Lajme Online Shqip » Rajoni

Greqi, plagosen 3 shqiptarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë  orëve të natës në aksin rrugor Agrinjo-Amfioloqia në Greqinë Qendrore.

Sipas policisë lokale persona të  maskuar dhe të armatosur hynë befas në një restorant të zonës dhe pasi  kanë kërcënuar punonjësit dhe klientët kanë tentuar t’i grabisin.

Mësohet  se agresorët, që zbritën nga një kodër aty pranë kanë thënë vetëm  “uluni”.

Refuzimi i punonjësve të restorantit për t’u dhënë  paratë i kanë bërë grabitësit të hapnin zjarr si pasojë e të cilit tre  klientë shqiptarë të restorantit kanë mbetur të plagosur, njëra në  gjëndje të rënë por gjithësesi jashtë rrezikut për jetëm.

Restoranti  përdorej si pikë ndalimi për emigrantët shqiptarë që udhëtonin me  autobuzat e linjës Tiranë-Athinë.

Grabitësin janë larguar nga  vendi i ngjarjes ndërkohë që policia helene është vënë në ndjekje të  tyre. Dyshohet se ata janë pjesë e një bande shqiptare e cila vepron në  këtë zonë.

Solana: Ballkani, rajon ende me probleme
Shefi i politikes se jashtme te BE-se Havier Solana heq dorashkat diplomatike dhe flet hapur per fatin e Ballkanit.

Ai e cileson ende nje rajon me shume probleme dhe ende shume larg anetaresimit. Sipas solanes europes do tyi duhet ende te investoje shume ne ballkan ne pese vitet e ardheshme nemenyre qe te perbushen standartet integruase te vendeve te tij

“Pak vite me pare disa thane se dilema e BE-se ne Ballkan ishte rruga drejt zgjerimit apo formimi i nje protektorati. Ne zgjodhem zgjerimin si paradigmen udheheqese, te kushtezuar me reforma. Kjo eshte ende strategjia e duhur”, ka deklaruar Solana gjate fjalimit te mbajtur ne nje fondacion te Londres, duke rrefyer strategjite e atehershme te Evropes per Ballkanin.

“Ne i ndjejme dhe i trajtojme sikur te ishin gjysme te futur ne BE, e fjala e shenjte qe vazhdojme te perserisim eshte “Perspektiva Evropiane “, per anetaresim te mundshem. Por perceptimet ne rajon jane te ndryshme. Atje ka nje sens te mungeses se progresit dhe te largimit nga qellimi i zgjerimit“, vlereson shefi i diplomacise europiane.

Pa permendur Shqiperine, Kosoven dhe Malin e zi, Solana ka nenvizuar se dhjete vjet pas fundit te Milloshevicit, Serbia mbetet pa MSA, ndersa Kroacia me Sllovenine dhe Maqedonia me Greqine kane ngecur ne qorrsokake si dhe qe Bosnja mbahet peng nga nacionalistet.

“Kemi investuar jashte mase shume per t’i lejuar keto vende qe t’i shpetojne fuqise atraktive te BE-se. Kjo do te jete edhe me e veshtire por edhe me e kushtueshme pas pese vjetesh”, shprehet Solana duke i kerkuar BE-se t’i kthehet Ballkanit per te perfunduar misionin.

Havier Solana dorezon celsat e postit aktual ne tetor dhe pak dite me pare ai deklaroi se nuk do te rikandidonte me per pozicionin e perfaqesuesit te larte per politike te jashtme e siguri ne BE, pozicion te cilin ai e gezon prej mese dy mandatesh.

Virusi A/H1N1, Greqia shpall “pandemine”
Greqia eshte vene ne alarm pas shtimit te rasteve me virusin A/H1N1 gjate diteve te fundit, cka ka bere qe zyrtaret te shpallin “pandemine”.

