Lajme Online Shqip » Andi Bega

Vizat, dyshime për kushtet
27 ministrat e Brendshëm europianë  kanë diskutuar në mesditë mbi cështjen e liberalizimit të vizave me  Shqipërinë dhe Bosnjen.

“Mbi propozimin për kushtëzimin e  vendimit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjen që  prezantova, patëm diskutime mjaft të mira dhe natyrisht që Këshilli do  t’i kthehet kësaj cështjeje sapo ne t’i kemi dërguar grupet  përfundimtare të ekspertëve e ta kemi përpiluar vlerësimin tonë pas  verës”, ka deklaruar Cecilia Malmstrom, komisionere për Cështjet e  Brendshme.

Ndërsa Alfredo Perez Rubalcaba, minister i Brendshëm i  Spanjës, është shprehur: “Këtë mëngjes nuk dëgjova ndonjë rezervë  politike, të gjithë ishin pro liberalizimit, megjithëse disa vende  anëtare u shprehën se shpresonin që këto dy shtete kishin kohë  mjaftueshëm për të përmbushur kushtet. Komisionerja na raportoi për  situatën. Presidenca e Komisioni ndan të njëjtin mendim se Shqipëria e  Bosnja kanë bërë përpjekje e kanë ende një copë rrugë për të bërë. Por  ne shpresojmë se ata do t’i përmbushin të gjitha kushtet nga vjeshta, në  mënyrë që të konkludohet kënaqshëm me liberalizimin e vizave në  momentin e duhur”.

Ministrat e Brendshëm europianë duket se nuk  kanë rënë dakort me propozimin e Sllovenisë, që vendimi për heqjen e  vizave të kalojë në shtator në Këshillin e parë Europian që eshte ai i  ministrave të Bujqësise si Pike A, që do të thotë pa diskutime të  mëtejshme nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm europianë.

“Të  gjithë janë për liberalizimin e vizave, por disa vende anëtare janë më  mosbesuese sepse dyshojnë që këto dy vende kanë kohë të mjaftueshme për  t’i përmbushur objektivat që u kemi vënë në afatin e përcaktuar. Ne u  kemi kërkuar atyre që të bëjnë përpjekje të mëdha për përmbushjen e  kritereve në vjeshtë, e Komisioni dhe ne, këtë cështje do ta vëzhgojmë  nga afër”, ka shtuar ministri Rubalcaba.

Një prej vendeve  kryesore skeptike për liberalizimin e shpejtë të vizave më Shqipërinë e  Bosnjen është Belgjika, vendi që përcakton axhenden e BE pas dates 1  korrik sepse merr presidencën e radhës për 6-mujorin e dytë të këtij  viti.

Qato, në ring për të mbrojtur titullin e kampionit në WBF
Boks

Boksi i rëndësishëm zbret sot në Tiranë. Natyrisht që dueli më i  spikatur i mbrëmjes është ai ku Kreshnik Qato do të mbrojë titullin e  kampionit të botës në versionin WBF. Në orën 20.00, në ring përballë  kampionit shqiptar do të jetë sfidanti argjentinas, Valdemar Ponce (16  fitore, 4 humbje dhe një barazim). Qato duket i favorizuar në këtë  përballje, jo vetëm prej faktit sepse ka më shumë eksperiencë, por edhe  sepse kundërshtari i tij nuk ka zhvilluar asnjëherë një duel prej 12  raundesh, ashtu si parashikohet në sfidat për titujt botërorë. Pas  përgatitjeve njëmujore në Francë, gjatë peshimit zyrtar të boksierëve  gjatë pasdites së djeshme, 32-vjeçari nga Durrësi është shfaqur në formë  për të mbrojtur për herë të katërt brezin e kampionit. Qato e ka fituar  titullin në WBF në prill të vitit 2008, ndërsa është i pamposhtur gjatë  katër viteve të fundit, duke regjistruar 14 fitore radhazi. Mbrëmja në  pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të nisë prej orës 18.00, ku do të  zhvillohen edhe tri duele të tjera. Përveç sfidës së boksierit kosovar,  Shpëtim Shala, me kroatin Josip Jalushiç, në program është edhe një  përballje për titullin WBF International në kategorinë e rëndë, ku do të  ndeshen hungarezët Laszlo Hubert e Zoltan Beres. Gjithashtu do të  zhvillohet edhe një duel femrash, ku australiania Laura Saperstein do të  përballet me rumunen Daniela David.

