PS, padi për Ristanin dhe ankimim në Kolegjin Zgjedhor

by on 14/07/09 at 2:47 pm

Qendror i Zgjedhjeve. Menjëherë pas vendimit të këtij institucioni për të mos pranuar kërkesat e dy partive të së majtës për Qarkun e Beratit, Partia Socialiste bëri të ditur se po përgatitet dosja për të ankimuar vendimin në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa shumica në KQZ dhe kreu Arben Ristani do të përballen me padi penale për këtë vendim. Për këtë vendim të saj, PS i mbështet argumentet ligjore në dy nene të Kodit Zgjedhor, në nenin 136 dhe 138. Në nenin 136 pika 3 thuhet se me kërkesë të dy anëtarëve të saj, KQZ-ja është e detyruar të marrë provat e kërkuara nga dy anëtarët që kanë paraqitur kërkesën. Kërkesa mund të paraqitet me shkrim ose verbalisht në seancën publike të shqyrtimit të ankimimit. Ndërsa në pikën 4 të po këtij neni thuhet se KQZ-ja nuk mund të refuzojë kërkesën për prova, të bërë sipas pikës 3 të këtij neni. PS i mbështet gjithashtu argumentet e saj ligjore kur thotë se do t‘i drejtohet Kolegjit Zgjedhor dhe se do të bëjë kallëzim penal për shpërdorim detyre për anëtarët e KQZ që rrëzuan kërkesën edhe në nenin 138 pika 3, ku thuhet se
në rast se kërkesa për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara bëhet nga dy anëtarë të KQZ-së, ajo është e detyruar të bëjë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të kërkuara”.
Ky është ankimimi i parë i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor pas zgjedhjeve. Para zhvillimit të procesit zgjedhor, PS ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për të miratuar listën shumemërore të kandidatëve të PAA.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login