Lajme Online Shqip » BE

Kriza, qëndrimi i ri nga Brukseli
Acarimi i krizës politike në Shqipëri pritet të përshkallëzojë edhe  reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Përfaqësues politikë të Partisë  Socialiste bënë të ditur dje për gazetën “Shqip”, se aktualisht në  Presidencën e Bashkimit Europian është hartuar një draft deklaratë për  situatën në Shqipëri, e cila pritet të miratohet ditën e martë. “Ka një  draft paraprak që po qarkullon në Presidencën e BE dhe që do të  miratohet ditën e martë”, u shpreh deputetja Valentina Leskaj. Një  sinjal i parë ky se aksioni socialist ka prodhuar jehonë në arenën  ndërkombëtare dhe që paralajmëron se përgjegjësia politike e qeverisë  shqiptare është bërë pikë kritike e situatës. Po kështu, burime nga  ekipi drejtues i PS ka bërë të ditur se komunikimi provat mes  përfaqësuesve politikë të saj dhe selive diplomatike të akredituara në  Tiranë kanë vijuar përgjatë gjithë kohës edhe pse një qëndrim zyrtar  prej këtyre të fundi ende nuk është bërë prezent. Edhe pse detajet e  draftit të pritshëm nuk janë ende të njohura është me vend që të merret  në konsideratë një vijë qendrore e mesazheve që ai përmban. Kështu, një  lexim i ftohtë i gjendjes aktuale legalizon idenë se menaxhimi politik i  saj i faturohet qeverisë aktuale. Rrjedhimisht apeli i pritshëm për  zgjidhjen e krizës është një zhvillim që favorizon opozitën shqiptare.  Dhe jo vetëm për shkak të reagimit në një kohë shumë të shkurtër të  komunitetit ndërkombëtar, por edhe pse deklarata e Presidencës pason një  sërë qëndrimesh të tjera politike të mbërritura nga BE. Këto të fundit  kanë regjistruar një standard i cili nuk dha zgjidhje e për pasojë e bën  taksativ përdorimin e një gjuhe më të qartë dhe më të prerë ndaj palëve  në konflikt. Pritmëritë e opozitës rriten praktikisht pasi intereferimi  në skenë i komunitetit ndërkombëtar rifokuson vëmendjen, tanimë me tone  të tjera ndaj qeverisë që nuk mund t’i anashkalojë më përgjegjësive të  veta. Pa rritur vlerën politike të protestës së rrugës dhe grevës së  urisë, duhet thënë se sfida e PS me këtë rast është pika e kthesës në  qëndrimin e saj; pra nëse ajo do të mendojë për një kompromis apo për  një formulë që integron arsyet e betejës së saj disa mujore. Një moment  që e ndihmon selinë rozë është edhe përjashtimi i çështjes së vizave nga  axhenda e krizës politike, e cila deri më tani ka ushqyer një  propagandë agresive nga ana e shumicës. Duke marrë në konsideratë këtë  fakt por edhe informacionin se në tërësi diplomacia ndërkombëtare e  pranishme në Tiranë pret dhe kërkon në mënyrë informale nga qeveria që  të japë një rrugëdalje për situatën, është me vend të mendohet se  opozita po afron drejt vetes një pozitë vendimtare negocimi. Kompromisi  që do të arrihet është thuajse me të njëjtën rëndësi me aksionin e  tanishëm që paradoksalisht i ka vendosur Sali Berishës një krizë të  prodhuar me mjetet e përdorura prej tij në opozitë.

Franca dhe Gjermania, plan për heqjen e të drejtës së votës në BE
Berlin, 02 maj, NOA – Pas krizës  financiare greke, kancelarja gjermane, Angela Merkel do të ndërmarrë masa drastike  për forcimin e monedhës evropiane. Shtetet e eurozonës, të cilët shkelin limitin e  deficitit buxhetor të vendosur nga Bashkimi Evropian, do t’u hiqet përkohësisht e  drejta e votës në Bashkimin Europian.

“Ndihma pa fund, këtë nuk do ta  dojë askush”, ka thënë Merkel. Gjermania dhe Franca, janë dakord, që në vijim të  merren këto masa. Madje zyrtarë të qeverisë franceze kanë deklaruar se po punojnë së  bashku për stabilitetin e euros.

“Për këtë arsye duhet të merren  masa për një mbikqyrje më të mirë të ekonomisë nga zonën e euros”, është shprehur një zëdhënës i qeverisë franceze, pas një telefonate mes Merkelit dhe  Presidentit francez, Nicolas Sarkozy.

