PS: Qeveri ilegjitime për shkak të rezultatit të manipuluar

by on 18/09/09 at 4:51 pm

Pak orë pasi qeveria “Berisha” bëri betimin para Presidentit të Republikës, Partia Socialiste deklaroi se kjo qeveri është ilegjitimi pasi është produkt i një rezultati të manipuluar. Deputetja e kësaj partie, Olta Xhaçka, vuri në dukje se kjo qeveri është shëmbëlltyra e deformimit të rëndë të moralit të politikës e të qeverisjes në Shqipëri dhe pushteti i saj, i prodhuar me manipulime e korrupsion elektoral nga Sali Berisha si edhe me vota të trafikuara nga e majta në të djathtë nga Ilir Meta. “Kjo qeveri është një pushtet që do të thellojë krizën e demokracisë, të shtetit të së drejtës e të ekonomisë së vendit, do të rrisë varfërinë e papunësinë, por pa dyshim do të rrisë edhe përfitimet e paligjshme të këtij grupi interesash familjare e klanore që do të ndeshë në rezistencën e palëkundur të opozitës”, tha Xhaçka. PS përshkallëzoi tonet e qëndrimit të saj për të bojkotuar Parlamentin, duke theksuar se nëse nuk plotësohen kushtet që garantojnë transparencën e procesit zgjedhor do të thellohet qëndrimi. “Sali Berisha kërkon që opozita të hyjë në Kuvend, ne jemi gati ta bëjmë që nesër në qoftë se na jepet e drejta legjitime e demokratike të bëjmë transparencë të plotë për zgjedhjet e 28 qershorit duke hapur kutitë e votimit përpara popullit shqiptar.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login