Ministri i Shendetesise, Dimitri Avramopoulos ka bere me dije se gjate 12 muajve te ardhshem, 33 % e popullsise rrezikon te infektohet me virusin e rrezikshem. “Tani eshte momenti te ruajme qetesine, maturine dhe te mos krijojme panik”, theksoi Avramopoulos.

Aktualisht Greqia numeron 201 raste te konfirmuara me gripin e derrave, ndersa mes tyre ka edhe disa shqiptare. Shtimi i emigranteve qe kthehen gjate muajve te veres per te kaluar pushimet rrezikon seriozisht edhe vendin tone ku ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht asnje rast me virus.

BE, 20 milione euro per linjen Serbi-Greqi
Studimet e fundit kane dale me konkluzionin se mungesa e linjave transmetuese per energjine elektrike, si dhe kapaciteti i tyre ndikojne ne ecurine e tregtise rajonale mes vendeve te Ballkanit.

Per kete shkak, Bashkimi Europian ka bere gati fondin 20 milione euro per ndertimin e linjes energjetike mes Serbise dhe Greqise. Projekti parashikon fuqizimin e kapacitetit per linjat e tensionit te larte dhe shtrihet nga Leskovaci, Serbi, e deri ne Greqi, ku parashikohet nje depertim permes Shqiperise.

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori i Komisionit Europian per Serbine, Josep Lloveras, referuar agjencise “Beta”. “Ky rajon ka mundesi te medha zhvillimi, por i nevojitet nje sistem elektrik i fuqishem per bizneset e ketyre vendeve. Linja e re elektrike do te lidhe Leskovacin me disa zona te tjera te Serbise, Shqiperise dhe Greqise”, deklaroi Lloveras.

Nderkaq, ministri serb i Energjise, Petar Skundric, shtoi se linja elektrike do te kontribuoje ne afat te gjate per stabilizimin e rajonit me energji elektrike.

Projekti i ri energjetik parashikon te fuqizoje se tepermi rolin e Serbise ne rajon, ndersa Shqiperise i duhet te perfundoje sa me shpejt ndertimin e linjave 400 kilovolt Tirane-Podgorice, te nisura me kohe, por qe ende nuk kane perfunduar.

Bullgari, Ceku lirohet nga paraburgimi
Eshte liruar nga paraburgimi ish-kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, i arrestuar dje ne Bullgari ne baze te nje urdherarresti te leshuar nga Beogradi.

Lajmin e ben te ditur agjencia bullgare e lajmeve “Fokus”, sipas te ciles gjykata e e qarkut ne Qystendil vleresoi se Ceku nuk ishte fajtor dhe per pasoje urdheroi lirimin e tij.

Vendimi i gjykates ka qene i papritur, pasi pak me pare trupi gjykues shtyu seancen ndaj ish-kryeministrit te Kosoves, gjate te ciles avokatet e tij paraqiten argumentet se ai gezon imunitet diplomatik dhe se vepron ne kuader te misionit te OKB-se.

Ne lirimin e Cekut dyshohet se ka ndikuar edhe presioni i madh i disa shteteve te Perendimit ndaj Sofies zyrtare.

Arrestohet Agim Ceku
23/06/2009 23:35

Ish-kryeministri i Kosoves, Agim Ceku u arrestua sot ne mbremje nga autoritetet bullgare ne vendkalimin kufitar mes Bullgarise dhe Maqedonise, ne baze te nje urdher–arresti te Serbise, i cili eshte leshuar ne vitin 2002. Zedhenesi i Partise Socialdemokrate ne Kosove, tha se Ceku eshte arrestuar ndersa ishte duke udhetuar per ne kryeqytetin bullgar, Sofje, ku ishte i ftuar ne nje takim zyrtar te zevendesministrit te Puneve te Jashtme te Bullgarise. “Ish-kryeministri pritet te lirohet neser ne mengjes”, tha zedhenesi. Para pak muajsh, Agim Ceku ne baze te fletarresteve serbe u arrestua ne Kolumbi, ku edhe ju ndalua hyrja per 10 vite.

