Harasani: Kongresi harroi kutitë

by on 18/04/10 at 6:12 pm

Për drejtuesit e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste kongresi që po zhvillohet këto momente, nuk po bën analizat e duhura. Deputeti i PS-së, Andis Harasani tha se përveç faktit që nuk po u jepet falja deputetëve që përfaqësojnë mendimin ndryshe, në kongres nuk po “analizohet se çfarë shkoi keq gjatë kësaj kohe”.

Ai u shpreh për mediat se kongresit dhe drejtuesit e tij “harruan kutitë”. Deputeti i PS-së theksoi se drejtuesit e selisë rozë po japin dhe një model të keq me futjen në parti të njerëzve që më parë e kanë sulmuar atë.

“Nuk di se çfarë shembulli i jepet partisë me marrjen e disa figurave që kanë qenë edhe më të ashpër sesa Partia Demokratike”, tha Harasani në një prononcim

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login