Gazi, BE-ja, drejt pavarësisë nga Rusia

by Andi Bega on 14/07/09 at 1:19 pm

Kryeministrat e Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe kancelari i Austrisë, nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për këtë projekt. Tubacioni 3300 km planifikohet të bëhet funksional në vitin 2014 dhe duke marrë parasysh kapacitetin për pompimin e 31 miliardë m³ gazi nga Deti Kaspik nëpërmjet Turqisë në Austri dhe në Ballkan, duke anashkaluar Rusinë, vlerësohet se do të kushtojë 7,9 miliardë euro. Për shkak të rëndësisë së marrëveshjes, komisioneri i BE-së, Hose Manuel Baroso, emisari special i SHBA-së për energji në Euroazi, Riçard Morningstar, dhe Kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit. “Projekti ka rëndësi të madhe për sigurinë e energjisë së Europës dhe të Turqisë”, tha Baroso. Një e katërta e gazit natyror, i cili përdoret aktualisht në Europë, vjen nga Rusia. Projekti i Nabukos ka për qëllim të mënjanojë përsëritjen e reduktimeve që kishin ndalur furnizimin për Europën gjatë dimrit, gjë që kishte nxitur akuza ndaj Rusisë për përdorimin e gazit si armë politike. Dy banka europiane kanë konfirmuar deri më tani mbështetjen financiare, por analistët thonë se mund të kenë vështirësi në sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për projektin, për shkak të krizës ekonomike globale.

Korridori Jugor i Energjisë synon të nxjerrë në treg ndërkombëtar naftën që gjendet në Azinë Qendrore dhe që deri tani ka qenë larg tregut për shkak të mungesës së infrastrukturës së transportit. Gjatë dekadës së fundit, Perëndimi ka ndërtuar naftësjellës dhe linja hekurudhore përmes Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login