Lajme Online Shqip » Kulturë

I plotë – Kadare merr Çmimin spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsinë”
Tiranë, 24 qershor NOA Update – Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është nderuar me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsinë”, konfirmoi sot për agjencinë e lajmeve NOA, ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio.

Kadare, bëhet kështu shkrimtari i parë shqiptar që e fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Mbretërinë e Spanjës.

Ndërkohë ambasada dha detaje për çmimin e akorduar, duke evidentuar faktin se mjeshtri i letrave shqipe, Ismail Kadare, u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsinë”, mes kandidaturave të 33 emrave të njohur të penës botërore, si shkrimtari çek, Milan Kundera, apo ai japonez Haruki Murakami, si dhe ai nga Uruguai Eduardo Galeano.

Kandidatura të forta për të fituar trofeun që “rrëmbeu” Kadare, ishin shkrimtarja hungareze Agota Kristof dhe ai holandez Cees Noteboom.

Ndër kandidatët spikaste edhe romancieri italian Antonio Tabucchi, shkrimtarja kanadeze Alice Munro dhe ajo meksikane Elena Poniatowska.

Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot një urim kadaresë, në emër të qeverisë shqiptare dhe emrin e tij.

“Unë vlerësoj akordimin e këtij çmimi të madh botëror si një ngjarje shumë të rëndësishme”, – thotë Berisha.

Ai e konsideron këtë çmim si një nderim të madh për krijimtarinë gjeniale të Ismail Kadaresë, por dhe për mbarë kombin tonë, letrat dhe kulturën e tij.

Lady GaGa, performance mahnitese ne Toronto
Kengetarja e momentit Lady GaGa ka mahnitur te pranishmit ne ceremonine e MuchMusic Video Awards ne Toronto ku ka dhuruar nje performance shperthyese ne kuptimin e vertete te fjales.

Kengetarja 23 vjecare ka kenduar sukseset e saj, “Love Game” dhe “Poker Face” kur ne nje moment ka zbuluar gjoksin nga i cili kane dale xixa te shndritshme qe kane lene gojehapur te pranishmit. Edhe kete here Lady GaGa arrin te terheqe vemendjen e publikut por edhe te mediave te ndryshme fale edhe look-ut te saj shume te vecante.Me kete ritem, kengetarja amerikane po ecen ne gjurmet e Madonna-s per t’u transformuar ne ikonen e muzikes pop ne mbare boten.

Surpriza, Pirro Çaku refuzon të divorcohet me Inva Mulën
Tiranë, 2 qershor NOA – Kompozitori dhe këngëtari i njohur Pirro Çako përmes avokates së tij ka bërë të ditur sot se nuk dëshiron të divorcohet me gruan e tij, sopranon me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

Në seancën e sotme, u pa dukshëm se Piurro çako, iu shmang me çdo kusht divorcit nga sopranoja Inva Mula.

Sot në Gjykatën e Tiranës avokatja e Pirro Çakos ka deklaruar se kërkesë-padia nuk ishte e plotë dhe shtoi se për këtë, ajo duhet të plotësohej nga ana e palës paditëse.

Sipas avokates, diapozitivi nuk përfshinte faktin që vetë çifti Mula-Çako kishte vendosur që të jetonin të ndarë.

Pretendimi i hedhur nga ana e avokates është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjor i Inva Mulës, i cili ka shpjeguar se kërkesë padia sipas tij, është shumë e plotësuar.

Sipas avokatit të Inva Mulës, Pirro Çako kishte pasur kohë që në vitin 2007 që të vendoste në lidhje me ndarjen e tij.

Por në kundërshtim me pretendimet e avokatit, avokatia e Pirro Çakos ka shpjeguar se çifti ishte parë edhe disa herë, ku përmendi se një nga rastet ishte kur kishte përcjellë djalin në aeroport, pasi ai jeton me Mulën në Francë dhe hera e dytë ishte në ditëlindjen e të ëmës, ku të dy kishin ndenjur bashkë.

Andon Andoni me romanin “Gri” në Elbasan
“Gri” titullohet romani i fundit i shkrimtarit Andon Andoni, njëkohësisht edhe kryeredaktori i gazetës “Mësuesi”. Andoni ka zgjedhur dje bibliotekën publike “Qemal Baholli” për të promovuar romanin e tij të radhës. Në këtë vepër të re, autori ka pasqyruar kthimin në kohë të njerëzve të ndryshëm, të cilët kërkojnë tjetër dinjitet dhe identitet. Gjithnjë në kërkim të vetvetes, ata nuk dinë se çfarë duan. Vetë autori, duke përshëndetur auditorin, ka deklaruar se në romanin “Gri” paraqiten ndryshimet në mendësi, rrëzimi i tabuve dhe tërë atyre vlerave, fjalëve që aq fort u kishin besuar. Shkrimtari është përshëndetur nga nxënësit e shkollës së mesme “Dhaskal Todri”, të cilët kanë organizuar edhe këtë takim në formën e promovimit të këtij libri. Andoni u është përgjigjur edhe një sërë pyetjeve lidhur me krijimtarinë e tij. Gjatë viteve të fundit, autori ka botuar një sërë veprash si “Tregime”, “Guri në mes të lumit”, “Nusja”, “Kohë e çmendur për dashuri” dhe së fundi romanin “Gri”, promovimin e të cilit e ka bërë në qytetin e Elbasanit.

