Pranga, grabiste me dhunë femrat
by Andi Bega on 14/07/09 at 1:51 pm
Kapet një 21-vjeçar, i cili ishte kthyer në tmerr te rruga “Don Bosko” në Tiranë, duke grabitur femrat me dhunë.
Objektivi i tij, zakonisht ishin gratë në moshë, të cilat i godiste me grushte dhe më pas u vidhte çantat. Policia e Tiranës bëri
të ditur se nga forcat e Komisariatit Nr. 3 u krye arrestimi i Pashtrik Begës, 21 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Has, i
dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë, pasi dyshohet se më datë tetë korrik, në rrugën “Don Bosko”, i ka marrë
me dhunë një varëse fl oriri një shtetaseje. Por kjo nuk është ngjarja e vetme, për të cilën ai dyshohet, pasi vetëm dje janë
bërë edhe tri denoncime të tjera kundrejt tij. Madje, policia ka dërguar gratë e dëmtuara për njohje me 21-vjeçarin, pasi
disa prej tyre kanë mundur ta shohin fytyrën e grabitësit në momentin e ngjarjes. Gjithashtu, policia tha se dyshohet
edhe për disa grabitje të tjera me dhunë të ndodhura në atë zonë, por aktualisht po punohet për dokumentimin e plotë
të dosjes penale në ngarkim të tij.
Leave a Comment