Rama: Bashkimi Meta-Berisha, si në vendet ish-komuniste

by Andi Bega on 18/09/09 at 4:44 pm

Dy kandidatët për kreun e Partisë Socialiste vijojnë fushatën, takime me anëtarësinë në Vlorë

Kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, dhe kandidati tjetër për postin e kreut të PSSH, Maqo Lakrori, prezantuan dje përpara anëtarësisë socialiste të Vlorës programet e tyre për katërvjeçarin e ardhshëm të drejtimit të PS-së. Takimin e hapi kandidati për kryetar Maqo Lakrori, i cili e nisi fjalën e tij duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi seriozitetin e garës.

“Më pyetën nëse e kemi seriozisht këtë garë, u shpreh ai, më lejoni të sqaroj se nuk ka asnjë falsitet. Kjo është një garë serioze. Ne kemi vizione të ndryshme dhe një objektiv të vetëm, që Partia Socialiste të vijë në pushtet sa më shpejt”. Në kuadër të sqarimit të programit të tij dhe platformës përpara socialistëve Lakrori u ndal te ndryshimet statutore, nismat referendare për ndryshimet kushtetuese, heqjen e pushtetit nga një individ i vetëm dhe vendimmarrjen kolegjiale. Ndërsa theksoi se për çdo socialist ky proces zgjedhor brenda partisë duhet të jetë i përkryer. “Ky proces duhet të jetë i përkryer, që pavarësisht se sa votojnë, shumë apo pak, u shpreh Lakrori, ky proces duhet të jetë i përkryer që ne të jemi të ndërgjegjshëm me veten dhe të respektojmë votën e çdo anëtari dhe vullnetin e tij”. Më tej fjalën e mori kandidati për kryetar Edi Rama. Në fjalën e tij përpara socialistëve vlonjatë, Rama u ndal në këtë vizitë. Ai iu drejtua socialistëve vlonjatë, duke ju thënë se: “Ju vetë jeni dëshmitarë të dhunës që shoqëroi procesin zgjedhor, e po na shoqëron ende me heqjet nga puna të të majtëve, të komisionerëve të majtë”. Rama u përqendrua te mosnjohja e zgjedhjeve, qëndresa e socialistëve dhe deputetëve të saj për të mos hyrë në Parlament, ndërsa hodhi akuza të drejtpërdrejta për shtet të korruptuar. Sipas tij, kjo s‘është një risi, por një projekt i realizuar edhe më parë, në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ku një grup njerizosh veprojnë vetëm për interesa personale. “Dhe e vetmja kundërshtuese reale e këtij projekti është PSSH. Partia Socialiste, më 28 qershor mori nga populli shqiptar atë që meriton, votën, e cila u deformua nga kjo makineri dhe u vu në pushtet nga mashtrimi dhe grabitja e votës shqiptare prej Ilir Metës, i cili i fitoi votat duke u sjellë si armik i Berishës dhe i përdori ato për të mbajtur Berishën në pushtet”, deklaroi kreu i PS.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login