“Jonianët”, tur polifonik në tri shtete
Grupi interpretoi në skenat e Gjermanisë, Çekisë e Holandës

Grupi i njohur polifonik “Jonianët” ka zhvilluar një tur dyjavor koncertesh në Gjermani, Çeki dhe Hungari, me ftesë të “Radio Bavaria” në Nuremberg të Gjermanisë. Ata kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe albanologëve me repertorin, por edhe me improvizimin e darkave tradicionale shqiptare. Koncerti i parë i ka takuar qytetit Furth të Gjermanisë, për të vijuar me koncertin në qytetin e Nurembergut. Përveç vlerave koncertore, turneu i grupit “Jonian” në Gjermani kishte edhe synime studimore, për të parë se si ka evoluar polifonia shqiptare. Maksi Kule, drejtues i këtij grupi, u shpreh se në dy koncertet e dhëna në qytetin Ultres të Holandës, përjetuan një pritje të ngrohtë e të paparashikueshme. Në to ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Holandë, ndërkohë që u pa një pjesëmarrje e gjerë e bashkëkombësve shqiptarë, emigrantë në Holandë. Pas kësaj, turneu vijoi duke udhëtuar drejt Gosekut të Gjermanisë, ku, përveç koncertit të grupit dy ditë radhazi, u improvizua edhe një darkë tipike e tradicionale shqiptare, ku pija kryesore ishte rakia dhe festa u shoqërua nga ngritja e shëndeteve e dollive.

Dinjitoze u vlerësuan koncertet që u dhanë edhe në qytetin Vesel të Çekisë, si edhe në Universitetin e Olomukut. Koncerti para studentëve të këtij universiteti u shoqërua edhe nga një leksion tregues me temë “Polifonia shqiptare”, që trajtoi elemente të veçanta të kësaj polifonie. Në kryeqytetin çek, në Pragë, koncerti i “Jonianëve” u ndoq edhe nga autoritete shkencore, studiues të polifonisë, albanalogë të shumtë dhe njohës e adhurues të kulturës shpirtërore shqiptare. Ambasadori shqiptar në Çeki u ka bërë një tjetër ftesë për koncerte të ardhshme në këtë shtet. Turi është mbyllur në qytetin e Nurembergut në Gjermani. Në studion e radios bavareze të këtij qyteti u mundësua regjistrimi i 20 këngëve nga repertori i grupit. Grupit iu bashkua edhe këngëtarja ukrainase Marjana Sadovska. Ajo u bë pjesë e kalendarit artistik të grupit “Jonianët”, për shkak të elementëve të përbashkët dhe ngjashmërisë që ka polifonia shqiptare me atë ukrainase. Pjesë e turit koncertor të grupit polifonik “Jonianët”, ishte edhe Artisti i Popullit, Golik Jaupi, si edhe grupi tjetër polifonik “Djemtë e Delvinës”. Repertori i tyre është pasuruar, duke u shoqëruar nga orkestrina e këngës qytetare, në përbërje të të cilës ishin instrumentistët Arjan Shumbuli, Alfred Mërtiri dhe Genti Xuxi. Koncerteve të “Jonianëve” u është bashkangjitur edhe këngëtarja shqiptare me banim prej disa vjetësh në Zvicër, Elina Duni, përqafuese e rrokut dhe xhazit.

Aleksandër Moisiu, princ i Shqipërisë?!
Pak kohë para vdekjes së Mojisit, në vendin t‘onë kanë qarkulluar disa bisedime jo të përshtatshme, ku pretendohesh se, gjoja Aleksandër Mojisi, kish vënë konditë të bëhesh Princ për të pranuar nënshtetësin Shqiptare. Na vjen keq se këto akuzua rreth zhegis t‘onë, ishin përhapur pa ndonjë bazë, në regjimin e kaluar, dhe kishin qëllim të maskojshin disa autoritete politike dhe diplomatike, të cilat kishin bërë ndonjë gabim takti etikete, kundrejt artistit të math botnor. Fakti është ky, se Mojisiu përpara vdekjes së tij disa herë kish kërkuar nga Konsullata jonë në Vien të merrte nënshtetësin shqiptare dhe kishte deklaruar se ishte gati të plotësonte të gjitha formalitetet legale. Siç kemi vërtetuar edhe në botime të tjera, ai gjithmonë ka pohuar origjinën e vet, jo vetëm përpara shqiptarëvet, por edhe përpara të huajve. Një dokument të këtillë na dha Kostaq V. Stefa, i cili botoji një artikull në gazetën “Besa” me datën 26 Mars 1935. Në këtë dokument shifet edhe një herë se si Mojisi i jonë në një bisedë që ka patur me zonjën Ruspantini – antare e Këshillit të Kompanisë Cinematografike Italiane – deklaroi përsëri në mënyrë solemne origjinën dhe racën e vet. Në këtë intervistë këndohet një bisedim mjaft tërheqës, qi me të vërtet mallëngjen njerin. Këndoni pak këto radhë:

Ruspantini – Thonë se jeni prej origjinë Shqiptare, a është e vërtetë?…

Mojisi – Po, është e vërtetë. Ati im ish Shqiptar!

Ruspantini – A do të ktheheni në Shqipni për ndonjë çfaqje? – A do t‘ju pëlqente?

Mojisi – Kam shumë dëshirë edhe kush e di mundet që të shkoj… por tani kam shumë punë dhe jam shumë i okupuar…

Një shpirt i math, një talent i mrekullueshëm, një famë ndërkombëtare, s‘kishte nevojë për një titull të këtillë t‘adaptuar dhe qesharak. Njeriu që ka interpretuar kryeveprat e Shakespear-it, Isbenit, Tolstoit, Pirandellos, Hauptman, Schillerit dhe veçanërisht ata të Goethes, i dinte fare mirë ç‘do me thënë një titull i këtillë i ngjitur, edhe s‘kishte mundësi që të binte në një gabim trashanik, karakteristik për njerëzit e vegjël, pa ndjenja dhe pa kryelartësira. Më në fund ai në të vërtet ishte një Princ, Princ i Artit, bile diçka ma tepër: një mbret, një mbret i një bote të bukur, i përbërë prej ndjenjash dhe mendimesh të larta, njerëzore dhe hyjnore.

