Rama: Vendimet e KRRTRSH-se, skandaloze

by Andi Bega on 22/07/09 at 9:58 pm

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi se vendimet e marra ne mbledhjen e KRRTRSH-se jane me abuzueset dhe me te korruptuarat ne historine qeverisese.

Ne nje konference per mediat, kreu socialist, theksoi se vendimet e djeshme jane nje arsye per t’i rezistuar klanit ne pushtet, qe po tenton te plackise te gjithe pasurine e perbashket dhe ta ktheje Shqiperine, ne nje skene te mbyllur, ku pushteti i parase dhe abuzimit, fiton pavaresisht se si voton qytetari.

“Vendimet e KRRTRSH-se jane skandaloze dhe demtojne te ardhmen e Tiranes-metropol”, u shpreh Rama.

Sipas tij, kryeministri Berisha ka bllokuar miratimin e planit te ri bashkiak, dhe po grabit 75 hektare gjelberim te parashikuar aty. Rama theksoi se ne mbledhjen e KRRTRSH-se eshte vendosur per ndertimin ne Vore, Berxull dhe Preze, nderkohe qe nder to shfrytezimi i zones drejt aeroportit “Nene Tereza”, eshte me i rendi.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login