Lajme Online Shqip » Aktualitet

Arrestim në Ambasadën e SHBA-së
Një punonjës i administratës së  Ministrisë së Jashtme është arrestuar nga policia shqiptare pas akuzave  për trafik droge. (UPDATE) Almir Rrapo, 27-vjeç, i cili ka  jetuar për një kohë të konsiderueshme në Amerikë, ku edhe ka studiuar,  kërkohej  nga zyra e Interpolit në Uashington.

Arrestimi i Almir  Rrapos u bë të premten në mesditë në zyrat e Ambasadës Amerikane në  Tiranë, gjatë kohës që ai po kërkonte pajisjen me vizë. Rrapo, u  prezantua në ambasadë si punonjës i Ministrisë së Jashtme për të marrë  një vizë turistike. Ambasada njoftoi shërbimet policiore, të cilat më  pas e kanë arrestuar 27 vjeçarin.

Ngjarja është komentuar edhe  nga Partia Socialiste. Deputeti Piro Lutaj akuzoi Ministrin e Punëve të  Jashtme Ilir Meta se e ka kthyer ministrinë në një çerdhe korrupsioni  dhe trafiku.

Por Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e  Punëve të Jashtme, sqaroi se Rrapo është punësuar në stafin teknik të  kësaj ministrie në përputhje me të gjitha rregullat dhe normat ligjore  në fuqi, pasi nuk ka patur asnjë të dhënë në adresë të tij se kërkohej  nga Uashingtoni për trafik droge.

Ministria sqaron se Rrapo nuk  është anëtar i Shërbimit Diplomatik. Ministria e Jashtme ka marrë  njoftim për arrestimin e tij nga policia e shtetit dhe ka bërë menjëherë  lirimin e tij nga detyra.

Përleshjet në Hamallaj, burg për 3 të arrestuar
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës  dha masën e arrestit me burg për 4 shtetas të cilët u përfshinë në  përleshje me policinë duke plagosur 4 prej tyre. Për 2 shtetas është dhënë masa e 20  ditëve burg, ndërsa një tjetër përfitoi për shkak të moshës detyrimin  për paraqitje në policinë gjyqësore të Rrethit Durrës.

Konflikti i  banorëve të Hamalljat me policinë ndodhi mëngjesin e së enjtes pas një  aksioni që do të ndërmerrte Policia Ndërtimore për të prishur ndërtimet  pa leje në këtë zonë.

Gjyqtari i çështjes, në seancën gjyqësore i  ka cilësuar të ligjshme arrestimet e policisë duke konsideruar si prova  faktet e sjella nga prokuroria për lënien në burg të 6 prej tyre.

Prokurori  i çështjes, Vladimir Mara përshkroi në seancë të gjithë ngjarjen që  ndodhi gjatë paradites së enjte kur turma qëlloi me gurë, bomba molotov  dhe shkopinj forcat e rendit. Ai u paraqit me të njëjtat akuza që kishte  ngritur edhe policia, goditje e një punonjësi të policisë për shkak të  detyrës e kryer në bashkëpunim, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime  dhe manifestime të paligjshme, pengim të mjeteve të transportit si dhe  prishje të rendit dhe qetësisë publike. Prokuroria vlerësoi faktin se  nga përleshjet u lënduan 4 efektiva të policisë, 3 prej të cilëve  ndodhen ende nën terapi në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Avokatët  e mbrojtjes u përpoqën të heqin përgjegjësinë nga klientët e tyre duke u  shpreh se ata kanë qënë të rastësishëm në vendngjarje dhe kanë kërkuar  lirimin e tyre në sallën e gjyqit, por kjo në fund të seancës është  hedhur poshtë nga gjykata e cili vendosi t’i mbajë në burg sulmuesit e  policisë.

Prokuroria kërkoi që të administrohen zyrtarisht në  cilësinë e provës materiale edhe pamjet ekzkluzive të xhiruara nga  operatori i Top Channel. Të hënën pritet të jepet vendimi edhe për 2  shtetas të tjerë të cilët kanë të njëjtat akuza por që u arrestuan 1  ditë pas ngjarjes.