Ç‘far nevoje mund të kishte Mojisiu për një ceremoni të këtillë? Ai a nuk kishte sunduar ma tepër se 30 vjet rjesht të gjith skenat e Europës dhe të kontinentit, edhe a nuk kishte sunduar me miliona dhe miliona njerës, në pushtetin e fronit dhe të artit të tij? Atëherë ç‘far kuptimi kishin këto bisedime qesharake, thasha e theme bizantine, edhe ma së fundi pëshpëritje të ndyta që nuk kishin asnjë hije të dëgjoheshin rreth e rrotull emrit të një zhenie botore? Po, pa dyshim këto ishin gënjeshtra, gjëra të ndyta, edhe nuk mund të kishin asnjë fuqi diskreditimi përpara një djelli të artit… Faktet na kanë shpjeguar gjëra të tjera të idhërueshme. Kemi mësuar se qeverija e atëherëshme kishte pranuar kërkesën e Mojisit edhe e kishte ngarkuar Konsullatën t‘onë në Vien për komunikimin e vendimit. Për fat të keq, një nënpunës i Shtetit me dashje ose pa dashje bëri një gabim trashanik etiketi edhe nderimi përpara Aleksandër Moisit. Në kundërshtim me të gjitha kushtet e etiketës, aji paska dashur të komunikojë vendimin e Qeverisë me një kartë postale të thjeshtë, të vogël dhe të hapët. Kjo mospërfillje e përbuzje i ka ardhur aq keq artistit shumë të ndjeshëm sa nuk tregohet dhe për këtë arsye u shtrëngua t‘a lërë në heshtje plotësimin e formaliteteve legale. Simbas mendimit të tij, një zheni nuk mund t‘a ulte veten përpara një gabimi trashanik të një nënëpunësi byrokrat dhe pa takt. Kjo është një pikë me randësu që mund të shqyrtohet veçanërisht. Nënëpunësi i Konsullatës pa dyshim kishte shumë mundësira të tjera për një komunikim kaq të rëndësishëm. Zemra dëshironte që ai nga ky bashkim i lumtur, nga ky fitim nderimi, nga ky përvetësim i një zheniu të entuziazmoheshe edhe me një herë, me mjetin e parë të shkonte vetë para Moisit t‘onë të math, t‘i bënte një vizitë si çdo bashkatdhetar në gaz e në hare për një çast të këtillë të lumtur dhe t‘i komunikonte zellin e Mëmëdheut, dëshirën e vëllezërvet dhe më në fund vendimin e Qeveris…

Tashti le të shqyrtojmë çështjen nga një prijës tjetër, nga ajo e realitetit të jetës së përditshme. Ata njerës që ekzekutojnë një kritikë mi dëshirën e Aleksandër Moisit, vallë ç‘far do thoshin për ata Princa Shqiptarë, që nuk kishin asnjë vleftë kulturore e shpirtërore po zbrisnin vetëm nga mali si Heronj të pushkës dhe të opingës! Pastaj ç‘far do të thonë për disa tituj politik dhe aristokracije që ju janë dhënë disa njerëzve të huaj pa meritë, pa famë, por ma tepër për xhepin e majmë të tyre, për vagabondësi dhe për intriga ordinare. Në këto rrethana le të mendojmë pak në ndërgjegjen t‘onë, a me të vërtet mund të quhesh një turp për Shqipërinë nëqoftëse Aleksandër Moisit do t‘i jepesh titulli Princ? Neve mendojmë që jo… Përkundrazi besojmë që ky zhest i bukur do të shkakëtonte një kënaqësi të gjerë midis gjithë atyre klasave që dinë të arsyetojnë e të ndjejnë dhe, nga ana tjetër, do të vërtetonte maturitetin t‘onë kulturor përpara gjithë botës së qytetëruar. Sepse në të vërtetë Moisi ka qenë një Princ, një Princ i Artit, një mbret i zemrave dhe një zheni i kryeveprave dramatike. Neve preferojmë të kishim dy – tre princa të këtillë të kulturës se sa qindra dhe mijëra princa të tjerë pa ndonjë kontribut kolektiv, edhe pa ndonjë vleftë kulturore. Le të thuhet ç‘fardo: mendimi dhe besimi i gjithë klasave intelektuale në botë është ky… Na vjen shumë keq që neve vetvetiu nuk kemi qënë në gjendje të mendojmë një gjë të këtillë të propozojmë me kohë edhe për fat të keq nga apatia jonë kulturore kemi humbur një çast të shkëlqyeshëm të historis t‘onë të qytetërimit. Këtë gabim për fat të keq edhe sot jemi t‘u e përsërit kundrejt një artisti të math, një dramaturku të famshëm Shqiptar, që jeton në mërgim dhe mallëngjim edhe që duartrokitet pa pushim: Viktor Eftimiu!

