Franca: “Adieu” Domenek, nis gjuetia për pasardhësin

by Andi Bega on 07/01/10 at 5:34 pm

Alen Bogosian, Laurent Blank, Didie Deshamp, Zhan Tigana. Katër trajnerë në listën për vendin e Domenek. Këto kanë qenë fjalët e Zhan Pierr Eskalete, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i cili ka konfirmuar synimin për të mos rinovuar besimin për trajnerin aktual të Kombëtares transalpine. “E di shumë mirë që duhet të vendos para qershorit, sigurisht para botërorit, për të respektuar edhe klubin që do të humbasë trajnerin e saj”. Këto ishin fjalë shumë të qarta të Eskaletes, i cili fshin çdo dyshim mbi divorcin e garantuar mes Francës e Domenekut. Katër janë emrat favoritë. “Alen Bogosian do të ishte një mbështetje perfekte për ‘Bleus’-at”, rrëfehet presidenti i FFF-së. Fjalë të admirueshme Eskalete ka thënë edhe për Laurent Blank dhe Didier Deshamp. Një tjetër emër mes favoritëve është edhe ai i Zhan Tigana, për të cilin “flet vetë historia”.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login