Portugali, Benfika kërkon Ronaldinjon

by Andi Bega on 07/01/10 at 5:31 pm

Ylli i Milanit, Ronaldinjo, është objektivi i merkatos së portugezëve të Benfikës, bëri të ditur dje “Corriere dello Sport”. Sipas kësaj të fundit, ish-milanisti Rui Kosta, drejtor i përgjithshëm aktualisht te Benfika, dëshiron me çdo kusht marrjen e Dinjos. Thuhet se trajneri Horge Jesus është shok shumë i mirë i vëllait të Ronaldinjos, Roberto de Assis, dhe po negociojnë bashkë prej kohësh. Sidoqoftë, një transferim i Ronaldinjos nuk pritet të ndodhë, pasi ai fiton 6.5 milionë euro te Milani dhe këtë pagë nuk ia ofron dot Benfika.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Register Login