Kemi shumë njerës të mëdhenj – ma tepër jashtë se sa brenda – për të cilët duhet të kemi një kujdes dhe një dëshirë përvetësimi. Ata na nderojnë Kombin, racën shpesh herë ma tepër se një Hero i shpatës dhe i ngadhënjimit… Rrethanat e jashtme, konditat shoqrore, ambienti i huaj siguron një klimë gjithmonë ma të përshtatëshme për zhvillimin e zhenisë, se sa vendi i jonë i vogël, i shkretë edhe fat-zi… Kjo nuk është në dorën t‘onë edhe ka lidhje të ngushtë me konditat kulturore, ekonomike edhe përgjithësisht me standardin jetik të Shoqëris. Interesimi i jonë në këtë rast mbi pjekurinë e ndërgjegjes Kombëtare edhe veçanërisht maturitetin kulturor Kombit… Popujt lartësohen ma tepër me monumentet kulturore me njerës të mëdhenj të botës shpirtnore dhe moderne, sesa me historirat të shkëlqyera ushtarake. Duhet të na vijë keq se në vorrimin e Aleksandër Moisit në senatorumin e Vienës nuk u gjend asnjë përfaqësues i Shtetit Shqiptar, asnjë kurorë e vogël e Kombit t‘onë, edhe asnjë lot nuk u derdh mi varin e tij të njomë. Vetëm një plakë e ndershme, zonja e Konsullit Pekmezi, mori pjesë në këtë funeral Historik, ku ish mbledhur gjith bota mendore, shpirtërore, e artistike e Vienës. A nuk është ky një mëkat për mos me thënë një turp? Por duhet të kujtojmë se nga ana tjetër shteti italian ka diftuar një interes të math, dyke çfaqur keq-ardhjen e vet me një telegram ngushëllimi dhe me një kurorë madhështore. Në këtë mënyrë u nderua një zheni Shqiptar prej një Shteti fqinj, me një histori madhështore artistike dhe estetike.

Po më e keqja dhe më e dëshpëruashme është sjellja e jonë mbas vdekjes së Aleksandrit Moisit. As një gjë nuk është shkruar mbi jetën e tij, mbi artin e bukur të tij, edhe mbi ngadhnimet e tija madhështore. Populli jonë, për fat të keq ende nuk ka njohur siç duhet birin e vet zhenial. Vetëm në gazetën “Besa” këndohet një intervistë në vitin 1935, që për çudi edhe kjo ka arritur vonë mbas vdekjes së artistit. Pastaj një heshtje, një apati vazhdon vjete me radhë në shtypin t‘onë Kombëtar. Asnjeri nuk kujton se si ka shkëlqyer dhe si është shquar ky bir i ndritshëm Shqiptar. Vetëm më 28 Mars 1936, në fletoren Lirija botohet një artikull ku me vend vajtohet edhe kritikohet neglizhenca jonë. Por edhe ky pa asnjë efekt… Tashti në kohërat e fundit Ministria e Arësimit vuri në qarkullim një libër të titulluar: Bota shqiptare. Këtu, në faqen 529 – 531 shifen shënime të vogla mi artistin t‘onë zhenial. Këto janë marrë prej revistës Djalëria e botuar prej studentave Shqiptarë të Vienës në kohërat e kaluara. Një kopje e thjeshtë, pothuaj një ribotim pa asnjë kontroll dhe asnjë shtesë përmirësimi… Të gjitha gabimet të bëra prej studentëve rreth jetës së Aleksandër Moisit janë përsëritur edhe një herë në librin e Ministris së Arësimit. Kjo ka lidhje të ngushtë me lartësimin moral, me maturitetin e ndërgjegjes Kombëtare të Shoqëris t‘onë. Duhet të lajmë fajet t‘ona. Të shpërblejmë gabimin t‘onë të paktën dyke nderuar shpirtin e Moisit t‘onë, dyke u gjunjëzuar me pendim përpara Shpirtit të tij të shkrirë në një var të harruar në një buzë të liqenit Lugano, nën hijen e disa selvive dhe midis aromave të ndryshme të luleve. Të marrim shëmbëll nga popujt e tjerë artdashës. Italianët kostumin historik të Aleksandër Moisit që ka mbajtur në interpretimin e Amletit e ruajnë si një dokument në myzuen e theatros së Milanos. Gjermanët Moisin e kishin shpëtuar nga Franca tue e shkëmbue me një gjeneral kur aji kishte ra rob mbas një lufte ajore ngadhënjyese. Aji ishte edhe pilot. Populli gjerman i asaj kohe nuk mund të jetonte lumturisht pa patur në gjirin e vet Moisin dhe pa shijuar interpretimet e tija. Kurse neve për fat të keq ende s‘kemi asnjë libër biografik të tij. Këtë artikull dëshiroj t‘a mbaroj me disa fjalë të Lumo Skëndos qi ka shkruar në faqen 533 të librit Bota Shqiptare me rastin e biografis së Dora D‘Istria: “Është mirë që të dimë fytyrat e shkëlqyera që kanë dalë prej racës Shqiptare. Sa më mirë të njohim njerëzit e përmendur t‘anë, aq ma tepër do të kemi nderim e dashuri për Kombin, aq ma të mëdha shëmbëlla do të na çfaqen që të mundim të ndjekim gjyrmat e tyre, edhe të rëfehemi djem edhe nipër të zotur!”

Dritani: Dua të jem në nominim
BIG BROTHER 2/ Qetsori: Adela, e fortë. Loja e saj fshihet pas Kuranit

Kanë festuar 1 prillin në një mënyrë krejt të veçantë. Djemtë e shtëpisë së “Big Brother” kanë zgjedhur të mos u flasin vajzave, duke i bërë të besojnë se diçka nuk po shkon. Ndërkaq, gjatë bisedave të mëparshme, Bjordi i është rrëfyer Adit se ai e ka puthur Adelën, por ajo nuk i është përgjigjur. Adela i ka shprehur Adit se ajo dhe Bjordi duhet të gjejnë një zgjidhje për marrëdhënien që kanë ndërtuar.