Kuzhe “jo” D. Zagrebit “Qëndroj me Shqipërinë”
Trajneri kuqezi, dje në Itali për Edgar Canin

Shqipëria vazhdon të mbetet zgjedhja e parë e Josip Kuzhe. Trajneri  kuqezi ka refuzuar një ofertë konkrete që presidenti i Dinamos së  Zagrebit, Zdravko Mamiç, i ka bërë për të marrë drejtimin e klubit të  mirënjohur kroat. Vetëm pak ditë më parë, mediat në Kroaci konfirmonin  se Josip Kuzhe ishte një prej alternativave për të marrë drejtimin e  stolit të Dinamos së Zagrebit. Emri i drejtuesit të stolit të Kombëtares  shqiptare, së bashku me disa trajnerë të tjerë (Nikola Jurçeviç, Igor  Pamiç e Niko Kovaç sa për të përmendur disa) cilësoheshin si pasardhësit  e mundshëm të Kruno Jurçiç. Tashmë Kuzhe ka zbuluar se është kontaktuar  personalisht nga kreu i Dinamos së Zagrebit, megjithatë ai nuk ka  preferuar të lejë përgjysmë punën e nisur me përfaqësuesen shqiptare.  “Jam një kandidat për postin e trajnerit te Dinamo? Jo. Në një bisedë që  kam zhvilluar së fundmi me presidentin e këtij klubi, Zdravko Mamiç, i  kam thënë se nuk ekziston asnjë mundësi që të kthehem brenda një kohe të  shkurtër te Dinamo”, janë fjalët e teknikut 57-vjeçar. Ai është një  personazh mjaft i njohur te Dinamo e Zagrebit dje një prej trajnerëve më  të dashur të tifozëve. Në karrierën si futbollist, ai ka luajtur me  “blutë” nga viti 1971 deri më 1981, ku në 384 ndeshje si mbrojtës ka  realizuar 14 gola. Si trajner, në periudhën 1986-’88, Kuzhe ka punuar me  të rinjtë te Dinamo, ndërsa për dy sezone (1989-’91) drejtoi skuadrën e  parë. Në vitin 2005 u kthye në krye të stolit të ekipit nga Zagrebi,  duke fituar titullin kampion që prej sezonit të parë, por u largua në  nëntor të 2006-s, si rrjedhojë e eliminimit nga Arsenali në turin  eliminator të Champions League, edhe pse skuadra ishte konkurrente për  titullin në Kroaci.

Momentalisht Josip Kuzhe mendon vetëm për Shqipërinë. Ai shtoi: “Për  momentin më intereson vetëm të vazhdoj punën si trajner i Kombëtares  shqiptare. Jam i kënaqur nga ajo që kemi bërë deri më tani, kam arritur  të krijoj një atmosferë të mirë në ekip. Ndodhemi në një grup të  vështirë dhe po punojmë për miqësoret e radhës përballë Malit të Zi dhe  Andorrës. Po përgatitemi për të kompletuar skuadrën për eliminatoret e  Euro 2012, ku synojmë që të afrojmë disa elementë të rinj në  kontingjent”. Në fakt, për një mision të tillë, gjatë ditës së djeshme  trajneri ka qenë i pranishëm në stadiumin “Leonardo Garili”, për të  ndjekur sfidën e Serisë B, ku Piaçenca barazoi 1-1 me Viçencën. I  vëzhguari special i Kuzhesë ishte sulmuesi Edgar Cani, i cili e nisi  takimin si titullar. Sulmuesi, njëri prej kandidatëve për një fanellë  kuqezi, ishte protagonist në aksionin e avantazhit të vendasve.  20-vjeçari, që deri më tani ka realizuar pesë gola në kampionat, u  zëvendësua në minutën e 79-të të ndeshjes.

