Lajme Online Shqip » Durrës

Durres, PS prezanton kandidatet
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama prezantoi ne qytetin e Durresit kandidatet per deputete te ketij qarku.

Ne qytetin e dyte ne vend me problemet me te medha te zonave informale pas Tiranes, shefi i socialisteve leshoi nje premtim jetik per te ardhurit.

“Edhe pak dite na kane mbetur per t’i dhene mesuesve dhe mjekeve shtetin ne krah dhe per te shkruar nje faqe te re te historise. Edhe pak dite na ndajne nga dhenia e lirise per sipermarresit, te cilet nuk mund te persekutohen me gjoba arbitrare”, u shpreh Rama.

Kryetari socialist Edi Rama iu pergjigj dhe akuzave te kundershtarit te tij politik.

“Berisha me ben thirrje mua qe te bej trimerine per t’u futur ne listen e deputeteve. Une i them kryeplakut te politikes se karrigia e deputetit mund t’i duhet atij sepse do te jete ne opozite, ndersa mua me duhet nje mandat per te qene ne kembe per transformimin e madh”, u shpreh Rama.

Zoti Rama tha se ne kete gare zgjedhore nuk ka hyre nga urrejta dhe instikti luftarak per te gjunjezuar kundershtarin, por nga dashuria per vendin te pareve dhe te femijeve tane.

“I kemi provuar te gjithe ata kryeministra dhe ish-kryeministra qe sot ju kerkojne serish voten dhe nuk mund te bejne asgje me teper se sa keto 18 vjet. Ata nuk mund t’ju udheheqin ne rrugen e ndryshimit qe ju duhet dhe ju nuk mund te humbisni edhe kater vjet te tjera”, u shpreh Rama.

Kryetari i socialisteve u kerkon voten qytetareve te Durresit dhe gjithe Shqiperise, per t’ju dhene mundesine sic thote ai atyre te vene ne prove nje force te re duke votuar per ate dhe PS.

Diplomat, protesta në Elbasan e Durrës
Kundërshtojnë certifikatat që u jepen në përfundim të ciklit trevjeçar të studimeve

Protestat kundër diplomave, që nisën në Gjirokastër e vijuan në Tiranë, janë zhvendosur tashmë edhe në Elbasan e Durrës. Studentët e Gazetarisë në Universitetin e Elbasanit dhe ata të Infermierisë në Universitetin e Durrësit kanë dalë dje në protesta, duke kërkuar një vlerësim dinjitoz pas përfundimit të ciklit trevjeçar të studimeve në degët përkatëse.

Elbasan

Studentët e degës së Gazetarisë në Universitetin e Elbasanit kanë zhvilluar dje protestën e tyre të parë për diplomat. Me pankarta dhe fotokopjet e “diplomave” në duar ata kanë bllokuat për 30 minuta portën e godinës universitare. Janë djem dhe vajza që kanë mbaruar ciklin e studimit universitar nga shumë rrethe të vendit në këtë universitet, por nuk janë pajisur me diploma specifike për degën e përfunduar. Ndërsa në pankartat prej kartoni shkruhej: “Zbatoni Kartën e Bolonjës!”, “Ndjehemi të mashtruar!”, “Duam diploma dhe jo letra pa vlerë”, dhjetëra studentë kanë ngritur zërin të zhgënjyer që pas tre viteve studime klasifikimi i tyre është bërë vetëm me një certifikatë në vend të diplomës. “Na duket se kemi studiuar kot përderisa jemi pajisur me një vërtetim prej letre e formatit A4, tha Kujtim Topuzi, një prej studentëve që ka mbaruar studimet në degën e Gazetarisë vitin e kaluar. Studentët kanë shpjeguar se me këtë lloj vërtetimi kurrsesi nuk mund të fillojnë punë në ndonjë vend dhe se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre në ditët e ardhshme. Ndërkohë, shefi i departamentit të Fakultetit Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari, dr.Albert Riska, ka shpjeguar në detaje këtë “certifikim”. “Është e drejta e tyre për protestën, por dua të shpjegoj se kontingjenti që ka mbaruar ciklin e lartë të studimeve trevjeçare nuk mund të marrë diplomë, pasi duhet të përfundojnë edhe një vit shtesë dhe më pas mund të kualifikohen me diploma të nivelit të parë, sipas Kartës së Bolonjës, që aplikohet edhe në këtë universitet”, ka deklaruar Riska. Sipas tij, kjo degë quhet “Media dhe komunikim” dhe vetëm pas përfundimit të vitit të katërt të studimeve të larta me përzgjedhjen e degës çdo student mund të diplomohet në degën që mbaron. Riska tha se pritet vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave, pasi universiteti ka fituar akreditimet në komisionet ministrore për të përcaktuar shkallët kualifikuese dhe formulimin e diplomës pas përfundimit të ciklit të dytë të studimeve.

