Lajme Online Shqip » Sociale

Policia bashkiake mbyll lokalet në zonën e ish bllokut
Ne orët e vona të mbremjes së të  shtunës policia bashkiake ka ushtruar një aksion për mbylljen e lokaleve  në zonën e ish bllokut. Muzika teper e lartë në këto lokale,  ne disa prej tyre bokse të nxjerra jashtë, ka shqetësuar banorët e  zonës, të cilët nuk i kanë reshtur ankesat e tyre pranë bashkisë.

Kjo  ka bere qe pas ores 23:00 te se shtunes policet bashkiake te zbarkojne  ne zonen e ish bllokut duke nxjerre jashte te rinjte qe kishin zgjedhur  te benin jete nate, e duke surprizuar pronaret e lokaleve te cilet as  nuk ishin paralajmeruar per kete aksion dhe qe prej 6 muajsh nuk kishin  pare polic te bashkiakes te paraqiteshin per t’u komunikuar uljen e  muzikes apo mbylljen e lokalit pas kesaj ore.

Nis vlerësimi i cilësisë së shkollave 9-vjeçare
Në përfundim do të hartohet edhe një listë nga më të mirët te më të këqijtë

Të gjitha shkollat 9-vjeçare në vend do të vlerësohen për cilësinë e tyre në mësimdhënie. Pas përfundimit të këtij procesi   do të bëhet edhe një renditje e këtyre institucioneve të arsimit të detyruar. Në krye do të qëndrojnë emrat e shkollave më të mira. Ndërsa në fund të listës do të jenë ato që jo vetëm nuk do të preferohen, por prindërit do të bëjnë ç’është e mundur që të mos i lënë aty fëmijët e tyre.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu, shprehet se në këtë ministri është ngritur një grup pune që po merret posaçërisht me aplikimin e një vendimi të marrë për këtë çështje. Vlerësimi i shkollave 9-vjeçare, sipas tij ka ardhur si një nevojë e domosdoshme pas ndryshimit të strukturës dhe programeve të tyre mësimore.

Drejtori Vejsiu pohon se tashmë është përgatitur një meny me kritere, të cilat duhet të përmbushen nga shkollat në mënyrë që ato të renditen sa më lart në klasifikimin e përgjithshëm. Me modalitetet e këtij vlerësimi do të merren drejtoritë arsimore në rrethe përmes inspektorëve të tyre. Për të gjitha shkollat 9-vjeçare do të bëhet një vlerësim i brendshëm dhe një i jashtëm.

Rezultatet e përgjithshme të nxënësve konsiderohen si një ndër kriteret e rëndësishme në këtë vlerësim. Po kështu edhe mesatarja e notave që merren në provimet e lirimit. Përveç këtyre kritereve do të vlerësohen edhe kushtet që ofrojnë shkollat për sa i përket infrastrukturës, ambienteve, laboratorëve dhe pajisjes së tyre. Një vend të veçantë në këtë vëzhgim të detajuar të shkollave 9-vjeçare do të ketë edhe përdorimi i uniformave nga nxënësit, si dhe numri i largimeve nga orët e mësimit. Por nuk do të harrohen elemente të rëndësishme të mësimdhënies, ku kualifikimi i mësuesve do të zërë një pjesë të konsiderueshme në vlerësimin e përgjithshëm.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit e konsiderojnë këtë proces si mjaft të vlefshëm për çdo familje shqiptare. Kjo për shkak se çdo prind do të ketë mundësi që të përmbushë pretendimet e tij për fëmijët. Ndërkohë që një klasifikim i tillë i shkollave mendohet të rrisë edhe garën mes tyre për të arritur rezultate sa më të mira në mësimdhënie.

Një proces i tillë e ka zanafillën në një rekomandim të bërë nga ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo. Aktualisht, po punohet për përgatitjen e një vendimi të aplikueshëm lehtësisht në terrenin shqiptar.

Në listën e shkollave më të mira dhe më të këqija do të jenë jo vetëm ato publike, por edhe ato private.

Ky proces mendohet të shtrihet më pas edhe në shkollat e mesme, në të gjithë vendin. Ai ngjason jo pak me procesin akreditues të universiteteve publike dhe private në vend, që gjithashtu do të kryejë edhe një klasifikim se cilët janë më të mirët.

Cilësia e shkollave shqiptare dhe rezultatet e nxënësve janë ndër çështjet më të polemizuara të arsimit në vendin tonë.

Krimi ne Tirane, i importuar
Krimi ne qytetin e Tiranes vjen i importuar nga rrethinat, lagjet periferike apo edhe qytetet e tjera te vendit.

