Samir Ujkani largoi Fontanën nga Palermo

by on 18/09/09 at 4:25 pm

Samir Ujkani është njeriu që largoi veteranin Alberto Fontana nga Palermo. Një gjë e tillë është zbuluar dje nga shtypi sicilian, i cili ka theksuar se përjashtimi i ish-portierit të njohur nga skuadra e cila drejtohej atëhere nga trajneri Davide Ballardini, u shoqërua me shumë pikëpyetje. Të gjithë menduan se shkak për largimin e tij u bë ardhja e portierit aktual Marko Amelia. Por dje është zbuluar se si fillim ndikoi vendimi i trajnerit, i cili e vlerësonte si faktor negativ moshën e madhe të Fontanës në stërvitje. Ndërsa goditja përfundimtare erdhi nga përmirësimi i madh i Ujkanit, portierit aktual të Shqipërisë, tek i cili klubi sicilian mbështet besimin për të ardhmen dhe për këtë arsye u dha në formë huazimi te Novara në serinë C1. Për koincidencë, tashmë Fontana është zëvendësi i Ujkanit te skuadra e kategorisë së tretë italiane.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login