Gazi, BE-ja, drejt pavarësisë nga Rusia
Kryeministrat e Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe kancelari i Austrisë, nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për këtë projekt. Tubacioni 3300 km planifikohet të bëhet funksional në vitin 2014 dhe duke marrë parasysh kapacitetin për pompimin e 31 miliardë mÂ³ gazi nga Deti Kaspik nëpërmjet Turqisë në Austri dhe në Ballkan, duke anashkaluar Rusinë, vlerësohet se do të kushtojë 7,9 miliardë euro. Për shkak të rëndësisë së marrëveshjes, komisioneri i BE-së, Hose Manuel Baroso, emisari special i SHBA-së për energji në Euroazi, Riçard Morningstar, dhe Kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit. “Projekti ka rëndësi të madhe për sigurinë e energjisë së Europës dhe të Turqisë”, tha Baroso. Një e katërta e gazit natyror, i cili përdoret aktualisht në Europë, vjen nga Rusia. Projekti i Nabukos ka për qëllim të mënjanojë përsëritjen e reduktimeve që kishin ndalur furnizimin për Europën gjatë dimrit, gjë që kishte nxitur akuza ndaj Rusisë për përdorimin e gazit si armë politike. Dy banka europiane kanë konfirmuar deri më tani mbështetjen financiare, por analistët thonë se mund të kenë vështirësi në sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për projektin, për shkak të krizës ekonomike globale.

Korridori Jugor i Energjisë synon të nxjerrë në treg ndërkombëtar naftën që gjendet në Azinë Qendrore dhe që deri tani ka qenë larg tregut për shkak të mungesës së infrastrukturës së transportit. Gjatë dekadës së fundit, Perëndimi ka ndërtuar naftësjellës dhe linja hekurudhore përmes Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera.

BE: Vendimi per statusin, pas zgjedhjeve
residenca suedeze e Bashkimit Evropian ka prezantuar prioritetet per 6 mujorin e dyte te vitit 2009.

Per Shqiperine, suedezet vleresojne se Komisioni duhet te jape opinionin e tij mbi dhenien ose jo te statusit kandidat menjehere pas zgjedhjeve te pergjithshme dhe perpara perpilimit te progres-raportit te nentorit.

“Aplikimi i Shqiperise eshte dorezuar dhe sigurisht qe ne po e ndjekim dhe do te ndjekim menyren se si do te zhvillohen zgjedhjet e te dieles ne Shqiperi. Me pas eshte ceshtje thjesht teknike qe ta dergojme kete aplikim nga Keshilli tek Komisioni. Atehere Komisioni do te beje ate qe ne e quajme X-Ray, apo skanimin e vendit. Dhe ky skanim do te jete shume i gjere e une nuk pres qe Komisioni te na raportoje mbrapsht para se te kete kaluar me shume se nje vit, njesoj si per Malin e Zi, pasi ka shume pune per tu bere ende. Dhe vetem atehere, kur ceshtja t’i kthehet serish Keshillit te BEse, ne do te diskutojme a do t’i jepet vendit statusi kandidat, apo nese mund te levizet edhe me perpara se kaq”, ka deklaruar ministri i Jashtem suedez, Carl Bilt.

Shefi i diplomacise suedeze permendi se nje tjeter prioritet i presidences eshte dhe liberalizimi i vizave me Ballkanin, sikunder dhe bashkepunimi rajonal ne praktike.

“Ceshtja e liberalizimit te vizave eshte qartesisht nje shqetesim kyc si per ne njesoj edhe per vendet e Ballkanit perendimor. Ne do te theksojme pervec kesaj nevojen per intensifikimin e bashkepunimit praktik rajonal ne ceshtje te ndryshme, sic jane energjia apo transporti, e kjo pak me poshte nivelit me te larte politik, por ne terma konkrete per ta bere me te lehte perparimin ne keto ceshtje”, ka shtuar Bilt.

Suedia merr presidencen e radhes te Bashkimit Evropian ne 1 korrik dhe do te udheheqe 27 vendet anetare deri ne 31 dhjetor 2009.

Bajden në Sarajevë për të mbështetur Bosnjen e ndarë
SARAJEVE- Zv presidenti amerikan Xho Bajden mbërriti sot në Bosnje, me shpresën se do të përkrahë një vend i cili është ende i pllakosur nga paqëndrueshmëria dhe ndarja etnike, edhe 14 vjet pas konfliktit më të rëndë në Europë, që pas luftës së dytë botërore.

Në 1995 SHBA arriti të sigurojë marrëveshjen e paqes, e cila i dha fund luftës që vrau 100 mijë njerëz, por edhe pse nën një qeveri të qendrës vendi vazhdon të mbetet i ndarë në dy pjesë, federata e serbëve të Bosnjes dhe federata e myslimanëve kroatë.