Durrës

Studentët e shkollës së lartë të degës Infermieri e Përgjithshme braktisin auditorët në kërkim të një diplome të njehsuar. Ndryshe nga problematika që hasin studentët e universiteteve të tjera publike në vend, studentët e Infermierisë në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë kërkuar që shkolla e lartë profesionale ku ata studiojnë të kthehet në fakultet të veçantë. Ditën e djeshme studentët kanë protestuar duke kërkuar që diploma e tyre në përfundim të studimeve të jetë e njëjtë me atë që marrin studentët e tjerë të degës së Infermierisë në universitetet e tjera të vendit. Në të vërtetë, që në fillim të regjistrimit në këtë degë, kandidatët për studentë e kanë ditur se bëhet fjalë për një shkollë të lartë profesionale dhe jo për një degë fakulteti. Megjithatë, studentët thonë se kanë krahasuar lëndët me studentët e universiteteve të tjera dhe se ato janë të ngjashme dhe pothuajse me të njëjtin program akademik, ndaj nuk mund të kenë një vlerësim më të ulët në diplomimin e tyre, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në punësim. Studentët kanë firmosur një peticion, të cilin do t‘ia nisin Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të kthyer statusin e shkollës së tyre nga shkollë e lartë, në fakultet.

“Kartat”, aplikimi në Durrës nuk nis deri në fund të janarit
Shpërndarja e kartave të identitetit në qytetin e Durrësit nuk do të nisë deri në fund të janarit, ndërsa zyrat e gjendjeve civile janë ende në pritje të udhëzimeve nga qendra. Personat e interesuar për këtë dokument të rëndësishëm identifikimi janë rreth 150 mijë në qytetin e Durrësit, ndërsa shpërndarja e tyre do të bëhet nga vetëm 5 zyrash gjendjesh civile me 14 punonjës që janë pranë rajoneve apo lagjeve të qytetit. Për postën që do të kryej edhe hapin e parë të procesit duke i dhënë mundësi qytetarëve për të bërë pagesën e kësaj procedure drejtori i Durrësit thotë se janë 25 sportele në qytet dhe komuna ndërsa sistemi i adresave është një element kyç për të dhënat e kartës së identitetit dhe është ende i pa plotë me emrat dhe numrat përkatës.

Procesi parashikon marrjen e shenjave të gishtave firmën e personit në mënyrë digjitale dhe një seri veprimesh që për çdo njeri kërkon të paktën 7 minuta. Po të bësh një llogari të thjeshtë duke u bazuar tek numri i sporteleve i cili është vetëm 5 dhe për kohën që do i nevojitet 150 mijë banorëve është teknikisht e pamundur që procesi të përfundoj në kohë për zgjedhjet. Deri tani askush nuk mund ti japë një përgjigje të saktë këtij problemi, ndërsa në bazë të ligjit ai pose ajo që nuk pajiset me kartë identiteti rrezikon të mos shërbehet nga institucionet shtetërore.

Vrasja në qendër të Durrësit, dyshohet hakmarrje
Durrës, 11 janar 17:24 NOA –  Policia e Durrësit tha para pak çastesh se autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot pasdite në qendër të qytetit të Durrësit, është 25-vjeçari G.C., lindur e banues në lagjen nr 15, Spitallë.

Kurse viktima është Denis Zanaj, 27 vjeç, është gjithashtu lindur e banues në lagjen nr 15 Spitallë të qytetit bregdetar.

Ngjarja ndodhi në pjesën prapa stadiumit të futbollit “Niko Dovana”, kur një person iu afrua në ecje e sipër 27-vjeçarit Denis Zani dhe hapi zjarr ndaj tij me një armë zjarri që dyshohet se ishte automatik i tipit “Kallashnikov”.

