Lajme Online Shqip

Policia bashkiake mbyll lokalet në zonën e ish bllokut
Ne orët e vona të mbremjes së të  shtunës policia bashkiake ka ushtruar një aksion për mbylljen e lokaleve  në zonën e ish bllokut. Muzika teper e lartë në këto lokale,  ne disa prej tyre bokse të nxjerra jashtë, ka shqetësuar banorët e  zonës, të cilët nuk i kanë reshtur ankesat e tyre pranë bashkisë.

Kjo  ka bere qe pas ores 23:00 te se shtunes policet bashkiake te zbarkojne  ne zonen e ish bllokut duke nxjerre jashte te rinjte qe kishin zgjedhur  te benin jete nate, e duke surprizuar pronaret e lokaleve te cilet as  nuk ishin paralajmeruar per kete aksion dhe qe prej 6 muajsh nuk kishin  pare polic te bashkiakes te paraqiteshin per t’u komunikuar uljen e  muzikes apo mbylljen e lokalit pas kesaj ore.

Arrestim në Ambasadën e SHBA-së
Një punonjës i administratës së  Ministrisë së Jashtme është arrestuar nga policia shqiptare pas akuzave  për trafik droge. (UPDATE) Almir Rrapo, 27-vjeç, i cili ka  jetuar për një kohë të konsiderueshme në Amerikë, ku edhe ka studiuar,  kërkohej  nga zyra e Interpolit në Uashington.

Arrestimi i Almir  Rrapos u bë të premten në mesditë në zyrat e Ambasadës Amerikane në  Tiranë, gjatë kohës që ai po kërkonte pajisjen me vizë. Rrapo, u  prezantua në ambasadë si punonjës i Ministrisë së Jashtme për të marrë  një vizë turistike. Ambasada njoftoi shërbimet policiore, të cilat më  pas e kanë arrestuar 27 vjeçarin.

Ngjarja është komentuar edhe  nga Partia Socialiste. Deputeti Piro Lutaj akuzoi Ministrin e Punëve të  Jashtme Ilir Meta se e ka kthyer ministrinë në një çerdhe korrupsioni  dhe trafiku.

Por Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e  Punëve të Jashtme, sqaroi se Rrapo është punësuar në stafin teknik të  kësaj ministrie në përputhje me të gjitha rregullat dhe normat ligjore  në fuqi, pasi nuk ka patur asnjë të dhënë në adresë të tij se kërkohej  nga Uashingtoni për trafik droge.

Ministria sqaron se Rrapo nuk  është anëtar i Shërbimit Diplomatik. Ministria e Jashtme ka marrë  njoftim për arrestimin e tij nga policia e shtetit dhe ka bërë menjëherë  lirimin e tij nga detyra.

Greqi, plagosen 3 shqiptarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë  orëve të natës në aksin rrugor Agrinjo-Amfioloqia në Greqinë Qendrore.

Sipas policisë lokale persona të  maskuar dhe të armatosur hynë befas në një restorant të zonës dhe pasi  kanë kërcënuar punonjësit dhe klientët kanë tentuar t’i grabisin.

Mësohet  se agresorët, që zbritën nga një kodër aty pranë kanë thënë vetëm  “uluni”.

Refuzimi i punonjësve të restorantit për t’u dhënë  paratë i kanë bërë grabitësit të hapnin zjarr si pasojë e të cilit tre  klientë shqiptarë të restorantit kanë mbetur të plagosur, njëra në  gjëndje të rënë por gjithësesi jashtë rrezikut për jetëm.

Restoranti  përdorej si pikë ndalimi për emigrantët shqiptarë që udhëtonin me  autobuzat e linjës Tiranë-Athinë.

Grabitësin janë larguar nga  vendi i ngjarjes ndërkohë që policia helene është vënë në ndjekje të  tyre. Dyshohet se ata janë pjesë e një bande shqiptare e cila vepron në  këtë zonë.

Përleshjet në Hamallaj, burg për 3 të arrestuar
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës  dha masën e arrestit me burg për 4 shtetas të cilët u përfshinë në  përleshje me policinë duke plagosur 4 prej tyre. Për 2 shtetas është dhënë masa e 20  ditëve burg, ndërsa një tjetër përfitoi për shkak të moshës detyrimin  për paraqitje në policinë gjyqësore të Rrethit Durrës.

