun e PS, Islami: Ndërhyrja me urdhër politik
Partia Socialiste denoncon bllokimin e punimeve për mitingun e nesërm nga ana e policisë. Dhjetëra forca policore nuk lejojnë ngritjen e skenës së mitingut përpara selisë së Kryeministrisë me pretendimin se leja për ngritjen e saj është dhënë për datën 26 qershor. Sipas përfaqësuesve të selisë rozë, ky është presion i qeverisë për të mos lejuar mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste. Islami: Ky është incidenti i radhë si fushatës, policia ndërhyri me urdhër politik. Gjoni: Qeveria po njollos policinë duke e përdorur atë. Policia anulon lejen e PS, vendos kufij për mitingun.

TIRANE-

Policia anulon lejen e PS, vendos kufij për mitingun

Ora: 22:17- Policia ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Socialiste për zhvillimin e mitingut përpara kryeministrisë me pretendimin se për shkak të mitingut të PD në të njëjtën orë është e pamundur ruajtja e rendit nga ana e policisë.

“Nisur nga njoftimi i datës 17 qershor i Partisë Socialsite dhe me qënë se në këtë njoftim nuk saktësohej vendi i vendosjes së tribunës, me datë 24.06.2009, Drejtori i Policise Qarkut Tirane ka kërkuar takim me krytarin e Partisë Socialiste për Tiranën, Zotin Besnik Bare, të cilit i është kërkuar saktësimi me shkrim i vendit të vendosjes së tribunës. Gjithashtu i është sugjeruar që për shkak edhe të mitingut përmbyllës që do të zhvillojë Partia Demokratike në sheshin “Skenderbej”, mitingu i Partisë Socialiste të zhvillohej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas kryqezimit të këtij bulevardi me rrugën Ismail Qemali, me qëllim formimin e një distance të domosdoshme për policinë që të bëjë të mundur menaxhimin e të dy mitingjeve” thuhet në deklaratën e policisë.

Gjoni: Qeveria po njollos policinë duke e përdorur atë

Ora: 21:13- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni thekson se përfaqësuesit dhe simpatizantë të PS-së do të vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” deri sa të vendoset platforma për mitingun e mbrëmjes së nesërme. Gjoni bën të ditur se vetë ambasadori Bosch ka qënë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe shtë informuar për incidentin e sotëm.

“Kemi bërë njoftimin zyrtar për mitingun, sic e kërkon ligji. Na vjen keq që qeveria në ikje përdor në mënyrë të padenjë policinë dhe e njollos atë duke e përdorur. Kjo është një betejë e humbur për Sali Berishën” theksoi Gjoni për “News24”.

Ndërkohë mësohet se situata është e qetë dhe nuk ka ndëryrje nga ana e policisë për të prishur dy skelat e ngritura gjatë orëve të pasdites. Në vendngjarje ka edhe forca të policisë bashkiake.

Islami: Ky është incidenti i radhë si fushatës, policia ndërhyri me urdhër politik

Ora: 20:02- Gazetarë të News24 informojnë nga vendi i ngjarjes se me anë të një furgoni të policisë është marrë një pjesë e mirë e bazës materiale për ngritjen e skenës së Partisë Socialsite për mitingun e nesërm në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Në vendngjarje ka mbërritur edhe zv.drejtori i policisë së Tiranës i cili është përfshirë në një konfrontim verbal me anëtarin e kryesisë së PS-së, Fatmir Xhafaj. Vocaj ka këmbëngulur se platforma duhet të ngrihet nesër, ndërsa Xhafaj ka ritheksuar se PS do të ruajë skelat gjatë gjithë natës.

Përmes një interviste në “News24”, Kastriot Islami ka bërë një përmbledhje të situatës së incidentit, duke theksuar se gjithçka është bërë në zbatim me ligjin.

“Partia Socialiste ka bërë kërkesë në datën 17 për të bërë manifestimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia duhet të jepte vërejtjet e saj brenda 24 orëve nga data e depozitimit të kërkesës dhe nuk e bëri këtë gjë. Arsyetimet e sotme janë të papranueshme. Forat e policisë kanë filluar të kërcënojnë punëtorët dhe arsyeja është politike, ata kanë marrë një urdhër politik, vetë policët shpehen se janë viktima” theksoi Islami.

Sipas Islamit, kjo ngjarje ka cenuar ndjeshëm imazhin e policisë duke theksuar se “policia e vendit është diskredituar në nivelin e shefave të saj”.

“Urdhëri poltik dëmton imazhin e Shqipërisë si vend i NATO-s. Policia ndërhyn me urdhër politik të fuqishëm. Urdhëri politik vjen nga kryeministri Berish. Ministri Nishani nuk u përgjigjet telefonatave tona” u shpreh Islami për News24.