Komisariatet policore 1, 2 dhe 3 qe kontrollojne pjesen me te madhe te qytetit te Tiranes kane edhe perqindjen me te larte te krimeve te ndodhura per vitin 2009, ndaj kryepolici i Tiranes Tonin Vocaj ne analizen vjetore tha se do te shtoje forca policore ne keto komisariate.

“Ne qarkun e Tiranes jane evidentuar 4828 vepra penale dhe jane zbuluar 82 perqind e tyre”, tha Vocaj.

Kapja dhe arrestimi i 7 hajduteve me te rrezikshem perpara dhjete ditesh mbetet operacioni me i suksesshem i ketij viti per Tiranen.

Operacioni me i rendesishem ngelet ‘Hijet e Nates’, ku ne saje te nje hetimi te gjate u arrit te zbulohet veprimtaria e nje grupi mjaft te rrezikshem

Vjosa nis permbytjet
Niveli i Vojses u rrit ndjeshem ne qytetin e Permetit duke lajmeruar permbytje ne zonen fushore te Fierit dhe Vlores.  12 ore pas permbytjeve ne Permet, niveli i lumit Vjosa u rrit ndjeshem edhe ne Fier dhe ne zonen e Ures se Mifolit mbi 23 banesa u zhyten nen uje.

Niveli mberriti deri ne bazamentin e ures se vjeter. Ndersa banoret e shtepive prane ures kane nxituar qe te ngjiten gjate nates ne catitet e shtepive apo te largohen ne menyre qe te mos rrembehen nga ujerat e lumit.

Gjate nates kane nderhyre edhe specialistet e emergjencave dhe sipas prefektit te Fierit eshte bere evakuimi i te gjithe banoreve.

Te mesuar me permbytjet e vazhdueshme disa here ne vit banoret e kesaj zone tashme kane mesuar te parashikojne dhe te minimizojne demet nga ujrat.

Megjithate banesat e tyre jane ende nen uje. Siperfaqja e tokes bujqesore qe eshte vendosur nen uje eshte e konsiderueshme. Shtabi i Emergjences eshte mbledhur per te diskutuar masat per perballimin e permbytjeve.

Vaksina A/H1N1, Ylli: Kujdes alergjiket!
Personat qe kane alergji nga veza nuk do te aplikojne vaksinen kunder virusit AH1N1.

Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli deklaron se do te tregohet kujdes me personat qe jane percaktuar per ta  kryer kete vaksine pasi efektet anesore te momentit jane te paevitueshme. Megjithate eshte ne deshiren e secilit nese do ta injektoje kete vaksine.

Vaksina eshte 0.5 miligrameshe dhe organizmi i pacientit qe e injekton ate fiton imunitet brenda 8 diteve. Sipas Yllit te gjitha qendrat shendetesore ku do te aplikohet kjo vaksine do te jene te pajisura edhe me antidote te ndryshem per alergjite qe ajo mund te shkaktoje.

Gjate dites se hene ato jane furnizuar me vaksinen nderkohe diten e marte nis injektimi tek pacientet e pare qe do te duan ta bejne ate.

Shperblimi per pensionistet, neser nis shperndarja
Nis prej dites se neserme shperndarja e shperblimeve te fundvitit per pensionistet, akorduar nga qeveria me rastin e festave. Shumen prej 2500 lekesh te reja, secili pensionist mund ta terheqe deri ne daten 31 dhjetor. Ata shtetas te moshes se trete, te cilet nuk do te kene mundesi per te terhequr shperblimin para kesaj date, mund ta marrin ate pas festave.

Drejtoresha e Sigurimeve Shoqerore Evelina Koldashi deklaroi se fondi per shperblimin e 550 mije pensionisteve eshte 15 milione dollare.

Diber, demshperblimet e termetit
Prefektura dhe qarku i Dibres kane marre shume ankesa nga banore te zonave te ndryshme qe nuk jane demshperblyer pas termetit te shtatorit.

Perfaqesuesit e prefektures thone se presin qe keto ankesa te mblidhen nga pushteti vendor dhe me pas te ndjekin rrugen ligjore nga komuna ne qark, ne keshillin e qarkut, pastaj ne komune, dhe ne fund ne Ministrine e Brendeshme ku do vendoset dhenia ose mosdhenia e demshperblimit

Nderkohe dhjetera familje ne zonat e demtuara nga termeti jane ende jashte per shkak te shtepive qe u shkaterruan dhe nuk u demshperblyen.