“E kam puthur unë”

Adi e pyet Bjordin nëse Adela e kishte puthur dhe ai i përgjigjet se ai e kishte puthur atë dhe jo e kundërta. Adi e pyet sërish në lidhje me veprimin e së shtunës. Bjordi i thotë se ajo nuk e pranon që ka bërë gabim, ndërsa Adi i thotë se realisht nuk është gabim, por sipas Bjordit dhe diçka e lehtë nuk është. Adi mendon se me sjelljen e saj në shtëpi, vetëm vetes së saj i ka bërë dëm. Ai shton se do të ishte mirë që Adela ta diskutonte çdo gjë më parë me Bjordin për vendimet që do të merrnin të dy dhe të gjenin një zgjidhje.

Adi: “Bjordi është i veçantë”

Adi, duke i bërë tualet Adelës, e pyet për marrëdhënien me Bjordin dhe se çfarë vendosën. Adelajda mendon se të dy duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë problem. Ajo i tregon se ata janë dy botë të ndryshme dhe secili prej tyre duhet të vazhdojë jetën e tij. Adi e ngacmon dhe i thotë që pas kësaj, ata u puthën apo çfarë dhe Adela ia kthen menjëherë se jo. Adi i thotë se është e dukshme që asaj i ka ikur truri për të, por Adela nuk e pranon këtë gjë. Adi e pyet atë se ndoshta e mendon se e ka futur në xhep Bjordin dhe se këto janë vetëm lojëra të saj. Adela i tregon se ata, edhe si miq nuk mund të qëndrojnë, pasi janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Sipas vlerësimit të Adit, Bjordi është një djalë i veçantë dhe me shumë vlera. Edhe Adela e mendon këtë gjë dhe thotë se Bjordi kaq sa ka ndryshuar, e ka bërë veç për të, edhe pse ajo nuk do donte.

Adela: “Jam penduar që nominova Bjordin”

Adelajda diskuton me Mimozën për nominimet e së shtunës. Ajo i thotë: “Të duket pak që thashë emrin e Bjordit!”. Mimoza i thotë që ajo ka vepruar shumë keq. Adelajda i thotë se ata duhet të mendojnë se janë të gjithë konkurrentë, dhe shton: “Nuk duhet të mendojmë më se këtë nuk e nominoj dot. Ata janë konkurrentët tanë dhe ne jemi në lojë”. Adela shton se është penduar shumë që ka nominuar Bjordin. “Nuk e bëj më atë gabim. Nuk e di nga më erdhi ai mendim i ndritur!”. Sipas saj, ajo e nominoi Bjordin pasi mendonte që ai nuk rrezikonte.

Tani: “Dua të jem në nominim!”

Dritani diskuton me Adelajdën dhe Republikën për nominimet. Dritani e pyet: “Çfarë mendimi ke Adela kur ata filluan të bënin aleanca për të nxjerrë Mimozën?”. Adelajda i thotë që i dukej lojë e pisët dhe nuk ishte dakord. Ajo shton që dhe për Dritanin është bërë e njëjta gjë. Adelajda i thotë që Qetsori mendon që ajo ka ndikim te Bjordi. Dritani mendon që edhe Aida mendon njësoj. Dritani i thotë se ai do të provojë veten të jetë në nominim. Adelajda i thotë: “Nëse ti më thua më nxirr, unë nuk e bëj!”. Ai thotë për Arjonin dhe Qetsorin që, nëse duan ta nxjerrin në nominim, e bëjnë atë më të fortë.

Aida: “Ani është si dinamit!”

Aida dhe Dritani diskutojnë për Anin në lidhje me nominimet e tij. Aida thotë që ai, disa personave i duket si dinamit. Dritani i tregon për natën mbrapa spektaklit. Ani e kishte kapur dhe i kishte thënë që ai po bënte lojën dhe nuk kishte pse ta vriste mendjen. Ajo i thotë që sipas mendimit të saj, ai ka dashur të justifikohej pasi e ndjeu shumë reagimin e Republikës. Sipas mendimit të Dritanit, ai hiqet si naiv. Ajo i thotë që ai do jetë dinamit për disa persona, duke nxjerrë disa tipare në dukje te banorët. Ai e pyet: “Po Anjeza, si të duket?”. Ajo ia kthen: “Më duket si me detyra shtëpie!”.

“Ti je ndryshe nga ç‘dukesh!”

“E ke pyetur veten ndonjëherë se çfarë imazhi përcjell ti?”, – e ka pyetur Dritani Aidën. Ajo i ka thënë se e dinte se çfarë imazhi përcillte. Dritani ka vazhduar duke i thënë se kur e kishte parë në fillim, nuk i kishte pëlqyer aspak, pastaj kur e kishte njohur, kishte krijuar tjetër përshtypje. “Ti je shumë ndryshe nga ç‘dukesh!” – i ka thënë ai. Dritani i ka thënë gjithashtu se nuk i pëlqente aspak qëndrimi i saj. “Mënyra sesi mban cigaren, sesi flet, sesi vështron, përcjellin një imazh krejt tjetër!”- i ka thënë Dritani, duke shpjeguar se kjo nuk i pëlqente. Ai nuk i pëlqente aspak femrat që pinin cigare, aq më tepër në atë lloj mënyre. Sipas Aidës, meshkujt nuk i pëlqenin femrat që mund të kishin pushtet, pasi kjo ishte një gjë që i trembte ata. Më pas, ajo ka shtuar se kjo fasadë, ky imazh, e ka mbrojtur dhe vazhdonte ta mbronte atë nga shumë gjëra, por ajo dinte edhe t‘u linte hapësirë të tjerëve për ta njohur më shumë, përtej përshtypjes fillestare.

“Adela maskohet pas Kuranit!”