Itali, plagoset ne nje sherr i riu shqiptar
Nje shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme ne Itali, pas nje sherri qe shpertheu ne nje bar ne periferi te qytetit te Milanos.  Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave i riu shqiptar ndodhet ne gjendje te rende pasi u godit me thike ne gjoks.

Sipas burimeve, i plagosur ka mbetur edhe nje shqiptar tjeter qe nderhyri per te mbrojtur shokun e tij.

Burimet shtojne me tej se shkaqet e sherrit mes shqiptareve jane ende te paqarta dhe se per zbardhjen e tyre po heton policia.

Ivanov, pas gafës diplomatike me Sejdiun, viziton tranzit Shqipërinë
Presidenti i Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), Gjorgje Ivanov mbërriti sot në Shqipëri në një vizitë e cila nga protokolli qeveritar shqiptar u sqarua se ishte jozyrtare, tranzite.

Ndërkohë konfirmohet se sot, presidenti shqiptar Topi priti në Durrës në një takim pune homologun maqedonas, Ivanov.

“Ky takim pune u zhvillua me kërkesë të Presidentit Ivanov”, – konfirmoi Presidenca shqiptare.

Ajo sqaroi se “Ivanov, po kalon tranzit në vendin tonë për të marrë pjesë në Forumin Rajonal për Korridorët Kulturorë në Evropën Juglindore “Administrimi i Shumëllojshmërisë Kulturore dhe Promovimi për Qëllime Turistike”, që do të zhvillohet nesër në Cetinjë të Malit të Zi”.

Sipas Presidencës shqiptare, dy personalitetet vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona duke shprehur vullnetin politik për intensifikimin e tyre të mëtejshëm në të gjitha fushat si dhe angazhimi i përbashkët në interes të proceseve rajonale të integrimit euroatlantik.

Presidenti Topi ka nënvizuar klimën e mirë të bashkëpunimit politik e ekonomik si dhe situatën e re gjeopolitike në rajon, e cila është përmirësuar sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe futjes në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë.

Topi po ashtu, nënvizoi faktin se tashmë Republika e Kosovës po konfirmohet me shumë sukses si një shtet i pavarur, demokratik e shumetnik.

Këtu, ai apeloi se mbështetja e vendeve fqinjë duhet të marrë karakterin e partneritetit reciprok si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë diplomatik e politik, në interes të sigurisë e zhvillimit afatgjatë të rajonit tonë.

Në këtë pikë Presidenti Topi theksoi nevojën e përfshirjes së Kosovës në tryeza, forume dhe projekte të përbashkëta rajonale duke qenë se kjo do t’i shërbente rritjes së mëtejshme të frymës së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor me synim integrimin e përbashkët në strukturat euro-atlantike dhe familjen e madhe evropiane.

Presidenca shqiptare, nuk citoi asnjë deklaratë të Ivanov. Po ashtu edhe agjencia shtetërore e lajmeve MIA nuk lëshoi asnjë deklaratë mbi takimin.

Ivanov do të kujtohet si presidenti i sapoardhur në detyrë që kreu seri gafash diplomatike me Kosovën.

Raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë, kanë nisur të ftohen që kur Shkupi nuk e ftoi presidentin Sejdiu në inaugurimin e homologut të tij, Gjorgje Ivanov. Shkak ishte pjesëmarrja e presidentit serb, Boris Tadiç.

Pas kësaj, presidenti Sejdiu u ftua të jetë burrështetasi i parë që takon Ivanovin që nga inaugurimi i tij.

Por, Shkupi ndryshoi karakterin e vizitës në moment të fundit, gjë që shkaktoi anulimin e saj nga ana e Prishtinës.

KE për regjimin e vizave: Liberalizimin e meriton vetëm Maqedonia
BRUKSEL-Të hënën në Bruksel është zhvilluar takimi i parë i Këshillit të Stabilizim- Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë, ndërsa Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve anëtare të BE-së raportet e para me vlerësime për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave nga vendet e Ballkanit.

