Lajme Online Shqip » Barack Obama

Obama paraqet reformen ne ekonomi
Presidenti amerikan Barack Obama ka njoftuar se do te aplikoje nje reforme globale mbi rregullat e finances.  “Do te jete nje transformim me dimensione qe nuk jane pare qe nga kohet e Depresionit te Madh”, ka deklaruar Obama.

Numri 1 i Shtepise se Bardhe ka sqaruar gjithashtu se organizmi i ri do te veproje ne mbrojtje te konsumatoreve dhe do te kete kompetencen per te vendosur rregulla mbi kredite.

Me tej presidenti i ka kerkuar Kongresit qe t’i jape me shume fuqi Federal Reserve, per te kontrolluar nga afer tregjet dhe per te shmangur perseritjen e krizave.

Obama, në prill viziton Shqipërinë
Lajmi raportohet nga agjencia kroate e lajmeve “Javno”

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, mund të vizitojë në muajin prill Shqipërinë ose Kroacinë. Lajmin e bën të ditur agjencia kroate e lajmeve “Javno” në faqen e saj të internetit. Informacioni u referohet burimeve konfidenciale që sqarojnë se vizita mund të vijë pas pjesëmarrjes së tij në samitin e G20 në Londër. Pas kësaj, në tre dhe katër prill, ai do të takojë liderët e Organizatës së Atlantikut të Veriut në samitin që do të shënojë edhe 60-vjetorin e organizatës. Siç raportohet në lajm, Obama, mund të vizitojë një prej shteteve të reja që pritet të bëhen anëtarë të NATO-s. Ndalesa e Obamës, nëse diçka e tillë konkretizohet, do të jetë vizitë për pak orë në Kroaci ose Shqipëri. Sipas lajmit të raportuar nga “Javno”, nëse nuk ndodh ndalesa e Obamës, nuk përjashtohet mundësia që presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve të mund të marrin një ftesë të veçantë për të udhëtuar drejt Shtëpisë së Bardhë në një takim me Presidentin amerikan. Diçka e tillë siç raportohet mund të ndodhë në muajin maj të këtij viti, pas samitit të NATO-s. Agjencia vlerëson se takimi me Presidentin amerikan është diçka shumë e rëndësishme, sidomos për Ivo Sanader, i cili mund të diskutojë me Presidentin amerikan çështjen e hapur tanimë me Slloveninë. Një vit më parë, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia aplikuan të merrnin ftesën për anëtarësim në Organizatën e Atlantikut të Veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikuan fuqishëm në afrimin e këtyre vendeve me aleancën, duke qenë garant të këtij uniteti. Në këtë linjë diplomacia amerikane mbështeti krijimin e “Kartës Adriatik 3″, e cila iu drejtua Samitit të Bukureshtit. Maqedonia u distancua nga Kroacia dhe Shqipëria për shkak të vetos greke, lidhur me konfliktin për emrin zyrtar të Republikës së Maqedonisë. Sakaq, Shqipëria dhe Kroacia arritën të marrin ftesën për anëtarësim në NATO dhe premtimin se pas një viti do mund të shqyrtohej dhënia e statusit të vendit anëtar me të drejta të plota. Vetëm një vit më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, vlerësoi në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se “një prej përfitimeve të mëdha të Samitit të NATO-s në prill është që do t‘i japë mundësi Presidentit të fokusohet në mënyrë specifike te vendet e reja kandidate, Kroacia dhe Shqipëria; do t‘u japë udhëheqësve mundësinë për t‘u takuar, për të diskutuar mbi çështjet që kanë në plan dhe kjo është një mundësi e jashtëzakonshme”. Sipas tij, ky moment vjen në një kohë “shumë të mirë për ne amerikanët dhe për ju shqiptarët, sepse në ato takime, ne mund të fokusohemi te çështjet specifike”. Në rastin e Shqipërisë, vizita e Presidentit Barak Obama do të merrte një vlerë të jashtëzakonshme. Vetëm pak kohë më parë, shqiptarët patën rastin të presin për vizitë Presidentin amerikan, Xhorxh W.Bush. Nisur nga simbolika politike dhe marrëdhënia mes dy vendeve, pritja e një Presidenti amerikan në një interval kaq të shkurtër me kohën kur paraardhësi i tij ishte në Shqipëri, përbën në vetvete një mesazh të dukshëm pozitiv. Diçka e tillë do të kurorëzonte më së miri procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut.