Konflikti i  banorëve të Hamalljat me policinë ndodhi mëngjesin e së enjtes pas një  aksioni që do të ndërmerrte Policia Ndërtimore për të prishur ndërtimet  pa leje në këtë zonë.

Gjyqtari i çështjes, në seancën gjyqësore i  ka cilësuar të ligjshme arrestimet e policisë duke konsideruar si prova  faktet e sjella nga prokuroria për lënien në burg të 6 prej tyre.

Prokurori  i çështjes, Vladimir Mara përshkroi në seancë të gjithë ngjarjen që  ndodhi gjatë paradites së enjte kur turma qëlloi me gurë, bomba molotov  dhe shkopinj forcat e rendit. Ai u paraqit me të njëjtat akuza që kishte  ngritur edhe policia, goditje e një punonjësi të policisë për shkak të  detyrës e kryer në bashkëpunim, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime  dhe manifestime të paligjshme, pengim të mjeteve të transportit si dhe  prishje të rendit dhe qetësisë publike. Prokuroria vlerësoi faktin se  nga përleshjet u lënduan 4 efektiva të policisë, 3 prej të cilëve  ndodhen ende nën terapi në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Avokatët  e mbrojtjes u përpoqën të heqin përgjegjësinë nga klientët e tyre duke u  shpreh se ata kanë qënë të rastësishëm në vendngjarje dhe kanë kërkuar  lirimin e tyre në sallën e gjyqit, por kjo në fund të seancës është  hedhur poshtë nga gjykata e cili vendosi t’i mbajë në burg sulmuesit e  policisë.

Prokuroria kërkoi që të administrohen zyrtarisht në  cilësinë e provës materiale edhe pamjet ekzkluzive të xhiruara nga  operatori i Top Channel. Të hënën pritet të jepet vendimi edhe për 2  shtetas të tjerë të cilët kanë të njëjtat akuza por që u arrestuan 1  ditë pas ngjarjes.

[There is a video that cannot be displayed in this feed. Visit the blog entry to see the video.]

Opozita braktis sallën e Kuvendit
Opozita ka braktisur seancën e  parlamentit dhe ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me të duke mos  votuar asnjë ligj pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputetët e opozitës janë  larguar nga salla pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS-së,  Gramoz Ruçi.

“Situata politike në vend po përkeqësohet. Edhe në  seancën e mëparshme hapat e rinj të mazhorancës si ndryshimi i njëanshëm  i rregullores së parlamentit, apo ligji që do të votohet sot, janë  veprime për të kontrolluar institucionet e shtetit. Grupi i PS-së vendos  marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin duke mos votuar asnjë ligj,  as me shumicë të thjeshtë dhe as të kushtëzuar pa u bërë transparenca e  zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky është vetëm hapi i parë”, është shprehur  Ruçi.

Deklaratat e tij u bën pëpara nisjes së votimit të ligjit  për faljen dhe atij për inspektimin financiar, të cilët u miratuan vetëm  me votat e shumicës.

Prishja e ndërtimeve pa leje, përleshje në Hamallaj
Disa policë të forcave speciale dhe 7  banorë të zonës së Hamallajt në  Durrës janë plagosur gjatë një  përleshjeje të dhunshme që ndodhi në  mëngjes.

Dhjetra forca policie te cilat  mbeshtesnin Inspektoriatin Ndertimor shkuan rreth ores 5:00 te mengjesit  ne zonen ku planifikohej te shkaterroheshin qindra ndertime pa leje.  Banoret e lajmeruar per shkaterrimet bllokuan rruget. Pas negociatave  mes banoreve dhe inspektoreve te ndertimit ,policet nisin levizjen per  te larguar banoret.

Plagosjet kane ndodhur nga perdorimi i gureve  shkopinjve dhe bombave molotov. Perleshja zgjati rreth 15 minuta dhe  jane degjuar edhe krisma armesh. Policia tentoi te nderhynte nga nje  tjeter rruge por serish pati perleshje.

