Archive for 'Ekonomi'

Zbulohet plani, deputetët mund t‘i blejnë automjetet

Qeveria pasi ua merr, ua shet me ankand Mbërrin në Kuvend projektligji “Mbi transportin e funksionarëve të lartë të shtetit”, i cili u heq automjetet deputetëve dhe disa drejtuesve kryesorë të administratës shtetërore. Vendimi i miratuar më 30 shtator nga Këshilli i Ministrave ka si plan reduktimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e automjeteve dhe uljen [...]

Full Story

Ndërtuesit çojnë qeverinë në Kushtetuese

Tenderët, vendimi mbi përjashtimin e firmave që nuk kanë kryer 70% të punimeve Mes problemeve të shumta, ndërtuesit do të përballen së fundmi dhe me Gjykatën Kushtetuese. Çështja lidhet me vendimin e qeverisë mbi rregullat e reja të prokurimit publik, të cilat ndalojnë firmat e ndërtimit të marrin pjesë në tenderë në rast se nuk [...]

Full Story

Shpenzojmë 35 milionë USD për makinat e zyrtarëve

Çdo vit taksapaguesit shqiptarë paguajnë rreth 36 milionë dollarë për makinat e zyrtarëve dhe shoferët e tyre. Por Ministria e Financave mendon se shifra është më e lartë, pasi nga informacioni i kërkuar tek institucionet, nuk është siguruar materiali i plotë. Nga të dhënat zyrtare mësohet se në inventar kemi 374 automjete dhe 280 shoferë, [...]

Full Story

Bilanci tregtar në pikën më të keqe që nga viti 2002

Këtë vit eksportet shqiptare kanë mbuluar vetëm 23.7 për qind të eksporteve Deficiti tregtar i Shqipërisë shënoi gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti një rritje prej 2.7 përqindësh kundrejt uljes prej 5.1 përqindësh të volumit të tregtisë së jashtme, duke shënuar situatën më të keqe në shumë vite, bëhet e ditur nga statistikat e publikuara [...]

Full Story

Përgjysmohet deficiti tregtar

Rumani Deficiti tregtar i periudhës janar-gusht në Rumani u zvogëlua më shumë se dy herë në krahasim me një vit më parë, si pasojë e krizës ekonomike, bën të ditur media vendase. Deficiti u ul në 5.79 miliardë për tetëmujorin e këtij viti nga 15 miliardë që qe në të njëjtën periudhë të një viti [...]

Full Story

Memorandum mirëkuptimi me Kanadanë për Portin e Durrësit

Topalli dhe homologu kanadez, Noel Kinsella, flasin për marrëdhëniet ekonomike Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella. Ky memorandum i pari i këtij lloji i nënshkruar, parashikon forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, duke rritur bashkëpunimin mes porteve tregtare të të dyja vendeve, duke forcuar [...]

Full Story

Përshpejton zhvlerësimi i lekut ndaj euros

Dje 1 euro kushtoi 137.4 lekë si pasojë e kërkesës së lartë në tregun ndërbankar Leku shqiptar humbi 0.76 për qind të vlerës kundrejt euros dhe 0.79 për qind kundrejt dollarit, gjatë ditës së djeshme, sipas kursit fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Rënia e lekut dje ishte njëkohësisht e madhe dhe e shpejtë. [...]

Full Story

Berisha: Ta përdorim euron për të shpëtuar

Sipas Kryeministrit, fajin për dobësimin e lekut e ka euro, “e cila na bën presion” Kryeministri Sali Berisha foli dje për herë të parë për zhvlerësimin e monedhës kombëtare euro dhe bëri të qartë se për të “ky kurs është plotësisht i pranueshëm”, ndërsa ia hodhi fajin për zhvlerësimin euros, që sipas tij “bën presion [...]

Full Story

Ofertë e bollshme, interesa në rritje

Bonot e thesarit Interesat e bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor pësuan një rritje tjetër me 4 pikë bazë, duke fluturuar në 9.39 për qind në ankandin e fundit të organizuar të martën nga Banka e Shqipërisë. Në ankand, qeveria pati porositur emetimin e 8.6 miliardë lekëve bono. Oferta e përgjithshme qe 13.3 miliardë [...]

Full Story

Aeroporti fiton 7.6 milionë euro

Kompania që pritet të privatizohet brenda pak muajve, rrit xhiron pavarësisht krizës Mbi 7.6 milionë euro janë fitimet neto të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës deri në fund të muajit gusht, ndërkohë që parashikimet ishin që gjatë gjithë vitit 2009 të fitohej një shumë prej 7.4 milionë eurosh neto. Parashikimet u tejkaluan edhe për numrin e [...]

Full Story
Login