Korrespondenti i BBC-së në Bruksel, duke iu referuar burimeve diplomatike, thotë se sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e regjimit të vizave, Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin se kushtet i ka plotësuar vetëm Maqedonia.

Heqjen e vizave për shtetasit e vet mund ta presë edhe Mali i Zi, ndërkohë që, me gjithë përparimet e bëra, për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën thuhet se ende nuk i kanë përmbushur kushtet në tërësi. Për vështirësi të caktuara flitet edhe kur është fjala për Serbinë.

Sidoqoftë, Komisioni Evropian do të vendosë në qershor se për cilat vende do të hiqet regjimi i vizave.

Ballkani drejt NATO-s
I

Vetëm pas pak ditësh, rajoni i Ballkanit do të nisë një faqe të re të historisë. Kjo do të vërehet edhe në aspektin politik, edhe në atë të sigurisë, por edhe në aspekte të tjera të jetës politike e proceseve zhvillimore në përgjithësi. Shqipëria do të jetë përfundimisht anëtare me të drejta dhe obligime të plota në Organizatën e Paktit Veri-Atlantik, që njihet kryesisht me shkurtesën e saj NATO. Ky është një lajm i mrekullueshëm jo vetëm për Shqipërinë dhe jo vetëm për shqiptarët në Ballkan. Ngjarja e madhe e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë, por edhe Kroacisë në NATO është një hap i madhërishëm i gjeopolitikës dhe sigurisë rajonale në njërin prej rajoneve më të trazuara të Evropës dhe botës. Me këtë, domosdoshmërisht një epokë e re po lind në Ballkan dhe kjo do të dëshmohet me kalimin e viteve dhe dekadave të ardhshme. Prezenca e NATO-s në vende të ndryshme të Ballkanit, sikurse edhe anëtarësimi i këtyre dy shteteve ballkanike në këtë organizatë, padyshim se rrisin në mënyrë kualitative mundësinë dhe potencialin e Ballkanit për t‘u stabilizuar pas shumë kohe të urrejtjes, konfliktit, dhunës, luftërave dhe gjenocideve. Ky është një lajm i papërsëritshëm i fillimit definitiv të tejkalimit të mentalitetit dhunë-nxitës të kombeve në Ballkan, pavarësisht se për të përmbyllur këtë proces duhet vetëdijësim i disa kombeve, që ende janë në luhatje midis së kaluarës së dhunshme dhe të ardhmes paqësore.

II

Bashkimi i dy shteteve të tjera të Ballkanit me NATO-n do të hapë rrugë njëherë e mirë për vendosjen e një relacioni tjetër të fuqisë së kombeve në rajon. Historia është dëshmitare e shumë gjëra të rënda që kanë ndodhur, sidomos gjatë këtyre pesëmbëdhjetë dekadave të fundit në rajonin malor të Evropës Juglindore. Me rënien e Perandorisë Osmane në fillimvitet e shekullit të kaluar, apetitet nacionaliste të kombeve ballkanike u rritën në masë të madhe, duke u manifestuar me konflikte të hapura mes tyre. Gjatë këtyre dekadave, disa herë janë provuar gjenocide, spastrime etnike, shpërngulje masive të popullatës, asimilime dhe gjakderdhje. Luftërat mes kombeve të ndryshme për territore të caktuara nuk janë shmangur as në vitet e para të pasrënies së bllokut famëkeq të komunizmit në Evropë. Shkatërrimi i ish-Jugosllavisë artificiale ka ndodhur pikërisht për shkak të stër-rritjes së ndjenjës nacionaliste të kombit serb, i cili u udhëhoq nga parimet shkatërruese njerëzore, duke tentuar të përfitojë territore të reja e të realizojë ‘ëndrrën‘ hegjemoniste të “Serbisë së Madhe”. Dhe ishte pikërisht NATO-ja e Perëndimi që i dhanë fund vazhdimit të politikës së gjenocidit dhe spastrimit etnik në territorin e ish-Jugosllavisë.