Rama: Ndërhyrja e policisë do të ishte provokim
Faza e dytë, protesta zinxhir në të gjithë vendin. Shtohet numri i  grevistëve.

Greva e urisë dhe protesta e opozitës ka mbërthyer në vetvete të gjithë  komunikimin mediatik dhe politik. Ekipi drejtues i Partisë Socialiste ka  qenë dje prezent përgjatë gjithë ditës në një komunikim mediatik të  pandërprerë që ka nisur me deklarimet e forta të kryetarit të PS-së, Edi  Rama, dhe ka vijuar me deputetë të tjerë si Namik Dokle, Arta Dade,  Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, por edhe përfaqësues të aleatëve si  Spartak Ngjela. Arsenali i fjalorit politik ka pasur në vëmendje  mbajtjen e temperaturës politike në nivelin e duhur në funksion të  mbajtjes gjallë të ritmit protestues. “Të bëjmë ç’të mundemi për të  rezistuar, për t’i dhënë kësaj kauze çdo energji pozitive në funksion të  zgjedhjeve e të zgjidhjeve, për një Shqipëri ku rrënimi ekonomik duhet  të ndalet”, u shpreh kryetari i PS, Edi Rama. Ai ka paralajmëruar  përshkallëzim të mëtejshëm të protestës që duket se do të drejtohet edhe  në qytetet e tjera të Shqipërisë. Lidhur me këtë skenar që mund të  cilësohet edhe si faza e dytë e skenarit opozitar burime nga PS, bëjnë  të ditur se angazhimi i strukturave të bazës, por edhe kapacitetet e së  majtës të shpërndara sipas njësive të pushtetit vendor do të japin  maksimumin. Kështu, mesi i javës pritet të shpërthejë një reaksion  zinxhir protestash në kohezion me tubimin e Tiranës i cili nuk do të  ndalet deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Oferta socialiste në këtë  drejtim mbetet e hapur dhe kjo gjë është konfirmuar edhe nga deputetja  Mimi Kodheli, e cila ka deklaruar gatishmërinë e opozitës për të  negociuar zgjidhjen. “…nuk do të ketë asnjë hap mbrapa, presim hapa  konkretë nga qeveria. Qeveria e sotme duhet ta kuptojë që ne e kemi  seriozisht, se populli e ka seriozisht, sepse nuk mund të durohet më  deformimi i zgjedhjeve dhe mohimi i fjalës së lirë”, theksoi ajo.  Ndërkaq, paralajmërimit të Policisë së Shtetit për të zbrazur bulevardin  “Dëshmorët e Kombit”, opozita i është kundërpërgjigjur me zgjerimin e  pjesëmarrjes në grevë. Kjo gjë u bë e ditur nga deputetja Vasilika Hysi,  që gjatë pasdites, por në të vërtetë ka hyrë në axhendën e diskutimit  të Grupit Parlamentar. Kjo thirrje e policisë ka vënë në lëvizje edhe  qëndrime të reja politike, ku spikat deklarimi i Ramës sipas të cilit  ndërhyrja e uniformave blu do të përbënte provokim. Ai ka vizituar  ndërkaq çadrat e grevistëve ku janë mbyllur rreth 200 njerëz. Stacionimi  para Kryeministrisë duket se i përmbahet skenarit të rrethimit me  kordon njerëzor të selisë së qeverisë në një përpjekje për të lënë edhe  drejtuesin e saj jashtë zyrës së vet. Nga ana tjetër duket se edhe  përfaqësues të tjerë të opozitës si drejtuesi i G99, Erjon Veliaj, do të  bëhen pjesë e saj në shenjë solidariteti me kolegët, por edhe si një  dëshmi e kohezionit opozitar që është përforcuar sipas gjasave nga emri i  Sali Berishës.