Shumë diplomatë dhe ekspertë e konsiderojnë Bosnjen si vendi më me pak stabilitet në Ballkan dhe problemet e të cilit do të ndikonin fuqishëm në dëshirën e rajonit të integrohet në BE.

Zyrtarët amerikanë- shkruan Reuters- shpresojnë se vizita e Bajdenit në Kosovë, dhe më pas në Serbi dhe Kosovë, tregon mbështetjen për një vend ku ekonomia dhe politika janë përkeqësuar muajt e fundit.

“Fatki që zv presidenti viziton Bosnjen, është evidencë e asaj që ne kërkojmë të demostrojmë intensifikimin e marrëdhënieve të SHBA në rajon, duke filluar nga Bosnja”- një zyrtar amerikan i tha medias para se Bajden të niste turin ballkanik.

“Zv.presidenti do të nënvizojë liderëve të Bosnjes se duhet të punohet përtej linjave etnike për të ndërtuar një konsensus për të cuar përpara reformat”

Si senator i SHBA-së gjatë luftës 1992- 1995 Bajden mbështeti myslimanët e Bosnjes në luftën e tyre kundër serbëve të Bosnjes.

“Senatori Bajden gjithmonë ka mbështetur Bosnje- Hercegovinën gjatë luftës dhe në rrugën e saj drejt demokratizimit dhe vizita e tij këtu është një tjetër lëvizje, një tjetër mënyrë për të treguar angazhimin e administratës së SHBA-së” tha ministri i Jashtëm i Bosnjes, Sven Alkalaj.

Mes serbëve të Bosnjes është dyshimi se Uashingtoni mund të kërkojë më pak autonominë e tyre. “Praktika të tilla duhet të ndalohem dhe unë jam i bindur se Bajden do ta kuptojë se ne na duhet të kemi një marrëveshje të qëndrueshme që disa cështje të ecin para”- ka thënë pak ditë më parë lideri i serbëve të Bosnjes Milorad Dodik .

Por ka dhe nga ato që thonë se ndërhyrja e SHBA është esenciale për të parandaluar një Bosnje tjetër më të ndarë.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë Bajden do të shoqërohet nga Inzko dhe i dërguari për marrëdhëniet e jashtme në BE Havier Solana.

Gjatë qëndrimit Bajden do të takohet me liderin e serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe Haris Silajxhic anëtarin e presidencës së bosnjes myslimane.

BE: Zgjedhjet, kusht kritik
Olli Rehn: Mos këmbëngulni për aplikimin, do kemi kohë më të mira

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ecuria e tyre do të jenë vendimtare për rrugën e Shqipërisë drejt proceseve integruese. Këtë deklaratë e ka bërë dje komisioneri evropian për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Olli Rehn, në një prononcim për mediat në Bruksel. “Zgjedhjet në Shqipëri janë kushti kritik kur t‘i vijë koha vlerësimit, se sa i gatshëm është vendi për t‘i dhënë statusin kandidat”, tha Rehn. Në vlerësimin e tij, Shqipëria gëzon perspektivën evropiane, me qëllimin përfundimtar të anëtarësimit, gjë e cila kërkon që në një moment të jetë logjike dhe e natyrshme që Shqipëria të aplikojë për anëtarësim në BE. Por, shtoi ai, ne kemi kritere shumë të qarta për këtë dhe njësoj si në rastin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, vendi duhet të plotësojë kriteret politike dhe numri një i këtyre është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve ndërkombëtare. “Konkluzionin nga kjo mund ta nxirrni ju”, insistoi Rehn. Teksa u referohet proceseve brenda unionit evropian, komisioneri vlerëson se “ne mund të kemi disa sfida bashkëkohore, si recesioni ekonomik, kriza financiare dhe ratifikimi i traktatit të Lisbonës etj. Por jeta vazhdon dhe ne do të kemi kohë më të mira në një moment tjetër, ndaj është e këshillueshme që vendet të bëjnë progres të mirë në reformat e tyre dhe që të bëhen edhe më të gatshëm për të marrë përsipër detyrimet për anëtarësimin evropian, duke iu afruar më shumë qëllimit të tyre për të hyrë në Bashkimin Evropian”, sqaron ai. Deklaratat e Olli Rehn vijnë pak ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Karen Schwarzenberg, vend që kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, i këshilloi Tiranës zyrtare të shtynte aplikimin për statusin e kandidatit në BE. “Nuk ka dyshim se presidenca çeke dhe ajo pasardhëse suedeze janë më të hapurat ndaj shtrirjes së BE-së në Ballkan. Nga ana tjetër, ne e konfirmuam solemnisht edhe sot që Shqipëria është e ftuar të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, tha ai gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha. Por aktualisht, vijoi ai, nëse ju do më ftoni në shtëpinë tuaj, unë e pranoj ftesën dhe i bie ziles. E pikërisht në atë moment janë çarë tubat dhe shtëpia noton në ujë, ju nuk do jeni aq mikpritës sa do ishit në një moment normal. “Nga kriza ekonomike, BE-ja është tashmë si një shtëpi e mbushur me ujë. Pra nxirrini vetë pasojat e kësaj”, tha Schwarzenberg. Një batute të tillë, zyrtarisht Ministria e Jashtme ju përgjigj me insistimin për të aplikuar për statusin e kandidatit në BE brenda presidencës çeke. Para dy ditësh ishte Kryeministri Sali Berisha ai që ju përgjigj kësaj çështjeje me batutë, duke thënë se “tani mund të shtyhet pak, sa të thahet uji. Kjo është normale, ne miqtë i mirëkuptojmë, por brenda presidencës çeke ne duam që ta paraqesim”.

