Dinamo, Plaku jashtë fazës përgatitore

by Andi Bega on 07/01/10 at 4:11 pm

Rrugët e Sebino Plakut dhe Dinamos duket se janë ndarë përfundimisht. Drejtuesit e klubit blu kanë vendosur ta lenë sulmuesin jashtë kontingjentit që ka udhëtuar në Turqi, për të zhvilluar fazën përgatitore. Burime pranë kryesuesve pohuan që Plaku nuk udhëtoi me ekipin, ndërsa pritet që ai të gjejë një skuadër të re për të luajtur në pjesën e mbetur të sezonit. Interes për shërbimet e 24-vjeçarit ka shprehur Tirana, që kërkon një partner të fortë në repartin ofensiv për Migen Memellin. Ndërsa në rast se pogradecari zgjedh ta vazhdojë karrierën jashtë vendit, Plaku do të jetë sulmuesi kryesor i bardhebluve. Dinamo do të stërvitet me intensitet të plotë për afro 12 ditë në Turqi, për t’u kthyer më 17 janar, vetëm një javë përpara derbit me Tiranën. Të hënën me skuadrën pritet të bashkohen edhe kapiteni Arjan Pisha, mesfushori Gentian Muça, sulmuesi Elis Bakaj dhe mesfushori i Kombëtares, Emiliano Vila, i afruar në formë huazimi nga Dinamo e Zagrebit.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login