Menjëherë pas qitjes me armë që e la të vdekur të riu, atentatori u zhduk nga vendngjarja në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së mundshme policore.

Në vendngjarje momentalisht, sikundër informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, gjenden shumë forca policore.

Motivet e vrasjes nuk dihen ende ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e vrasësit që u largua me shpejtësi nga vendngjarja, dyshohet i ndihmuar nga persona të tjerë me një mjet.

Paraprakisht policia hedh dyshime për një vrasje të nxitur nga motivet e hakmarrjes por hetimet e plota do të nxjerrin të dhënat më të konfirmuara.

Identifikohet kufoma e gjetur pranë lumit Fan, Mirditë
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet këtë mëngjes në brigjet e Lumti Fan në afersi te autostradës Rrëshen-Kalimash në rrethin e Mirditës. Personi quhet Fran Letaj 68 vjec dhe eshte banor i nje fshati te Mirdites. Trupi i tij i pajetë u gjet sot në mëngjes nga banoret e zonës në bregun e lumit. Pas mbërritjes së policisë së Mirdites në vendgjarje si dhe eksperteve mjeko-ligjor nga hetimet e bëra u mësua se trupi i pajete i përkiste 68 vjecarit te mbytur ne ujërat e Fanit. Letaj ishte banor i fshatit Blinisht të komunës Orosh. Identifikimi u vërtetua dhe nga te aferm te viktimes te ardhur ne vendin e ngjarjes. Sipas tyre viktima kishte shkeputur kontaktet me ta qe prej tri ditësh teksa paraditen e sotme eshte bere e mundur dhe gjetja e trupit të pajetë te 68 vjecarit. Letaj shkeputej here pas here nga shtepia dhe kerkonte lemoshe ne firmen turke “Bektel Enka” qe po nderton aktualisht autostraden Durres-Kukes-Morine. Policia po punon per zbardhjen e shkaqeve te vërteta te kesaj ngjarjeje por nuk le jashte si piste te mundshme, vdekjen nga i ftohti.

DURRËS – PRISHEN MURET RRETHUESE QË PENGOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËVE
Inspektoriati ndërtimor pranë Bashkisë së Durrësit, nisi sot prishjen e një sërë muresh rrethuese të banesave private, të cilat pengojnë rikonstruksionin e dy rrugëve në zonën e plazhit dhe Shkozetit. Aksioni, i cili do të vazhdojë disa ditë, ka gjetur mirëkuptimin e banorëve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga ky Inspektoriat.

Mjetet e rënda dhe specialistët që u mbështetën dhe nga policia bashkiake, e shtrinë sot paradite prishjen e mureve rrethuese në të gjithë gjatësinë e tyre prej 200 metrash, në një rrugë në sektorin “Apollonia” në Plazhin e Durrësit. Rruga me gjërësi 7 metra do të rindërtohet plotësisht bashkë me sistemin e kanalizimeve, trotuarët dhe ndriçimin, bënë të ditur burimet bashkiake.

Menjëherë pas aksionit në këtë zonë mjetet do të zhvendosen në rrugën e nënstacionit të Shkozetit, rikonstruksioni i së cilës ka nisur një muaj më parë. Zgjerimi i kësaj rruge në parametrat e projektit parashikon prishjen e mureve rrethuese të ndërtuara pa leje nga 12 familje. Rruga me gjatësi 470 metra i shërbën një lagjeje ku dendësia e popullatës është mjaft e madhe, thanë burimet, sipas të cilave punimet që po kryhen nga firma SMO Union, do të përfundojnë brenda prillit të këtij viti.

Burimet bashkiake sqaruan se të dyja rrugët po rindërtohen me një fond të përgjithshëm prej mbi 22 milionë lekësh.