Betohet presidenti i ri, Barak Obama
Me doren e mbeshtetur mbi bibel, Barak Obama betohet se do te punoje per te miren e kombit dhe se do te ruaje Kushtetuten amerikane.

“Une betohem se do te ekzekutoj detyren e presidentit me ndershmeri dhe do te mbroj Kushtetuten e SHBA. Me ndihmo, Zot!”, u shpreh Obama.

Tashme Obama, kreu i pare afro-amerikan ne histori, merr zyrtarisht drejtimin e Shtepise se Bardhe, duke u bere keshtu presidenti i 44-t i SHBA-ve.

Ne nje ceremoni gjigante, qe kaloi cdo parashikim, perpara kombit te tij po dhe gjithe botes, Obama premtoi se do ta kryeje me pergjegjshmeri te plote dhe me devotshmeri detyren si president i Shteteve te Bashkuara.

Obama-botes myslimane: Respekt reciprok

“Duke nisur qe sot, duhet te vihemi ne levizje per te ribere Ameriken”.

Keshtu deklaroi ne fjalimin e pare si president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama.

Kreu i Shtepise se Bardhe ka premtuar se bashke me stafin e tij do te punoje fort per ta nxjerre vendin nga kriza ekonomike.

“Kemi vendosur t’i themi ndal premtimeve false. Amerika eshte nje komb ku cdo burre, grua, femije kerkon mundesi te barabarta”, u shpreh Obama.

Presidenti i 44-ert paralajmeroi se udhetimi qe vendi po nis sot eshte i veshtire, me rrisqe, po ka si synim permbushjen e te gjitha ambicieve.

“Kriza ekonomike ne te cilen ndodhemi ka nevoje per veprimet e duhura. Ne duhet te ndertojme rruge, ura, te veme ne vend shkencen, te rrisim cilesine e kujdesit shendetesor, do te shfrytezojme ujin, detin, eren dhe do te perballemi me kerkesat e kesaj epoke te re”, theksoi Obama.

Duke iu drejtuar botes myslimane, presidenti kerkoi qe te ecet perpara bazuar ne respektin reciprok.

“Ju lidere, qe tentoni t’ia hidhni fajin perendimit, dijeni se popujt tuaj do t’ju gjykojne per ate cfare po beni!”, theksoi Obama.

Njeriu me i fuqishem i rruzullit premtoi ndihme dhe perkushtim per popujt e varfer qe jetojne ne bote.

“Nuk mund te shohim me kete varferi. Bota ka ndryshuar dhe ne do te ndryshojme bashke me te!”, vleresoi Obama.

Po ashtu presidenti Obama i premtoi kombit te vet siguri dhe fitore ndaj cdo force qe kerkon dhune e shkaterrim.

BARACK OBAMA, PRESIDENTI I 44-t I SHBA-së
Barack Obama do të bëjë sot betimin si presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë vijojnë disa hollësi për biografinë e afroamerikanit të parë që do të mbajë postin më të lartë në vend:

MOSHA: 47 vjeç

DITËLINDJA: 4 gusht 1961

VENDLINDJA: Honolulu, Havai

ARSIMI: Universiteti i Kolumbias; Shkolla e Drejtësisë e Harvardit

BASHKËSHORTJA: Michelle Robinson

FËMIJË: Dy vajza, Malia 10-vjeç dhe Sasha 7-vjeç

BESIMI FETAR: Kisha e bashkuar e Krishtit

PARTIA: Demokrat

FAMILJA: Barack Obama ka lindur në Havai nga një baba kenian dhe një nënë e bardhë amerikane. Babai i tij, Barack Obama Sr, u martua me nënën e tij, Ann Dunham, ndërsa ishte student në Universitetin e Havait. Çifti u nda dy vjet pas lindjes së Obamës. Babai i tij u kthye përfundimisht në Kenia, ku u bë një ekonomist me emër. Ai vdiq në një aksident me makinë në vitin 1982.