[There is a video that cannot be displayed in this feed. Visit the blog entry to see the video.]

Prishja e ndërtimeve pa leje, përleshje në Hamallaj
Disa policë të forcave speciale dhe 7  banorë të zonës së Hamallajt në  Durrës janë plagosur gjatë një  përleshjeje të dhunshme që ndodhi në  mëngjes.

Dhjetra forca policie te cilat  mbeshtesnin Inspektoriatin Ndertimor shkuan rreth ores 5:00 te mengjesit  ne zonen ku planifikohej te shkaterroheshin qindra ndertime pa leje.  Banoret e lajmeruar per shkaterrimet bllokuan rruget. Pas negociatave  mes banoreve dhe inspektoreve te ndertimit ,policet nisin levizjen per  te larguar banoret.

Plagosjet kane ndodhur nga perdorimi i gureve  shkopinjve dhe bombave molotov. Perleshja zgjati rreth 15 minuta dhe  jane degjuar edhe krisma armesh. Policia tentoi te nderhynte nga nje  tjeter rruge por serish pati perleshje.

Policia eshte terhequr se  bashku me disa prej efektivave te plagosur. Gjithashtu edhe disa banore  qe kane marre plage te ndryshme dhe fraktura kane marre ndihmen  mjekesore nga disa infermiere te zones dhe me pas jane larguar. Banoret  kane qendruar mbi uren ku u perplasen me policine per te penguar  levizjen.

[There is a video that cannot be displayed in this feed. Visit the blog entry to see the video.]

Masterat, Tafaj: Kusht themelor, anglishte e certifikuar jashtë
Që të kryesh studimet master në vendin tonë pas përfundimit të universitetit, kusht tashmë do  të jetë gjuha angleze e certifikuar nga qendra të njohura ndërkombëtare si  TOEFL.

Vendimi u mor dje nga qeveria,  ndërsa sot ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj shpjegoi ndryshimet që do të pësojë  ligji për Arsimin e Lartë në lidhje me studimet master. Sipas Tafaj, këto  ndryshime synojnë të rrisin cilësinë e studentëve që do të ndjekin këtë cikël studimesh.

“Në  universitetet tona nuk do të ketë më master të nivelit të dytë ndërkohë që cikli i dytë i studimeve do të ndahet në  master me orientim profesional dhe në master shkencor.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve  cikli i parë i studimeve universitare do të mbajë termin ndërkombëtar Bachelor”,  theksoi ministri Tafaj, ndryshe nga kërkesa e kryeministrit Berisha për ti  gjetur këtij termi një emërtim ekuivalent në shqip.

Sipas MASH, edhe ky cikël do të  ndahet në dy pjesë, Bachelor me orientim profesional dhe Bachelor shkencor.

Ndërsa përsa i takon numrit të  pedagogëve që do të japin mësim në studimet master, kryeministri Berisha deklaroi dje  se duhet rregulluar raporti student-pedagog.

Sipas tij, brenda 4 viteve u  trefishua pothuajse numri i studentëve, por nuk është trefishuar numri i  pedagogëve.

“Ne me një vendim rreth një apo dy  vjet më parë shtuam një mijë vende të reja pune në universitete. Tani ne nuk  duhet të ecim në këtë mënyrë, por mbi bazën e të ardhurave që ato realizojnë dhe  në rast nevoje edhe të ndërhyrjes sonë, ata duhet të marrin mbi bazën e  ngarkesave të reja, duhet të rekrutojnë, në procedurë transparente, numrin e  pedagogëve që iu duhen për studime, kërkime, mësimdhënie, diploma, etj”, u shpreh dje  Berisha.

