Fullani në Kosovë jep leksion mbi krizën

by Andi Bega on 02/11/09 at 5:00 pm

Banka Qendrore e Kosovës festoi së fundmi dhjetëvjetorin e krijimit të vet me një konferencë ndërkombëtare, ku mori pjesë edhe guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani. Banka Qendrore e Kosovës u themelua në vitin 1999 si autoriteti që duhej të licenconte dhe mbikëqyrte institucionet financiare dhe u transformua pak kohë më parë në Bankë Qendrore, duke marrë funksione shtesë.

“Mund të thuhet tani, se autoritetet mbikëqyrëse të tregjeve dhe institucioneve financiare janë pjesërisht përgjegjëse për atë që ndodhi. Pavarësisht retorikës, ato nuk arritën të identifikonin dhe kontrollonin rrezikun në industrinë financiare në mënyrën dhe në kohën e duhur”, tha Fullani në leksionin e tij për krizën.

“Qëllimi kryesor i reformës në kuadrin rregullativ financiar do të jetë akomodimi i incentivave të reja, të cilat do të krijojnë një mjedis akoma dhe më të përshtatshëm për administrimin e rrezikut në industrinë financiare. Parimi kryesor që ndiqet këtu është: “Parandalimi është kura më e mirë”, vijoi më tej Fullani.

Sistemi bankar shqiptar po del përgjithësisht i paprekur nga kriza financiare ndërkombëtare, përgjithësisht për shkak të aktivitetit të kufizuar lokal të këtyre bankave. Megjithatë, BSH-ja po harton një kuadër të ri rregullues dhe mbikëqyrës me parimin që të kontrollojë më imtësisht veprimtarinë e bankave të mëdha, që përbëjnë rrezik për të gjithë vendin.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login