Fshatarët europianë,në krizë për shitjet
by Andi Bega on 25/07/09 at 7:51 pm
Çmimi i qumështit po bie në mënyrë dramatike në Evropë, gjë që i shqetëson shumë fshatarët. Të mërkurën e kaluar, Komisioni i BE-së paraqiti një analizë të tregut të qumështit. Në bazë të saj ai do ta zgjerojë kuotën, pra kufizimin e prodhimit të qumështit, siç ishte planifikuar. Shumë fshatarë evropianë kanë kërkuar uljen e kuotës me 5%. Komisonierja e BE-së për çështjet agrare, Mariann Fischer Boel, problemin kryesor e sheh më fort në rënien e kërkesës. “Do të doja të kisha një shkop magjik, por nuk kam”, thotë me keqardhje Boel, duke mos u dhënë shpresë fshatarëve evropianë se do ta zgjidhë shpejt krizën në tregun e qumështit.
Në vjeshtën e 2007-ës çmimi për një litër qumësht ishte ende 40 cent, tani ai është mesatarisht 24 cent. Këtë e ka llogaritur komisioni në raportin e tij.
Kur kërkesa për qumësht në vitet e fundit filloi të ngrihej në mbarë botën, ministrat e Bujqësisë të BE-së vendosën ta rrisin gradualisht kuotën për ta hequr përfundimisht atë në vitin 2015. Për shkak të çmimeve shumë të ulëta, blegtorët në gjithë Evropën kërkojnë ta mbajnë kuotën dhe ta ulin atë. Por komisonierja nuk konsideron rritjen e kuotës, por rënien e kërkesës si shkak që çmimi ka rënë kaq shumë. “Kur një fshatar e ka kapërcyer kuotën e tij personale, duhet të paguajë taksë, edhe pse kuota e vendit të tij nuk është kapërcyer ende”, thotë Boel.
Leave a Comment