“Barça superiore, por jam i kënaqur”
by Andi Bega on 18/09/09 at 4:33 pm
Morati
Tek Interi janë optimistë, pavarësisht lojës së dobët të skuadrës në barazimin 0:0 me Barcelonën. Pas ndeshjes së parë në këtë edicion të Champions-it, presidenti Masimo Morati tha: “Momentalisht, skuadra e Guardiolës është superiore. Megjithatë, unë jam i lumtur me atë që paraqiti Interi dhe kam shumë besim te skuadra”. Drejtuesi zikaltër foli edhe rreth pritjes së Zlatan Ibrahimoviç: “Vlerësoj edhe sjelljen e tifozëve ndaj tij”.
Leave a Comment