Timparano firmos një vit me Dinamon
by Andi Bega on 07/01/10 at 4:59 pm
Pasi mbylli me sukses vitin 2009, duke u renditur në vendin e parë dhe me një diferencë të theksuar nga ndjekësit më të afërt, Dinamo, duket se do të dominojë edhe merkaton e dimrit. Blutë e kryeqytetit janë të parët që kanë lëvizur në këtë fillimviti dhe përveç se kanë nënshkruar marrëveshjet e para si ajo me sulmuesin argjentinas Maksimiliano Timpanaro, janë pranë goditjeve të mëdha në këtë merkato. Timparano firmosi për një vit me Dinamon. Kontrata e huazimit të 21-vjeçarit nga Velez Sarsifield me blutë kryeqytetas skadon më 30 dhjetor 2010. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga klubi blu. Timparano, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me Çakarita, bëhet kështu argjentinasi i katërt në radhët e kryesuesve të Kategorisë Superiore, pas Rafael Sozës (4 gola), Lukas Malarkanes (2 gola) dhe Nikolas del Monte. Ndërkohë që në shënjestër janë edhe Emiliano Vila, Elvin Beqiri dhe në provë te Dinamo janë sulmuesi Semiran Çela (21 vjeç) dhe mbrojtësi i majtë serb Vladimir Jovanoviç (23 vjeç).
Leave a Comment