Interi, kampioni i dimrit
Ka mjaftuar nje gol i Eto’o qe Interi te mposhte 1-0 Lazio-n ne “San Siro” dhe te coje ne 8 pike diferencen me Milanin e vendit te dyte qe ka 1 ndeshje me pak. Kampionet e nisen mire ndeshjen, por nuk arriten te mbajne te njejtin ritem pas golit te avantazhit ne minuten e 14-te me kamerunasin Eto’o.

Nga ana tjeter, Lazio nuk ka patur saktesi ne tentativat e veta sulmuese. Interi e mbyll vitin 2009 ne krye te Serie A dhe per me shume pa asnje humbje

Emigrantët shqiptarë: E vështirë jeta në BE, edhe tani pa viza
Emigrantët shqiptarë theksojnë se edhe pse janë hequr vizat është problem të jetohet së fundi në shtetet e Bashkimit Evropian. Ata rrëfejnë se standardet jetësore, kriza ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore, me të cilat ballafaqohen shtetet e BE-së dhe ekonomitë e tyre.

Idriz Jonuzi, emigrant në Zvicër thekson se heqja e vizave është diçka e mirë vetëm për t`u shfrytëzuar për ndonjë vizitë në Zvicër, sepse vështirë sipas tij, është të gjendet ndonjë punë.

Ai shpjegon se rreziqet janë të mëdha për ta si emigrantë dhe banorë të kantoneve, në rast se mund të kapen me njeri që e mbajnë në mënyrë ilegale në punë, apo që mund ta kapin në shtëpi, ku ka kushte të përcaktuara të dhomave dhe vendit të strehimit për çdo banor shtesë në shtëpi.

“Jeta këtu është e programuar. Ne që jemi me familje kemi ato banesa ashtu sa jemi me anëtarë familje dhe secili mban dhomën e vet. Për të marrë dikë për të strehuar dhe për ta paraqitur në organet përgjegjëse të policisë, duhet kushte plotësuese, pra t’i sigurojmë vendstrehim shtesë. Por kush ka kushte, nuk është problem i madh kjo. Sido që të jetë problem më i madh ngelet fakti se familjarët tanë që planifikojnë të vijnë vështirë mund të hyjnë në punë apo të punojnë diçka, për shkak të mungesës së lejes së punës dhe në rast se ata kapen në punë të zezë, do ta pësojmë si ne që e strehojmë, por edhe kompania që e ka punësuar”, rrëfen Idrizi, duke shpjeguar se nuk është lehtë ashtu siç dikush e planifikon ardhjen në Zvicër apo në ndonjë vend të BE-së.

“Parlez-vous français?” “Verstehen Sie Deutsch?” “Parla italiano?”

Pavarësisht a jeni duke kërkuar punë apo ndoshta dëshironi ta kryeni një shkollim: njëra nga parakushtet më të rëndësishme është njohja e gjuhës përkatëse të vendit. Nëse ju jetoni në vendin ku flitet gjermanishtja: filloni ta mësoni gjuhën letrare gjermane!

Kështu fitoni një bazë të mirë, që më vonë do ta kuptoni gjermanishten apo ndoshta edhe ta flisni. Nëse do të përqendroheni në Zvicër atëherë mësojeni edhe frëngjishten dhe italishten, varësisht nga kantonet.

Për një ndihmës punëtor edhe mund të mjaftoj nëse kupton dhe din pakëz të flas njërën nga gjuhët përkatëse të vendit. Mirëpo, nga punëtorët, për herë e më shumë po kërkohet që deri diku të dinë ta lexojnë dhe ta shkruajnë një gjuhë.

Ndërsa për një punë më kërkesa të larta në vendet e BE-së, gjuhën duhet ta njohin dukshëm më mirë.

Për një shkollim të mëtutjeshëm apo për të studiuar, kërkohet që tekstet e vështira t’i lexojnë, t’i kuptojnë dhe të dinë t’i shkruajnë: varësisht nga qëllimi i shkollimit të tyre, ata duhet të arrijnë nivelin e duhur të njohjes së gjuhës. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njoftoheni mirë, se cilat kurse të gjuhës janë të nevojshme për qëllimin e juaj. Njohja e gjuhës ju nevojitet të komunikoni me fqinjin, të bëni blerje, të dini të komunikoni me mësuesin e fëmijës tuaj, apo me mjekun; të bëni plotësimin e formularëve, të dini të komunikoni me institucionet etj. Në qoftë se në vitet e ardhshme dëshironi (ose duhet) të punoni, ju, duke e mësuar gjuhën, keni bërë hapin e parë, më të rëndësishëm! Këshillë për kërkim të vendit të punës.