Berisha: Integrimi erdhi nga vota e lirë
Arritjet e Shqipërisë drejt NATO-s dhe Europës i bëri të mundur vota  juaj e lirë. Ky ishte mesazhi që kreu i qeverisë, Sali Berisha u dha  qytetarëve të mbledhur dje në sheshin “Nënë Tereza” për koncertin festiv  të 1 Majit, të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Punës dhe  Çështjeve Sociale. Kryeministri në fjalën e tij përshëndetëse qëndroi  larg akuzave politike dhe asaj që po ndodhte pak metra më larg me  deputetët e PS-së, duke theksuar se qytetarët ishin mbledhur për të  nderuar veprën e gjithsecilit për ndërtimin e Shqipërisë Europiane.  “Vendimeve për të çelur portat për këtë vend dhe për këtë komb drejt  anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, vendimeve për të lëvizur të  lirë, pa viza. Të gjitha këto i bënë të mundur djersa, mundi,  përkushtimi juaj. I bëri të mundur vota juaj e lirë”, theksoi kreu i  qeverisë, duke mos preferuar t’i kthejë përgjigje në mënyrë të  drejtpërdrejtë akuzave të opozitës. Duke folur për të gjithë qytetarët,  kreu i qeverisë kërkoi kontributin e të gjithëve për të vijuar edhe më  tej në rrugën e integrimit dhe për të arritur liberalizimin e vizave për  shqiptarët. “Le të bashkojmë përpjekjen tonë dhe ta shndërrojmë këtë  pranverë në pranverën e vendimeve të mëdha për lëvizjen tuaj të lirë në  mbarë Europën”, bëri dje thirrje Kryeministri nga sheshi “Nënë Tereza”.  Ndërsa nga ana tjetër nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë  Demokratike, Edi Paloka, deklaroi dje në një prononcim për mediat e  konsideroi grevën e urisë së 22 deputetëve të Partisë Socialiste si një  grevë për motive personale të kryetarit të tyre, Edi Ramës. Sipas tij,  protesta dhe greva e deputetëve të selisë rozë kishte edhe si qëllim të  pengonte integrimin e shqiptarëve në BE dhe të bllokonte procesin e  liberalizimit të vizave. “Jemi këtu për t’ju treguar qytetarëve  Shqipërinë e vërtetë, atë që ne duam realisht, integrimin e vendit.  Grupi i milionerëve të futur në grevën e urisë ndodhet atje për motive  personale të kreut socialist, Edi Rama”, deklaroi Paloka. Sipas tij,  “bllokmenët e rinj” kërkonin të bënin një revolucion dhe të mos pranonin  realistin në vend. Në të njëjtën linjë u shpreh dje edhe deputetja e  Partisë Demokratike, Mesila Doda. Sipas saj, socialistët duhet t’i  bashkoheshin kauzës së demokratëve, për të integruar vendin në BE dhe  për t’i bërë shqiptarët të lëviznin të lirë pa viza. Por sipas Dodës,  këto thirrje të mazhorancës nuk dëgjoheshin nga socialistët, të cilët  kishin vendosur të protestonin për të mbrojtur interesat personale të  kryetarit të tyre. Në lidhje me grevën e urisë së deputetëve të PS-së,  Mesila Doda, ironizoi duke theksuar se “Nuk mund të kishe pushtet, duke  mos ngrënë bukë”. Duket se demokratët janë të vendosur në qëndrimin e  tyre se kërkesat e opozitës duket të zgjidhen vetëm nëpërmjet asaj që  ata quajnë, rrugë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Kriza, qëndrimi i ri nga Brukseli
Acarimi i krizës politike në Shqipëri pritet të përshkallëzojë edhe  reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Përfaqësues politikë të Partisë  Socialiste bënë të ditur dje për gazetën “Shqip”, se aktualisht në  Presidencën e Bashkimit Europian është hartuar një draft deklaratë për  situatën në Shqipëri, e cila pritet të miratohet ditën e martë. “Ka një  draft paraprak që po qarkullon në Presidencën e BE dhe që do të  miratohet ditën e martë”, u shpreh deputetja Valentina Leskaj. Një  sinjal i parë ky se aksioni socialist ka prodhuar jehonë në arenën  ndërkombëtare dhe që paralajmëron se përgjegjësia politike e qeverisë  shqiptare është bërë pikë kritike e situatës. Po kështu, burime nga  ekipi drejtues i PS ka bërë të ditur se komunikimi provat mes  përfaqësuesve politikë të saj dhe selive diplomatike të akredituara në  Tiranë kanë vijuar përgjatë gjithë kohës edhe pse një qëndrim zyrtar  prej këtyre të fundi ende nuk është bërë prezent. Edhe pse detajet e  draftit të pritshëm nuk janë ende të njohura është me vend që të merret  në konsideratë një vijë qendrore e mesazheve që ai përmban. Kështu, një  lexim i ftohtë i gjendjes aktuale legalizon idenë se menaxhimi politik i  saj i faturohet qeverisë aktuale. Rrjedhimisht apeli i pritshëm për  zgjidhjen e krizës është një zhvillim që favorizon opozitën shqiptare.  Dhe jo vetëm për shkak të reagimit në një kohë shumë të shkurtër të  komunitetit ndërkombëtar, por edhe pse deklarata e Presidencës pason një  sërë qëndrimesh të tjera politike të mbërritura nga BE. Këto të fundit  kanë regjistruar një standard i cili nuk dha zgjidhje e për pasojë e bën  taksativ përdorimin e një gjuhe më të qartë dhe më të prerë ndaj palëve  në konflikt. Pritmëritë e opozitës rriten praktikisht pasi intereferimi  në skenë i komunitetit ndërkombëtar rifokuson vëmendjen, tanimë me tone  të tjera ndaj qeverisë që nuk mund t’i anashkalojë më përgjegjësive të  veta. Pa rritur vlerën politike të protestës së rrugës dhe grevës së  urisë, duhet thënë se sfida e PS me këtë rast është pika e kthesës në  qëndrimin e saj; pra nëse ajo do të mendojë për një kompromis apo për  një formulë që integron arsyet e betejës së saj disa mujore. Një moment  që e ndihmon selinë rozë është edhe përjashtimi i çështjes së vizave nga  axhenda e krizës politike, e cila deri më tani ka ushqyer një  propagandë agresive nga ana e shumicës. Duke marrë në konsideratë këtë  fakt por edhe informacionin se në tërësi diplomacia ndërkombëtare e  pranishme në Tiranë pret dhe kërkon në mënyrë informale nga qeveria që  të japë një rrugëdalje për situatën, është me vend të mendohet se  opozita po afron drejt vetes një pozitë vendimtare negocimi. Kompromisi  që do të arrihet është thuajse me të njëjtën rëndësi me aksionin e  tanishëm që paradoksalisht i ka vendosur Sali Berishës një krizë të  prodhuar me mjetet e përdorura prej tij në opozitë.

