KQZ miraton ankimimin e PD-së për 11 qendra të Lezhës
by Andi Bega on 14/07/09 at 2:46 pm
Përfshirja e tyre në tabelën e rezultateve përfundimtare duket se nuk ndryshoi ndarjen e mandateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje kërkesën e Partisë Demokratike për të përfshirë në tabelën përfundimtare të Qarkut të Lezhës rezultatin e 11 qendrave të votimit të KZAZ-së numër 37. Kërkesa ankimore synonte përfshirjen në rezultatin përfundimtar të këtyre 11 kutive, të cilat më parë, vetë KZAZ nuk i kishte përfshirë në rezultatin e saj. Kjo ishte lënë si e tillë më parë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por një ankimim i Partisë Demokratike e risolli sërish në vëmendjen e këtij institucioni këtë çështje. Megjithëse me shumicë votash, duket se përfshirja e këtyre 11 kutive në tabelën përfundimtare të rezultateve nuk e ndryshon raportin e mandateve në këtë qark dhe rezultati mbetet i njëjtë. Nënkryetarja e Komisionit Qendror, Dëshira Subashi, sakaq vlerësoi se pati një tejkalim të kërkesës ankimore nga ana e ankimuesve për shkak të çështjes së komisionerëve që kanë prishur zgjedhjet në disa zona të vendit. Për këtë ajo kërkoi një mbledhje të posaçme nga ana e KQZ, ku të diskutohet për këto raste. Qarku i Lezhës pati mjaft kontestime, por ato u zgjidhën menjëherë nga ndërhyrja në kohë e KQZ. Gjashtë kutitë e Fushëkuqes mbajtën peng rezultatin për pak ditë, edhe pse dihej se rezultati i tyre nuk do ndryshonte raportin 4 me 3 që u shënua qysh në fillim në këtë qark. Kutitë e Fushëkuqes mbetën pa një zgjidhje konkrete për shkak se nuk kishte asnjë vendim nga ana e Komisionit Zonal që i administronte ato. Në këto kuti, gjatë numërimit, PD kishte avantazh kundrejt PS, por jo aq sa të shënonte një mandat më shumë. Sakaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdoi dje pasdite me përgatitjen për procesin zgjedhor në Komunën e Ballagatit, ku në fillim të gushtit pritet të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për pushtetin lokal. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi buxhetin prej 20 milionë lekësh për procesin përgatitor, si dhe ngritjen e strukturave zgjedhore në këtë komunë. Më parë është hedhur shorti për konstituimin e KZAZ dhe disa procedurave të tjera. Mbledhja e
Leave a Comment