Komisioni Europian: Korrupsioni, ende punë për të bërë

by on 18/09/09 at 4:17 pm

Kriminalizimi i korrupsionit dhe transparenca e financimit të partive politike në Shqipëri janë në fokusin e raportit të publikuar dje nga Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO). Lidhur me kriminalizimin e korrupsionit, GRECO pohon se e drejta penale në Shqipëri përputhet gjerësisht me nenet përkatëse të Konventës Penale mbi Korrupsionin të Këshillit të Europës. Megjithatë, disa mangësi në legjislacionin aktual janë identifikuar siç është aplikimi i kufizuar i neneve ekzistuese për sa i përket korrupsionit të punonjësve publikë të huaj dhe ndërkombëtarë, nivelin e dobët të sanksioneve për vepra korrupsioni dhe disa boshllëqe në raport me kompetencën në raste shkeljesh me korrupsion dhe trafik influence kryer jashtë shtetit. Lidhur me transparencën e financimit të partive politike, raporti dëshmon se Shqipëria është tashmë e angazhuar në procesin e reformave premtuese, me qëllim përmirësimin e nivelit të ulët të transparencës në financimin e partive politike shqiptare. Ky raport i drejton në total 12 rekomandime Shqipërisë. Vënia në zbatim e këtyre rekomandimeve, do të përbëjë objektin e një shqyrtimi të ri nga ana e GRECO-s, nga fundi i vitit 2010, në kuadrin e procedurës së saj specifike të përmbushjes.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login