“E more vesh që Adela ka nominuar Bjordin?”, – i ka thënë Arjoni Qetsorit. “Adela është lojtare e fortë, është lojtarja më e fortë këtu brenda!”, – ka thënë Qetsori. Por Arjoni nuk ka qenë dakord me këtë. Qetsori ka vazhduar të shpjegojë se Adela bën lojën e së bezdisurës, por sipas tij, nëse vazhdojnë edhe pak, ata do të kenë një marrëdhënie dhe sipas tij, kjo është një mënyrë për të kontrolluar lojën. “Ajo e ka maskuar atë lojë shumë mirë pas Kuranit!”, – ka thënë ai, duke shtuar se “kur ta grisë Kuranin”, do të interpretohet sikur ia grisi Bjordi dhe kjo, sipas tij, ishte një mënyrë shumë e mirë për të ecur në lojë. Sipas Arjonit, Adela ka gjetur një lloj komoditeti te Bjordi. “Por Bjordit s‘ia ndjen shumë, edhe ai është lojtar!”, – ka thënë Arjoni.

“Do të nominoj Tanin dhe Bjordin!”

Arjoni i ka thënë Qetsorit se ai nuk rrezikonte të dilte këtë javë nga shtëpia, megjithëse ishte në nominim për të disatën herë. Sipas Arjonit, Qetsori do të rrezikonte po të nominohej sërish javën e ardhshme. Arjoni ka thënë se për mendimin e tij, katërshja e ardhshme e të nominuarve do të ishte ai, Adi, Tani, Bjordi. Sipas Qetsorit, kjo ishte e pamundur, sepse edhe gocat kishin përçarjet e tyre dhe nuk mund që e gjithë shtëpia, femra e meshkuj, përfshirë edhe vet ata, të kishte antipati ata të katërt. Qetsori, i pyetur nga Arjoni, ka thënë se ai do të donte të shihte në nominim Dritanin dhe Bjordin.

“Meshkujt nga Marsi, femrat nga Afërdita!”

Banorët kanë zhvilluar një debat tjetër, kësaj here me temën: “Bota mashkullore dhe bota femërore”. Pyetja specifike për t‘u diskutuar ishte sa e vërtetë ishte që femrat vijnë nga Afërdita dhe meshkujt nga Marsi. Tema është propozuar nga Dritani dhe debati është drejtuar nga kryefamiljari, Bjordi. Sipas Qetsorit, meshkujt e kuptojnë shumë mirë një femër, ndërsa femrat nuk e kuptojnë asnjëherë një mashkull. Dritani ka shpjeguar se sipas mitologjisë, Marsi ishte perëndia e luftës, ndërsa Afërdita ajo e dashurisë. Sipas djemve të shtëpisë, meshkujt në botën që jetojmë janë superiorë ndaj femrave. Adi ka sjellë si provë këtë, faktin që nëpër shekuj ka pasur më shumë shkencëtarë meshkuj sesa femra. Ndërsa sipas Adelajdes, janë të barabartë. Bjordi ka pyetur femrat sesi mund t‘i përgjigjeshin faktit që truri i meshkujve është 10 për qind më i madh sesa i femrave. Aida i është përgjigjur duke thënë se truri i femrave punonte 10 për qind më shumë. Qetsori dhe meshkujt e tjerë të shtëpisë kanë kundërshtuar. Në atë moment, ka ndërhyrë Dritani që ka thënë: “Është e vërtetë që truri i femrave është më i zhvilluar, ka më tepër potencial… por nuk gjen mor vëlla!”. Sipas vajzave, nuk ka se si të jetë mashkulli superior, kur femrat janë ato që sjellin në jetë qenien njerëzore. Sipas Qetsorit, mashkulli është ai që u krijua i pari dhe është përsëri mashkulli ai që bën të mundur që një femër të kthehet në nënë. Debati ka vazhduar me nota të forta kundërshtimi mes të dyja palëve, me Bikën që nuk po i pëlqente si po zhvillohej debati, me Tanin që krijonte momente qesharake, duke futur tapa vere në vesh dhe hundë, e plot situata të tjera.

“Duket e lehtë, por nuk është!”

Djemtë kanë diskutuar për lojën “Big Brother”, sesi duket dhe sesi është në të vërtetë. Adi u ka thënë banorëve të tjerë se e kishte menduar shumë të lehtë qëndrimin në shtëpi. Qetsori i ka thënë atij, se ai e kishte menduar jo vetëm të lehtë, por edhe qesharake. Madje ai, para se të hynte, kishte menduar se tre muaj nuk ishin asgjë. Adi, Qetsori, Bjordi dhe Ani kanë diskutuar më pas për reagimin e këtij të fundit, kur pa klipin e vet. “Ani qau një javë rresht kur pa klipin!, – ka thënë Adi, – po të rrish një muaj!”

“Gëzuar 1 prillin!”

Arjoni, Dritani dhe Qetsori kanë qenë të parët që janë zgjuar nga meshkujt e shtëpisë, ndërsa nga vajzat, Adelajda. Në pritje të zgjimit të banorëve të tjerë nga gjumi, Dritani dhe Arjoni kanë qëndruar në oborr duke biseduar. Ata kanë diskutuar se çfarë gënjeshtre mund t‘u sajonin banorëve të tjerë, meqë ishte 1 prilli, dita e gënjeshtrave. Arjoni ka propozuar që sot të gjithë djemtë të mos u flisnin fare vajzave, edhe kur ato t‘u flisnin. Ata shkuan në dhomën e gjumit për t‘ua propozuar këtë edhe djemve të tjerë, që e gjetën idenë shumë interesante.