Martesa e dytë e nënës së Obamës ishte me një indonezian të quajtur Lolo Soetoro. Familja u shpërngul në Indonezi dhe Obama qëndroi atje deri në moshën dhjetë vjeç, ndërsa më pas u shpërngul sërish në Havai dhe jetoi me gjyshërit e tij, ndërkohë që kishte fituar një bursë në Akademinë e elitës Punahou.

Ai ka shtatë vëllezër dhe motra nga martesat e tjera të babait në Kenia, dhe një motër nga martesa e dytë e nënës,  Maya Soetoro-Ng, mësuese në Havai.

KARRIERA: Pasi përfundoi kolegjin në vitin 1983, Obama punoi për një organizatë këshillimore financiare në Nju Jork. Ai gjeti punë në Çikago në vitin 1985 si organizator për Projektet e Zhvillimit të Komuniteteve, një grup me bazë kishën që kërkonte të përmirësonte kushtet e jetesës për periferitë e varfra.

Pas tri vjetësh, Obama shkoi në Shkollën e Drejtësisë së Harvardit, ku u bë presidenti i parë me ngjyrë i revistës ligjore. Ai punoi si ortak sezonal gjatë kohës së verës në Firmën ligjore Austin Sidley të Çikagos, ku u takua edhe me bashkëshorten e tij të ardhshme. Pas diplomimit  në Harvard në vitin 1991, Obama ka ushtruar të drejtat ligjore civile në një firmë të vogël në Çikago, dhe më pas u bë lektor për të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Çikagos në vitin 1993.

KARRIERA POLITIKE: Obama fitoi një vend në Senatin e Shtetit të Ilinoisit në vitin 1996. Gjatë legjislaturës ai punoi për legjislacionin mbi etikën dhe mirëqenien, si dhe për një masë që kërkonte regjistrimin elektronik të seancave pyetëse nga policia dhe rrëfimet në rastet e hetimeve për vrasje.

Obama fitoi një vend mjaft të kontestuar në Senatin e SHBA-së në vitin 2004, duke fituar 53 për qind të votave paraprake demokrate në një garë me tetë kandidatë. Më pas fitoi fare lehtësisht  në zgjedhjet e përgjithshme. Në Senat ai ka hartuar një relacion për votimin liberal, por ka qenë një nga demokratët e paktë që mbështeti masën për frenimin e padive kundër vetë të zgjedhurve. Ai kundërshtoi caktimin e kryegjykatësit John Robert  dhe gjykatësit Samuel Alito në Gjykatën e Lartë.

Gazeta e pavarur ”National Journal” e renditi Obamën si anëtarin më liberal të Senatit amerikan në fillim të këtij viti, bazuar mbi të dhënat e votimeve të tij në 2007. Ai i u rendit i dhjeti  në radhën e më liberalëve në 2006 dhe i gjashtëmbëdhjeti në 2005.

FUSHATA PRESIDENCIALE: Obama e shpalli kandidaturën e tij për president më 10 shkurt të vitit 2007. Megjithëse senatorja e Nju Jorkut, Hillary Clinton konsiderohej fillimisht si kandidatja kryesore për të fituar zgjedhjet paraprake në radhët e demokratëve, Obama tregoi  një aftësi për të mbledhur një sasi të madhe fondesh dhe për të bërë për vete një numër rekord njerëzish, të cilët ishin të tërhequr nga aftësitë e tij retorike dhe kundërshtimi e tij ndaj luftës në Irak.