III

Vendosja e NATO-s në Kosovë dhe në vende të tjera të Ballkanit, gjatë viteve ‘90 të shekullit të kaluar, mund të konstatohet si faza e parë konkrete e zgjerimit të aleancës në këtë rajon me rëndësi gjeostrategjike dhe gjeopolitike për Perëndimin. Shqiptarët si komb dhe si shtete, kanë pasur fatin historik të jenë të miqësuar me Perëndimin, SHBA-në dhe vende të fuqishme të BE-së. Republika e Shqipërisë do t‘i shfrytëzojë këto ditë si momentin më të rëndësishëm të historisë së saj, që prej pavarësimit të vitit 1912. Duke kaluar javën e shkuar ligjet për aderim në NATO, Parlamenti shqiptar ka vendosur edhe ligjërisht rrugën përfundimtare për të lënë në ‘harresë historike‘ një periudhë të keqe të zhvillimit shtetëror, të ndodhur jo shumë kohë më parë. Shqipëria po kalon kështu një tranzicion jo të lehtë, por të suksesshëm, nga komunizmi ekstrem kah një aleance të vërtetë drejt së mirës globale, demokracisë, sigurisë kolektive dhe të ardhmes paqësore. Kjo i bën nder jo vetëm Shqipërisë në këtë rast, por edhe kombit shqiptar në përgjithësi dhe rajonit të Ballkanit, duke bërë kështu që kjo pjesë të kthehet (edhe pse pjesshëm) nga një rajon ‘shpenzues‘ i fuqisë së Perëndimit për paqe në një vend kontribuues për paqen dhe sigurinë rajonale dhe pse jo edhe atë globale. Roli i Shqipërisë në këtë kuadër nuk do të jetë vetëm për pjesëmarrje, por në të vërtetë do të jetë edhe prijës për zhvillimet e mëtejshme demokratike dhe integruese të Ballkanit.

IV

Bazuar në vlerësimet për rrjedhat e ardhshme të zhvillimeve politike dhe të sigurisë për rajonin e Ballkanit e për Kosovën, mund të konstatohet pa dyshim se orientimi i qartë pro-Perëndimor i shtetit të ri është një urë e fuqishme lidhëse midis tejkalimit të sfidave dhe të ardhmes së sigurt prosperuese. Kosova tashmë, pas pavarësimit, duhet të jetë konkrete, e vëmendshme, e vendosur dhe tejet këmbëngulëse në veprimet e saj për të arritur fillimit e proceseve integruese në NATO. Institucionet kosovare dhe në mënyrë më specifike ato që udhëheqin sektorin e sigurisë, duhet që tashmë të jenë shumë më aktive në qasjen, politikat dhe veprimet konkrete për të afruar Kosovën me NATO-n. Dhe, afrimi i Kosovës me NATO-n ka dy aspekte. Së pari, vullneti politik i institucioneve të Kosovës duhet të kthehet në veprime konkrete dhe vendosmëri për të plotësuar kriteret e domosdoshme për këtë zhvillim. Këtu sigurisht se hynë edhe funksionalizimi sa më i shpejtë i FSK-së dhe institucioneve të tjera, por edhe miratimi dhe implementimi i strategjive të nevojshme për të krijuar ambient të sigurt të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës. Së dyti, zhvillimi i Kosovës në një kontribuues për paqen rajonale dhe globale, duke ofruar kuadrot e specializuara dhe të trajnuara mirë të institucioneve tona të sigurisë për të shërbyer në misione ndërkombëtare dhe në koalicionin ndërkombëtar Perëndimor. Këto janë mundësitë e Kosovës që duhet të shfrytëzohen. Kjo është e ardhmja e Kosovës, prandaj veprimet konkrete duhet të ndjehen.