Reagimi i METE-s: KESH nuk kryen import!

by on 07/01/10 at 3:54 pm

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës reagon pas akuzave të deputetit socialist, Erion Braçe. Nëpërmjet zëdhënëses së ministrisë, Matilda Merxhani, është hedhur poshtë pretendimi se KESH është duke kryer import. “Kujtojmë se importi i energjisë për të cilin flet deputeti Braçe, nuk është bërë nga qeveria, por nga kompania private CEZ”, sqaroi dje ministria. METE deklaron se prodhimi dhe eksporti në nivele të larta po bëhet për të shmangur çarjen e digave. Kështu, në Kosovë KESH depoziton 6 milionë kilovat në orë, sipas marrëveshjes së lidhur me KEK-un.

“Prodhim i lartë eksporti për të evituar katastrofat nga çarja e digave. T’i kërkosh KESH të mos eksportojë, do të thotë të kërkosh tragjedi kombëtare, do të thotë të kontribuosh për më shumë përmbytje dhe fatkeqësi”, vijon Merxhani. Duke u solidarizuar me situatën, METE garanton opozitën se po e ndjek situatën dhe nuk do lejojë shpifje për fakte që janë më transparente se kurrë.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login