Obama fitoi garën e parë në zgjedhjet paraprake të demokratëve në Iowa në janar të vitit 2008, por nuk u emërua si kandidat i demokratëve për president deri në momentin kur votuan shtetet e fundit në qershor. Gjatë betejës zgjedhore me Clintonin, Obama u detyrua të shpjegonte një koment lidhur me votuesit në zonat rurale dhe e distancoi veten nga komentet nxitëse të një ish-predikuesi. Fushata e tij krijoi mënyra të reja për të mobilizuar votuesit nëpërmjet internetit.

Pasi pranoi emërimin si kandidat demokrat për president në gusht në Denver, Obama u përball me republikanin John McCain në zgjedhjet e përgjithshme. McCaini kryesoi fillimisht në sondazhe pasi zgjodhi guvernatoren e Alaskës, Sarah Palin si kandidate të tij për zëvendëspresidente, por përkrahja për të ra në mes të rritjes së shqetësimeve lidhur me ekonominë dhe përvojën e Palinit.

Obama fitoi me 53 për qind të votave popullore në ditën e zgjedhjeve, 4 nëntor.

PEKINI I BËN THIRRJE SHBA-SË PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT USHTARAK
Kina i bëri thirrje presidentit amerikan Barak Obama, i cili do të bëjë betimin sot, për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dypalësh.

“Në këtë epokë të re, shpresojmë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të përpiqen për krijimin e një atmosfere të favorshme për të përmirësuar dhe nxitur marrëdhëniet mes dy ushtrive”, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Hu Changming, në një konferencë shtypi.

SHTYPI PARIZIAN MJAFT ENTUZIAST PËR OBAMËN, MË SKEPTIK PËR VEPRIMIN E TIJ
Shtypi parisian po tregohet mjaft entuziast për Barak Obamën, presidentin e 44-t të Shteteve të Bashkuara i cili bën betimin sot, por është shumë më i kujdesshëm lidhur me aftësinë e tij për të përmbushur shpresat e mëdha që kanë njerëzit tek ai në vendin e tij dhe kudo në botë.

E përditshmja e majtë “Liberation” thekson se kjo “politikë e dyshimtë, pra e aftë për kompromis” është sidoqoftë “shumë më lart se mësimet e përjetshme nga llogaritjet e cinikëve dhe të të nënshtruarve”.

Sipas editorialit të të përditshmes së pavarur “Le Monde”, “Barak Obama e ka patriotizmin në gjak, por “as që përputhet fare me patriotizmin e ngushtë dhe të pazhvilluar  të ekipit të mëparshëm”.

E përditshmja komuniste “L’Humanite” shtron pyetjen: “Çdo të bëhet me shpresën për t’i dhënë fund luftës së civilizimeve e krijuar nga George W. Bush?”.

Gazeta e krishterë “La Croix” nuk e shpërfill aspak mundësinë e shpresave që humbin. Megjithatë ajo fton të jetohet ëndrra të paktën për këtë ditë të ceremonisë së betimit./

KRYEPARLAMENTARJA TOPALLI MERR PJESË NË CEREMONINË E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË RI TË SHBA-ve, BARACK OBAMA
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është nisur drejt Washingtonit, (SHBA) ku do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të zgjedhur Barak Obama, në 20 Janar 2009.

Zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur se “ceremonia, që do të mbahet në mesditë në Capitol,  pritet të ndiqet drejtpërsëdrejti nga afro 4 milionë njerëz”.

Presidenti Barack Obama do të kryejë betimin prej 36 fjalësh dhe më pas, do të mbajë fjalimin e inagurimit, duke i folur kombit amerikan dhe botës për herë të parë, si president i SHBA.

Ngjarjet e inaugurimit të Presidentit Obama, kanë filluar më 17 janar me udhëtim me tren, që u nis nga Filadelfia, për të mbërritur në Washington D.C.

