Përgjysmohet deficiti tregtar
by Andi Bega on 13/10/09 at 5:29 pm
Rumani
Deficiti tregtar i periudhës janar-gusht në Rumani u zvogëlua më shumë se dy herë në krahasim me një vit më parë, si pasojë e krizës ekonomike, bën të ditur media vendase. Deficiti u ul në 5.79 miliardë për tetëmujorin e këtij viti nga 15 miliardë që qe në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gusht, deficiti tregtar i Rumanisë qe 732 milionë euro, ndërkohë që në gushtin e vitit të kaluar ishte 1.96 miliardë euro. Importet e Rumanisë kanë shënuar rënie më të shpejtë se sa eksportet gjatë kësaj periudhe, si pasojë e rënies së kërkesës së brendshme në këtë vend. Rumania është një nga vendet të goditura më rëndë nga kriza ekonomike dhe financiare botërore. Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të reduktohet me 8 për qind gjatë këtij viti.
Leave a Comment