Për të kërkuar punë është e rëndësishme, se ç’farë lejeqëndrimi keni. Varësisht nga lejeqëndrimi, një punëdhënës, e bënë kërkesën për ju për të drejtën e punës. Pavarësisht nga kjo, gjendja ekonomike në vendet e BE-së dhe Zvicër, mund të sjellë vështirësi për ta gjetur një vend pune, posaçërisht nëse ju nuk keni punuar asnjëherë më parë në këtë shtet. Për ata që do të rregullojnë lejeqëndrimin, në rast i plotësojnë kushtet, duhet të shfrytëzohen fitimi i përvojës së punës: për shembull ta bëni një praktikë, apo ndonjë punë, edhe pse niveli i shkollimit tuaj është më i lartë. Ndoshta më vonë do ta fitoni një vend pune më të mirë, po në të njëjtën ndërmarrje, apo duke ju falënderuar praktikës së bërë, ju mund ta merrni një certifikatë të mirë pune, me të cilën do të keni gjasa më të mira në konkurimet e tjera! Poashtu edhe puna vullnetare mund të jetë një rast i mirë që të fitoni përvojë dhe të njiheni me njerëz të cilët ndoshta mund t’ju ndihmojnë për të gjetur një vend pune.

Tregojuni të afërmve tuaj, shokëve dhe miqve, që jeni duke kërkuar punë. Ndoshta në ndërmarrjet e tyre, befas mund të ketë një vend të lirë? Apo ndoshta këta shokë njohin ndokënd që dinë për ndonjë ndonjë vend të lirë? Shumë njerëz nuk e gjejnë punën e tyre përmes shpalljeve nëpër gazeta, por që dikush nga rrethi i tyre, i ka lajmëruar për atë vend pune! Nëse jeni duke kërkuar një vend pune, drejtohuni te Entin për Punësim. Adresat mund t’i merrni në komunën tuaj.Në entin për punësim janë të publikuara vendet e hapura, dhe të gjithë kërkuesit e punës kanë të drejtë për këshillim.

Gripi, shtohen rastet dhe te dyshuarit
Arrin zyrtarisht ne kater te infektuar numri i personave te prekur nga virusi i gripit te derrave. (UPDATE) Pas rastit te pare te studentit nga Gjirokastra, konfirmohet zyrtarisht edhe prekja nga virusi H1N1 i tre marinareve te huaj, dy filipinas dhe nje rumun, pergjigjet e analizave per te cilet mberriten te marten ne mbremje nga Bukureshti. Vetem se ata prej ditesh jane larguar nga vendi yne.

Nderkohe, paradite jane shfaqur edhe 6 raste te tjera te dyshuara, 2 prej te cileve nga Shkodra, 3 nga Tirana dhe 1 nga Elbasani.

Gjithsej deri me tani jane marre 110 mostra pjesa me madhe e te cilave kane rezultuar negative. Por ajo cfare eshte me shqetesuese pas perhapjes se virusit ne vend, eshte sasia e paket e Tamifluse pasi 3000 dozat per te cilat thuhet se jane stok, rezultojne jashte dates se skadences.

Firma farmaceutike thote se nese keto doza jane ruajtur ne kushte te mira ato mund te rezistojne edhe per dy vjet te tjera, por specialiste te Institutit te Shendetiti Publik nuk e garantojne perdorimin e tyre pasi askush nuk jep mund te flase me siguri se ne cfare kushtesh mund te jene ruajtur ato.

Ne spitalet rajonale te vendit jane shperndare vetem nga 5 doza tamiflu dhe 50 te tjera qe skadojne ne vitin 2010 jane gjendje prane ISHP.

Persa i perket perhapjes se virusit edhe perfaqesues te OBSH ne Tirane qetesojne popullaten duke u shprehur se A/ H1N1 ne vendin ashtu si ne disa vende te tjera te Europes eshte shfaqur me shenja te lehta.

“Ajo cfare kemi pare ne shume vende te botes eshte  se ky infeksion deri me tani eshte shfaqur i lehte .Numri i te vdekurve nga ky virus  eshte me i vogel, se ne rastin e nje gripi sezonal  ne peirudhen  e dimrit .Tashme virusi eshte shperndare ,psh ne Angli ,sidomos tani ne vere po shtohen rastet e te infektuarve ndaj duhet te presim rritje te numrit te infektuarve edhe ne Shqiperi .Mund te preken 25- apo 30 % e popullsise kete s’mund ta dime kur ky virus sapo eshte konfirmuar ne Shiperi”, u shpreh perfaqesuesi i OBSH-se, Anshu Banerjee

OBSH shprehet se popullata duhet te respektoje te gjitha rekomandimet e dhena deri me tani.Nderkohe Instituti i Shednetit Publik po shperndan informacion  te detajuar me ane te posterave lidhur me shenjat dhe higjienen vetjake