KESH detyrohet të dyfishojë derdhjet
Fierza, drejt pikës kritike. Prurjet 800 metra kub/s. Situatë alarmante

Hidrocentralet kryesore në veri të vendit janë duke shkarkuar sasi të konsiderueshme uji, si pasojë e mbingarkesës së krijuar nga reshjet e shiut dhe dëborës. Situata paraqitet alarmante, megjithatë KESH dhe stafi i tij janë duke u përpjekur të bëjnë një menaxhim sa më efikas. Gjatë ditës së djeshme nuk kanë reshjet e mëdha, duke tejfryrë nivelet e liqenit të Fierzës. Prurjet u dyfishuan gjatë pasdites, kurse situata në zonat e banuara pranë lumenjve kapërceu parashikimin. Hidrocentrali i Fierzës ndodhet 3 metra larg pikës kritike për shkak të prurjeve të mëdha të regjistruara në masën 800 metra kub ujë në sekondë. Pavarësisht menaxhimit, reshjet e mëdha dhe shkrirja e dëborës kanë rënduar situatën, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë me shkarkime ujërash. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Forcave Ajrore, në Lezhë dhe Shkodër, reshjet e shiut kanë qenë 38.2 dhe 58 milimetra. Ndërkohë, në Kukës ka shkrirë rreth 12 centimetra dëborë, e cila e ka rritur prurjet në pellgun ujëmbledhës të liqeneve në kaskadën e Drinit. Si pasojë e reshjeve, niveli aktual në liqenin e Fierzës është rritur sërish, duke arritur në 292 metra ose 2 metra mbi pikën kritike.

Shkarkimet

Një pjesë e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë është shkaktuar nga shkarkimet e ujit të kryer nga hidrocentralet, si masë parandaluese ndaj shpërthimeve. E detyruar dhe pa rrugëdalje tjetër, KESH ka hapur serish portat e Fierzës, duke shkarkuar 400 metra kub ujë në sekondë nga Fierza dhe 1100 metra kub ujë nga Komani. Ndërkaq, nga Vau i Dejës shkarkimi është 1200 metra kub në sekondë, rreth 100 për qind më i lartë se një ditë më parë. Sipas të dhënave më të fundit, në të tre hidrocentralet prodhimi i energjisë elektrike ka arritur kuotën maksimale historike ditore, mbi 28 milionë kilovat/orë, por sërish kjo sasi prodhimi nuk mund sjellë shpresa për ulje të nivelit të liqenit. Situata në kaskadën e Drinit mbetet alarmante, sepse me këtë nivel prurjesh, edhe pse hidrocentralet punojnë me gjithë fuqinë e tyre, niveli i Fierzës po vazhdon të rritet. Në këtë pikë, KESH nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse të hapë portat e hidrocentraleve për të derdhur sasi të mëdha uji, duke sjellë në mënyrë të pashmangshme të tjera përmbytje në zonën e Shkodrës dhe Lezhës.

Eksporti dhe fitimi

Prodhimi i energjisë elektrike po thyen çdo ditë rekordin historik. Gjatë ditës së djeshme u regjistrua niveli më i lartë, prej rreth 28 milionë e 300 mijë kilovat në orë energji të prodhuara nga hidrocentralet, kryesisht në veri të vendit. Aktualisht KESH po eksporton rreth 12 milionë kilovat energji elektrike në ditë, ku gjysma është depozitim dhe pjesa tjetër me para në dorë. Sipas drejtorit të përgjithshëm të KESH, Muharem Stojku, energjia elektrike po shitet me çmime të përcaktuara nga bursa e Athinës, minus 2.3 për qind transporti. Stojku thotë se gjatë vitit 2009, KESH krijoi afro 25 milionë euro të ardhura, kurse këtë vit pritet dyfishi.

Gjirokastër, policia shpall në kërkim dy doganierë, nuk zhdoganuan një kamion me mallra
Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim dy doganierë të Doganës Kakavijë, pasi nuk kanë regjistruar në sistemin elektronik në Doganë të dhënat e një kamioni të ishte zhdoganuar, ndërsa kanë pajisur shoferin e kamionit me dokument fals.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës thanë sot se për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat e dy doganierëve të shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre” ndërsa u arrestua 43-vjeçari renato Tushe, drejtuesi i kamionit.

