Olldashi: Rama po mban peng Tiranen

by on 22/07/09 at 10:02 pm

Olldashi: Rama po mban peng Tiranen

Ministri i Transporteve dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi ka hedhur poshte deklaratat e kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama, se qeveria po demton te ardhmen e metropolit. Ne nje deklarate per shtyp, Olldashi ka deklaruar se eshte rama qe e ka demtuar kete te ardhme duke zvarritur planin rregullues te Tiranes.

“Plani rregullues duhet te kishte mbaruar ne shkurt te 2006-es. Thuhet se ka mbaruar ne tetor te vitit 2008, por s’kemi asnje plan. Mbajtja peng e Tiranes per interesat e ndyra te zotit Rama nuk eshte modeli i zgjedhur nga qytetaret, qe dijne te dallojne njerezit qe punojne nga ata qe vjedhin”, ka pohuar Olldashi.

Ne nje konference per mediat, kreu socialist Edi Rama theksoi se, vendimet e djeshme te KRRTRSH-se jane nje arsye me shume per t’i rezistuar klanit ne pushtet.

Sipas tij, klani Berisha po tenton te plackise te gjithe pasurine e perbashket dhe ta ktheje Shqiperine ne nje skene te mbyllur, ku pushteti i parase dhe abuzimit fiton pavaresisht se si voton qytetari.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login