Ofertë e bollshme, interesa në rritje
by Andi Bega on 18/09/09 at 4:22 pm
Bonot e thesarit
Interesat e bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor pësuan një rritje tjetër me 4 pikë bazë, duke fluturuar në 9.39 për qind në ankandin e fundit të organizuar të martën nga Banka e Shqipërisë. Në ankand, qeveria pati porositur emetimin e 8.6 miliardë lekëve bono. Oferta e përgjithshme qe 13.3 miliardë lekë. Por pavarësisht kërkesave të shumta nga ana e bankave për të blerë bono, interesat vijuan të rriten. Në ankandin paraardhës interesi maksimal i pranuar qe 9.35 për qind. Një vit më parë, bonot 12-mujore jepnin një interes prej 8.13 për qind. Për bonot me afat maturimi gjashtëmujor, interesi në ankandin e fundit arriti në 7.74 për qind. Një vit më parë, interesi qe 7.44 për qind. Qeveria ka ulur ndjeshëm kërkesën për borxh të brendshëm gjatë muajve të fundit, pasi i ka plotësuar nevojat e veta me kredi në euro të marra në tregun ndërkombëtar dhe me përdorimin e parave të privatizimit.
Leave a Comment