Loja e djemve ndaj vajzave

Djemtë vazhdojnë të mbajnë lojën që kanë nisur me vajzat. Ata nuk do t‘u flasin atyre gjatë gjithë ditës, ndërkohë që ato nuk dinë asgjë dhe shpeshherë mbeten të habitura se përse ata nuk u kthejnë përshëndetjet apo përgjigje. Ata kujtojnë njëri-tjetrin me shenja nëse dikush prej tyre harron dhe u flet vajzave. Djemtë qëndrojnë në kopsht dhe me ta bashkohet edhe Anjeza. Ata e trajtojnë atë sikur ajo të mos ishte fare aty dhe nuk i kthejnë as përshëndetjen e as mundohen që ta futin në bashkëbisedim. Edhe Anjeza nuk u flet më, por vetëm rri e dëgjon bisedat e tyre. Bisedat që bëjnë ata janë të temave të ndryshme, ku ajo të mos ketë mundësi që të flasë.

Kledi Kadiu: Fama e nje shqiptari te talentuar
Prej kohes ai nuk i ndahet spektakleve italiane, por me shume eshte nje nga balerinet me te ndjekur mediatike te Italise. Te mendosh rrugen sesi ka nisur atehere ke deshire qe te lexosh librin e tij te pare per aventuren e jashtezakonshme te jetes se tij

Kush ndjek emisionet e moderatores Maria de Filipi ne Kanale 5 e di mire se cfare eshte Kledi Kadiu. Mjafton te dale ne skene ose te perflitet emri i balerinit shqiptar dhe nje kor zerash femerore ngrihet ne perkrahje te tij. Kledi ka mbetur shume modest dhe eshte duke luftuar shume per te mbijetuar ne fushen e tij te artit, por me shume ne profesionin e tij. Se fundi, Kledi Kadiu sapo ka hedhur ne treg librin e tij te pare, te titulluar “Piu di una favola/La mia vita” (Jeta ime/Me shume se nje perralle). Libri i pare i tij mban vulen e shtepise botuese “Mondadori”, nje nga me te degjuarat ne Itali. Pjesemarrja e tij ne programin “Amici” te Maria De Filippit, ia ka shtuar disi ate qe ne art njihet me fame. Axhenda e balerinit eshte e ngucur me shume takime Rome, Milano, Torino, Ankona per promovimin e librit dhe autografe per fansat e tij. “Nuk kisha menduar kurre te shkruaja, por kerkesa nga ana e shtepise botuese me perkedheli dhe mendova se historia ime eshte nje histori e vecante”. Balerini shqiptar sapo ka marre nenshtetesine italiane, gje per te cilen eshte shprehur se “Ka qene nje moment i bukur ne jeten time”.

Ajo qe e ka lodhur ne investigimet e gjata shtypin roz italian ka qene mungesa e nje femre ne krahun e tij. Kadiu, sipas ketyre kronikave, ka pasur nje histori te gjate me Daniela Bellon, njera nga protagonistet e emisionit Passaparola, por qe ka mbaruar tani. “Jetuam nje lidhje prej tre vjetesh , edhe pastaj u ndame. Eshte nga lidhjet e mia me te gjata edhe koha ishte e mjaftueshme per te njohur tjetrin, megjithate…”, ka thene ai per medien. Kledin eshte veshtire qe ta testosh, sepse ai eshte i qete dhe duket se puna eshte gjeja me e rendesishme e jetes se tij. Kuptohet se per adhurueset e tij, libri do te jete edhe nje celes per te pare jeten e tij me nga afer dhe per ta pare se deri ku shkoi perpjekje e nje njeriu te suksesshem si ai.

Dr.IBRAHIM RUGOVA : PROTAGONIST I HISTORISË MODERNE TË KOSOVËS
Tre vjet më parë (21 janar), Shqipëria përjetoi me hidhërim vdekjen e parakohshme të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, prijësit të qëndresës qytetare, misionarit të madh të paqes dhe pavarësisë së Kosovës, mikut të madh dhe të çmuar të perëndimit në Ballkan.

Qeveria shqiptare shpalli me një vendin të posaçëm tre ditë zi kombëtare, ndërsa në momentin solemn, kur arkivoli me trupin e të ndjerit, u vendos në banesën e fundit, u ndërpre çdo veprimtari, u mbajt një minutë heshtje, ranë boritë dhe sirenat e të gjitha mjeteve të lëvizshme në mbarë vendin, në nderim të Tij.

Presidenti i Republikës i asaj kohe, Alfred Moisiu, kryesoi delegacionin shtetëror që mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit Rugova në Prishtinë, ndërsa në përbërje të delegacionit bënin pjesë  Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarët e dy grupeve kryesore parlamentare, Bamir Topi dhe Pandeli Majko.

Qytetarët e Tiranës, organizuan homazhe në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova. Që pasditen e datës 21 janar banorë të kryeqytetit ndezën qirinj në sheshin “Skënderbej”, përballë monumentit të Heroit Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Aktivitetet artistike të institucioneve kryesore të artit dhe kulturës u shtynë deri në përfundim të ceremonisë mortore.

Rreth 400 mesazhe ngushëllimi të studentëve kosovarë, që studiojnë në Shqipëri, u mblodhën në formën e një albumi dhe iu dorëzuan ish- Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, për t’iu përcjellë më pas familjes së Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova .

Qytetarët shqiptarë bënë homazhe në selinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në kujtim të Dr. Ibrahim Rugovës.  Në Librin e Ngushëllimeve shprehën ngushëllimet e tyre për Presidentin e Kosovës personalitetet më të lartë shtetërorë, akademikë, studiues, njerëz të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në nderim të emrit dhe veprës së Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeverisës, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, etj. Seanca e jashtëzakonshme, u transmetua direkt jo vetëm nga televizionet e Tiranës, por edhe nga ato në Kosovë.