Malaj komunikon me Facebook: Jo debate në PS për të fshehur krizën
Deputeti i PS-së, Arben Malaj pas hyrjes në grevë urie ka zgjedhur mjetet alternative të  komunikimit për të sqaruar pozicionin e tij. I njohur si një kundërshtar i linjës së  ashpër të selisë rozë, Malaj, krijoj jo pak kureshtje me hyrjen në grevë urie, si  një formë ekstreme e protestës.

Por në një mesazh që u ka  shpërndarë gjithë miqve të tij në rrjetin social Facebook, Malaj deklaron se debatet  brenda PS-së fshehin krizë në Partisë Demokratike, duke u rikthyer në argumentet që përdornin mbështetësit e kryetrarit të PS-së, Edi Rama.

Pasi falënderon njerëzit që e kanë  mbështetur për hyrjen ën grevë urie, Malaj jep dhe argumentet se përse ndërmori  këtë nismë.

“Pas zvarritjes së zgjidhjes së  ngërçit politikë, presioni negative mbi ekonominë po bëhet më i madh. Vonesa në  mos gjetjen e një zgjidhje është kosto e rëndë për gjthë shqiptarët.  Sensibilizimi akoma më i madh edhe me këtë grevë është i nevojshëm … për ta ndalur  këtë përkeqësim”, shprehet Malaj.