Sipas policisë, Specialistët e Sektorit Kundër krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një kamion tip-Volvo , po transportonte mallra ushqimore kontrabandë në drejtim të Tiranës dhe ishte duke lëvizur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë , janë vënë në ndjekje të tij dhe në hyrje të qytetit të Tepelenës është bërë i mundur bllokimi i kamionit.

Automjeti tip Volvo kamion me targa TR 18 80 R  koka e kamionit  dhe trajleri me targë TR 18 82 R , që drejtohej nga shtetasi Renato Tushe i datëlindjes 1966, lindur dhe banues në Gjirokastër është shoqëruar nga Sektori Kundër Krimit Financiar për në ambientet e Doganës Kakavijë për të bërë verifikimet e dokumentacionit të zhdoganimit të mallit.

Kamioni i bllokuar sot

Policia kreu të gjitha verifikimet dhe u ballafaqoi praktikën që mbante me vete drejtuesi i mjetit  me atë që ndodhej në sistemin elektronik në Doganën e Kakavijës ku rezultoi se praktika shoqëruese e mallit që dispononte drejtuesi i automjetit ishte e falsifikuar dhe në sistemin elektronik në Doganë nuk ishte hedhur asnjë e dhënë që tregonte  se ky automjet ishte zhdoganuar.

Pasi u bënë verifikimet në Sistemin TIMS të Policisë Kufitare, në pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë dhe të kamerave të doganës, rezultoi se ky automjet kishte hyrë nga Greqi për në Shqipëri rreth orës 16.43, të datës 11.12.2009  dhe është larguar nga ambienti i territorit doganor pa bërë zhdoganimin e mallit.

Nga ana policisë u bë sekuestrimi i mallit si dhe arrestimi i drejtuesit të kamionit për veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjera”, ndërsa doganierëve të turnit, për dy prej tyre ku për arsye hetimi nuk bëjmë të ditur gjeneralitetet e tyre ka nisur procedimi penal me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe janë shpallur në kërkim.

Tiranë, policia kryen një superoperacion, shkatërron një bandë të madhe kriminale
Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda organizuan një operacion të koduar “Hijet e Natës” i cili u finalizua me arrestimin e shtatë personave, anëtarë të një organizate të gjerë kriminale.

Aksioni, më i madhi i zhvilluar gjatë këtyre viteve të fundit në territorin e Tiranës, shkatërroi një rrjet të fuqishëm të grabitësve.

Burime nga policia tha se anëtarët e këtij grupi vepronin në vjedhjet e bizneseve të mëdha në Tiranë dhe gjobëvënie.

Elton Lika, Sajmir Kuci, Euklit Habili, Taulant Mataj, Sulejman Bakalli, Dritan Duka dhe Admir Gurri janë shtatë të arrestuarit të cilët akuzohen për një sërë veprash penale, kryesisht vjedhje.

Grupi kriminal ka arritur të mbledhë shuma të mëdha parash duke vjedhur me dhunë dhe kërcënime.

Burime nga policia thanë se janë dokumentuar tërësisht disa prej vjedhjeve të kryera nga ky grup në kohë dhe vende të ndryshme.

Kështu ata akuzohen se kanë vjedhur disa kompjutera në ambasadën daneze, dhe disa kompani të njohura në vend, prej nga kanë marrë shuma të konsiderueshme parash.

Sipas policisë, autorët dyshohet se kanë përfituar nga vjedhjet një shumë parash prej 60 milionë lekë të reja, një pjesë e së cilës u sekuestrua nga policia.

Endira Bushati, kryetarja e re e KKRT
Endira Bushati eshte kryetarja e re e organit qe kontrollon mediat ne vend, Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit.

Gjate seances se sotme parlamentare, Bushati mori 68 vota pro nga deputetet per te marre postin ne fjale.