Kryeministri Berisha, u shpreh ndër shumë deklarata të dhëna gjatë atyre ditëve, se “kam bindjen më të thellë se vepra e tij e madhe, e shndërruar tashmë në një frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, do të konkretizohet së shpejti në përputhje të plotë me idealet e tij. Humbja është shumë e madhe dhe në një kuptim është e pazëvendësueshme. Por trashëgimia e tij është po kaq e madhe dhe jam i bindur se udhëheqja politike e Kosovës, qytetarët e Kosovës kanë të gjithë vullnetin, mençurinë, përkushtimin për ta shndërruar këtë trashëgimi në një realitet pozitiv, në një realitet mbarësie dhe mirësie për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

-Dr Ibrahim  Rugova  ‘Gandi i Kosovës’, simbol i rrugës paqësore drejt fitores së Pavarësisë-

Dr.Ibrahim Rugova lindi në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë, më 10 janar 1945. Mbas mbarimit të shkollës fillore ai vazhdoi shkollimin e mesëm në Pejë, studimet e larta i kreu në Prishtinë, në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit në Degën e Albanologjisë më 1971 ai vazhdoi për një vit në Ecole Pratique des Hautes Etudes të Parisit studimet akademike në degën e letërsisë. Në vitin 1984 doktoroi në Universitetin e Prishtinës në degën e Letërsisë. Po këtë vit u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Si kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës u zgjodh më 23 dhjetor 1989, duke kontribuar në shumë ngjarje të rëndësishme në territorin e Dardanisë, si: Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990 ), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990 ), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

Në zgjedhjet e Kuvendit, i cili përbëhej nga tri partitë kryesore të Kosovës, fitoi partia e tij, duke u zgjedhur i Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë votash. Fondacioni Paul Litzer i Danimarkës në vitin 1995 i dha Ibrahim Rugoves Çmimin për Paqe. Më 1996 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës dhe shpallet doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII, në Paris. Në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998 ai rizgjidhet në poziten e kryetarit të republikës, dhe po në këtë vit merr Çmimin Saharov nga Parlamentit Evropian.

Gjatë luftës së Kosovës(1999)  ai qëndroi në Kosovë, ku u paraburgos së bashku me familjen e tij nga qeveria e Serbisë, e cila pas disa ditësh keqtrajtimi psiqik, i lejoi Dr. Rugovës dhe familjes së tij largimin nga Beogradi.

Në vitin 1999 shpallet qytetar nderi i qyteteve italiane:  Milanos dhe Breshias (Brescia) si dhe nga qyteti gjerman Mynster (Münster) i jepet Çmimi për Paqe. Mbas luftës kthehet në Kosovë dhe në zgjedhjet e mbajtura nën mbikqyrjen e komunitetit ndërkombëtar ai përsëri zgjidhet kryetar i Kosovës.

Në vitin 2000 merr Çmimin për Paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë Manuel Carrasco i Formiguera, në Barcelonë.

Veprimtaria letrare e Ibrahim Rugovës ka qënë gjithnjë prezente para angazhimit të tij politik. Ai ishte si nismë redaktor në gazeten Bota e Re, shkroi në revisten shkencore Dituria që botoheshin në Prishtinë. Po ashtu punoi si hulumtues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe për një kohë ishte kryeredaktor i revistës së këtij instituti, Gjurmime Albanologjike.

Disa nga çmimet dhe titujt ndërkombëtarë :Çmimi për Paqe – (1995 Fondacioni Paul Litzer në Danimarkë); Doktor Nderi – (1996 Universiteti i Parisit VIII Sorbonë, Francë);  Honourus Causa: Çmimi Saharov – (1998 Parlamentit Evropian); Çmimin për paqe – (1999 Qyteti Mynster (Münster), Gjermani); Qytetar nderi i Milanos – (1999 ); Qytetar nderi i Breshias (Brescia) – (1999 ); Çmimin për Paqe (2000 Unioni Demokratik i Katalonisë – Barcelonë, Spanjë) Manuel Carrasco i Formiguera; Çmim nderi për paqe nga qyteti i New Yorkut, SHBA (19 Nëntor )

Disa nga botimet : Prekje lirike – 1971; Kah teoria – 1971; Strategjia e kuptimit – 1980; Vepra e Bogdanit 1675-1685 – 1982; Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983; Refuzimi estetik – 1987; Kritika letrare ( bashkë me Sabri Hamitin) – 1979; Bibliografika e kritikës letrare shqiptare 44-74 (bashkë me Isak Shemen) – 1976.

DEL NË QARKULLIM GUIDA E PUNIMEVE TË ARTIZANËVE GJIROKASTRITË
Punimet e artizanëve gjirokastritë në gur,  hekur, dru si dhe  punime tradionale në qëndisje janë paraqitur së fundi në një guidë të veçantë, të botuar në gjuhën angleze. Hedhja në qarkullim e këtij botimi është mundësuar  nga Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës.

“Të apasionuarit pas punimve tradicionale dhe veçanërisht grupet turistike, mund të gjejnë në këtë botim informacionin e nevojshme për artizanatin gjirokastrit. Në këtë guidë janë publikuar edhe fotografi ku pasqyrohet puna dhe veprimtaria e këtyre artizanëve”- shprehet Sadik Petrela, koordinatori i Organizatës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës.

Sipas tij, realizimi i këtij botimi, në gjuhën angleze i jep mundësinë grupeve turistike që të orientohen sa më thejshtë në tregun e artizanëve dhe punimeve tradicionale në Gjirokastër, duke ndihmuar kështu edhe në promovimin e biznesit artizanal  në qytetin e gurtë.

Në qytetin e Gjirokastrës, në zonën muzeale operojnë  pesë biznese të artizanatit, ndërsa në komunën e Antigonesë është hapur një punishte për punimin e qilimave tradicionale, të cilat eksportohen në vendet skandinave.