“Pranvera e ngrohtë dhe ditë më të mira do të vijnë për SHBA”, deklaroi Presidenti i zgjedhur Obama, pasi mbërriti me tren, në Washington.

Obama përgatitet për dialog me Iranin
Barack Obama premton se do të veprojë shpejt për të adaptuar një qasje të re ndaj Teheranit.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Barack Obama tha se kur ta marrë pushtetin do të veprojë shpejt për t’u ballafaquar me Iranin, duke u zotuar se do të ndërmarrë qasje të re të fokusuar në dialog, por e paralajmëroi Iranin se ekzistojnë limitet të cilat s’mund t’i kalojë.

Duke folur pak ditë para se ta marrë postin, Obama tha se Irani do të jetë një nga sfidat më të mëdha, me të cilën do të përballet administrata e tij. Ai tha se, “eksportimi nga Irani i terrorizmit përmes Hamasit dhe Hezbollahut” dhe aktivitetet e tij për armë atomike, mund të nxisin një garë për armë nukleare në Lindjen e Mesme.

Një nga vendimet e para të Obamës dhe ekipit të tij për politikë të jashtme, që udhëhiqet nga Hillary Clinton, do të jetë të vendosin nëse duhet të vazhdohet programi i mbuluar i operacioneve në Iran, që kishte filluar vitin e kaluar nga administrata Bush. Misioni është disenjuar që të bllokojë çdo përpjekje të Iranit për të ndërtuar armë nukleare, duke ia prerë zinxhirët e furnizimeve me pjesët esenciale nga jashtë dhe duke përdorur teknika eksperimentale për të prishur kompjuterët dhe sistemet elektrike. Detaje të këtyre operacioneve ishin zbuluar nga New York Times në fund të javës së kaluar.

Gazta njoftoi se Obamës do t’i duhet që të llogarisë vlerat e programit si një vijë e mbrojtjes kundër ndonjë bombe të mundshme iraniane, ndërsa e konsideron dëmin që mund të shkaktohet nga përpjekjet për t’u angazhuar diplomatikisht me Teheranin.

Premtimi i Obamës se ai dhe administrata e tij do të angazhohen për qasje më shumë diplomatike ndaj Iranit, ka gjetur përkrahje në mesin e diplomatëve evropianë, të cilët besojnë se politika perëndimore për Iranin, gjatë gjashtë viteve të fundit, ka dështuar, dhe zgjedhja e Obamës për president ka hapur derën për një drejtim të ri. Politika ekzistuese e shkopit dhe e karotës, në formën e sanksioneve financiare nga OKB-ja dhe BE-ja dhe e premtimeve për ta ndihmuar në ndërtimin e një industrie nukleare, deri tani nuk e kanë ndaluar Teheranin nga zgjerimi i programit të tij për pasurimin e uraniumit.

“Tani duhet që të sajojmë diçka të re, pasi po vjen Obama,” tha një diplomat i lartë evropian. Ai shtoi se “tabuja” amerikane për bisedimet direkte me Iranin duhet të thyhet, në mënyrë që të ketë ndonjë mundësi për ta ndaluar ndërtimin e bombës nukleare nga Irani, gjë të cilën, vlerësoi ai, Irani do ta arrijë brenda më pak se dy viteve.

Obama pritet që të bëjë një veprim efektiv, të tillë si kthimi i diplomatëve amerikanë në Teheran, për herë të parë nga kriza e viteve 1979-1981. Diplomatët evropianë kanë thënë se nuk janë të sigurt nëse administrata Obama do ta hapë menjëherë sektorin e interesave të SHBA-së në Teheran, apo do të presë deri pas zgjedhjeve presidenciale të Iranit, që do të mbahen në qershor, nga frika se do të ndihmohet fushata për rizgjedhjen e Mahmoud Ahmadinejadit.