Policia eshte terhequr se  bashku me disa prej efektivave te plagosur. Gjithashtu edhe disa banore  qe kane marre plage te ndryshme dhe fraktura kane marre ndihmen  mjekesore nga disa infermiere te zones dhe me pas jane larguar. Banoret  kane qendruar mbi uren ku u perplasen me policine per te penguar  levizjen.

[There is a video that cannot be displayed in this feed. Visit the blog entry to see the video.]

Grupi i PS: Kushtëzojmë marrëdhëniet me kuvendin
Grupi parlamentar socialist vendos  që duke nisur prej seancës së nesërme  parlamentare nuk do të votojë  ligjet as me shumicë të thjeshtë as me  shumicë të cilësuar, duke  kushtëzuar kështu sërish marrëdhëniet me  kuvendin. Në një deklaratë për shtyp pas  mbledhjes së grupit zhvilluar pak më parë, kreu i grupit të PS-së,  Gramoz Ruci njoftoi se PS do të përgatisë axhendën e saj opozitare në  marrëdhëniet me parlamentin, ndërsa në shtator do të bëhet publik edhe  qëndrimi zyrtar i kësaj force politike, duke parë kushtet në të cilat  rruga drejt zgjidhjes së krizës politike është ende larg.

“Grupi  diskutoi me shumë shqetësim hapat e fundit të qeverisë, si përsa i  përket ndryshimit të rregullores se kuvendit, ashtu edhe për projektin  që do të votohet nesër për inspektimin e financave publike”, u shpreh  Ruci.

Sipas tij këto hapa po cojnë në një kontroll të plotë të  qeverisë ndaj pushteteve të tjera.

Nga nesër rriten pensionet
Qe nga 1 korriku pensioni mujor për  520 mijë pensionistë shqiptarë do të  jete më i lartë se deri më tani.

Vendimi i marre nga qeveria  diferencon rritjen e pensioneve ne fshat dhe ne qytet, por sipas  kryeministrit Berisha, ne cdo rast, ai mbulon inflacionin, duke siguruar  nje shtese reale ne pension.

“Pensionet e uleta ne qytet dhe  ato ne teresi do te keni rritje prej 6140 leke te vjetra. Eshte nje  rritje e permuajshme, e perfillshme. Dhe nga kjo rritje perfitojne 200  mije pensioniste. 170 mije pensioniste te fshatit do kene nje rritje  prej 10 perqid te pensionit te tyre. Pensionet e larta dhe ato  suplementare rriten me 4 perqind”, tha Berisha.

Kryeministri  Berisha theksoi se vendimi per rritjen e pensioneve u mor sipas  premtimit te qeverise, por ne nje situate te veshtire ekonomike  boterore, qe u ka diktuar vendeve te Bashkimit Europian ngrirjen e  rritjes se pensioneve dhe qe ka pasojat e saj edhe ne Shqiperi. Per kete  arsye kryeministri Berisha rikonfirmoi se shume shpejt qeveria do te  paraqese ne parlament rishikimin e buxhetit me shkurtim te ndjeshem te  shpenzimeve. Sic shpjegoi kryeministri, nje tjeter arsye e forte per  shkurtimin e shpenzimeve eshte edhe terheqja e Shqiperise nga plani per  te marre, per here te pare, borxh ne euro nga tregjet europiane  financiare, per shkak te problemeve serioze te krijuara ne disa vende te  Eurozones.

“Programi do te njohe kufizime drastike ne shpenzime  te tjera, sepse, nje politike e cila duhet te ruaje me cdo cmim  treguesit makro-ekonomike, eshte e domosdoshme. Ndaj edhe ne, sic kemi  lajmeruar do te cojme buxhetin ne parlament per te shkurtuar ndjeshem  shpenzimet. Do e shkurtohen me 25 % ne te gjitha fushat”, tha Berisha.

Sipas  kryeministrit, ajo qe do te mbetet e paprekur nga rishikimi i buxhetit  ne parlament gjate muajit korrik do te jete fondi per rritjen e  pensioneve dhe te pagave. Nuk eshte ende e qarte sesa do te rriten pagat  per administraten publike, por kryeministri tha se ky vendim do te  merret javen e ardhshme.

Vizat, dyshime për kushtet
27 ministrat e Brendshëm europianë  kanë diskutuar në mesditë mbi cështjen e liberalizimit të vizave me  Shqipërinë dhe Bosnjen.

