Grupi i PS: Kushtëzojmë marrëdhëniet me kuvendin
by admin on 30/06/10 at 6:02 pm
Grupi parlamentar socialist vendos që duke nisur prej seancës së nesërme parlamentare nuk do të votojë ligjet as me shumicë të thjeshtë as me shumicë të cilësuar, duke kushtëzuar kështu sërish marrëdhëniet me kuvendin. Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së grupit zhvilluar pak më parë, kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruci njoftoi se PS do të përgatisë axhendën e saj opozitare në marrëdhëniet me parlamentin, ndërsa në shtator do të bëhet publik edhe qëndrimi zyrtar i kësaj force politike, duke parë kushtet në të cilat rruga drejt zgjidhjes së krizës politike është ende larg.
“Grupi diskutoi me shumë shqetësim hapat e fundit të qeverisë, si përsa i përket ndryshimit të rregullores se kuvendit, ashtu edhe për projektin që do të votohet nesër për inspektimin e financave publike”, u shpreh Ruci.
Sipas tij këto hapa po cojnë në një kontroll të plotë të qeverisë ndaj pushteteve të tjera.
Leave a Comment