Vrasje per nje gervishtje makine

by Andi Bega on 19/07/09 at 2:31 pm

Nje 26-vjecar eshte vrare ne oret e para te mengjesit te sotem ne Berat, pas nje sherri per gervishjen e makines se tij. Erion Toska, nga fshati Duhanas, kishte afersisht nje jave qe ishte kthyer nga Greqia, ai po perpiqej te parkonte makinen ne nje lagje te Beratit kur mjeti i tij pesoi demtim te pasyqrave.

Sipas versionit te policise mjeti i tij u demtua nga makina e drejtuar nga 42 vjecari Perparim Mahmutaj.

Te dy shoferet jane grindur me njeri tjetrin, ndersa mesohet se pas sherrit Erioni e ka ndjekur Perparimin deri ne shtepine e tij. Pikerisht ketu sipas policise Perparim Mahmutaj ka qelluar me armen tip pistolete duke e lene te vdekur ne vend 26-vjecarin.

Policia tha se vikima ka marre nje plumb ne koke, nderkohe qe autori eshte shpallur ne kerkim.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login