Deri para pak kohesh KKRT kryesohej nga Mesila Dode, e cila u largua pasi kandidoi dhe u zgjodh deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Armo, qeveria “pastron” Fierin
Incidenti me Armo-n, gjate te cilit policia e rendit u perplas fizikisht me tatimet qe kerkonin pezullimin e aktivitetit te ndermarrjes per shkak te mos shlyerjes se detyrimeve, eshte shoqeruar me nje reaksion zinxhir levizjesh vetem per drejtuesit lokale te ketyre dy strukturave. Por ndersa drejtori i policise se qarkut Shemsi Prenci eshte rritur ne detyre, ai i tatimeve ne Fier, Halil Lamaj eshte larguar nga detyra edhe pse kishte vetem dy jave ne kete post, kohe gjate te ciles ndodhi edhe incidenti.

Te dyja keto levizje ndodhen ne nje hark kohor prej 24 oresh. Tatimori Lamaj ishte i komanduar ne Fier, keshtu e ka motivuar largimin e tij Drejtoria e Pergjithsme e Tatimeve.

Ndesra Shemsi Prenci, sipas Ministrise se Brendshme, emerohet ne krye te forcave speciale. Nderkohe Armo, burimi i incidentit te paprecedent ku dy sktruktura te shtetit u perplasen me njera-tjetren, prej mese nje jave ka rinisur aktivitetin.

Pas akuzave per evazion, burimet zyrtare thane se kompania ka paguar detyrimet pak dite pas incidentit dhe ka marre nje certifikate provizore te akcizes, e cila mungonte prej me shume se nje viti, qe pas privatzimit nga Taci Oil.

Vetedorezohet ne polici Rezart Taci
Vetem pak ore pas vendimit te gjykates, biznesmeni Rezart Taci eshte dorezuar rreth ores 16 te se enjtes ne ambjentet e drejtorise se policise se Tiranes.

Ne njoftimin e saj per shtyp policia e kryeqytetit saktesoi se per presidentin e kompanise “Taci Oil”, gjykata e rrethit Tirane ka vendosur ne mungese masen e sigurise te “arrestit me burg” per vepren penale te goditjes per shkak te detyres te kryer ne bashkepunim.

Biznesmeni Taci e ka marre kete vendim te gjykates pasi akuzohet nga prokuroria se ka goditur gazetarin Mero Baze per shkak te detyres, nje krim per te cilin rrezikon nga gjobe deri ne 3 vjet burg.

Ne nje deklarate per shtyp, te shperndare nga vete ai menjehere pas dorezimit ne polici, Taci mohon serish te kete goditur gazetarin, ndonese akuza ndaj tij eshte ngritur pas pyetjes edhe te deshmitareve ne vendngjarje.

“Jam ketu per te theksuar deklaratat e bera disa dite me pare se jam i gatshem te respektoj cdo instance ligjore te drejtesise se shtetit tim dhe ne rastin konkret vendimin e gjykates se Tiranes. Hedh poshte akuzat e ngritura ndaj personit tim nga segmente te caktuara. Qe ne kete moment, sapo rash ne dijeni te vendimit te gjykates vendos veten time perpara drejtesise dhe rasti ne fjale do te trajtohet ne baze te ligjit”, ka deklaruar Taci.

Por avokati i tij mbrojtes Maksim Haxhia e kundershtoi akuzen fill pasi ka dale nga zyrat e policise se Tiranes, duke thene se zyrtarisht nuk eshte njoftuar nga gjykata per vendimin e dhene kundrejt klientit te tij.

“Ne nuk kemi komunikim zyrtar qe eshte dhene ky vendim, sepse nuk jemi thirrur ne gjykate. Por sipas procedures penale do te degjohet edhe ai”, ka pohuar Haxhia.

Avokati Haxhia deklaroi madje se Rezart Taci gjate kohes qe ka qene ne kerkim nga policia e Tiranes nuk ka qene jashte kufijve te Shqiperise, sic edhe perflitej.

Rezart Taci do te qendroje ne izolim ne drejtorine e policise se Tiranes dhe te premten do te njihet zyrtarisht ne gjykate me akuzen e ngritur ndaj tij dhe masen e sigurise.