THAÇI: BUJQËSIA PRIORITET ME POLITIKA KONTABILE DREJT INTEGRIMIT NË BE
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se sektorin e bujqësisë qeveria e ka vënë në prioritetet e vendit dhe se ajo po harton politika për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, të cilat janë plotësisht kompatibile me politikat e integrimeve në Bashkimin Evropian.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur 40 për qind buxhetin për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes së cilës synohet rritja e të ardhurave në ferma, përmirësimi i aftësisë konkuruese të ndërmarrjeve agropërpunuese, zëvendësimi i importit me produkte vendore, rritja e eksportit, mbrojtja e shëndetit publik, ripyllëzimi i sipërfaqeve pyjore dhe përmirësimi i jetës në zonat rurale”, tha Thaçi në seminarin kombëtar për politikat bujqësore 2009-2013, zhvilluar sot në Prishtinë.

”Bujqësia është sektor i rëndësishëm ekonomik, që siguron pjesën më të madhe të punësimit në Kosovën e pasluftës. Zhvillimi i qëndrueshëm rural do të jetë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetesës përmes promovimit të bujqësisë dhe aktiviteteve tjera ekonomike rurale”, tha kryeministri.

”Duke marrë parasysh se rreth 60 për qind e popullsisë së Kosovës jeton në zonat rurale, sektori i bujqësisë luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e mundësive për punësim dhe për krijimin e të ardhurave për njerëzit që jetojnë në zonat rurale”, theksoi Thaçi.

Basha:Lëvizja e lirë e shqiptarëve brenda vitit
Lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE do të arrihet brenda këtij viti. Kështu u shprehën gjatë një konference për shtyp Zv-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Luksenburgut, Jean Asselborn. Ministri i jashtëm Lulzim Basha është shprehur optimist se arritjet e qeverisë shqiptare veçanërisht në drejtim të dokumentave të sigurta të identifikimit do të bëjne të mundur liberalizimin e regjimit të vizave. Në diten kur qeveria shqiptare në Bruksel një raport të detajuar për punën që është bërë për të përmbushur kushtet që BE-ja kërkon për regjimin e vizave, shefi i diplomacisë shqiptare shpjegon se deri në hartimin e një raporti, vendi ynë do të vizitohet nga 4 grupe ekspertësh të cilët do të vëzhgojnë arritjet reale. Ndërkaq , zv-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Luksenburgut, Jean Asselborn është shprehur pozitiv ndaj aspiratës së shqiptarëve për një lëvizje të lirë në BE. Pa u ndalur në mënyrë specifike në rastin e Shqipërisë numri 2 i ekzekutivit të Luksemburgut, europa duhet ti rrëzoje kufijtë.

BE, Shqiperia do te kerkoje statusin e kandidatit
Ambasadorja e Cekise, vend i cili ka marre presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, i dorezoi kryeministrit Berisha programin e punes me perparesite e presidences ceke.

Njera prej tyre eshte mbeshtetja e Cekise per integrimin europian te Ballkanit Perendimor, duke nxitur reformat ne secilin prej vendeve.

Kryeministri informoi ambasadoren Marketa Fialkova se, se shpejti, qeveria shqiptare do te paraqese kerkesen e saj per statusin e vendit kandidat.

Ambasadorja Fialkova tha se “presidenca ceke perkrah zgjerimin e metejshem te Bashkimit Evropian dhe se do te mbeshtese Shqiperine ne hapat e saj te metejshem ne procesin e integrimit  evropian”.

Aplikimin per statusin e vendit kandidat, thellimim e reformave si dhe garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme kryeministri Berisha i renditi si tre prioritetet kryesore te qeverise gjate kesaj periudhe.