PS, Imeraj: Berisha t’i lërë shpifjet është koha për prova e fakte para gjykatës

by Andi Bega on 13/12/09 at 7:54 pm

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj ka deklaruar sot para mediave se “familja e Berishës” duhet t’i lërë shpifjet pasi është koha e provave dhe fakteve para gjykatës.

“Papagajve të familjes Berisha u themi lëreni zhurmën e shpifjeve, është koha për prova e fakte para gjykatës. Sali Berisha të tregohet burrë të paktën një herë në jetë të vetë e të vërtetojë në gjykatë dhjeta paditë civile dhe më pas dhe 10 paditë penale që janë ngritur kundër tij” tha Imeraj.

“Gjuha e urrejtjes që Sali Berisha përdor sa nga salla e Kuvendit sa nga foltorja e Kryeministrisë e së fundi edhe nga festa që i kushtoi shqiptarëve plot 4 milionë euro, ka turpëruar Shqipërinë e shqiptarët edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Partia Socialiste  dhe mbarë populli opozitar, i bën thirrje Berishës të hapë kutitë, njësoj si në Amerikë, Itali, Greqi, së fundmi në Rumani, madje dhe në Afganistan.

Në të kundërt për të mbetet vetëm një zgjidhje : Të largohet” përfundoi zëdhënësja e PS-së.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login