Partia Socialiste e konsideron incidentin e sotëm si incidentin e radhës të kësaj fushatë të tensionuar. “Shënohet një incident tjetër në këtë klime të tensionuar, duke filluar nga vrasja e deputetit Xhindi deri tek vrasja e kreut të PDK në Malësine e Madhe”.

Përfaqësues të ODIHR interesohen për incidentin

Ora: 19:19- Deri në këto momente polica nuk ka përdorur asnjë ndërhyrje fizike për të larguar punonjësit, ndërkohë që forcat policore në vendngjarje vazhdojnë të shtohen nga momenti në moment. Mësohet se përplasjet kanë nisur prej rreth një ore dhe oficerët e policisë janë munduar disa herë të futen në skenë për të penguar ndërimin e saj.

Përfaqësuesit e ODIHR janë interesuar për incidentin duke kontaktuar me përfaqësues të PS-së dhe disa prej tyre kanë mberritur në vendngjarje.

Policia bllokon përgatitjet për mitingun e Partisë Socialiste

Ora: 19:03- Policia bllokon përgatitjet për mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste ditën e nesërme. Dhjetëra forca policore nuk lejojnë ngritjen e skenës së mitingut përpara selisë së Kryeministrisë. Partia Socialiste denoncon skandalin si presion të qeverisë për të mos lejuar mitingun ndërsa policia pretendon se skela për mitingun duhet të ngrihet vetëm gjatë ditës së nesërme. Sipas PS-së leja për ngritjen e skenës është marrë që në datën 17 qershor dhe theksojnë se veprimet e policisë janë përpjekje për të bllokuar pregatitjet e mitingut përmbyllës të socialsitëve , mbrëmjen e nesërme.

Mësohet se në vendngjarje ka patur debate të shumta mes forcave të policisë dhe anëtarëve të Partisë Socialsite të cilët janë detyruar të dnërpresin punimet për ngritjen e skelës. Sipas policisë leja për fillimin e pregatitjeve për mitingun e madh përmbyllës të fushatës është dhënë për në datën 26 qershor.

Ndërkaq në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku është planifikuar mitingu i Partisë Socialsite kanë mbërritur shumë përfaqësues të selisë rozë.

Përfaqësuseit e PS-së kanë bërë të ditur se policia ka ushtruar presion ndaj punonjësve të ngritjes së skelave duke i kërcënuar se do të shoqërohen në komisariat nëse nuk zbatojnë urdhërin.

Rama e Berisha rrëfehen te “Reuters”
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, premtoi për agjencinë “Reuters” një proces të ndershëm dhe të lirë zgjedhor. Ai shprehu optimizmin se në këto zgjedhje do të sigurohen të gjitha standardet e kërkuara. “Për mendimin tim këto zgjedhje do të kenë standardet ndërkombëtare, plotësisht të lira dhe të ndershme për aq sa varet nga qeveria. Qeveria do të bëjë më të mirën e mundshme”, shprehet Berisha. Ndërkohë, lideri i opozitës socialiste, Edi Rama, shprehu dyshimet se edhe kësaj here zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. “Nëse u referohemi raporteve të OSBE-ODIHR-it, Shqipëria ka bërë disi zgjedhje të lira e të ndershme, por nëse u referohemi standardeve të BE-së, Shqipëria kurrë nuk ka bërë zgjedhje të lira e të ndershme siç bëhen normalisht në BE. Shpresa e madhe ishte që t‘i kishim të tilla kësaj here, por nuk duket ashtu”, thotë Rama. Debati që nga plani i zgjedhjeve kalon më pas në planin postzgjedhor, ku secili zbulon edhe planet që secili prej tyre ka ndër mend të realizojë kur të vijë në pushtet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, (FMN). “Ia kam thënë FMN-së pse qeveritë hezitojnë të punojnë me ju. Edhe kur ne kemi pasur nevojë shumë të madheâ€¦ Së pari, kjo i bën bizneset të kenë frikë, është si një sëmundjeâ€¦ doktori vjen, jep diagnozën dhe kaq i ndihmon biznesetâ€¦”. Për sa u përket marrëdhënieve me FMN-në, Rama e konsideroi të gabuar qëndrimin e qeverisë “Berisha” ndaj këtij misioni. “Ne jemi totalisht kundër vendimit të qeverisë për t‘u tërhequr nga programi i asistencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe në këtë periudhë kemi absolutisht nevojë për ndihmë dhe praninë e FMN-së”, u shpreh Rama. Një votues demokrat në Himarë, Erjon Kondi, shpjegon për “Reuters” se përse do të votojë për Partinë Demokratike. Përkundrejt kësaj atmosfere, kronika jep pamjet shumëngjyrëshe të Tiranës, të konsideruara si arritje të kryebashkiakut Edi Rama, i cili në tryezën e tij të punës mban si udhërrëfyes librin e Presidentit amerikan Barak Obama.