“Mbi propozimin për kushtëzimin e  vendimit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjen që  prezantova, patëm diskutime mjaft të mira dhe natyrisht që Këshilli do  t’i kthehet kësaj cështjeje sapo ne t’i kemi dërguar grupet  përfundimtare të ekspertëve e ta kemi përpiluar vlerësimin tonë pas  verës”, ka deklaruar Cecilia Malmstrom, komisionere për Cështjet e  Brendshme.

Ndërsa Alfredo Perez Rubalcaba, minister i Brendshëm i  Spanjës, është shprehur: “Këtë mëngjes nuk dëgjova ndonjë rezervë  politike, të gjithë ishin pro liberalizimit, megjithëse disa vende  anëtare u shprehën se shpresonin që këto dy shtete kishin kohë  mjaftueshëm për të përmbushur kushtet. Komisionerja na raportoi për  situatën. Presidenca e Komisioni ndan të njëjtin mendim se Shqipëria e  Bosnja kanë bërë përpjekje e kanë ende një copë rrugë për të bërë. Por  ne shpresojmë se ata do t’i përmbushin të gjitha kushtet nga vjeshta, në  mënyrë që të konkludohet kënaqshëm me liberalizimin e vizave në  momentin e duhur”.

Ministrat e Brendshëm europianë duket se nuk  kanë rënë dakort me propozimin e Sllovenisë, që vendimi për heqjen e  vizave të kalojë në shtator në Këshillin e parë Europian që eshte ai i  ministrave të Bujqësise si Pike A, që do të thotë pa diskutime të  mëtejshme nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm europianë.

“Të  gjithë janë për liberalizimin e vizave, por disa vende anëtare janë më  mosbesuese sepse dyshojnë që këto dy vende kanë kohë të mjaftueshme për  t’i përmbushur objektivat që u kemi vënë në afatin e përcaktuar. Ne u  kemi kërkuar atyre që të bëjnë përpjekje të mëdha për përmbushjen e  kritereve në vjeshtë, e Komisioni dhe ne, këtë cështje do ta vëzhgojmë  nga afër”, ka shtuar ministri Rubalcaba.

Një prej vendeve  kryesore skeptike për liberalizimin e shpejtë të vizave më Shqipërinë e  Bosnjen është Belgjika, vendi që përcakton axhenden e BE pas dates 1  korrik sepse merr presidencën e radhës për 6-mujorin e dytë të këtij  viti.

Qato, në ring për të mbrojtur titullin e kampionit në WBF
Boks

Boksi i rëndësishëm zbret sot në Tiranë. Natyrisht që dueli më i  spikatur i mbrëmjes është ai ku Kreshnik Qato do të mbrojë titullin e  kampionit të botës në versionin WBF. Në orën 20.00, në ring përballë  kampionit shqiptar do të jetë sfidanti argjentinas, Valdemar Ponce (16  fitore, 4 humbje dhe një barazim). Qato duket i favorizuar në këtë  përballje, jo vetëm prej faktit sepse ka më shumë eksperiencë, por edhe  sepse kundërshtari i tij nuk ka zhvilluar asnjëherë një duel prej 12  raundesh, ashtu si parashikohet në sfidat për titujt botërorë. Pas  përgatitjeve njëmujore në Francë, gjatë peshimit zyrtar të boksierëve  gjatë pasdites së djeshme, 32-vjeçari nga Durrësi është shfaqur në formë  për të mbrojtur për herë të katërt brezin e kampionit. Qato e ka fituar  titullin në WBF në prill të vitit 2008, ndërsa është i pamposhtur gjatë  katër viteve të fundit, duke regjistruar 14 fitore radhazi. Mbrëmja në  pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të nisë prej orës 18.00, ku do të  zhvillohen edhe tri duele të tjera. Përveç sfidës së boksierit kosovar,  Shpëtim Shala, me kroatin Josip Jalushiç, në program është edhe një  përballje për titullin WBF International në kategorinë e rëndë, ku do të  ndeshen hungarezët Laszlo Hubert e Zoltan Beres. Gjithashtu do të  zhvillohet edhe një duel femrash, ku australiania Laura Saperstein do të  përballet me rumunen Daniela David.