ENEL, e detyruar të konsultohet me publikun për TEC-in e Durrësit
Ministri Xhuveli: Tre muaj afat për të marrë lejen mjedisore

Ekspertët italianë të ENEL-it dhe Bashkia e Durrësit janë të detyruar që të informojnë qytetarët mbi kompleksin energjetik të Porto Romanos dhe pasojat e tij në mjedis, ndërkohë që në qytetin bregdetar është hedhur ideja e krijimit të aleancës për Durrësin. Këtë fakt e garanton Ministria e Mjedisit, e cila mban përgjegjësi për ndotjet në mjedis. Nga data 21-27 janar do të zhvillohen konsultimet me publikun në Durrës, Sukth, Ishëm e Manzë, duke i dhënë mundësinë qytetarëve dhe ambientalistëve të njihen me projektin dhe të reagojnë ndaj tij. Ministri Lufter Xhuveli, në përgjigje të kërkesës së qendrës së grupimit “Ekolëvizja” për dhënien e informacionit mbi investimet me qymyr në këtë zonë të kompanisë ENEL dhe zbatimin prej saj të detyrimeve ligjore në fushën e mjedisit, ka kërkuar nga kompania italiane dhe njësitë vendore të rrethit të organizojnë konsultime të gjëra me publikun veçmas në secilën prej njësive. Përveç Bashkisë së Durrësit, në tokën e së cilës do të ndërtohet një e treta e kompleksit energjetik, Xhuveli ka kërkuar që konsultimet të zhvillohen dhe në bashkitë e Sukthit, Manzës dhe Komunën e Ishmit, komunitetet e të cilave janë kufitare me zonën ku do të funksionojë TEC-i dhe preken prej ndikimeve të tij në mjedis. Me gjithë insistimin e një grupi qytetarësh dhe gazetarësh në Durrës për organizimin e një debati të hapur në këtë qytet për TEC-in dhe ndikimet e tij, bashkia nuk reagoi, ndërkohë që u desh ndërhyrja e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që të paktën ky detyrim ligjor të plotësohet. Ministria e Mjedisit ka qenë e prerë në këtë drejtim, duke e vendosur realizimin e këtyre konsultimeve si një kusht që kompania ENEL të përfitojë shqyrtimin e lejes së saj mjedisore. Në rast se brenda tre muajve kompania nuk paraqet dokumentacionin që provon konsultimin me publikun në secilën prej njësive vendore të Durrësit, ministria ka paralajmëruar ENEL-in se dosja do të arkivohet dhe kompania duhet të nisë nga e para procedurat për pajisje me leje mjedisi. Ndryshe nga praktikat e zakonshme të kësaj kompanie në vendet e zhvilluara ku ka bërë investime, në Shqipëri ajo u mjaftua vetëm me një konsultë të hapur të zhvilluar në komunën e Katundit të Ri, ku përfaqësues të komunitetit ishin vetëm punonjës të administratës së komunës dhe militantë partiakë. Reagimet kritike mbi projektin në disa prej mediave të vendit, veçanërisht në gazetën “Shqip” bënë që ekspertët italianë të anulojnë takimin e dytë me komunitetin në Katund të Ri, ku menduan se kishin gjetur terrenin e nevojshëm për të bërë detyrimet pa u cenuar investimi. E ndërsa ministria paralajmëron ENEL-in që të zbatojë detyrimet ligjore, në tetor të vitit që sapo u mbyll, rreth një muaj pas diskutimit të hapur në Katund të Ri, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) miratoi vendimin për linjën nënujore të interkonjeksionit që do të transmetojë energjinë e prodhuar nga TEC-i i Durrësit drejt Italisë. Një moskoordinim i diskutueshëm i veprimeve mes strukturave shtetërore, qeveritare për sa i përket projektit më të madh energjetik që pritet të nisë në vendin tonë, ndërsa në marrëveshjet e bëra nuk janë përcaktuar aspak paraprakisht se ç‘do të përfitojë vendi ynë nga funksionimi i TEC-it përtej ndotjes mjedisore në ujë, ajër e tokë dhe ndikimeve në shëndetin e popullatës.

Ambientalistët

Në fund të muajit dhjetor, në qytetin bregdetar të Durrësit u mblodhën një grup ambientalistësh nga Durrësi dhe Tirana dhe qytetarësh të angazhuar në çështjet mjedisore për të diskutuar mbi situatën dhe formësuar reagimin e tyre ndaj këtij projekti. Në takim u hodh ideja e krijimit të aleancës për Durrësin, në vazhdën e një tradite të nisur nga shoqëria civile dhe ambientalistët në Vlorë.