Temperaturat e larta, 400 raste në urgjencë

by on 14/07/09 at 1:36 pm

Fluks pacientësh me shqetësime të stinës në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”

Rritet fluksi i pacientëve në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Temperaturat e larta këto ditët e fundit kanë shtuar kërkesën për trajtim të pacientëve kronikë të moshës së tretë dhe fëmijëve. Në urgjencën e pediatrisë janë paraqitur gjatë fundjavës rreth 200 pacientë të vegjël, me simptoma të stinës. Pasi kanë marrë ndihmën e duhur, si edhe këshillat përkatëse nga mjekët, pacientët janë larguar nga ambientet e spitalit. Po ashtu, në shërbimin e infektivit janë paraqitur rreth 100 pacientë, ndërkohë që urgjenca e kardiologjisë ka pritur nga 100 deri në 120 pacientë me shqetësime, të cilat të gjitha u “faturohen” temperaturave të larta.

Mjekët bëjnë apel që të tregohet kujdes me ushqimet që konsumohen, për të cilat blerësit duhet të sigurohen që janë të kontrolluara dhe të sigurta. Ata këshillojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve, deri 2 litrave ujë në ditë, fruta dhe zarzavate, ndërsa kujdes të veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna e të sëmurët kronikë. Evitimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve fizike intensive nga ora 11.00 deri në orën 16.00, është një tjetër këshillë për të gjithë njerëzit në kushtet e temperaturave të larta.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login