Rama: Nuk lejojme grabitjen e mandatit te Fierit
by Andi Bega on 10/07/09 at 1:12 pm
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne nje dalje per mediat pak minuta me pare deklaroi se askush nuk mund te preke mandatin e 9-te te Fierit, perndryshe populli i ketij qyteti dhe gjithe Shqiperise, do te reagoje. Sipas tij, socialistet nuk do te terhiqen nga zbardhja e krimit te 28 qershorit, nderkohe qe bashkepunimin mes Berishes dhe Metes, e quajti marredhenie te nje cifti te ri ne politiken e vjeter.
“Ne nuk jemi Berisha dhe Meta, po jemi Partia Socialiste, forca e pare politike ne vend dhe kemi per detyre te mbrojme me cdo mjet dhe dinjitet voten e cdo zgjedhesi”, u shpreh Rama.
Duke e vleresuar procesin zgjedhor te 28 qershorit, pa standarte, Rama theksoi se sot po tentohet te ngrihet nje qeveri e dy familjeve klanore, ne dem te demokracise dhe lirise.
Leave a Comment