Mesazhi i Presidenti: Më shumë bashkëpunim për të arritur zhvillimin

by Andi Bega on 18/09/09 at 4:18 pm

I pranishëm në konferencën e USAID-it ishte edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili gjeti rastin t‘u bënte thirrje të gjitha qeverisjeve vendore për më shumë bashkëpunim. “Kemi hasur dhe vazhdojmë të hasim probleme, të cilat mund të jenë të ngjashme për sa i përket funksionimit të institucionit të kryetarit të bashkisë, apo bashkëpunimit të tij me Këshillin Bashkiak”, evidentoi Presidenti. Sipas tij, ka raste kur për shkak të koniunkturave të ndryshme politike, sikurse kanë qenë edhe disa eksperienca të kohëve të fundit, në mjaft raste kemi një mungesë të funksionimit normal të këtyre institucioneve. “Si President i Republikës, unë do bëja thirrje që pavarësisht se si janë koniunkturat politike, të gjithë duhet të gjejnë vullnetin, duhet të gjejnë mirëkuptimin që të bashkëpunojnë midis tyre, sepse tek e fundit që të gjithë punojnë në funksion të qytetit tuaj, të komunave që ato mbulojnë dhe pse tek e fundit përfaqësojnë votën e qytetarëve, të cilët i kanë votuar në zgjedhjet e pushtetit vendor”, nënvizoi Bamir Topi.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login