Deputeti i PS-së u përgjigjet dhe  akuzave që janë bërë në mediat ditët e fundit në lidhej me qëndrimin e tij. “Nuk  shqetësohem nga shpifjet e disa gazetave të maxhorancës. I përmbahem plotësisht  diskutimit në Parlament, përballe me kryeministrin ku kam theksuar se vendi kërkon zgjidhje, duke ritheksuar në Parlament se çdo debate dhe oponence brenda  PS nuk është për të fshehur dështimet e PD-së, por për të parandaluar çdo  fenomen në PS që cenon demokracinë e brendshme dhe efikasitetin politike të saj si  në opozitë edhe në maxhorancë”, sqaron Malaj në komunikimin on-line.

Më tej ai shton se kohezioni i  PS-së është i qartë në të gjitha qëndrimet dhe deklaratat publike pas zgjedhjeve të 28 Qershorit.

“Kolegët deputet të PD-së dhe media  se saj duhet të angazhohen për të ofruar zgjidhjet dhe jo shpifjet, kjo e  fundit është shenje e maxhorance në krizë”, përfundon Malaj.

Franca dhe Gjermania, plan për heqjen e të drejtës së votës në BE
Berlin, 02 maj, NOA – Pas krizës  financiare greke, kancelarja gjermane, Angela Merkel do të ndërmarrë masa drastike  për forcimin e monedhës evropiane. Shtetet e eurozonës, të cilët shkelin limitin e  deficitit buxhetor të vendosur nga Bashkimi Evropian, do t’u hiqet përkohësisht e  drejta e votës në Bashkimin Europian.

“Ndihma pa fund, këtë nuk do ta  dojë askush”, ka thënë Merkel. Gjermania dhe Franca, janë dakord, që në vijim të  merren këto masa. Madje zyrtarë të qeverisë franceze kanë deklaruar se po punojnë së  bashku për stabilitetin e euros.

“Për këtë arsye duhet të merren  masa për një mbikqyrje më të mirë të ekonomisë nga zonën e euros”, është shprehur një zëdhënës i qeverisë franceze, pas një telefonate mes Merkelit dhe  Presidentit francez, Nicolas Sarkozy.

Falsifikoi dokumentet për kredi, paditet pas 5 vitesh
Nevoja për të marrë kredi e ka detyruar një 63 vjeçar nga Pogradecit që të falsifikojë dokumentet  që i kërkonte banka. Por hetimi i mëvonshëm i policisë e detyron që veç  kësteve të kredisë të paguajë gjobë ose të bëjnë disa vite burg.

Policia bën të ditur se personi që  është nën hetim për këtë vepër penale është Llazar Vërtopi. Sipas policisë  falsifikimi i dokumenteve është bërë pesë vite më parë.

Vërtopi ka marrë nga banka shumën prej 20 mijë eurosh dhe duke mos pasur gjithë dokumentacionin e  nevojshëm ka falsifikuar disa prej tyre.

“Djegia e flamurit të NATO-s”, reagon PS
Partia Socialiste reagoi para pak minutash lidhur me akuzën e  lëshuar pasdreken e sotme nga Partia Demokratike se militantë të opozitës dogjën  dje flamurin e NATO-s gjatë protestës.

“Hedhim poshtë me neveri shpifjen e  ulët se në protestën tonë është djegur flamuri i NATO-s dhe akuzojmë drejtpërdrejtë televizionet e Sali Berishës për manipulim të qartë grafik me imazhe  filmike që s’kanë asnjë lidhje me protestën që pa tërë bota në mbrëmjen e 30  prillit”, – deklaroi Zëdhënësja e PS, Armela Imeraj.

Duke theksuar se “ky është pushteti  i gënjeshtrës”, – Imeraj nënvizoi se “ne jemi fuqia e vetëdijes qytetare  se pa transparencë ka vetëm vjedhje e gënjeshtra në pushtet, të cilat populli shqiptar po i paguan me rrënimin e ekonomisë së tij”.

Kurse në fund ka ardhur edhe  paralajmërimi: “S’na ndal asnjë gënjeshtër e presion. Beteja vazhdon”.